Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 27-07-1447 H 16-01-2026 D
Shejh Ali Hudhejfi
Tema Përfitime dhe mësime nga Israja dhe Miraxhi
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Sunduesin, të Shenjtin (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësin, Ai që është plot Madhëri dhe Nderim, Zotëruesin e Shenjave të Mëdha dhe Pushtetit të Plotë mbi të gjitha gjërat, Atij i përket lavdia që nuk mund të arrihet dhe as nuk mund të dëmtohet.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Zotëruesi i mirësive dhe begative. Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është zotëria i njerëzimit në saje të gradës dhe pozitës së lartë që Zoti i ka dhënë atij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, ndriçuesit e errësirës.
Në vijim
Fikësojuni Zotit të Plotëfuqishëm me gjithë devotshmërinë që mund të keni, fuqia e Zotit është e madhe dhe e pamasë dhe të drejtat e Tij mbi krijesat janë të shumta. Askush nuk mund t’i përmbushë të drejtat e Zotit në mënyrë të përsosur, megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe falës, me mirësinë e Tij ka përcaktuar vetëm detyrime të thjeshta dhe ka premtuar shpërblim të madh për to. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.”(En-Enfal 29)
O ju njerëz! Israja është nga shenjat e mëdha të Zotit, ndërsa Miraxhi është shenjë më e madhe se Israja. Zoti nderoi me të mikun e Tij Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe me të fshiu të gjitha shqetësimet dhe hidhërimet e tij. Zoti bëri që ai të harronte me këtë Isra të gjitha vështirësitë, shqetësimet, fatkeqësitë dhe dëmet e rënda në thirrjen ndaj Zotit të Lartësuar, të cilat as malet e forta nuk mund t’i përballonin. Para Israsë, në një kohë të vështirë dhe një kohë afër kësaj ngjarjeje, hidhërimet pasuan njëra-tjetrën tek më i miri i njerëzimit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e shoqëruan atë hidhërimet dhe u përball me tallje dhe poshtërim.
Në këtë kohë, vdiq Hatixhja, Zoti qoftë i kënaqur me të, e cila ishte një burim ngushëllimi për të dhe një mbështetëse e vërtetë që e ngushëllonte dhe e ndihmonte me detyrat e tij të vështira në jetë dhe e mbështeste me pasurinë e saj. Në të njëjtin vdiq dhe xhaxhai i tij Ebu Talibi,i cili e mbështeti dhe e mbrojti nga çdo agresor, ziliqar dhe keqbërës që donte ta dëmtonte në çfarëdo mënyre.
Ai kërkoi mbështetje nga fiset gjatë sezonit të Haxhit, e në fund kërkoj mbështetje dhe nga fisi Benu Thakif, por ata nxitën budallenjtë nga mesi i tyre ta qëllonin me gurë derisa i nxorrën gjak nga këmbët e tij. Kështu ai iu drejtua Zotit të Fuqiplotë dhe të Madhërisë me këtë lutje: “ O Zot, tek Ti ankohem për dobësinë time, për pafuqinë time dhe për shpërfilljen e njerëzve ndaj meje. O më i Madhi Mëshirues, Ti je Zoti i të pafuqishmëve. Ti je Zoti im. Në dorën e kujt po më lë? Në dorë të armikut të largët, të panjohurit, që më përzënë nga çdo vend, apo tek armiqtë që janë të fuqishëm kundër meje në vendin tim? Nëse nuk je zemëruar me mua, nuk shqetësohem fare nga armiqtë, por mëshira dhe mbrojtja Jote janë më të shtrenjtat për mua. Kërkoj strehimin në dritën e fytyrësTënde, me të cilën ke zhdukur errësirat dhe janë përmirësuar me të çështjet e kësaj bot dhe të botës Tjetër, Ahiretit, që të mos më përfshijë zemërimi Yt dhe të mos bjerë mbi mua pakënaqësia Jote. Tek Ti pendohemi deri sa të jesh i kënaqur me mua. S’ka forcë dhe fuqi tjetër përveç Teje.”
