Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 05- 02-1446 H 09-08-2024 D
Shejh Bander Ibn Abdul Aziz Balejla
Tema Pastrimi i vetes, shpirtit
Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Zotin plot Madhëri dhe Nderim, Zotëruesi i të mirave dhe begative. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë për mirësitë dhe begatitë e Tij të shumta që na i ka dhënë, lavdërime dhe falënderime të përhershme dhe të vazhdueshme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Sunduesi i Gjithëdijshëm. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, krijesa më e mirë dhe ndërmjetësuesi i umetit të tij në ditën e grumbullimit të madh, Ditën e Gjykimit. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij të nderuar, mbi tabiinët dhe pasuesit të tyre në mirësi deri në ditën e Gjykimit.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis vetën dhe ju që të kemi frikë Allahun. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, falënderojeni Atë për çfarë ju ka mundësuar dhe ju ka dhuruar, dhe për atë me të cilën ju ka veçuar dhe ju ka dhënë, sepse mirësitë e Allahut mbi ju zbresin pa pushim, nuk numërohen dhe nuk llogariten. “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.”( En-Nahl 18)
O ju muslimanë! Allahu ka krijuar shpirtin njerëzor, i besoi atij natyrshmërinë dhe moralin, në mënyrë që të jetë sa më shumë në harmoninë dhe në pajtueshmërinë, për atë që do ti paraqitet atij, shpirtit njerëzor, në fenë dhe jetën e tij të kësaj bote. Dashuria dhe urrejtja, kënaqësia dhe refuzimi, toleranca dhe injoranca, padija, egoizmi dhe nxitimi, bujaria dhe koprracia, të gjitha këto dhe të tjera nga morali janë ato që ky shpirt është krijuar ti ketë në mënyrë të pashmangshme dhe, sado i madh të jetë personi, ai nuk mund të bëj pa to. Urdhri i Zotit të Madhëruar për robërit e Tij ka ardhur ligj dhe detyrim për pastrimin dhe përsosjen e këtij shpirti, në mënyrë që njeriu të ndjekë me të rrugën e të devotshmëve dhe të pasojë më të metodën e njerëzve të drejtë dhe reformatorë, selefëve.
Në të vërtetë, një nga efektet më të mëdha të këtyre karaktereve tek njerëzit është karakteri i familjaritetit dhe zakonit, të mësuarit, të fituarit. Karakter, i cili në vetvete, tregon për plotësimin dhe vazhdimësinë e bekimeve, mirësive, për qëndrueshmërinë dhe stabilitetit të tyre, vazhdimësinë dhe këmbënguljen e tyre. Betohem në Zot, se ky është karakter që duhet ta shtyjë besimtarin drejt më shumë mirënjohje dhe njohje, pendimit dhe përkushtimit më të madh.
Adhurues të Zotit! Shoqërimi dhe afërsia është komponenti më i madh që qëndron pas vendosmërisë së njeriut në drejtësi, dhe shtytësi i tij kryesorë në ndjekjen e rrugës së drejtësisë dhe fesë. Nëse poseduesi i këtij karakteri, morali mësohet me bindje dhe rritet me të në drejtësi dhe adhurim, atëherë shoqërohet, afrohet me adhurimet, mësohet të bëj vepra të mira, si namazi, agjërimi, lëmoshë, lexim të Kuranit, lidhjet farefisnore, përpjekjet për të lehtësuar shqetësime dhe për të përmbushur nevoja, për të bërë vepra të mira dhe për të ofruar lehtësim për ata që kanë nevojë. Ky është shoqërim, afrim i lavdëruar, i dëshiruar dhe i synuar, poseduesi i këtij karakteri falënderohet dhe për të praktikuesi shpërblehet, kur e shpie veten e tij drejt shtigjeve të adhurimeve. Atij i bëhet zakon që e ka të vështirë të shkëputet prej tyre dhe nuk mund ta imagjinojë vetën pa to. Betohem në Zot, se ky është suksesi në udhëzim dhe drejtësi, në përmirësim dhe në ndikim, trashëgim të mirë.
Adhurues të Zotit! Nga familjarizimet më të lavdërueshme është ajo që Zoti ka vendosur tek njeriu prej zakonit për të qenë i mësuar përballë fatkeqësive dhe aftësia për të duruar telashet. Sikur të mos ishte kjo, nuk do të ishte e qetë jeta e atyre që janë përfshirë nga fatkeqësitë dhe janë rrethuar nga telashet, sepse tronditja e një fatkeqësie dhemb vetëm kur ndodh për herë të parë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë durimi është në goditjen e parë.” Muttefikun Alejhi. Pastaj, sa do të zgjasë, barra e saj bëhet më pak e rëndë dhe çështja e saj bëhet më e lehtë. Shpirti e pranon dhe kënaqet me të, nënshtrim ndaj Zotit dhe dorëzim tek Ai, pranim të caktimit dhe vullnetit të Zotit dhe besim ndaj Tij. E kjo është një nga bekimet, mirësitë që kërkon mirënjohje, falënderim ndaj Zotit, sepse pasojat e fatkeqësive nuk zgjasin përgjithmonë. Prandaj, jeta e atyre që e përjetojnë u trazohet, dhe u bëhet e vështirë që ta pranojnë atë.
O ju muslimanë! Gjithashtu ka dhe familjarizim të qortueshëm poseduesi i të cilit është fajtor, ai është familjarizimi i harresës së mirësive dhe neglizhenca në përmendjen dhe mirënjohjen ndaj tyre. E ky është mesazhi i mosbesimit të tyre, lajmëtari, njoftuesi i zhdukjes së tyre, mirësive. Ai nuk i është mirënjohës Zotit për mirësitë, nuk i pranon si begati, e ndoshta ja atribuon ato vetes së tij, baballarëve apo gjyshërve të tij, mos besim dhe mohim pre tij, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë.” (En-Nahl 83) Muxhahidi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ajo është fjala e njeriut që thotë: E kam trashëguar nga baballarët e mi.” Këtu mbaron fjala e tij.
Zgjidhja për këtë arrihet duke qenë i kujdesshëm në numërimin mirësive dhe përjetimin e tyre, duke i pranuar ato për Dhuruesin dhe për t’i kujtuar ato, dhe duke i pasuar këto me lavdërime dhe falënderime, fjalë me gjuhë dhe me vepra.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe të mos ju bëj të harroni familjarizimi dhe të mësuarit, të bërit zakon, atë që jeni dhe ku jeni nga mirësitë dhe begatitë. Falënderoni Zotin tuaj për atë që ju ka dhënë dhe dhuruar, dhe përkujtoni në vazhdimësi mirësitë e Zotit ndaj jush. Luteni Atë që të mos ju privojë nga ajo që ju ka mësuar nga mirësia dhe dashamirësia e Tij, dhe bollëku i dhurimit dhe begatisë së Tij.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, tek Zoti kërkoni falje, vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin i Cili ua përshpejton mirësitë robërve të Tij, u jep atyre afat dhe nuk e shpejton hakmarrjen, ndëshkimin ndaj tyre. Lutje dhe përshëndetje për të përzgjedhurin e Zotit nga të gjithë popujt, të dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vlerave dhe mirësive, për tabi’inët dhe pasuesit e tyre në mirësi nga zotërinjtë e arabëve dhe jo arabëve.
Në vijim
Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se nga format më të shëmtuara të familjarizimit është të familjarizuarit me gjynahitn dhe të mësuarit me të, dhe shpërfillja e të keqes dhe ndëshkimit të tij, gjynahit. Dhe më keq se kaq, është të mos ndihesh fajtor me kryerjen e tij dhe të mos vuash nga kryerja e tij, derisa të bëhet sikur të ishte diçka prej të lejuarave, atëherë do të vuloset zemra e pronarit, vepruesit të këtij gjynahi. Betohem në Zotin, se kjo është nga gjynahet më të mëdha që bën të zbresë zemërimi i Zotit të tokës dhe qiejve. “ Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.” (El-Mutaffifin 14)
Adhurues të Zotit! Shërimi nga kjo gjë, sëmundje, është me përshpejtimin e teubes, pendesës, dhe vazhdueshmërinë në pendesë, derisa shpirti të mbetet në një vetmi, i pastër, nga çdo mosbindje dhe gjynah, dhe i mbrojtur nga çdo rrëshqitje dhe shkelje. Kjo është një nga shenjat e besimit. Tek Xhami’i i Tirmidhiut, në një hadith, që ai e ka konsideruar të saktë, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush është i kënaqur me veprat e tij të mira dhe i pakënaqur nga veprat e tij të këqija, ai është besimtar.”
Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni krijesën më të mirë të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, kur Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësua ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ta me Faljen Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe ndihmo muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o Zoti i botëve.
O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, dhe në lartësim të Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i Botëve.
O Zot, forco ushtarët tanë që janë vendosur në kufijtë e vendit tonë, të lutemi të jesh në mbështetje dhe në ndihmë të tyre, në përkrahje dhe mbrojtje të tyre. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk dëmtohet, o Zot i botëve.
O Zot, na furnizo me frikën ndaj Teje nga ajo që na mbron ne nga mosbindja ndaj Teje.
O Zot, mos na privo nga bukuria e dhurimit dhe dashamirësisë Tënde që na ke mësuar, dhe na mbulo me mbrojtjen dhe faljen Tënde të plotë, o më i Madhi Mëshirues.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj