Përfitoni nga muaji Shaban dhe përgatituni për Ramazan

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       06-08-1445  H    16-02-2024 D 

Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Përfitoni nga muaji Shaban dhe përgatituni për Ramazan

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, e prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Vërtetë, fjala më e vërtetë është libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është devijim, e çdo devijim është në humbje dhe çdo humbje e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit! Dijeni se devotshmëria ndaj Allahut të Madhërishëm është furnizimi më i mirë dhe kënaqësia më e madhe. Ndaloni dhe meditoni në realitetin e kësaj bote;  Sa nga ndërtesat e mira shkatërrohen pasi që janë ndërtuar, sa nga njerëzve ju është dhuruar dhe janë të lumtur, por shumë shpejt ajo lumturi do ta lërë atë ose ai do e lërë atë? E nëse njeriu i arsyeshëm e di këtë atëherë ai do të nxitojë drejtë kënaqësisë së Zotit të tij, bën mirë dhe i shton veprat e tij të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Al ‘Imran 133-134) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj përpiquni t’ia kaloni njëri-tjetrit, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, e që është përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafundme.” (El-Hadid 21)

LEXO  Gjendja e muslimanit në mes të nënshtrimit dhe dashurisë së plotë për Zotin

Të garuarit dhe përpjekjet tuaja duhet të jetë në punë të mira, dhe nëse i shikoni ato të lehta, të vogla,  duke u larguar nga gjynahet dhe nëse në ato janë të neveritshme në shpirtrat tuaj.  Kjo në mënyrë që njeriu të mos jetë përtac në kryerjen e çdo gjëje që është urdhëruar të bëj,  nga respektimi dhe zbatimi i urdhrave dhe të shmangurit  e të ndaluarave,  duke njohur atë që është e dihet dhe duke refuzuar mohuar atë që është mohuar. Mos neglizhoni asnjë gjë nga bindjet ndaj Zotit, sepse ndoshta një adhurim, bindje ndaj Zotit të shpie për në lumturinë e përhershme. Si dhe mos neglizhoni asnjë gjë nga shkeljet,  sepse ndoshta një shkelje mund të bëhet shkak për ndëshkim të përjetshëm. Prandaj garoni dhe nxitoni për në vepra të mira që të meritoni Xhenetin e Zotit dhe kënaqësinë e Tij.

O ju muslimanë! Falënderojmë Allahun, Dhuruesin, i Cili ka veçuar çfarë ka dashur nga koha dhe vendi. Sikurse ka vlerësuar dhe veçuar disa momente dhe disa ditë, dhe i ka dalluar ato me lloje të mirësive dhe begative, njëjtë ka përzgjedhur nga muajt e preferuar muajin e Shabanit, pararojë e një muajit të madhërishëm në të cilin fshihen gjynahet, dhe zbresin në të begati të pafundme nga Ai që di të fshehtat. Në të janë zbritur vendime dhe ajete të qarta, dhe në këtë muaj të dërguarit tonë, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kanë ndodhur mrekullitë e mahnitshme. Ai është muaj në të cilin shumëfishohen veprat e mira, renditen në të veprat e mira dhe me ato fitohen shumë mirësi.  Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e agjëronte të gjithë muajin e Shabanit. Ndërsa në një transmetim: “ Përveçse shumë pak ditë prej tij, nuk i agjëronte.” Por ai agjëronte shumë në muajin e Shabanit në veçanti, sepse ai është muaji në të cilin ngrihen veprat e njeriut për tek Zoti i botëve, e i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dëshironte që veprat e tij të ngrihen tek Zoti i botëve duke qenë me agjërim. Sikurse ai është muaj në cilin neglizhojnë, janë të pakujdesshëm për të shumë nga njerëzit, nga se ai është në mes muajit të Rexhepit dhe Ramazanit. Sikurse ka ardhur kjo në një transmetim tek Nesaiu dhe Ahmedi, nga Hib Ibn Hib Ibn Usamete Ibn Zejdi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy.  Çdo musliman në këtë muaj duhet  të veprojë sa të mundet nga adhurimet dhe mirësitë, dhe nëse mund të agjërojë sa më shumë që të jetë e mundur, duke shpresuar tek Allahu për pranim dhe falje,  nga Bujari, Dhuruesi. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, është transmetuar se ai ka thënë; “ Kur hynte muaji i Shabanit  muslimanët përqendroheshin në Kuran, lexoni atë dhe nxirrnin zekatin e pasurisë së tyre, që të ndihmonin të forcohet i dobëti dhe i varfëri për agjërimin e muajit të Ramazanit.” Në disa Ethare ka ardhur se muaji i Shabanit është quajtur si muaji i Kuranit. Sikurse dihet  leximi i Kuranit kërkohet në çdo kohë, por që kërkohet më shumë në disa kohë të bekuara dhe në vende të nderuara.

LEXO  Këshilla për popullin e Palestinës dhe për të gjithë muslimanët

Vërtetë nga bindjet më të mira me të cilat ngrihemi në gradë është Njësimi i Allahut të Madhërishëm, me Ekzistencën dhe Sundimin e Tij, me Emrat dhe Cilësitë e Tij, me faljen e namazit dhe me dhënien e lëmoshës tek të afërmit, tek gratë e veja, tek fëmijët jetimë, të varfrit dhe tek nevojtarët.

O ju muslimanë! Frikësojuni  Allahut, dhe falënderojeni Allahun e Madhërishëm që ju mundësoj që të arrini këtë muaj të mirë. Dijeni se kohët në mirësi ndryshojnë, prandaj mbushini ato me vepra të mira dhe kalojini ato me bindje.  Vërtetë shpirtrat priren të jenë dembelë dhe në rehati, prandaj mos ju bindni dëshirave të tyre dhe pastroni ato. Kjo botë nuk është vendqëndrim i përhershëm, prandaj kaloni përmes saj dhe mos u mashtroni nga ajo. Njeriu i zgjuar dhe i mençur nuk e ka të vështirë të jetojë në të. Prandaj lëreni shoqërinë e saj dhe braktiseni dhe përpiquni në kohë mirësish ndryshe nga kohët e zakonshme. Merrni prej tyre  “reliket e çmuara,”  që do të jetë të dobishme për ju në Ditën e Gjykimit.

Zoti na bëftë të gjithëve nga ata që pendohen dhe pranohen pendesat dhe falen gjynahet dhe gabimet e tyre nga Ai. O Zot, na ndihmo në përmendjen dhe falënderimin Tënd, dhe në adhurimin Tënd më të mirë.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për veten dhe për ju nga çdo gjynah, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

Hutbja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, poseduesi i mirësive dhe dashamirësive, na ka dhuruar sezone mirësie që të qëndrojm të bindur ndaj Tij në çdo kohë.   

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu më i devotshëm dhe krijesa më adhuruese ndaj Zotit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e nderuar, dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi,  lutje dhe përshëndetje të shumta deri në ditën kur të ringjallen të gjitha krijesat.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur. Bashkëpunoni në mirësi dhe devotshmëri, dhe mos bashkëpunoni në të keqe dhe armiqësi. Drejtohuni vetëm Tek Ai në plotësimin e nevojave tuaja, dhe kërkoni nga Ai mbështetje dhe ndihmë, jo nga dikush tjetër veç Tij. Kush mbështetet vetëm tek Allahu, Ai i mjafton atij, e kush mbështetet tek dikush tjetër veç Allahu, do lihet nën kujdesin e tij, e kush mbështetet tek dikush tjetër përveç Allahut ka humbur. Përmbajuni librit të Allahut të Madhërishëm, Kuranit, sepse ai do të ju udhëzojë drejtë asaj që është më e mira, drejta, kapuni me sunetin e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në atë që është për ju dhe ndaj jush, që të keni sukses dhe të jeni të lumtur. Binduni kujdestarëve të çështjeve tuaja me mirësi do të keni sukses, udhëzoheni dhe do të ndihmoheni.  Ajo që është e pakët dhe e mjaftueshme është më e mirë se ajo që është e shumtë dhe shpërqëndruese. “Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë e ju nuk mund t’i ikni asaj.” (El-En’am 134)

LEXO  Përfundimi i Ramazanait - Meka 31.05.2019

Adhurues të Zotit! Shtoni lutjet dhe përshëndetjet për mbrojtjen më të madhe në ditën e Gjykimit, për të dërguarin dhe ndërmjetësuesin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, me të gjithë shokët e tij, dhe me pasuesit e tyre me vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

O Zot, na bëj dobi me dashurinë e tyre, na ringjall o Allah, nën shoqërinë e tyre, dhe mos na bëj të devijojnë nga praktika dhe metoda e tyre, o më Bujari i bujarëve.

O Zot, mbështet Islamin dhe muslimanët, me mirësinë Tënde lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit  dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbretit Selman Bin Abdul Aziz, mbështete dhe ndihmoje atë.

O Zot, me lavdinë dhe fuqinë Tënde, ndihmoje atë në punët e njerëzve, lartëso përmes tij flamurin e Islamit dhe muslimanëve, mbështete atë me drejtësinë dhe zëvendësin e tij, me princin e  kurorës, shkëlqesinë e tij mbretërore, princin Muhamed Bin Salman Bin Abdulaziz,  Zoti e ruajt.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që është e mirë dhe e dobishme për popujt dhe vendet e tyre. O Zot, zbrit mbulesën Tënde mbi vendin tonë dhe mbi të gjitha vendet muslimane.

O Zot, kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt,  dhe tek Ti prej Teje, nuk mund të numërojmë lavdërimet ndaj Teje, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde.

O Zot, mos na ndëshko me të këqijat e veprave tona, mos na merr në përgjegjësi për atë që kanë bërë të këqijtë nga ne, na ruaj nga çdo çështje që na shqetëson dhe bëhu Përkrahës dhe Ndihmës për ne.

O Zot, shpëto të dobëtit prej muslimanëve në Palestinë. O Zot, të lutemi që të gëzosh zemrat tona me çlirimin e Kud’sit nga duart e sionistëve Jehudëve pushtues dhe me gëzimin e fitores së musimanëve në çdo vend përballë armiqve të tyre të padrejtë.

O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm.

O Zot, zbrit tek ne shi!

O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.

O Zot, na begato me atë që na ke furnizuar dhe na e shto atë, o Zoti i botëve.  

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

Post Author: endrit