Pas Taifit, Meleku i maleve e thirri që ta urdhërojë t’i rrëzojë dy malet pranë Mekes mbi të, Taif. Ai ka thënë: “Shpresoj që Zoti do të nxjerrë prej tyre nga ata që do ta adhurojnë Atë.” Kjo është vetëpërmbajtje, bindja, durimi dhe mëshira e vërtetë. Ai nuk u kthye në Mekë përveçse në afërsi të një burri politeist. Kur njerëzit e tokës u kthyen kundër këtij profeti, e nënçmuan dhe ushqyen armiqësi ndaj tij, provuan çdo mjet për të hedhur poshtë thirrjen për monoteizëm, Zoti, me fuqinë e Tij, deshi ta ngrinte të dërguarin e Tij fisnik, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për në qiejt më të lartë, tek Froni i Zotit të Madhërishëm. Për ta ngritur statusin e tij dhe për ta nderuar atë me anë të kësaj, që të jetë një burim ngushëllimi dhe qetësie për të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, përballë ashpërsisë së jobesimtarëve. Që të jetë përshëndetje dhe përgatitje pët këtë fe, e cila, pas Israsë, do të ketë një fitore të qartë në të gjitha vendet, me anë të së cilës do të mbizotërojë mbi çdo politeizëm, Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ (Allahu) është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.”(Et-Teube 33) Ngritja që Zoti i Lartësuar i bëri të dërguarit të Tij për në qiell nënkupton lartësimin e përjetshëm të Islamit. Sepse Islami është suprem, i lartë dhe asgjë nuk është më e lartë se ai, ashtu siç është ngritja e dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në një nivel që asnjë i dërguar para tij nuk e arriti. Urime për ata që e mbështesin atë dhe mjerë për ata që e kundërshtojnë dhe e braktisin atë. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ … dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”(Et-Teube 40)
O ju njerëz! Zoti i Plotfuqishëm e filloi suren Isra’ me fjalët e Tij të lavdishme: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (El-Isra’ 1)
Zoti i Botëve, kur dëshiron të madhërojë dhe shenjtërojë Veten, ta lavdërojë Veten me atribute përsosmërie, madhështie, lartësie dhe fuqie të përsosur, fillon duke e madhëruar Veten, i Lartësuar është Ai, si fjala e Tij ku Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!” (Ja Sin 83) dhe si fjala e Tij, Zotit të Lartësuar: “ I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata!”(Es-Saffat 180)
Nëse i Lartësuari dhe Madhërishmi dëshiron ta pastrojë Veten nga thëniet e politeistëve dhe ateistëve, thënie nga të cilat Zoti është i shenjtëruar dhe i lartësuar, dhe nga të cilat Zoti është shumë më lart dhe përtej tyre, Ai, i Lartësuari dhe i Madhërishmi, fillon duke e lavdëruar Veten, i Bekuar dhe i Lartësuar është Ai, sikur se fjala e Zotit të Lartësuar që thotë: “ Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka për Vete një bir (prej engjëjve)”. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar!…” (El-Enbija 26) dhe si fjala e Zotit të Plotëfuqishëm që thotë: “A mos ata kanë zot tjetër, veç Allahut?! Allahu është i Lartësuar mbi gjithçka që ia atribuojnë Atij!” (Et-Tur 43)
Nëse Zoti dëshiron të na kujtojë mrekullitë e veprimeve të Tij dhe shenjat e Tij të mëdha, mrekullitë e krijimit të Tij dhe asaj që Ai ka bërë, fillon duke e lavdëruar Veten, Zoti i Lartsuar, siç i Plotfuqishmi thotë: “ Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë (njerëzit) dhe gjëra që ata as nuk i dinë!” (Ja Sin 36)
Ne jemi urdhëruar ta lavdërojmë Zotin në të gjitha rrethanat. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.”(Ta Ha 130) E nga leximet e transmetuara: “ Lavdëroje Atë edhe në skajet e ditës, që të jeni të kënaqur”, shkronjën ta’ lexohet me damma, u.
Nga arsyet e lumturisë së banorëve të Xhenetit është madhërimi i vazhdueshëm i Zotit nga ana e tyre. Zoti i Plotfuqishëm për banorët e Xhenetit ka thënë: “ Lutja e tyre aty do të jetë “Qofsh i lavdëruar, o Zot!”(Junus 10) Ndërsa në hadith thuhet: “Banorët e Xhenetit do të frymëzohen për të lavdëruar dhe madhëruar Zotin, ashtu siç ju frymëzoheni për të marrë frymë.” Hadithi është sjellë nga Muslimi i transmetuar nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Israja, Udhëtimi i Natës, është nga veprat e mrekullueshme të Zotit dhe nga shenjat e mëdha që bën të domosdoshme lavdërimi e Zotit të Madhërishëm, shenjtërimin dhe pastrimin e Tij nga çdo ngjashmëri ose barazi në ekzistencën, atributet ose veprimet e Tij. Asnjë kohë nuk është përtej fuqisë së Zotit të Madhërishëm, asnjë distancë nuk është përtej mundësisë së Tij dhe asnjë vend nuk është jashtë sundimit dhe kontrollit të Tij. Ai është që mban dhe jep, i Gjithëpushtetshmi. Zoti është në gjendje ta bëjë një kohë të shkurtër të mjaftueshme për çfarëdo që dëshiron dhe është në gjendje ta bëjë distancën më të largët më të shkurtër të përshkuar siç dëshiron Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar.Sikurse Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.” (El-Fatir 44)
Në natën e Israsë, zotëria i njerëzimit iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal nderimi, që i rriti përsosmërinë në mendje, shpirt, zemër dhe shpirt, dhe ndriçoi përsosmërinë e natyrës së tij, forcën e trupit të tij dhe sigurinë e besimit të tij. Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, u ka treguar atyre për natën kur u mor në Isra, Udhëtimin e Natës, duke thënë: “Ndërsa isha shtrirë në shtratin tim, më çau nga fytin në qafë deri poshtë gjoksit dhe më nxori zemrën. Pastaj më sollën një enë të artë plot me besim, e lanë zemrën time, e mbushën dhe pastaj e kthyen përsëri brenda.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Ndërsa në një hadith tjetër nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet: “ Tre Melek e bartën atë natën që u mor në Isra, Udhëtimin e Natës dhe e vendosën tek pusi i Zemzemit. Xhibrili e mori përsipër, e çau atë nga posht qafës deri poshtë gjoksit, ia zbrazi gjoksin dhe barkun, dhe e lau me ujë Zemzemi derisa ia pastroi barkun. Pastaj solli një enë të artë të mbushur me besim dhe urtësi, mbushi me të gjoksin dhe venat e kraharorit të tij, pastaj e mbylli atë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Ky është një operacion kirurgjikal i përsosur në të cilin nuk ka dhimbje. Përmes tij, zotëria i të gjitha krijesave, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, arriti nivelin më të lartë të përsosmërisë njerëzore, përtej të cilit nuk ka përsosmëri, në mënyrë që ai të përgatitej dhe të shenjtërohej nga Zoti i Lartësuar, në afërsinë e tij me Zotin e Fuqisë dhe Madhërisë dhe në bisedën me Zotin e Lartësuar. Në mënyrë që vendi më i lartë ta priste atë si të dërguarin më të mirë që Ai dërgoi, dhe të veçohej për ndërmjetësimin e madh në Ditën e Ringjalljes që Zoti i Lartësuar të gjykojë midis krijesave. Ky operacion kirurgjikal hyjnor i përsosur është si çarja e gjoksit të tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kur ishte fëmijë pa dhimbje, ku një mpiksje gjaku u nxor nga zemra e tij dhe ju tha: Kjo është pjesa e shejtanit nga fëmijët e Ademit, njerëzit.
Kur erdhi koha e Israsë, ai tha: “Pastaj më sollën një kafshë, më të vogël se mushka dhe më të madhe se gomari, e bardhë, ai ishte Buraku, i cili e vendoste thundrën e tij në pikën më të largët të shikimit të tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. Nga Enesit, tregohet se ka thënë: “Xhibraili më vendosi mbi të, pastaj doli me mua, pa e lënë pas asnjërit prej nesh.” Ibn Kethiri ka thënë: “Kur arriti në Kuds, e lidhi atë me unazën që profetët lidhnin kashët, pastaj hyri në Kuds dhe fali dy rekate në drejtimin e saj. Ndërsa Burakun e la të lidhur në mënyrë që të mund të kthehej me të në Mekë.”
Ai ka thënë: “Kur mbarova atë që ishte në Bejtul Makdis, Kuds, erdhi ngritja për në Qiell, Miraxhi, e nuk kam parë kurrë diçka më të bukur se ajo. Është ajo që shikon personi që po vdes kur është gati të vdesë. Xhibrili më mori mua në të.” Hadithin e ka sjellë Ibn Is’haku nga transmetimet e Ebu Said El Hudrijit.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë ngritjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në qiellin e parë të kësaj dunjaje, pastaj në të dytin, pastaj në të tretin, pastaj në të katërtin, pastaj në të pestin, pastaj në të gjashtin, pastaj në të shtatin, sipas radhës midis qiejve. Ademi, i cili tha: “Mirë se erdhe me të dërguarin e drejtë dhe birin e drejtë.” Pastaj Isai dhe Jahja, pastaj Jusufi, pastaj Idrisi, pastaj Haruni, pastaj Musai, pastaj Ibrahimi, i cili tha: “Mirë se erdhe me të dërguarin e drejtë dhe birin e drejtë.” Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë ata. Të gjithë e përshëndetën, e mirëpritën dhe e lavdëruan si profet dhe vëlla të drejtë. Pastaj ai u ngrit në Sidretul Munteha, kufiri më i lart. Imam Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Në atë kohë ajo, Sidretul Munteha, ishte e mbuluar me gjëra të mëdha dhe shumë ngjyra verbuese. Melektë hipnin mbi të si korba mbi pemë në numër të madh, shtretër prej ari të mbuluar me dritën e Zotit të Lartësuar aq shumë sa askush nga krijesat e Zotit nuk mund ta përshkruajnë.”
Ibn Kethiri ka thënë: “Pastaj ai i tejkaloi të gjitha radhët e tyre, derisa arriti në një nivel ku mund të dëgjonte gërvishtjen e stilolapsave, që shënojnë veprat.”
Zoti i Plotfuqishëm i foli të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, drejtpërdrejt atë natë. Zoti i caktoi pesëdhjetë namaze për të në një ditë e natë. Kështu që ai kaloi pranë Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili e pyeti: “Çfarë të është urdhëruar të bësh?” Ai u përgjigj: “Me pesëdhjetë namaze.” Musai tha: “ Umeti yt nuk mund ta durojë këtë. Betohem në Zotin, unë i kam trajtuar Bijtë e Izraelit me ashpërsinë më të madhe dhe i kam provuar njerëzit para teje. Prandaj kthehu tek Zoti yt dhe kërkoji zbritjen e tyre.” Pastaj ai u kthye tek Musai, i cili i thoshte atij çdo herë: “Kthehu tek Zoti yt dhe kërkoji Atij ta lehtësojë barrën mbi umetin tënd.” Derisa Zoti i tij i Lartësuari, e urdhëroi të falte pesë namaze në ditë e natë, siç transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi. Këto janë pesë namaze. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “O Muhamed, këto janë pesë namaze çdo ditë e natë, çdo namaz vlen shpërblehet dhjetë fish, pra, këto janë sikur pesëdhjetë namaze.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi, nga hadithet e Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të. Pastaj i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, zbriti në Kuds, ku profeti ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i udhëhoqi profetët në namaz në Kuds. Ai i udhëhoqi ata në namaz me urdhër të Xhibrilit, siç transmetoi ai nga Zoti i tij. Kjo tregon se ligji i Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, shfuqizon atë që ishte para tij.
Ai pa mbretërinë e Zotit dhe shenjat që asnjë i dërguar njerëzor nuk i kishte parë, pastaj hipi mbi Burakun për në Mekë dhe u tregoi njerëzve për atë që Zoti i kishte dhuruar. Besimtarët besuan dhe besimi i tyre u rrit, ndërsa jobesimtarët vazhduan të mos besonin.
I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, paraqiti prova dhe argumente për Isranë, Udhëtimin e Natës, duke ua përshkruar Kudsin me hollësi të imta, të vogla, edhe pse ai nuk e kishte parë kurrë më parë. Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur Kurejshët nuk më besuan, unë isha ulur pranë gurit të zi, zona gjysmërrethore ngjitur me Qaben, dhe Zoti ma zbuloi Kudsi. Fillova t’ua përshkruaj tiparet e tij ndërsa po e shikoja.” Hadithi është transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi. Midis njerëzve kishte dhe nga ata që kishin udhëtuar për në qytet dhe e kishin parë xhaminë e Aksasë, Kudsin, por që nuk kishin besuar dhe thanë: “Sa i përket përshkrimit, për Zotin, ishte i saktë.”
Nga argumentet e vërtetësisë së tij në Isra, Udhëtimin e Natës, është se ai ka thënë: “Kaluam pranë deveve të filanit në luginën filan, një nga devetë e tyre iku me vrap, e unë u tregova atyre për drejtim e saj ndërsa unë po shkoja në drejtim të Shamit.” “Pastaj vazhdova derisa arrita te Dhaxhnani, mal pranë Mekës, dhe kalova pranë deveve të filanit. I gjeta njerëzit duke fjetur dhe ata kishin një enë me ujë të cilën e kishin mbuluar me diçka. E zbulova, piva atë që kishte brenda dhe pastaj e mbulova ashtu siç kishte qenë. Shenja e kësaj është se devetë e tyre tani po afrohen nga qafa e bardhë e Tan’imit, të udhëhequra nga një deve gri që mbante dy thasë, një të zi dhe tjetër me pika.” Thasët janë enë për drithëra, si çanta. Devetë shfaqen me lindjen e diellit. Kështu që njerëzit nxituan drejt qafës dhe thanë: Kjo është lindja e diellit. Pastaj thanë: Ky karvan është shfaqur me lindjen e diellit e kjo është deveja e parë në karvan me këtë përshkrim është e para që u shfaq, siç na informoi i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
Nga argumetet e vërtetësisë së tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është thënia e tij: “Pastaj kaluam pranë një deveje që i përkiste Kurejshëve në një vend të caktuar. Ata kishin humbur një deve, i përshëndeta dhe disa prej tyre i thanë njëri-tjetrit: Ky është zëri i Muhamedit.” Argumenti më i madh se ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, u mor në një udhëtim nate, në Isra, dhe u ngjit në qiej, Miraxh, është fakti që ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, na informoi për këtë, dhe sahabët, Zoti qoftë i kënaqur me ta, e besuan atë. I pari i tyre Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili tha: “Nëse e ka thënë këtë, atëherë ka thënë të vërtetën. Unë e besoj atë edhe më shumë se kaq, lajmet e qiellit në mëngjes dhe në mbrëmje. Si mundet që ai ka hequr dorë nga gënjeshtrat ndaj njerëzve, nuk gënjen për njerëzit, dhe a mund të gënjejë për Zotin e Plotfuqishëm.”
Israja dhe Miraxhi, Udhëtimi i Natës dhe Ngjitja, kanë ndodhur duke qenë zgjuar, si me shpirtin ashtu edhe me trupin e tij të pastruar, e ky është besimi i muslimanëve. Sa i përket haditheve që e përmendin atë si ëndërr, këto hadithe tregojnë se ëndrra ishte një parathënie, parapërgatitje. Ibn Kethiri përmend se ai pa diçka të ngjashme me atë që përjetoi ndërsa ishte zgjuar, i kishte parë në një ëndërr më parë. Kjo shërbeu si një paralajmërim, një përgatitje, një konfirmim dhe një burim ngushëllimi, sepse ëndrrat e profetëve janë të vërteta, si ëndrra e Ibrahamit, paqja e Zotit qoftë mbi të, për sakrifikimin e djalit të tij. Në hadithin e Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ajo ka thënë: “ Ai nuk shikonte ëndërr përveçse do të ndodhte si zbardhja e agimit.” Hadithi është transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.
Ndërsa sa i përket Miraxhit, ngjitjes në qiell, ai shikoi në të disa nga argumentet e mëdha të Zotit, duke i tejkaluar edhe ato të të dërguarve. Qiejt u nderuan nga vendi ku këmbët e tij prekën, ashtu siç toka u nderua prej tij. Atë e shoqëruan të dërguarit fisnikë dhe të lartësuar dhe ata më të afërt me Zotin në çdo qiell gjatë ngjitjes së tij.
Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Me sa duket, profetët zbritën me të si shenjë respekti dhe nderimi pas kthimit të tij nga prezenca e Madhe Hyjnore.” Ai pa Xhenetin dhe Xhehenemin, dhe lumenjtë e Xhenetit. Ai pa Xhebrailin, paqja e Zotit qoftë mbi të, në formën në të cilën Zoti e krijoi atë. Xhebraili kishte gjashtëqind krahë, secili krah që shtrihej përgjatë horizontit. Ai e pa atë dy herë. Këto ishin shenja nga sundimi i Zotit, të cilat ishin furnizim, forcë, vendosmëri dhe siguri për të në përhapjen e fesë së tij. Pas Israsë dhe Miraxhit ai nuk do të përjetonte vështirësi, mundim, vështirësi ose pikëllim në komplotet e armiqve dhe në arenat e luftës së tij. Nëse do të haste ndonjë nga këto, ai do të kujtonte Isranë dhe Miraxhin, dhe kjo do të ishte forca e tij më e madhe. Më pas, vështirësitë do të ishin si një re vere që shpërndahet shpejt.
Atë që ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, tregoi gjatë Israsë ngaprovat e vërtetësisë së tij, Zoti e sqaroi në Mi’raxh, në Kuranin e Shenjtë, dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e sqaroi më tej në sunetin e tij. Ne nuk kemi asnjë dyshim për këtë, sepse besimi ynë është në shikimin e të dërguarit tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për të cilin Zoti ka thënë: “ Shikimi i tij (Muhamedit a.s.) nuk u shmang dhe nuk shkoi përtej (asaj që i ishte lejuar të shihte).” (En-Nexhm 17), që është më i madh se besimi ynë në vetë shikimin tonë. Sepse shikimi ynë mund të mashtrohet e besimi ynë në zemrën e të dërguarit tonë, Muahmedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është më i madh se besimi ynë në zemrat tona, sikurse Zoti i Plotfuqishëm thotë: “ Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë.”(En-Nexhm 11) Sepse zemrat tona njohin dobësi dhe të meta.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Atëherë (Allahu) ia frymëzoi robit të Vet Shpalljen (nëpërmjet Xhebrailit). Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë. Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë?! Në të vërtetë, ai e ka parë (Xhebrailin) edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha-ja, ku ndodhet Xheneti i Strehimit. Atëherë Sidrën çfarë nuk e mbulonte (prej mrekullive). Shikimi i tij (Muhamedit a.s.) nuk u shmang dhe nuk shkoi përtej (asaj që i ishte lejuar të shihte), por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!” (En-Nexhm 10-18)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve. Zotit të Plotëfuqishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për muslimanët mbarë nga çdo gjynah, prandaj tek Ai kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, Zotëruesin e sundimit dhe pushtetit. Lavdërimet janë për Allahun, Zotëruesit të forcës dhe fuqisë, Ai i Cili bën që të gjitha krijesat të vdesin e Ai Vetë nuk vdes kurrë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Zotëruesit të bujarisë, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, tek Ai është destinacioni ynë përfundimtar.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, bartësi i lajmeve të gëzuara, paralajmëruesi dhe pishtari ndriçues. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët ishin të parët në çdo vepër të mirë që vlerësohet dhe çdo akt mirësie që njihet.
Në vijim
Kini frikë Zotin duke garuar për të arritur kënaqësinë e Tij dhe duke u larguar nga ajo që Ai ka ndaluar, të fitoni kënaqësinë dhe Xhenetin e Tij, të shpëtoni nga mundimi, poshtërimi dhe keqardhja.
O ju muslimanë! Kujtoni mirësitë që Zoti ju ka dhënë duke obliguar për ju këto namaze, të cilat sikur ato të ishin urdhëruar për popujt e zhdukur dhe t’i kishin kryer, ata nuk do të ishin shkatërruar dhe zhdukur. Profeti ynë Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, zbriti nga Zoti i Madhërishëm dhe Lartësuar pas Miraxhit, me gjithë mirësinë për umetin e tij. Ai zbriti me mëshirë, paqe, drejtësi, mirësi dhe udhëzim në rrugën e drejtë të Zotit. Ai solli Sheriatin, ligjin, e mëshirshëm, të përsosur dhe gjithëpërfshirës që përmirëson të gjithë jetën. Një Sheriat të pastër nga padrejtësia dhe të metat, ku njerëzimi nuk ka parë kurrë më të mëshirshëm apo më të drejtë se ai. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’ 107) Njerëzit e panë këtë gjë nga afër dhe jetuan jetën e tyre nën hijen e saj. Sa i shkëlqyer është ndikimi i muslimanëve tek njerëzit, dhe sa i tmerrshëm dhe i shëmtuar është ndikimi i atyre që janë armiqësorë ndaj Islamit tek muslimanët. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.” (Al ‘Imran 110)
Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qofë mbi të, tregohet se ka thënë: “ I gjithë njerëzimi janë fëmijë, krijesa, të Zotit, dhe më i dashuri prej tyre tek Zoti është ai që është më i dobishëm për fëmijet, krijesat e Tij” Hadith i saktë i transmetuar nga Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ky përshkrim gjendet tek besimtarët. Kuptimi i “fëmijë të Zotit” është, ata që Ai i mbështet dhe i trajton me mirësi.
O ju muslimanë! A e dini se në çfarë gjendjeje ishte i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për sa i përket qëndrueshmërisë pasi zbriti nga Miraxhi?
Imam Ibn Kethiri ka thënë: “Ai u kthye në Mekë dhe u zgjua atje në gjendjen më të lartë të qetësisë, vlerës dhe dinjitetit. Atë natë ai dëshmoi shenja dhe ngjarje të cilat, nëse dikush tjetër do t’i kishte parë ato, ose disa prej tyre, do të ishte kthyer i habitur ose i hutuar. Por ai mbeti i qetë.” Fundi i citatit. Lavdërimi i takon Zotit, Atij që e pajisi atë me këtë përsosmëri njerëzore. Adhurues të Zotit: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.
O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me udhëheqësit e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë sahabët dhe ata që i ndjekin në mirësi deri në Ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ta, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe jobesimtarët dhe politeistët. O Zot, ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, Kuranin, dhe sunetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, mbro Islamin dhe njerëzit e tij kudo që janë, o Zot i Botëve.
O Zot, fali të vdekurit tanë dhe të gjithë të vdekurit e muslimanëve, fali muslimanët dhe muslimanet, o Zot i botëve, o më i Madhi Mëshirues. O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe jepu lehtësim atyre që janë të sprovuar. O Zot, na mbro ne dhe pasardhësit tanë nga shejtani dhe përkrahësit e tij. O Zot, lehtëso çështjet e çdo muslimani dhe muslimaneje.
O Zot, na ruaj nga rritja e çmimeve, nga epidemitë, fajdet, kamata, imoraliteti, tërmetet, nga sprovat dhe nga sporvat e kqija, të dukshme dhe të fshehta. O Zot, dërgo mbi ne shi të dobishëm, jo shi të dëmshëm. O Zot, mbulo të metat tona dhe të metat e muslimanëve dhe na jep siguri nga të vëstirat tona, o Zot i botëve.
O Zot, mbro këtë vend të bekuar me kufijtë dhe ushtarët e tij, mbroje atë me sigurinë, begatinë dhe lulëzimin e tij. O Zot, jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë që Ti do dhe je i kënaqur, ndihmoje atë në të gjitha të mirat, o Zot i Botëve. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij, princit të kurorës, në atë që është e mirë për këtë vend dhe popullin e tij.
O Zot, ruaj Bejtul Makdis, Kudsin, nga sionistët uzurpues, pushtues. O Zot, jepi fitore Palestinës mbi sionistët shtypës dhe të padrejtë. O Zot, jep lehtësim dhe rrugëdalje për besimtarët muslimanë të Palestinës. O Zot, mbroji ata nga të këqinjtë e tyre. O Zot, mundësoju atyre ushqim, veshje dhe lehtësojua, lehtësoju atyre ngrohtësi dhe strehim, dhuroju atyre mëshirën Tënde të bollshme, e cila i bën ata të pavarur nga mëshira e kujtdo tjetër përveç Teje, o Zot i Botëve.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)
O Zot, mos na lër në dorë të veteve tona as për një çast, apo më pak se kaq.
Adhurues të Zotit! Përkujtojeni shpesh Zotin dhe madhërojeni Atë në mëngjes e në mbrëmje, falënderojeni Atë për të mirat e Tij, e Ai do t’jua shtojë ato. ” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj