Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, devijon, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
“O njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj, i Çili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësohuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1)
“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)
Në vijim
Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.
O ju muslimanë! Dijeni se pranimi dhe plotësimi i veprave varet nga qëllimi, nijeti, dhe se shpërblimi i çdo njeriut varet nga qëllimi, nijeti i tij. Peshorja matëse e shpërblimit të veprave të mira është ajo në të cilën ka vepruar dhe punuar i dërguari ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Feja juaj është Islami i shfaqur, çfarë duket nga veprat, besimi që është i fshehtë, i padukshëm, dhe mirësia, që është dhe synim i kësaj feje, që të adhurosh Zotin sikur ta shikosh, dhe pse nuk e shikon Atë, dije se Allahu i Madhërishëm të shikon. Dijeni: “se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre. ” ( El-Haxhxh 7) Sepse mirësia është pjesë e krijesave, shpirti vjen nga meleku, rrisku është i caktuar, përfundimit është i vendosur, kufijnjtë në të janë të qartë ndërsa të dyshimtat janë të rrezikshme. Të ndaluarat janë meskine, varfëri, ndëshkimi është gjuha, përmirsimi është me kushte, sekreti është xheneti i fshehur, dhe se feja është dhënija e të drejtave për Krijuesin dhe krijesat. Dije se shpërblimi është me Islamin dhe llogaria i përket Allahut të Madhërueshëm. Dije se Allahu i Madhërishëm është i Mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën. E ndaluara është tërheqëse, e urdhëruara kërkohet, ndëshkimi dhe humbja vjen kur shtohen çështjet, ndryshimi në argumente, largohuni nga mosbesimi, shmangni zemërimin, braktisni atë që nuk ju bën dobi në jetën tuaj dhe për botën tjetër, silluni mirë ndaj çdo krijese dhe frikësohuni Allahut ku do që të jeni. Ruajeni Allahun që të ju ruaj, lutjuni Atij sepse ju përgjigjet. Kërkoni ndihmë dhe mbështetuni tek Allahu i Gjithëpushtetshmi i Gjithëfuqishmi, dhe dijeni se çdo ndodhi është sipas caktimit. Dijeni se ndihma është në durim, rrugëzgjidhja është shoqëruese e fatkeqsisë, dhe se pas vështirsisë vjen lehtësimi, dhe se ai që bën çfarë dëshiron ka zhveshur nga vetja e tij lëkurën e turpit. Me Islamin ka “firmosur” çdo njëri që ka besuar në Allahun dhe ka vazhduar në këtë besim, që është pastruar dhe ka përmendur Allahun, ka falur namazin, dhënë zekatin, dhe ka qenë nga të duruarit. Ai që ka lexuar Kuranin, ka mësuar dhe ka hulumtuar në ajetet e tij, duke plotësuar kështu besimin dhe mbushur peshoren me vepra të mira dhe duke dhënë prova për këtë. Kështu ai ngrohën zemren, ndriçon rrugën, liron veten dhe kënaqën Zotin e tij. Këto nuk janë vetëm se vepra dhe punë të mira që nëse i kërkon i arrin.
Bëni kujdes në traditën, synetin e pastër dhe qartë, largë risive dhe bidateve, ndëshkimi është rrezultat i gjuhës, prandaj bëhuni robër të Zotit dhe vëllezër në besim.
O rob i Zotit, dije se për të qenë kujdestar i denjë dhe mbrojtës i mirë dhe i dashur duhet që të jeshë i dashuri i Kujdestarit, nën mbrojtjen e Tij, prandaj Atij drejtoju dhe përkulju, kundërshto mendjen tënde dhe paso Atë.
Integriteti është baza e dinjitetit, prandaj drejtoje udhëtimin tënd nga i Gjithëdijshmi i Miri, dhe dije se vërtetë Allahu i Madhërishëm thotë: “ O biri i Ademit, me të vërtetë sa kohë që të më lutesh dhe të më kërkosh, do të falë çdo gjë ka qenë nga ti, që ke bërë dhe nuk ndaloj. O biri i Ademit, dhe nëse gjynahet tua mbërrinë lartësinë e qiejve por më pas më kërko falje, do të fali. O biri i Ademit, me të vërtetë nëse vjen tek unë me gjynahe që peshojnë sa toka, por se më takon Mua duke mos më bër shok në adhurim, adhuron diçka tjetër, do të të japë falje sa pesha e sajtë, tokës.” Allahu thotë të vërtetën, këtë ka lajmëruar i dërguari i Tij besnik, e ne për këtë dëshmojmë. Kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Zoti ynë është Mëshirues dhe Falës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin e Zotit, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
“O besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119) Mbështetuni tek Allahu i Madhërishëm me sinqeritet për atë që ju është dhuruar nga mirësitë, sepse Ai ju furnizon sikurësë furnizon dhe zogun në ajër. Atij që i duken të shumta rregullat e legjislacionit le të mbështëtet në aspektin e përkujtimit, duke u bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “Gjuha jote të jetë pandërprerë e lagur nga të përmendurit e Allahut”
Robër të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni për atë që ka qarë pema, dhe kanë shpërthyer burimet e ujit në mes duarve të tij, për atë që e ka përshëndetur, dhënë selam guri, dhe është ndarë hëna me shenjën e tij, ka rënkuar trungu i pemës me largimin e tij, për atë të cilin e ka shpërngulur Allahu i Madhërueshëm për në Sidretul Munteha, i pastroi zemrën e tij dhe i caktoi ati dy kible me qëllim që ta kënaqi atë. Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ka rënë salavat për të, dhe qielli i lartë me salavatetet për të është mbushur, me urdhërin e Allahut u shfaqën dhe me bindjen e Melaikeve u zbukuruan.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedit, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
O Zot mëshiroje të Dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin, dhe familjen e tij, siç e mëshirove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O Zot bekoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumëta për ata.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe mbi të gjithë shokët e tij.
O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me dhjetë shokët e të dërguarit tonë, me Muhaxhirët dhe Ensarët, me familjarët e tij të pastër, dhe me nënat e besimtarëve, posedueset e dhomave të pastra dhe të mira. O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me të gjithë shokët e profetit, dhe me të gjithë muslimanët që i pasuan ata me mirësi deri në ditën e fundit. O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ta, me Mirsinë, Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot shkatërro armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.
O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, si dhe të gjitha vendeve muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.
O Zot bëj drejtues të muslimanëve atë që të frikësohet, është i bindur ndaj Teje, dhe kërkon kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses drejtuesit dhe kujdestarit të çështjeve tona në udhëzimin Tënd, bëj që punët e tij të meritojnë kënaqsinë Tënde, jepi atij këshilltarë të mirë dhe të dobishëm, të cilët e këshillojnë në të mirë dhe e ndihmojnë në punë të mira.
O Zot jepi sukses atij, zëvëndësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre në çdo të mirë o Zoti i Botrave.
“O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Al Imran 147)
O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe ato me të cilat je më i ditur se ne për to.
Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, me të vërtetë Ti je Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i dënimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, largo nga ne fatkeqsinë, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirsitë, dhe fitnet e këqia nga ato që janë shfaqur dhe ato që janë të fshehta, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet e muslimanëve, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot jepu shpirtërave tanë devotshmërinë, dhe pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je kujdestari dhe sunduesi i tyre.
Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun sa më shumë, Madhërojeni Atë mëngjes dhe darkë, dhe ngrihuni për në namazin tuaj, Zoti ju mëshiroftë.