Vlera e mëshirimit ndërnjerëzor – Shejh Salah bin Muhamed el’Budejr – Medine 9.11.2018

Falënderimet i takojnë Allahut, Dhuruesit të mirësive e begative, Ai që di gjithçka, nga mëshira dhe butësia e të Cilit është kapluar nga çdo krijesë, Ai e mposht çdo krijesë me madhështinë e Tij: “Ai di çka në të tashmen, në të ardhmen e tyre dhe nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar” Bekare 255.

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i Vetëm dhe i Pashoq, Ai që i mëshiron të mëshirshmit, sikurse dëshmoj se zotëria dhe profeti ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij, ai është vula dhe i përzgjedhuri i Profetëve, Profeti i mëshirës, ftues për në rrugën e Zotit me urtësi, Profeti më i mirë i dërguar në Umetin më të mirë.

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen e tij të ndershme, shokët e tij besnikë e të shquar dhe mbi këdo që ndjek rrugën e tij deri në ditën e fundit.

O ju besimtarë, frikësojuni Zotit, e djeshmja është shembull, e sotmja është punë, e nesërmja është shpresë!

“Atë që të përgatisni për veten tuaj prej të mirave do ta gjeni tek Allahu edhe më të mirë dhe shpërblim më të madh” Muzemil 20.

Të nderuar besimtarë, njerëzit e begatë dhe të mbarë, karakterizohen me bamirësi, mëshirë dhe lidhje të mira, ata falin dhe tolerojnë, këshillojnë dhe bashkëpunojnë për mëshirë, sepse mëshirimi dhe ndihma janë një vepër tepër madhështore.

Allahu i Madhëruar thotë: “E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë” Beled 17-18.

Qëllimi “që këshilluan për mëshirë”, është bashkëpunimi për mëshirim dhe ndihmë të njerëzve, porositën dhe nxitën njëri-tjetrin për butësi dhe ndihmë, të jesh i mëshirshëm me të varfrin dhe nevojtarin, me të voglin dhe jetimin, me të sëmurët dhe të sprovuarit, të jesh i butë me të paditurit dhe gjynahqarët, duke i këshilluar  për në rrugën e mbarë, duke urdhëruar për mirë e duke ndaluar nga e keqja.

Në diçka të tillë ruhet dhe ngrihet shoqëria, e nëse nuk do tregojnë mëshirë ndaj njëri-tjetrit shkatërrohen, Allahu i Madhëruar i përshkruan ata që e duan atë me 5 cilësi.

LEXO  Vazhdimësia në vepra të mira është besim dhe bindje

Njëra ndër to është të qenit modest ndaj besimtarëve dhe kjo tregon për sjelljen e mirë, butësinë dhe të qenit i ndjeshëm ndaj besimtarëve, sikurse i drejtohet Zoti Profetit të Tij: “E të jesh i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty” Shuaraë 215.

Në të njëjtën mënyrë ka përshkruar dhe shokët e tij ku thotë: “Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të, janë të ashpër kundër jobesimtarëve, të mëshirshëm ndërmjet tyre” Huxhuratë 29.

Janë të butë, të çiltër, të sinqertë, të mëshirshëm ndaj besimtarëve, kjo sepse myslimani është i mëshirshëm, i bindur, i qeshur dhe i çelur me vëllain e tij.

Allahu i Madhëruar thotë duke përshkruar Profetin a.s : “Është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët” Teube 128.

Besoni Profetin i cili nuk ju cenon, i dërguar si vulë profetike prej Zotit, i butë dhe i mëshirshëm me besimtarët, i dashur dhe i afërt me të Gjithëpushtetshmin, nuk u ndal së urdhëruari njerëzit për në dritën e udhëzimit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, sa herë del drita dhe shkreptin (poezi).

Ai ftoi për në pendim dhe mëshirim ndaj dhe thotë: “Unë jam profeti i pendimit dhe mëshirimit.”

Po ashtu ka thënë: “Mëshiruesit i mëshiron i Gjithëmëshirshmi, mëshironi ata që gjenden në tokë, t’ju mëshirojë Allahu që gjendet në qiell”.

Zoti nuk e mëshiron atë që nuk i mëshiron njerëzit: “Kush nuk mëshiron të vegjlit dhe nuk ia di vlerën të madhit, nuk është prej nesh”, mëshira nuk mungon vetëm se tek i humburi.

Usame ibn Zejdi r.a ka thënë: “Vajza e Profetit a.s,  i dërgoi lajm duke i thënë se djali ynë ka vdekur, ndaj eja.

Shkoi e mori foshnjën para duarsh dhe sytë i rridhnin lot.

Sadi e pyeti: -Çështë kjo o i dërguar i Allahut?

Ai tha: -Kjo është mëshirë që Zoti e vendos në zemrat e robërve të Tij dhe Zoti i mëshiron të mëshirshmit”. Buhariu

Profeti a.s u cenua shumë nga populli i tij, duke e përgënjeshtruar dhe akuzuar me akuza të ndryshme, Aisheja r.a e pati pyetur: “-A ke kaluar ndonjë ditë më të vështirë se dita e Uhudit?

Ai i tha: -Kam hequr shumë me popullin tënd, por më e vështira më e madhe ka qenë ditën e Akbes, kur shkova tek Abdi ja lejl ibn Abdi Kulal i cili nuk ju përgjigj thirrjes time, u nisa i pikëlluar dhe nuk e vura re veten vetëm se në luginën Karn Thealib, ngrita kokën dhe pashë një re që qëndronte mbi kokën time, e mbi të ndodhej Xhibrili  i cili më tha: -Zoti e dëgjoi  atë çka të tha populli ty, ndaj të ka dërguar engjëllin e maleve që ta urdhërosh për çfarë të duash.

LEXO  Muslimani duhet të jetë i angazhuar vetëm me atë që i sjellën dobi

Meleku i maleve më përshëndeti dhe më tha: -O Muhamed, Zoti e dëgjoi atë çka të thanë populli yt, ndaj më ka dërguar mua për t’ju bindur urdhrave të tua, nëse dëshiron i hedh këto male përmbi ta?

Profeti a.s tha: -Lutem dhe dëshiroj që Zoti të nxjerrë prej tyre pasardhës që e adhurojnë Allahun dhe nuk i bëjnë shok Atij!” Mutefekun alejhi.

Ibn Haxheri ka thënë: “Ky hadith tregon për mëshirën që Profeti a.s ka ndaj popullit të tij, butësia dhe durimi i treguar, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Ti ishe i butë ndaj tyre, sepse Allahu të dhuroi mëshirë.” Ali Imran 159, dhe ajeti tjetër: “Ne të dërguam ty si mëshirë për të gjitha krijesat.” Enbija 107.

Kështu ishte morali i Profetit tonë a.s, këto ishin cilësitë e tij dhe në këtë ftoi, në mëshirë e butësi, sikurse duhet të jenë virtytet e besimtarëve, ndaj lum për mëshiruesit.

Kjo ishte ajo që doja të përcillja, kërkojini falje Allahut se vërtetë Ai është falës për ata që pendohen!

Falënderimet qofshin për Allahun, të Urtin dhe Bujarin, Atë e falënderoj sikurse i takon  Atij të falënderohet e madhërohet, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, pa ortak dhe rival, sikurse dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të dhe shokët e tij në mënyrë të përhershme!

Të nderuar besimtarë, frikësojuni Zotit, dijeni se jeni nën vëzhgimin e Tij ndaj tregoni kujdes: “O ju të cilët keni besuar, frikësojuni Allahut dhe jini prej të drejtëve!” Teube 119.

Vëllai im, ji i mëshirshëm me veten dhe të tjerët, mos shpërdoro të mirën, ji i mëshirshëm me të paditurin, ndihmoje nevojtarin dhe të varfrin,  nderoje të moshuarin, tregohu i butë me të voglin, këshilloji gjynahqarët, ji i mëshirshëm me kafshët dhe dije se njeriu më afër mëshirës së Zotit është më i mëshirshmi me krijesat e Tij!

LEXO  Morali i mirë - Shejh Salah Budajr - Hytbe, Medinë 21.12.2018

Kush tregohet i mëshirshëm dhe i butë me krijesat e Zotit, është i denjë për t’u bërë pjesë e kënaqësisë së Allahut dhe shpërblimit të Tij të pamasë, e ruan nga  dënimi i varrit dhe gjëma e ditës së gjykimit dhe dënimi i zjarrit!

Vëllai im, ditët që kam kaluar më janë kthyer në eksperiencë dhe dituria është si një melhem shërues, ec në mesin e njerëzve si mëshirë, me ta sillu butë dhe drejtë, shkëput çdo lidhje dhe forcë të inatit,  që shfaqet kur dikush gabon apo i shkanë këmba, përmbaju kufijve që të takojnë, mos i privo njerëzit nga butësia dhe e mira jote, gabimtarit mos ia zbulo gabimet, por ndërtoi lidhjet me vëllain tënd që i ka shkëputur, kështu do meritosh të jesh i qetë në këtë jetë dhe të jesh i pavarur e të jetosh në bollëk, s’ka punë më të mirë se të jesh i dobishëm, dhe s’ka gjë më të keqe se të endesh në armiqësimin e njerëzve!

Dërgoni salavate mbi profetin udhëzues dhe ndërmjetësuesin, ai që bën salavate mbi të njëherë, Allahu bën mbi këtë njeri dhjetë herë!

Zot mëshiroje e bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, ji i kënaqur prej familjes dhe shokëve të tij, bashkë me ta dhe me ne o i Plotfuqishëm!

Zot lartësoje Islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërroji armiqtë e fesë, trevat islame bëji të qeta, të sigurta dhe të stabilizuara, o Zot i botëve!

Zot udhëzoje prijësin dhe përgjegjësin tonë, shërbëtorin e dy xhamive me gjithçka që Ty të pëlqen dhe pajtohesh, prije atë dhe prijësin e tij në atë që është e dobishme për islamin dhe myslimanët!

Zot ndihmoju ushtarëve tanë që gjenden të rreshtuar përgjatë kufijve tanë, o Zot i botëve, Zot ruaji njerëzit që punojnë për sigurinë tonë dhe shpërbleji si mos më mirë!

Zot shëroji të sëmurët tanë, ndihmoju të sprovuarve tanë, mëshiroji të vdekurit tanë, ndihmona ndaj armiqve tanë!

Zot pranoji lutjet tona dhe bëji që të ngrihen lart, o Dëgjues dhe Mëshirues!

Post Author: admin