Mësim nga e djeshmja dhe e sotmja

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    27-05-1446 H   29-11-2024 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Mësim nga e djeshmja dhe e sotmja

Lavdërimet janë për Allahun, Ai është Allahu, Zoti ynë tek Ai jemi mbështetur dhe tek Ai është kthimi ynë. O Zoti ynë zbrit qetësinë dhe mëshirën Tënde mbi popullin tonë! O Zot, ruaj popullin tonë në Gaza nga të vështirat! O Zot, mbulo të metat e tyre! O Zot, mundësoju atyre ushqim që të largojnë urinë! O Zot, ruaj ata nga frika! O Zot, përmirëso të ardhmen dhe përfundimin e tyre, o Zoti i botëve!

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Cili ka thënë në gjuhën e të dërguarit të Tij dhe besimtarëve me të: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” (El-Bekare 214) Ai i është përgjigjur pyetjes së tyre dhe ka thënë:  “Ja, ndihma e Allahut është afër!” (El-Bekare 214) Lajm nga Zoti, që do të thotë premtim, dhe lajmi i Zotit nuk është i rremë dhe premtimi i Tij do të realizohet, qoftë dhe pas një kohe.

O Ti që thua vetëm të vërtetën dhe, o Ti i sinqerti në premtim!  Përmbush tek ne premtimin që na ke dhënë, ndihmo librin Tënd, Kuranin, fenë dhe umetin Tënd, dhe mos u hap mohuesve rrugë kundër nesh.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Allahu e ndihmoi atë kundër idhujtarëve dhe mohuesve dhe e bëri atë triumfues përballë hipokritëve të pamoralshëm, i dhuroi atij dhe popullit të tij pas tij përfundim të mirë, në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Ai la për ju librin e Zotit, Kuranin, prandaj kapeni atë fort, dhe merreni atë gjykatës dhe udhëheqës, trashëgoi për ju udhëzimin dhe synetin e tij, prandaj ndiqeni atë dhe jini në mesin e njerëzve të tij, synetit. O Zot, fale dhe mëshiroje atë, familjen e tij të pastër, shokët e tij çlirimtarë dhe triumfues dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit dhe ruajuni zemërimit të Tij, sikur Zoti të mos ishte Falës i Madh, i Duruar, toka do ishte dridhur nga padrejtësitë të cilat nuk mund të mohohen dhe nga shkeljet që nuk kanë fund. “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë. Në këtë Tokë ju nuk mund t’i shpëtoni Atij, sepse, veç Allahut, nuk ka tjetër mbrojtës apo ndihmës për ju.” (Esh-Shura 30-31)

O ju besimtarë! Para disa shekujsh umeti ynë Islam kaloi në tre gjendje, situata të rënda, fatale. Situata e parë; Rasti i udhëheqësit të cilit nuk i intereson diçka, kujdesej vetëm për interesin e tij personal, në një kohë kur vendet myslimane po pushtoheshin nga masat e pabesimtarëve. Kur Tatarët pushtuan vendet muslimane, duke vrarë, plaçkitur, djegur dhe frikësuar, ata arritën në shtëpinë e udhëheqjes në Bagdad dhe gjetën një skllave duke kërcyer para udhëheqësit të saj, të cilën e qëlluan me shigjetë dhe ajo vdiq. Udhëheqësi u tmerrua dhe ngeli i trishtuar prej saj. Ky udhëheqës nuk u tremb nga gjendja e rëndë e umetit në Levant, Sham dhe në vendet e tjera muslimane në atë kohë, nuk u trishtua  për humbjen e umetit dhe humbjen e autoritetit të tij, por se ka qenë  tmerri dhe trishtimi i tij për vrasjen e një skllaveje kërcimtare para tij, me të cilën ai ishte hutuar nga mundimet e umetit.

O ju muslimanë! Udhëheqësit ishin hutuar nga ndihma e fesë dhe popullit të tyre në atë periudhë të vështirë të jetës së muslimanëve, në të cilën tatarët dhe perëndimorët e krishterë u mblodhën kundër tyre. Ibn Ethiri, shkruesi i historisë Islame, është ankuar për udhëheqësit e kohës së tij për shpërqendrimin e tyre dhe preokupimin e tyre në mbështetje të Islamit, vendeve muslimane dhe çështjeve të tyre, dhe ka thënë: “ Nuk shikojmë asnjë prej mbretërve të Islamit që ka dëshirë ta përkrahë fenë, përkundrazi, secili prej tyre është i angazhuar në dëfrimit dhe lojërave të tij, dhë në shtypjen e njerëzve të tij që ka nën sundim. E kjo është më e frikshme për mua sesa armiku. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!” (El-Enfal 25)

O ju të lidhur me këtë vend! Kjo është nekrologjia e Ibn Atherit për dikë që ishte në fund të jetës së tij nga sundimtarët e kohës së tij. Po sikur Ibn Etheri të kishte qenë në kohën tonë dhe të përjetonte vuajtjet tona? Vallë me çfarë fjalësh do ti quante, dhe me çfarë fjalësh do të na informonte për ta?

O besimtarë! Situata e dytë: Situata e përgjithshme e muslimanëve nga luftimet në mes tyre dhe përqendrimi ndaj kësaj bote, dynjasë, duke braktisur të punuarit për botën Tjetër, Ahiretin. Ibn Ethiri gjithashtu përshkruan situatën e muslimanëve në kohën e tij sikur ai është duke përshkruar situatën e tyre, muslimanëve, në kohën tonë sot, dhe thotë: “ Shpata në mes tyre është e ngritur, gati për dyluftim, ndërsa fitneja, grindja është e ngritur në piedestal.”

LEXO  Paralajmërim kundër thashethemeve

O ju të lidhur me këtë vend! Ndërsa situata e tretë është rezultat i dy situatave të mëparshme. Kur muslimanët, udhëheqës dhe popull, ishin të angazhuar me vetet e tyre,  me dëfrime, me kënaqësi të kësaj bote dhe luftimet e brendshme, tatarët u bashkuan me perëndimorët e krishterë për të pushtuar vendet muslimane. Në njërën  anë ishin tatarët ndërsa perëndimorët e krishterë ishin në anën tjetër kundër muslimanëve. Pastaj  perëndimorët e krishterë silleshim rrotull fshatrave dhe qyteteve muslimane duke derdhur alkool para portave të xhamive, mbi kokat e muslimanëve dhe në rrobat e tyre. Muslimanët ishin të poshtëruar, të përulur dhe të turpëruar. Ishin të pa aftë të largonin këtë të keqe nga vetja e tyre. Ata u turpëruan tek Zoti për shkak të gjynaheve të tyre dhe për shkak të preferencës së tyre të kësaj bote para botës Tjetër, Ahiretit, kështu që Zoti u dha pushtet mbi ta armikut të tyre, i cili pushtoi shtëpitë e tyre dhe u shkaktoi të këqija.  E ata ishin si krokodilët. O robër të Zotit, mendoj se e dini gjendjen e krokodilëve.

O ju muslimanë! Sa u përket situatës së parë dhe të dytë, ne i përjetojmë ato, por se situata, gjendja jonë është më e keqe dhe  më e madhe,  pasi që shumica e udhëheqësve të umetit tonë janë të preokupuar, angazhuar, me besnikërinë e tyre ndaj perëndimit, me mosbesimin, të keqen, urrejtjen dhe ndjekjen e tij ndaj jush. Ata qajnë për pikëllimin tuaj, ashtu si qiramarrësit qajnë për të vdekurit.

O adhurues të Zotit! Ndërsa shumica e muslimanëve nuk janë në situatë më të mirë se sundimtarët, udhëheqësit e tyre.  Ndërkohë që shikojnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit të uritur derisa nuk gjejnë ushqim, dhe janë të etur deri sa nuk gjejnë ujë për të pirë, plagosen  e sëmuren dhe nuk gjejnë mjek dhe as ilaçe për  tu mjekuar. Derisa këta janë në këtë gjendje, ne shikojmë neglizhencën e muslimanëve dhe dasmat e tyre që dëshmojnë për imanin, besimin e dobët dhe humbjen e fisnikërisë. Dhe pse ajo që dihet është se në kohë fatkeqësie njerëzit kthehen tek Zoti i tyre dhe feja e tyre. Mirëpo, masat, shumica e umetit, në këtë kohë të vështirë, lejuan për veten e tyre atë që ua ka ndaluar Zoti, shpikur, u bënë krijues dhe u bënë ekstrem në krijimtarinë e tyre, në sajesën e tyre. Kënga, muzika, zbukurimet, ekzagjerimi dhe zhveshja, korrupsioni, alkooli, kamata, respektimi i rregullave fetare dhe braktisja u bënë pjesë e jetës dhe sjelljes së shumicës së umetit. Fatkeqësisht, sikur të ishte nga një prejardhje tjetër, ose nga një brez që kishte kaluar shekuj më parë. E me këtë kundërshtuan udhëzimin e të dërguarit të tyre, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Për shembull: Shikojmë fejesën e vajzës nga babai i saj, në të cilën muslimanët janë të kënaqur me pakënaqësinë e Zotit. E fejuara kërcen për të fejuarin e saj, stoliset para tij dhe qëndron vetëm me të dhe luajnë mbi kokat e tyre muzikën e shejtanit. Sikur fatkeqësia e madhe e Gazës të jetë në Mars ose në Hënë, nuk e shohin, nuk dëgjojnë për të dhe nuk ju intereson atyre. “Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë.” (El-Bekare 171) Atëherë, cili është ndryshimi midis muslimanëve në këtë kohë dhe udhëheqësit që qau dhe u alarmua nga vrasja e një skllave që kërcente?!

O besimtarë! Kjo shthurje që po përhapet në mesin e të rinjve dhe të rejave në shtëpia dhe në shkolla, në rrugë, në universitete dhe në forume a janë të përshtatshme që të jenë nga cilësitë e njerëzve të lidhur me këtë vend?! Apo nga morali i njerëzve të lidhur me këtë vend?! Apo që të vijë nga njerëz të besimit dhe të afërt me adhurimin, të cilët i ngrenë duart e tyre duke thënë; O Zot, o Zot, që të largojë nga ata fatkeqësitë e tyre. Si mund t’i përgjigjet Zoti dikujt që shthururi?! Si mund t’i përgjigjet Zoti një normalizuesi hipokrit?! Si mund t’i përgjigjet Zoti një personi që ha të ndaluarën prej Tij, shkëputën lidhjet farefisnore dhe shqetëson fqinjin?! Si mund t’i përgjigjet Zoti një dejuthi, ku bashkëshortja dhe vajzat e tij para syve të tij të zbuluara dhe të zhveshura?! Pse i mbyllni sytë para gjërave të ndaluar, të liga?! A nuk ka njeri që i kundërshton të këqijat, dhe pse ligësia është shtuar?! A nuk ka kush t’i urdhërojë njerëzit të bëjnë vepra të mira?! Zemërimi i Zotit është gati të përhapet në shoqëri para se te individi.

LEXO  Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 15-10-1447 H 03-04-2026 D

O ju besimtarë! Sëmundja e popullit dhe e umetit tonë është ajo që i ka goditur ata në brendësinë e tyre para asaj që i ka goditur ata nga armiku i tyre. Një shembull tjetër i sëmundjes dhe prekjes  së umetin tonë është ky konflikt dhe mosmarrëveshje në mes muslimanëve, në nivel individësh dhe shtetesh, vërtetë kjo është një nga fatkeqësitë tona më të mëdha. Në nivelin e popullit tonë, vrasja e njëri-tjetrit, që vjen vetëm nga ata që e kanë humbur mendjen, e kanë hequr besimin nga zemra dhe pranuan të jenë në mesin e druve të zjarrit të Xhehenemit në Ditën e Gjykimit. Vrasësi dhe i vrari janë në Xhehennem. Shfaqja e armëve dhe vrasja për arsyet më të parëndësishme, shpërfillën urdhrin e të dërguarit të tyre, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  duke i rënë murit me kokë, dhe lejuan gjakun dhe pasurinë. A do të jenë këta njerëz në luginën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në Xhenet, dhe të pinë nga dora e tij e nderuar?!

O ju besimtarë! Shikoni gjendjen e umetit Islam sot. Në mesin e tyre ka nga ata që adhurojnë dinarin dhe dirhemin, prej tyre ka nga ata që janë shumë të preokupuar në lidhjen e tyre me dëshirat sesa me fenë dhe shqetësimet e tij, e atyre dhe shembujve të tyre Zoti u ka thënë, dhe Zoti ka thënë për ta: “Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (El-Haxhxh 46)

O muslimanë! A nuk është ky realiteti i popujve të umetit  dhe realiteti i udhëheqësve të tij?! Ata janë të zënë me çështje të parëndësishme dhe të zënë që të jenë prezent në ndeshje futbolli, në gara bukurie dhe mode.  Futbolli është më i çmuar dhe më i rëndësishëm për ata se Kud’si dhe xhamia Aksa, dhe se fati i umetit dhe çështjet e tij. A nuk tregon kjo humbje të mendjes dhe mungesë besimi?! Dhe marrjen  e pasionit të tyre në vend të Zotit?!

O populli ynë! O umeti muslimanë, dhe o ju udhëheqësit e tyre! A nuk ka në mesin tuaj njeri të drejtë?! A do të dalë fitimtar umeti ynë me gjymtyrët e prera?! A nuk tmerroheni nga ajo që jeni dhe çfarë po bëni?! Ku është drejtësia, përmirësimi dhe devotshmëria e muslimanëve?! Ku është  këshilla juaj për Zotin, për të dërguarin e Tij dhe për librin e Tij?! Ku janë udhëheqësit e umetit për të cilët i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Imamët, udhëheqësit tuaj më të mirë janë ata që ju i doni dhe që ju duan, për të cilët luteni dhe që luten për ju.”

O ju besimtarë! Sa i përket situatës së tretë fatale: ne po e jetojmë tani. Është gjendja më e keqe e umetit tonë në të gjithë historinë e tij. Sepse mosbesimi dhe hipokrizia janë bashkuar me gjithë peshën dhe forcën e tyre mbi dhe para syve të njerëzimit. Ata janë egërsira që synon ju dhe ju jeni ushqimi i tyre. Çfarë pret populli arab pas kësaj që po ndodhën  përreth tij?! Mos po prisni të jeni llumi i popujve?! Apo të jeni të përulur dhe të poshtëruar që nuk merreni më parasysh?! Tek Zoti kthehet ankesa për gjendjen e umetit,  nga ai që i drejtohet të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili thotë:

“Thuaj të dërguarit të Zotit, o më i dërguari më i mirë, do t’ju përcjell atë që dini prej  keqardhjes time.

Popujt e tu në lindje dhe në perëndim të vendit janë si banorët e shpellës në gjumë të thellë,

Në besimin e tyre: Dy drita, Kurani dhe suneti, e çfarë është puna e tyre që gjendjen në errësirë?”

Pyesim me atë që ka thënë: E çfarë është puna e juaj që gjendjen në errësirë?

O ju besimtarë! Nuk ka rrugëdalje për ju nga kjo situatë e pështirë dhe nuk ka shpëtim për ju nga errësirë, përveç se me atë që u shpëtuan paraardhësit tuaj, sahabët dhe pasuesit e tyre, vetëm se që të  nxitoni në dispozitat e Sheriatit dhe ti zbatoni ato. Ka ardhur në hadithin fisnik: “ Libri i Zotit përmban udhëzim dhe dritë, prandaj merrni Librin e Zotit dhe përmbajuni atij.” Të vërtetën ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

“O Zoti im, jepi sukses në vendosmërisë umetit tim, zbukuro veprimet dhe vendosmërinë e tij, bashkoi radhët e muslimanëve me fenë e tyre dhe mbuloi ata me retë e mëshirës Tënde.” Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet një zemre të shkujdesur dhe të hutuar, që harron Zotin. Prandaj luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

LEXO  Dobitë dhe mirësitë e përkujtimit të Zotit të Plotfuqishëm

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, shokët e tij  dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Kapuni me librin e Zotit tuaj dhe me synetin e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse libri i Zotit tuaj, Kurani, ju bën të barabartë, ndërsa syneti  të dërguarit tuaj ju bën të fuqishëm, të fortë.

O ju të rinj! O ju të reja! Qëndroni me Islamin ku do që të jeni, mos i kushtoni vëmendje diçka tjetre përveç tij, që të jeni nën Hijen e Zotit, në ditën kur dielli do të afrohet tek krijesat, në ditën e tubimit të madh, në Mahshes, në masën e një milje. A nuk jeni të përmalluar që të jeni nga ata për të cilët i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “ Vërtet, Zoti yt habitet me një të ri që nuk ka dalldi.” Kuptimi: Ai që nuk ka gjynahe.

O ju të lidhur me këtë vend! Qëndroni të patundur në fenë tuaj dhe në rrugën e drejtë të Zotit, sepse kjo është kushti i lidhjes suaj dhe themeli i ekzistencës suaj në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij.  Shtoni bindjen tuaj dhe ruhuni nga veprat e liga në mënyrë që të jenin nga ata për të cilën Allahu ka thënë: “ Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.” (Fussilet 30-31) Ky është premtim nga Zoti që Ai do t’ju mbrojë nëse e ruani fenë e Tij dhe se do largojë pikëllimet dhe frikën tuaj nëse i përmbaheni ligjit të Tij.

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit  në lidhjen tuaj në xhaminë Aksa, mos e përzieni atë me argëtimin tuaj. Frikësojuni Zotit  në lidhjen tuaj në xhaminë Aksa, mos u largoni prej saj duke u hutuar nga dëshirat tuaja. Ndiqni traditën e halifeve të parë të drejtë, pasojeni atë. Ndiqni paraardhësit tanë të mirë, selefët, merrini ata shembull dhe model. Me traditën e kalifëve të udhëzuar dhe me historinë e paraardhësve të drejtë, do të nxirrni prijës që nuk do ketë gjë që do t’i shpërqendrojë nga feja dhe asnjë vend nuk do ti mbajë ata nga lavdia. Prandaj mos u bëni nga ata që janë dembelë,  as nga ata që e teprojnë, dhe mos u bëni nga ata që dynjaja dhe dëshirat e saj i hutojnë nga feja. Mos u largoni nga dijetarët e mirë, të drejtë, sepse përmes tyre Allahu do të ju largojë, nxjerrë nga fitnet, sprovat. Nëpërmjet tyre dhe me ata do të jetë rruga e juaj për në Xhenet. Ali Ibn Mediniji, ka thënë: “ Zoti e nderoftë fenë me të sinqertin, Ebu Bekrin,  ditën e braktisjes dhe me Ahmedin në ditën e sprovës.” Sa kemi nevojë për Ebu Bekër të ri, që ti kthehemi qasjes së tij dhe qasjes së sahabeve të nderuar. Sa shumë kemi nevojë për Ahmed Ibn Hanbel të ri që të na marri drejt synetit të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalët, veprimet dhe raportet e tij, synetit, që të ndriçohemi me të në kohën tonë të tunduar dhe të mashtruar.

O Zot, na bëj nga ata që e dëgjojnë fjalën dhe pasojnë më të mirën e saj. O Zot, ne jemi robërit e Tu, bijtë e robit dhe robëreshës Tënde, na ke mundësuar lidhjen në xhaminë e Aksasë, na ndihmo që të pajisemi me cilësitë e atyre që janë të lidhur me këtë xhami dhe na bëj ne nga të pranuarit tek Ti.

O Zot, nëse Ti je i kënaqur me lidhjen tonë në Bejtul Makdis, Kud’s, dhe rrethinat e tij, shto ndaj nesh kënaqësinë Tënde. E nëse kemi lënë diçka mangët në lidhjen tonë,  na jep kthim të mirë tek Ti.

O Zot, ne të kemi ardhur tek Ti në xhaminë e Aksasë, duke të bindur Ty, duke kërkuar mëshirën Tënde, të kënaqur me vendimin Tënd ndaj nesh, të lutemi me lutjen e atyre që kanë nevojë për Ty, që kanë frikë nga dënimi Yt, që të mos na japësh një armik që nuk të frikësohet Ty dhe nuk na mëshiron, të pranosh dëshmorët tanë, të mundësosh lirimin e të burgosurve tanë, tu japësh të plagosurve dhe të sëmurëve shërim, dhe që të largosh nga njerëzit tanë në Gaza fatkeqësinë dhe vështirësinë.  

O Zot, na bëj fidanë Tu në xhaminë  e Aksasë, bëj Aksanë tonë të sigurt me sigurinë Tënde, të lavdishme me lavdinë Tënde dhe triumfuese me ndihmën Tënde të qartë.

 O Zot, na jep mirësi në trupin tonë, pagabueshmëri në fenë tonë, përmirësoni të ardhmen tonë dhe na jep mirëqenien dhe bindjen Tënde për sa kohë që na lë në këtë botë.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë dhe ata që kanë të drejtë ndaj nesh. O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.

Adhurues të Zotit!  “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërishëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Kërkoni falje prej Tij sepse Ai jua falën gjynahet.

Ndërsa ti që fton për namaz, fto në namaz!

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1244466550162803

Post Author: endrit