Falënderimet i takojnë Allahut, shpikësit, ripërtëritësit, falës, të mëshirshmit, sunduesi i fronit të madh, Ai që bën atë që dëshiron.
Ai i krijoi krijesat dhe caktoi caktimin e tyre, vendosi për ta vdekjen të cilën nuk e shtynë aspak dhe as nuk e afrojnë.
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, atij iu dhanë fjalët përmbledhëse, oratoria, profeti arab besnik, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen e tij, bashkëshortet e tij nënat e besimtareve, shokët e tij besnikë dhe mbarë ata që e ndjekin dhe pasojnë udhën e tyre deri në ditën e fundit!
Ju këshilloj ju dhe veten me këshillën që Zoti i këshilloi mbarë brezat, frikësojuni Allahut sikurse e meriton dhe kapuni fort pas kësaj feje!
“Ne ju patëm sugjeruar atyre që u qe dhënë libri para jush e edhe juve që të kini frikë Allahun” Nisa 131.
Besimtarë të nderuar, krenaria e identitetit që kanë arabët buron nga të krenuarit me fenë dhe kapja fort pas gjuhës së tyre.
Feja dhe gjuha janë dy bazat kryesore të përkatësisë së njeriut, feja është zemra ndërsa gjuha është përcjellësi.
Duke qenë se gjuha si gjymtyrë është ambasadori i zemrës, atëherë gjuha është degë e fesë që ndërtohet mbi librin që është shpallur në gjuhën arabe, mbi synetit e zotërisë së profetëve, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!
Dihet se nuk mund të ketë komb pa gjuhë dhe as gjuhë pa komb, e krenaria e gjuhës arabe në mesin e gjuhëve të tjera është si krenaria e fesë islame karshi feve të tjera.
Nëse drita e zemrës së Umetit është feja, atëherë drita e gjuhës si gjymtyrë është gjuha arabe.
Kjo, sepse gjuha arabe është gjuha e Kuranit dhe synetit, gjuha e adhurimit dhe shkencës, mendimit dhe edukatës, e kulturës, civilizimit dhe politikës.
Ajo është një gjuhë e përbashkët që bashkon më shumë se një miliardë e gjysmë myslimanë mbi faqen e dheut.
Edhe pse kanë gjuhë të ndryshme, por Kuranin nuk e lexojnë vetëm se në arabisht, ashtu sikurse thotë dhe shejhul Islam Ibn Tejmije: “Guha arabe është moto e islamit dhe ithtarëve të tij.”
Nuk ka dyshim se gjuhët janë shenjat e kombeve përmes të cilave dallohen, dijeni se sado që t’i mbyllësh sytë dhe veshët, por nuk gjen më të ëmbël, të gjerë dhe kuptimplotë se gjuha arabe.
Asnjë gjuhë në glob nuk mund t’i afrohet asaj e jo më të barazohet me të, madje një pjesë e madhe e gjuhëve të botës përmbajnë fjalë me origjinë arabe, e si të mos ndodhë, kur gjuha arabe karakterizohet nga karakteret e plota, të ndërtuara mbi shqiptimet e drejta, nga fyti e deri tek dy buzët.
Shtoji kësaj se arabishtja ka shtatë shkronja që nuk gjenden në asnjë gjuhë tjetër e ato janë: ض ظ ع غ ح ط ق, dad, dha, ajn, gajn, ha, taun dhe kaf.
Nuk ka gjë për t’u habitur, sepse gjuha arabe është një e shkuar e bazuar, është e tashme vezulluese, është trashëgimi e së ardhmes së madhe.
Këto tre kohë s’janë tjetër vetëm se mosha e kombeve e shkruar në histori, ndaj dhe shumë edhe pse s’ishin pjesë e saj u nderuan, pasi që ndihmuan në ndërtimin e kësaj kulle që ishin vënë bazat.
Pati prej tyre që vendosën një kushtetutë për të, të tjerë shkruan për kuptimet e gjëra të saj, të tjerë që shkruan në retorikën e saj, prej tyre ishin dhe ata që shkruan rreth fjalorit të saj të madh.
Gjithë këta dhe të tjerë, patën nderin ta shqiptojnë atë edhe pse nuk rridhnin prej saj, sepse është gjuha e Kuranit Famëlartë.
Shejhul islam Ibn Tejmije r.a ka thënë: “Ambientimi me gjuhën letrare arabe nuk ndikon vetëm në gjuhë, ai ndikon derisa mbërrin në tru, moral dhe fe me një ndikim të madh.
Ajo ndikon dhe në përngjasimin me brezat e artë të këtij ymeti prej sahabëve e tabiinëve, dhe shëmbëllimi me ta shton arsyen, fenë dhe moralin.”
Sa bukur e përshkruan vlerën e saj Ibn Kajimi r.a ku thotë: “Vlerën e Kuranit arrin ta kuptojë ai që e mëson gjuhën arabe, mëson gjuhësinë, arabishten, retorikën, poezinë që përdornin arabët për t’u krenuar në çaste të ndryshme.”
Nuk ka dyshim se të qenit faktor në civilizim dhe revolucioni teknik kanë një rol kryesor në shndërrimin e gjuhës arabe në dytësore, duke ia ndërruar kahun dhe interpretimin e drejtë.
Përgjatë kësaj janë shfaqur dhe shumë negativitet në ndërlidhjen gjuhësore mes shoqërisë dhe kombit arab.
Edhe pse gjuha është faktori kryesor në ndërtimin e identitetit të tij, e kur kjo cenohet atëherë shiko copëtimin e identitetit dhe devijimin e gjuhës, si dhe ndikimin në kulturë e dobësimin në shkencë.
Kjo, sepse shoqëritë janë, sikurse ne ku çdokush hedh kulturën e tij me të mirat dhe të këqijat, vetëm se këto pozitivitete e negativitete lidhen ngushtë me gjuhën arabe.
Kjo ndodh sepse gjuha arabe bën tre detyra në ndërtimin e shoqërisë: shihet qartazi se është mjet i meditimit, mjet i mirëkuptimit dhe esencë e lidhjeve shoqërore, sikurse është përfaqësimi i individit dhe i shoqërisë.
Ka njerëz të cilët e kanë zëvendësuar përdorimin e shprehjeve dhe emërtimeve të caktuara me të tjera të huaja në fjalorin e tyre të përditshëm.
I mençuri e vë re arrogancën që gjendet në përdorimin e termave të huaj nga vetë arabët dhe kjo vihet re qartazi në përdorimin e termave të ndryshëm gjati ditës dhe pa qenë nevoja, qoftë në familje, nëpër dyqane, në reklama të ndryshme për kompani, apo dyqane tregtare.
Ka arritur puna deri aty, sa dhe ata që janë krenarë për arabishten, prej turpit apo talljes së të tjerëve kanë mësuar disa terma dhe i përdorin ato.
Kjo në mënyrë që t’i shpëtojnë sharjeve, apo cilësimit të tyre si njerëz të trashë të cilët nuk ambientohen dot me realitetin.
Mos u habisni, madje ka prej tyre që gjuhën e Kuranit e kanë gjuhën e tyre, nuk arrijnë të flasin letrare dhe të shqiptojnë saktë sikurse i takon.
Këta nuk e kanë kuptuar rrezikun që i kanosin gjuhës dhe identitetit të tyre, kombet e tjera krenohen me gjuhën e tyre, ndërsa këta janë më të dëmshëm për identitetin tonë se vetë ushtritë që janë drejtuar të na sulmojnë, kjo sepse sulmet gjuhësore arrijnë të ndryshojnë brenda një viti aq sa nuk ndryshojnë dot ushtritë për dekada me radhë.
Njerëzit duhet t’i mëshojnë shumë dashurisë për gjuhën arabe që të arrijnë të përjetojnë krenarinë e tyre në krenarinë e saj, pasi që ajo është gjuha e librit të Zotit dhe synetit të profetit a.s.
Nëse do veprojnë në mënyrë të tillë, me sytë e tyre do shohin vatanin dhe stabilitetin e tyre, do shohin kufijtë e gjëra të vatanit të tyre edhe nëse bashkëkombësit e zhgënjejnë, krenohen pse janë pjesë e saj, kënaqen kur e shqiptojnë dhe e dëgjojnë atë.
Pikëllohen kur shikojnë se si gjuhët e tjera përhapen me ngut ndërsa ajo qëndron në vend, s’ka krim më të madh se një komb të humbë gjuhën dhe të mos interesohet për të, vallë si do të krenohen ndaj gjuhëve të tjera?
Duhet pasur kujdes se mos popujt arabë të kthehen në të huaj me gjuhën e tyre, dhe kjo nëse nuk i kushtojnë vëmendje dhe nuk e konsiderojnë si gjuhë prijëse, atëherë do u bëhet gjuha si e huaj.
Ne sot kemi nevojë që njerëzit e specializuar të nisin fushata që ngjallin interes për gjuhën, shtojnë dashurinë për të, shuajnë akuzat e shumë atyre që mendojnë se arabishtja është gjuhë e vështirë, se termat e saj janë të ngurtë dhe të vjetër, duhet të gjejnë metoda të reja që përdorimin e saj e bëjnë të dashur.
Amr ibn Alai, imami i kënduesve të Kuranit Famëlartë ka thënë: “Nëse gjuhëtarët arabë nuk përpiqen për gjuhën e tyre, le ta dinë se ajo do shndërrohet nga një gjuhë tërheqëse në një gjuhë neveritëse.”
Nëse themi se shkaqet e prishjes së arabishtes janë dy” një i jashtëm dhe një i brëndshëm, dijeni se kurimi i të brendshmes mjafton për kurimin e të jashtmes po ashtu, pasi ai që ka mundësi që të ndreqë të brendshmen, i ka të gjitha mundësitë që të parandalojë dhe kurojë sulmet e jashtme!
Zoti është udhëzuesi dhe Ai që jep sukses, Atij i kërkoj falje për vete, për ju dhe për çdo mysliman prej çdo mëkati, ndaj lutuni për falje, se Ai është falës i Madh!
Falënderimet i takojnë Allahut për mirësitë dhe begatitë e Tij të panumërta!
Kini frikë Allahun, o ju robërit e Tij, dhe dijeni se ai që zgjedh gjuhën e huaj ndaj arabishtes duke menduar se kështu ka arritur një gradë aristokracie dhe kulture, betohem në Zotin se e ka gabim!
Ndodh që gjuha joarabe të përdoret, por si pasojë e nevojës, apo marrjes vesh me tjetrin, dhe kjo s’ka ndonjë të keqe sikurse veproi Profeti a.s kur iu nevojit diçka e tillë, e urdhëroi Zejd ibn Thabit r.a, që të mësonte gjuhën asiriane, sikurse e përcjell Ahmedi.
Por gjëja më e keqe është që ato gjuhë të zëvendësojnë gjuhën arabe, apo ti jepet përparësi atyre ose të barazohen me të.
Nuk është e udhës ndalimi i të mësuarit të gjuhëve joarabe, aq më tepër që ne si umet kemi nevojë thelbësore që të jemi në krye të gjithçkaje, fetarisht, shkencërisht, në kulturë, politikisht dhe ekonomikisht.
Një gjë e tillë nuk mund të bëhet e mundur pa mësuar gjuhët e tjera, dhe nuk e ndalon një gjë të tillë, vetëm se ai që s’arrin ta kuptojë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e tyre.
Një fjalë e urtë thotë: “Kush e mëson gjuhën e një populli, i ruhet të keqes së tyre.”
Realiteti na tregon se e mësuara nuk ndihmon vetëm që t’i ruhemi intrigave të tyre, por e kalon diçka të tillë shumëherë.
Qëllimi kryesor është që gjuhën e Kuranit dhe të synetit, gjuhën e mbarë ymetit të mos e sfidojë asnjë gjuhë tjetër, ndërsa folësit e saj të jenë dëshmitarë për të tjerët.
Ajo çfarë e bën akoma dhe më të bukur këtë gjuhë është fakti se ajo është tradicionale, koherente dhe e ripërtërishme, në çdo kohë dhe vend, njerëzit gjejnë shprehje që i shërbejnë për nevojat e tyre dhe gjërat e reja!
Si emërtimet e reja për shpikje të kohës të cilat nuk kanë qenë të njohura herët dhe kjo marrë nga domethëniet e emërtimeve dhe analizat gjuhësore të ndryshme.
Gjuha e Kuranit lartësohet dhe triumfon dhe s’mundet gjuhë të triumfojë mbi të.
“Kuran arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar” Zumer 28.
Dërgo salavate mbi më të mirin e njerëzimit dhe më të dëlirin, Muhamedin të birin e Abdullahut, ndërmjetësuesin dhe të zotin e Haudit në ditën e kiametit, pasi që për diçka të tillë ju ka urdhëruar Zoti ku e nis me veten, më pas melaiket e tij dhe më pas ju urdhëron juve o ju besimtarë ku thotë: “O ju që keni besuar, madhëroni pra atë dhe përshëndeteni me selam” Ahzab 56.
Zoti ynë, lartësoje, bekoje e begatoje Muhamedin, të dërguarin dhe robin Tënd, fytyrëndriturin dhe ballë vezulluesin, ji i kënaqur dhe prej katër kalifëve të tij, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, si dhe mbi mbarë sahabët e të dërguarit Tënd, tabiinët dhe këdo që e ndjek rrugën e tyre, përfshina dhe ne me ta me mëshirën Tënde, o Zot i gjithësisë!
Zoti ynë, lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët!
Zoti ynë ndihmoje fenë, librin dhe synetin e të dërguarit Tënd si dhe robërit e tu besimtarë!
Largoja Zot brengat çdo të brengosuri, zgjidhja hallet, shlyeja borxhet borxhlinjve, shëroi të sëmurët tanë dhe të mbarë myslimanëve!
Zoti ynë na siguro në trevat tona, udhëzoji prijësit dhe përgjegjësit tanë, prijësin tonë vëre në dorën e atij që të frikësohet Ty dhe endet për në kënaqësinë Tënde!
Zoti ynë udhëzoje prijësin tonë për në vepra dhe fjalë që e kënaqin madhërinë Tënde, o i Gjalli i Përhershëm!
Udhëzoje atë dhe princin e kurorës për atë që është në dobi të vendit dhe popullatës!
Zoti ynë na pajis me devotshmëri, na i pastro shpirtrat e kush tjetër mund ta bëjë diçka të tillë më mirë se Ti!
Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër dhe ruana nga zjarri!
I Lartësuar qofsh Zot nga ajo që të mveshin, paqja qoftë mbi profetët, dhe falënderimet e vazhdueshme qofshin për Zotin e botëve!