Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 03-01-1445 H 12-04-2024 D
Shejh Muhamed Selim
Tema Porosi që umeti të mos jetë si llumi i përroit
Lavdërimet janë për Zotin, na ka bërë ne nga popujt më të mirë, dhe na ka sprovuar ne me mohues dhe hipokritë me qëllim që të na provoj se kush nga ne është më afër Tij dhe kush nga ne është më vepër miri. O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me besimtarët që kërkojnë shpërblimin Tënd, dhe thyej korrizin e hipokritëve dhe mashtruesve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka thënë, dhe Ai është që thotë të vërtetën: “ Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.” (Er-Ra’d 17) Ndërsa e kota, gënjeshtra, edhe nëse ngrihet, do të zhduket, shembulli i saj është sikur mbeturinat që qëndrojnë mbi ujë e pastaj ato i shtyjnë erërat. Ndërsa sa i përket të vërtetës dobia e saj është e përhershme.
“E vërteta është rrezatuese, tiparet e saj nuk fshihen dot, ajo shfaqet si dielli me dritë dhe shkëlqim.”
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, na ka paralajmëruar që të mos mbështetemi në këtë botë dhe të mos e marrim atë si qëllim, duke thënë: “ Pasha Zotin, nuk është varfëria nga e cila frikësohem më shumë për ju, por frikësohem që të ju zgjerohet para jush jeta e kësaj bote sikurse ju zgjerua atyre që ishin para jush, të garoni në të sikurse garuan në të ata që ishin para jush, dhe t’ju shkatërrojë sikurse i shkatërroi dhe ata para jush.”
O Zot, na bëj nga ata që i përmbahen fesë Tënde. O Zot, na bëj nga ata që krenohen me Islamin Tënd. O Zot, Ti je më xheloz për ne se vetja jonë për ne, të lutemi o Allah të jesh i kënaqur me durimin dhe qëndrueshmërinë tonë.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin Tënd të sakrificës, mbi familjen e tij, njerëzit e udhëzimit dhe devotshmërisë, mbi shokët e tij të mirë, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë me vepra të mira. O Zot, fali dhe mëshiroi dëshmorët dhe të plagosurit tonë, ata që janë të uritur dhe të etur, dhe ata që nuk kanë strehë mbi kokë dhe vazhdojnë të jenë të lidhur me fenë e tyre duke kërkuar shpërblimin deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! Të gjithë ju e dini se kripa e ruan ushqimin nga prishja dhe i bën shijet e tij të mirë dhe të këndshme. Ajo çfarë i ka goditur njerëzit tanë në Gaza në veçanti dhe ajo me çfarë është përballuar populli ynë për gjatë historisë së tij bashkëkohore në përgjithësi, vërtetojnë se populli ynë është kria e këtij umeti për gjatë gjithë ekzistencës së tij. I ruajnë fenë, historinë dhe lavdinë e tij, sepse Allahu i Madhërishëm ka krijuar popullin tonë në karakteristikën e së vërtetët dhe respektimin e saj, dhe në karakterin e fesë dhe respektimin e saj. Popullin tonë nuk e dëmton tradhtia e një udhëheqësi, as devijimi i një hipokriti dhe as bashkimi i popujve të tjerë kundër tij.
O njerëzit e Bejtul Makdisit, Kudsit, dhe rrethina e tij! Ju jeni kripa me të cilën ruhet umeti dhe mbrojtja e tij nga shkatërrimi, shthurja. Ju jeni kripa për tokën e shenjtë të cilën e ka caktuar Allahu për ju që të jeni populli i saj, deri sa Allahu të trashëgojë tokën dhe ata që janë në të. O kripa e umetit! O kripa e tokës së shenjtë! Kapuni fort pas fesë tuaj, kafshojeni atë me dhëmballë, bëni botën Tjetër, Ahiretin shqetësimin tuaj dhe qëllimin përfundimtar të shikimit tuaj.
O ju besimtarë! Kujdesuni për këto cilësi të nevojshme për ju, të cilat Zoti ju a ka dhuruar. Ju gjithashtu jeni majaja e umetit në këtë kohë në të cilin mblidhen kundër jush popuj, dhe ku e shikoni umetin tonë llum sikur llumi i përroit, bazuar në atë me të cilën na ka lajmëruar sahabiu i nderuar, Theubani, Zoti qoftë i kënaqur me të, në hadithin të cilin e transmeton nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku ka thënë: “ Popujt do të ju sulmuar sikur sulmojnë kafshët grabitqare prenë e tyre.” Dikush ka pyetur duke thënë: “ A mos nga të qenit tonë të pakët në numër në atë kohë?” Ka thënë: “ Jo, përkundrazi, ju atë ditë do të jeni të shumët, në numër, por se do të jetë të dobët, llum sikur llumi i përroit. Zoti do largojë nga gjokset e armiqve frikën ndaj jush dhe do vendosë Allahu dobësinë në zemrat tuaj.” Dikush ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, e çfarë është dobësia?” Ka thënë: “ Dobësi është dashuria për këtë botë dhe të urryerit e vdekjes.”
O adhurues të Zotit! Vërtetë nga bijtë e umetit tonë në këtë kohë ka nga ata që janë sikur llumi i përroit, ku dashuria për këtë botë ka mbuluar zemrat e tyre nuk zemërohen për të shenjtat e Zotit, sytë e tyre janë të verbër në ndihmë të fesë së tyre, shikimi i tyre nuk i shikojnë bijtë e fesë dhe gjakut të tyre se çfarë po ju ndodhën. Llumi i përroit nuk mund të hapin një vendkalim që të fusin një qese me miell, një pako me qumësht apo një shishe me ujë. Ku është prijësi i besimtarëve Omeri i cili thoshte: “ Nëse një kafshë pengohet në Irak kam frikë se për të do të pyetet Omeri!”
Çfarë umeti është ky, që ka një të kaluar të lavdishme dhe sot nuk refuzon dorën e asnjërit prej sundimtarëve të Perëndimit?! Çfarë umeti është ky, që ulet në divanin e tij dhe nuk ndryshon atë që po i ndodhën, nuk bashko forcat e tij me fenë e tij, në mënyrë që të jetë ujë që ringjallën dhe jep jetë, pasi që është kthyer në llum në mënyrë të turpshme?!
O ju muslimanë! Mos e kundërshtoni të vërtetën dhe njerëzit e saj, sepse ai që e kundërshton të vërtetën nuk është nga njerëzit e fesë së vërtetë. Kjo është ajo që nënkuptohet me fjalën Allahut të Madhërishëm, që thotë: “ Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (El-Enbija’ 92)
O muslimanë! Vehën, dobësia është sëmundje që ka prekur umetin tonë dhe e ka bërë atë si llumi i përroit, të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka treguar se është dashuria për këtë botë dhe të urryerit e vdekjes. Dashuria e kësaj bote dhe të mbështeturit në të është një nga fatkeqësitë më të mëdha që e ka dobësuar umetin tonë dhe e ka penguar që të udhëheqi popuj. Kjo është arsyeja e dështimit, stanjacionit dhe paaftësisë së tij për të përcjellë mesazhin dhe për bartjen e emanetit. Umeti ynë sot përjeton një gjendje të turpshme dhe poshtëruese mjerimi në mes popujve, sepse e ka harruar që kjo botë ka kënaqësitë e saj dhe se kjo botë ka një rrugë për në Xhenet, sikurse Allahu na ka treguar dhe udhëzuar për në të me fjalën e Tij: “ …jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” ( El-Hadid 20)
Jeta e kësaj bote mashtron hipokritët, mashtron të zhgënjyerit dhe mashtron një grumbull nga njerëzit, prandaj mos u bëni si ata. O muslimanë, merrni nga kënaqësia e kësaj bote duke ju bindur Zotit dhe mos u bëni nga ky llum. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Një vend i vogël, sa vendi që zë një kamxhik, në Xhenet është më i mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të.”
O Zot, na e bëj të dashur për ne Xhenetin dhe atë çfarë na afron pranë tij nga fjalët dhe veprat.
O besimtarë! Vërtetë popujt të cilët janë bashkuar kundër jush për të ju ngrënë janë të gjithë popujt e tokës të njohura për armiqësinë e tyre ndaj muslimanëve. Ndërsa bashkimi i tyre kundër umetit tonë ka ndodhur në disa periudha, sikurse ka ndodhur nga kryqtarët dhe mongolët kur sulmuan vendet Islame, i shkatërruan ato, dhe kryen masakra dhe krime në to. E bashkimi i popujve kundër umetit tonë mund të jetë njëkohësisht sikurse e shikojmë sot në bashkimin e tyre kundër popullit tonë.
O Zoti ynë, na ndihmo me ndihmën Tënde! O Zoti ynë, o Sunduesi ynë, o Allah, tek Ti kërkojmë strehim kur të na godasin fatkeqësitë, me urdhrin Tënd, o Zot, nga ne largohen shqetësimet, fatkeqësitë.
O ju muslimanë! Popujt bashkohen kundër jush me sistem dhe shfaqin armiqësinë e tyre ndaj muslimanëve. Ata bëhen bashkë dhe ju gllabërojnë, pavarësisht besimeve dhe bindjeve të tyre të ndryshme, por se qëllimi i tyre është një, zhvendosja e Islamit dhe njerëzve të tij nga rruga e tyre në mënyrë që të jetë të vetëm në udhëheqjen e botës dhe shkatërrimin e saj përmes feve të reja të kota. Ata me këtë arrogancë ndaj popullit tonë vetëm se do të dështojnë, do të dështojnë dhe do të dështojnë, sikurse kanë dështuar ata që ishin para tyre nga mongolët, tatarët dhe kryqtarët. Sepse Allahu na ka premtuar, dhe se Ai, Allahu i Madhërishëm nuk e thyen premtimin e Tij, dhe ka thënë: “ Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.” (Et-Teube 32)
O ju durimtarë! Të bashkuarit e popujve kundër umetit tonë nuk është për shkak të numrit të pakët të tyre, përkundrazi, ai, umeti është i shumët në numër sa i kalon dy miliardë, por preokupimi i tij në ndihmë të fesë së tij, për t’iu përmbajtur ligjit dhe vendimeve të tij, e ka bërë atë në sytë e popujve sikur llumi i përroit.
O muslimanë! A e dini se kush është llumi i përroit? Është diçka që ngrihet dhe qëndron mbi sipërfaqe të ujit nga papastërtitë e pista, nga barërat e këqija dhe një numri mbetjesh të cilat përroi i shiut i bartën dhe i shpie ku të dëshirojë. E ai umet, popull i cili përshkruhet nga kotësia, nuk mund të ngrihet dhe të ndryshojë sepse ai është një umet që udhëhiqet dhe nuk ka lider, umet i vogël që nuk ka vlerë, umet që nuk ka ambicie dhe vullnet, që nuk ka dëshirë udhëheqjeje dhe lidershipi, drejtuesi.
O bijtë e umetit tonë! Hiqeni petkun e llumit, të kotës, merrni në dorë çështjen tuaj, sepse Allahu me këtë fe ju ka dhuruar frerët e popujve, prandaj mos jini në bishtin e tyre. Kthehuni tek libri i Zotit tuaj dhe kapuni me sunetin e të dërguarit tuaj, që të ktheheni sërish popull udhëheqës dhe për të tjerët dhe kujdestare të njerëzimin për të mirë, siguri dhe paqe.
O ju të lidhur me këtë vend! Të vërsulurit e popujve kundër popullit tonë ka disa disa kuptime ku të gjitha përfshihen nga fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Vërsulen kundër jush.” E këto kuptime përfshinë ftesën për në ushqim, ku secili nga ata që ftojnë për ushqim të flasë me zë të lartë në emër të tij, duke thënë; Unë jam filani dhe unë kam të drejtë në këtë ushqim.” Një pjesë nga ky ushqim duhet t’ia lërë dikujt tjetër sikurse ndarja e ushqimit të mos jetë një herë, por disa herë.
O muslimanë! Ju dhe vendet tuaja jeni ushqimi ndërsa popujt ju ndajnë ju, ndërsa popujt ju ndajnë ju, ku çdo shtet flet me zë të lartë me emrin e tij që të marri pjesën e tij nga vendet tuaja. Këto janë vendet tuaja që janë të ndara në mes tyre. Çdo shtet ka zona e tij të ndikimit. Nëse nuk do ishte umeti ynë sikur llumi nuk do ishte e tillë gjendja apo fati i tij.
O Zoti ynë, o Allah, na dhuro një udhëheqës që të drejtojë umetin tonë në atë që Ti do dhe je i kënaqur.
O ju muslimanë! Këta popuj me sulmin e tyre kundër jush kanë dalë nga cilësia e njerëzores sepse dëshirat dhe synimet e saj shtazore, me vrasje, kontroll, hakmarrje, mëri dhe urrejtje. Shikon njerëzit që vdesin nga uria, padrejtësia dhe shtypja. Ndërsa ata janë të gëzuar me këtë, ata tallen me vuajtjen tuaj, dhe përsërisin ndjenjat e tyre të ankthit për çdo gjë që ndodhën. Për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka përshkruar me kafshë grabitqare, në shumës dhe në trajtën e ekzagjeruar. E kjo është një diagnozë e hollësishme për këtë mikrob, i cili thithën nga trupat tuaja dhe bën me ju gjëra të këqija.
O ju durimtarë! O ju besimtarë! Përngjasimi i umetit musliman me pre në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Sikurse vërsulet kafsha grabitqare ndaj presë së saj.” Sepse nga kuptimet që ka fjala pre në gjuhën arabe përveç se ena në të cilën vendoset ushqimi ka dhe kuptime të tjera, prej tyre; përbuzje, nënçmim, goditje, thyerje dhe vrasje. Të gjitha këto i bëjnë popujt e tjerë me muslimanët, e ju e përjetoni dhe i shikoni këto. Shkaku është dobësimi i umetit musliman, dashuria e tij për këtë botë, angazhimi i tij me të, larg kënaqësisë së Zotit dhe mirësisë së Tij. Sa gjë të shëmtuar që bëjnë dhe sa gjë të shëmtuar që po zëvendësojnë.
O ju të lidhur me këtë vend! Zhvisheni petkun e llumit sepse ajo është rrobë e tradhtisë, në të ka humbje të krenarisë. Bëhuni asket në këtë botë, unifikoni rrallët tuaja në bindjen ndaj Zotit dhe bindjen ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Mos bëni shqetësim tuajin dinarin, dirhemin dhe dashurinë për dëshirat, sepse këto janë nga zbukurimet dhe mashtrimet e shejtanit, e ai është sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.” (Al ‘Imran 14)
Në një hadith të ndershëm ka ardhur: “ Nëse Allahu e do një rob e mbron nga kjo botë ashtu si kurse dikush nga ju mbron të sëmurin e tij me uji.”
O adhurues të Zotit! Afrojuni Ahiretit tuaj, Botës Tjetër, pendohuni tek Allahu me pendesë të sinqertë, dhe luteni Atë duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e botëve, kush drejtohet për tek Zoti, Ai e lartëson atë, e kush i kthen shpinën, e kundërshton Zotin, Ai e poshtëron atë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka bërë që lavdia jonë të jetë në përmbajtjen pas fesë tonë, prandaj, o muslimanë përmbajuni fesë tuaj. Sikurse ka bërë humbjen dhe poshtërimin tonë në pasimin e egos, dëshirave tona, prandaj, o adhurues të Zotit, shmangni pasimin e dëshirave tuaja.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka sjellë mesazhin, prandaj përhapeni atë o besimtarë, ashtu sikurse e ka përhapur atë i dërguari juaj. Ka plotësuar emanetin, prandaj plotësojeni emanetin sikurse e ka plotësuar i dërguari juaj. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe ata që i pasojnë me vepra të mira deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! Ata grabitqarë, që gllabërojnë popuj, nga popujt, u grabisin ju dhe nuk ngopen, ju grabisin ju dhe pse ata janë të pakët në numër krahasuar me ju. Përshkrimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për popujt që bashkohen kundër jush me grabitqarë është argument i të qenit e tyre të pakët në numër krahasuar me muslimanët. Arabët thonë; “ Ata janë kokë ngrënës.” Që do të thotë numri i tyre është i pakët, i ngopën ata një kokë e vetme. Por, vallë, kush është shkaku që i bën ata të paktit në numër të uritur dhe grabitqarë që të marrin kontrollin e një grupi të madh në numër? Kjo sepse grupi i madh në numër janë sikur llumi i përroit, nuk ka vlerë pa fenë e tij dhe nuk ka peshë, si grup, pa ju përmbajtur legjislacionit të Zotit të tij. Për sa kohë që umeti musliman nuk i kushton vëmendje librit të Zotit të tij, Kuranit, dhe sunetit të të dërguarit të tij, do të mbetet një grimcë e vogël në mes të gojëve të popujve që e kanë atë për pre.
O adhurues të Zotit! As Sahabeve nuk u shkonte në mendje që dobësia e muslimanëve pas tyre do të ishte largimi i tyre nga feja e tyre apo për shkak të preokupimit të tyre me këtë botë kalimtare, por se ata menduan që bashkimi i popujve kundër jush do të jetë për shkak të numrit tuaj të pakët dhe numrit të shumët të armikut tuaj. Për këtë arsye pyeti njëri prej tyre të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ A do të jemi të paktë në numër atë ditë?” Pyetje në të cilën bashkohet pikëpyetja, mohimi dhe habia. Ajo është çështje për pyetje për të mohuar dhe për tu habitur.Numri i madh i muslimanëve sot është i pavlerë, sepse nuk ka asnjë synim dhe qëllim: vetëm për të ngrënë, për të pirë, për pasuri dhe mbledhje të parave dhe asgjë tjetër. Vallë a kjo është jeta në të cilën është urtësia e krijimi tuaj?! Mos vallë jeni krijuar për të qenë skllevër dhe pasues të popujve të tjerë?! Apo jeni krijuar që të nxirrni popuj nga shtypja e feve për në drejtësinë e Islamit?! Zoti juaj ju drejtohet duke ju thënë: “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (El-Ahzab 70-71)
A e ka arritur umeti ynë devotshmërinë dhe frikën e tij ndaj Zotit? A i ka përmirësuar dhe rregulluar çështjet e tij? A ka thënë umeti ynë fjalë të drejta, të vërteta, për ngjarjet e rënda që i kanë ndodhur?! A i është bindur umeti ynë Allahut dhe të dërguarit të Tij në mënyrë që të arrijë një fitore madhështore?!
O ju besimtarë! Në muajin e Ramazanit xhamia e Aksasë ishte e mbushur me qëndrimin tuaj në të, plotë me lidhjen tuaj me të dhe me namazet tuaja në të, shpeshuat udhëtimin për në të gjatë sabahut, mëngjes dhe në darkë. Ju nuk ishit sikur llumi i përroit në muajin e Ramazanit por se ishit lumi që rrjedhën për në të, Aksa, duke i shuar asaj etjen, duke eleminuar hijet tuaja dhe duke eleminuar hijet e saj, Aksasë. Prandaj, ruajeni dhe mbajeni këtë pozicion gjatë gjithë muajve, bëhuni shtylla mbështetëse për të, që të krenohen me ju Melaiket, bëhuni gardh mbrojtës për të sepse ju jeni kripa e umetit dhe kripa e Bejtul Makdis, Kudsit dhe rrethinave të tij. Ndërsa xhamia e Aksa ju mjafton përshkrimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të me fjalën e tij kur ka thënë: “ Dhe çfarë vendi i mrekullueshëm është për t’u lutur.” Për sa kohë Aksa të jetë vend i mrekullueshëm për tu lutur, përgëzoni sepse Allahu i Madhërishëm nuk zgjedhën për Aksanë, për vendim e mrekullueshëm për lutje, përveç se nazafalës të mrekullueshëm. Sa namazfalës të mrekullueshëm që ju jeni.
O Zot, na bëj ne nga muslimanët më të mirë, nga namazfalësit më të mirë dhe nga të lidhurit më të mirë me këtë vend, o më i Madhi më Bujari.
O Zot, bëj Aksanë tonë të sigurte me sigurinë Tënde, të lavdishme me Lavdinë Tënde, të ndihmuar me ndihmën Tënde të qartë.
O Zot, ndihmo fenë tonë dhe mundësoje atë të sundojë në tokë, unifiko rrallët tona në bindjen dhe kënaqësinë Tënde, dhe mos u jep mundësi të sundojnë mbi ne mohuesit, hipokritët dhe armiqtë e fesë.
O Zot, prano dëshmorët tanë, mundëso lirinë e të burgosurve tanë, shëro të plagosurit tanë, shpëto të sprovuarit nga ne, dhe largo nga ne dhe populli ynë fatkeqësinë e braktisjes, dobësisë dhe mjerimit.
O Zot, Ti je mbështetësi dhe Sunduesi ynë, largo nga ne fatkeqësitë, na fal shkeljet tona, na lartëso tek Ti me gradë të larta, na fal ne, baballarët dhe nënat tona, bashkëshortet tona, djemtë dhe vajzat tona, vëllezërit dhe motrat tona, dhe njerëzit tanë. O Zot, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,
Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Kërkoni falje prej Tij dhe Ai do t’ju falë, dhe kërkoni prej Tij dhe Ai do t’ju japë.
Ndërsa ti që fton për namaz, fto për faljen e namazit.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj