Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 18-11-1446H 16-05-2025 D
Shejh Halid El Muhana
Tema Të afrohesh tek Zoti i Plotfuqishëm
Lavdërimet janë për Zotin, për Atë që është afër dhe i përgjigjet lutjeve, Ruajtësi, Sunduesi dhe Llogaritësi, Ai që afron pranë Vetes kë të dëshirojë nga krijesat e Tij, dhe mbanë pranë Vetes ata që zgjedhën nga robërit e Tij.
Lutem dhe përshëndes robin dhe të dërguarin e Tij, zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, krijesa më e nderuar tek Ai.
Në vijim
O ju njerëz! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë dhe përmbajuni fort fjalës së devotshmërisë; “S’ka Zot tjetër përveç Allahut.” Vërtetë i lumtur është ai që mbanë devotshmërinë në zemrën e tij dhe e mbanë para vetes së tij botën Tjetër, Ahiretin. “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)
Adhurues të Zotit! Vërtetë njeri i suksesshëm, rruga e të cilit është ndritur, e ndriçuar, është ai që ecën drejtë Zotit të tij në një rrugë të drejtë, pa asnjë shtrembërim, duke ju afruar Zotit të tij të Madhërishëm, pa devijuar nga rruga dhe pa u larguar nga rruga e drejtë. I afrohet Zotit të tij me vepra të pastra dhe të mira, në dritën prej Zotit të tij, duke e dashur Atë me dashuri të plotë, të madhe, duke e lavdëruar Atë me lavdërimin dhe nderimin më të madh, duke iu nënshtruar Zotit të tij me përulësi të plotë, duke patur nevojë të plotë për Atë, duke shpresuar në shpërblimet e Tij dhe duke patur frikë nga ndëshkimi i Tij, duke kuptuar cilësitë e atyre që Zoti na ka udhëruar ti ndjekim nga profetët, të dërguarit dhe më të mirët e robërve të zgjedhur të Zotit, për të cilët Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.” (El-Isra’ 57)
O ju muslimanë! Gjëja më e madhe që e afron robin me Zotin dhe Sunduesin e tij është plotësimi i detyrave që Zoti ja obliguar, sikurse tregohet nga fjala e Allahut të Madhërishëm në një hadith Kudsi, ku ka thënë: “ Veprat më të dashura me të cilat robi Im më afrohet Mua janë ato që Unë ia kam obliguar atij.” Nuk ka gjë më të dashur tek Allahu i Madhërishëm se Njësimi i Tij në adhurimin e Tij dhe sinqeriteti i besimit vetëm për Të, e ai është obligimi më i madh i Zotit ndaj robërve të Tij. Sikurse nuk ka gjë më të urryer tek Ai se të bërit shirk, të adhurohet dikush tjetër përveç Tij, dhe ajo është gjëja më e madhe nga nga të cilat ka ndaluar Allahu i Madhërishëm prej tyre. Vërtetë nga obligimet më të rëndësishme të Islamit, më primaret ndaj të cilave duhet të kushtohet rëndësi dhe më e sigurta që na ofrojnë tek Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi është obligueshmëria e namazit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” (El-‘Alak 19) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Momenti dhe vendi ku robi është më afër Zotit të tij është sexhdeja e pikërisht aty shtoni duatë tuaja se përgjigja është e garantuar.” E kjo për shkak se sexhdja e njeriut në namazin e tij është kulmi i nënshtrimit dhe përulësisë, ndërsa Zotit i takon kulmi i lavdisë. Për Atë është lavdia e pa masë, sa më largë të jesh nga atributiet, cilësitë e Tij aq më afër je me Xhenetin e Tij dhe i je afruar Atij në shtëpinë e Tij, në Xhenet. Ja ka qëlluar ai që ka thënë:
“ Nëse qafat tona përulen me përulësi tek Ti, atëherë lavdia e tyre është në përulësinë e tyre.”
Për sinqeritetin e përulësisë së robit ndaj Zotit të tij dëshmojnë dy gjëra: E para: Nënshtrimi, dorëzimi ndaj Zotit të tij në urdhrat dhe ndalesat e Tij, dhe përballimi i caktimit, gjykimit të Tij me durim dhe nënshtrim. Ndërsa e dyta: Heqja nga vetja e rrobës së arrogancës dhe mantelin e mendjemadhësisë, dhe domosdoshmëria e tij për të veshur rrobën e përulësisë dhe thjeshtësisë. Shjehul Islami, Ibn Tejmijete, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Sa më i përulur që të jetë robi ndaj Zotit të tij dhe sa më e madhe të jetë nevoja e tij për Të, aq më afër Tij do të jetë dhe më i nderuar, prej Tij.”
Adhurues të Zotit! Robi që e do Zotin vazhdon të afrohet tek Ai dhe pasi të ketë kryer obligimet e fesë përmes veprave vullnetare, dhe i pason obligimet me vepra të përlqyera dhe me vepra të rekomanduara deri sa atë ta dojë Zoti i tij, e atë që e do Allahu, Ai do të jetë mbrojtësi dhe mbështetësi i tij. Ai, njeriu, mbrojti veshin dhe shikimin e tij nga gjërat e ndaluara, r mbrojti dorën e tij nga agresioni, armiqësia ndaj të tjerëve, ndaloi këmbën e tij nga të ecurit drejt asaj që nuk i pëlqen Zotit, dhe eci me to vetëm drejt asaj që e kënaqën Zotin dhe Sunduesin e tij. Me këtë vepër ai pastron veten dhe zemrën e tij, është afër Zotit të tokës dhe të qiellit, dhe lutjet e tij pranohen. Sikurse tregohet nga fjala e Allahut të Madhërishëm në një hadith Kudsi, ku thuhet: “ Robi Im vazhdon duke u afruar tek Unë me vepra vullnetare derisa Unë ta dua atë, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon, syri i tij me të cilin shikon, dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm dhe këmba e tij me të cilën ecën. Nëse më kërkon diçka nga Unë, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”
Sa më shumë që i afrohet robi Zotit të tij aq më shumë e afron Zoti i tij me Të, e shpërblen me lajmin madhështorë, që pothuajse i bën shpirtrat të fluturojnë nga gëzimi dhe lumturia. Ai që është afër Zotit, në momentet e fundit, përgëzohet me atë që ka përgatitur Zoti për ata që janë afër Tij, si rehati, lumturi, gëzim dhe furnizim bujar, kjo e ardhur në fjalën e të Lartësuarit dhe të Madhit, Allahut të Madhërishëm, ku thotë: “Kështu, nëse ai (në agoni) është nga njerëzit e afërt (me Allahun), do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.” (El-Vaki’a 88-89)
O ju muslimanë! Robërit më të mirë të Zotit i janë afruan Atij, kërkuan ndihmën e Tij me veprat e tyre të mira dhe të drejta, dhe përmbushën premtimet të cilat kishin dhënë. Kështu, Allahu i Madhërishëm i afroi ata në afërsinë më të madhe, në maximum, deri sa arriti në nivelet më të lartë të afërsisë me robërit e Tij, Muhamedin dhe Ibrahimin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta, ku secilin prej atyre të dyve i mori, i quajti, Halila, mik i ngushtë i Tij, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ibrahimin Allahu e ka marrë për mik të ngushtë?!”(En-Nisa’ 125) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse do të kisha zgjedhur një Halil, mik të ngushtë nga umeti im, do të kisha zgjedhur Ebu Bekrin, por shoku i juaj është Halil, mik i ngushtë i Zotit.” Zoti ka bërë që statusi i shpirtrat të tyre në jetën e Berzahut, varrit, të jenë në pozitat më të larta, dhe gradët e tyre në Xhenet në gradët më të larta. Pastaj, pas atyre të dyve afër tyre është Musai, atij të cilit i ka folur Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ata. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, duke e afruar në një bisedë të fshehtë.” (Merjem 52) Pas tyre vijnë Isai dhe Nuhu, e pas tyre të gjithë profetët dhe të dërguarit e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë. Më pas Ebu Bekri dhe Omeri, pastaj Othmani dhe Aliu, pas tyre shokët e të dërguarit të Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe Zoti qoftë i kënaqur me ta. Kjo sipas përparësisë së tyre në besim, hixhretit të tyre, emigrimit dhe luftës së tyre në rrugë të Allahut, me të dërguarin e Allahut. Pastaj vijnë shokët e të dërguarve të Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi ta, e më pas më të mirët e këtij umeti nga tabiinët dhe pasuesit të tyre, dhe imamët, udhëheqësit e drejtë nga ky umet, nga dijetarët dhe njerëzit e mirë.
Vëllezër në besim! Vërtetë nga mirësia e Allahut ndaj robërve të Tij, lehtësimi i Tij ndaj tyre, dhe nderimi i Tij për ata është se Ai nuk ka ligjëruar që robërit e Tij të ndërmjetësojnë në mes të tyre dhe Tij dikush nga krijesat, të cilëve ata mund t’ua plotësojnë nevojat e tyre dhe të kërkojnë ndërmjetësim tek Zoti i tyre nëpërmjet tyre dhe të kërkojnë prej tyre që ti afrojnë tek Zoti i tyre. Por Ai për robërit e Tij ka hapur portat e mirësisë dhe mëshirës së Tij në mënyrë që ata të mund t’i afrohen Atij nëpërmjet veprave të tyre të mira dhe t’i afrohen Atij nëpërmjet lutjeve të tyre drejtuar Tij. Duke mos iu lutur askujt tjetër përveç Tij, duke mos iu lutur askujt tjetër përveç Tij dhe nuk i kërkojnë askujt tjetër përveç Tij që t’i afrojë tek Ai, i Lartësuar dhe i Madhëruar është Ai. Por përkundrazi, ata i luten Atij dhe Ai u jep atyre, i afrohen Atij dhe Ai i afron ata. Zoti ka dënuar një grup politeistësh që luteshin të tjerë përveç Tij dhe i shoqëronin Atij të tjerë në adhurim, dhe nuk u bënë dobi atyre dhe nëse qëllimi i tyre ishte të kërkonin afërsi me Zotin, pasi që mjeti i tyre për atë qëllim fisnik ishte një mjet i pa vlerë, jo i saktë. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë patur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.” (Ez-Zumer 3)
Nga se mjeti i tyre për t’iu afruar Zotit ishte politeizëm, nuk u solli dobi atyre, përkundrazi, Zoti i mohoi dhe i shpalli jobesimtarë. Prandaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, duke shpjeguar rrugën e drejtë në adhurimin e Tij, ka thënë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare 186)
Ai, të shenjtëruar janë emrat e Tij, di sekretet dhe çfarë fshihet, Pa dyshim, Atij nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell! Ai dëgjon zhurmën e zërave në gjuhë të ndryshme, me gjithë shumëllojshmërinë e nevojave të tyre. Atë nuk e shpërqendron dëgjimi i një gjëje nga një dëgjimi i një tjetre, as nuk i ngatërrohen kërkesat, çështjet dhe lutjet, as nuk mërzitet nga këmbëngulja e të përgjëruarve.
Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumetet dhe urtësitë e tij të larta.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Zotit, të Plotfuqishmit, të Lavdëruarit, të Mëshirshmit dhe të Dashurit. Lutjet dhe përshëndetjet janë për zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamed, zotëruesi i luginës së premtuar dhe i flamurit të vendosur.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Zotëria i të dërguarve përcolli mesazhin e qartë dhe Zoti vendosi me të argumentin përmes tij për mbarë botën. Ai nuk ka lënë asnjë gjë që ju afron për tek Zoti pa e shpjeguar, bërë të qartë atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë nuk kam lënë asnjë gjë që ju afron për tek Zoti pa ju urdhëruar që ta bëni atë.” Prandaj, të afëruarit për tek Allahu i Madhërishëm, nuk kërkohet përveçse nëpërmjet asaj që Ai ka përcaktuar në Librin e Tij, Kuran, ose asaj që i dërguari i Tij e ka shpjeguar dhe në të cilën kërkuesi është i sinqertë. E çdo gjë tjetër përveç kësaj refuzohet nga vepruesi i saj dhe vetëm sa e rritën distancën, largësinë nga Zoti i tij. Siç tregon për këtë thënia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Kush bën një veprim që nuk është në përputhje me urdhrin tonë, do të refuzohet.” Do të thotë: Refuzohet nga vepruesi i tij dhe nuk pranohet.
Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Rruga, mjeti që të afron për tek Zoti është t’i përmbahesh sunetit, të qëndrosh me të në dukje dhe në fshehtësi, të kesh nevojë në vazhdimsi për Zotin dhe të dëshirosh vetëm Madhërinë e Tij me fjalë dhe vepra. Askush nuk e ka arritur afërsinë e Zotit përveçse nëpërmjet këtyre të trejave, e kush ka shkëputur njërën prej tyre vetëm se është shkëputur, larguar prej Tij, ose prej njërës prej tyre.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
O Zot, të kërkojmë të na japësh afërsi me afërsinë Tënde, kënaqësinë e komunikimit me Ty, ndihmë në përkujtimin Tënd, falënderimin Tënd dhe adhurimin Tënd të mirë siç duhet.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin, profetin dhe mikun Tënd të ngushtë, të dërguarin tonë Muhamedin. O Zot, jepi atij ndërmjetësim dhe mirësinë, dhe ngrije atë në një pozitë të lavdërueshme që do ta kenë zili të parët dhe të fundit.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e nderuar të profetit, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm.
O Zot, të lutemi, ji ndihmës dhe mbështetës i vëllezërve tanë të shtypur besimtarët, mbrojtës dhe përkrahës i tyre. O Zot, ndihmoi ata në Palestinë përballë jehudëve tiranë, të padrejtë, sionistët pushtues. O Zot, mundësoju ushqim të uriturve prej tyre, jepu siguri të frikësuarve prej tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të dëmtuarit e tyre. O Zot, forco zemrat e tyre dhe largo fatkeqësitë e tyre. O Zot, jepu atyre fitore të qartë, dhe ndihmoi ata me ndihmë të madhe.
O Zot, ruaj muslimanët në çdo vend dhe përhap në vendet e tyre sigurinë dhe besimin. O Zot, përmirëso marrëdhënijet në mes tyre, bashko zemrat e tyre, udhëzoi ata që të kapen pas litarit Tënd, Kuranit, dhe që t’i nënshtrohen gjykimit Tënd.
O Zot, mbështet me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, ndero me atë fenë Tënde dhe lartëso me atë fjalën Tënde. O Zot, jepi sukses atij dhe zevëndësit të fronit të tij në atë që është përmirësimi i çështjeve të popullit dhe të vendit, o Zoti i botëve.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj