Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 07-11-1447 H 24-04-2026 D
Shejh Abdul Bari Ibn Avad Eth-Thubejti
Tema Përpjekjet për Zotin në çdo lëvizje të jetës
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Allahun, Zotin e tokës dhe të qiellit. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, për Atë janë lavdërimet në këtë botë dhe në botën Tjetër, në Ahiret, në dorën e Tij është gjithë mirësia dhe begatia.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Ai është Unik në madhështinë dhe krenarinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Zoti e dërgoi atë me udhëzim dhe fe të vërtetë, mëshirë për botën dhe dritë që udhëzon drejt shkëlqimit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të bekuara, për sa kohë që nata dhe dita ndërrohen, dhe ditët e vitet që ndjekin njëra-tjetrën deri në ditën e takimit, ditën e Gjykimit.
Në vijim
Këshilloj ju dhe veten time që t’i frikësohemi Zotit, sepse frika ndaj Tij është ushqimi i zemrave dhe përmes saj arrihen gjërat e mira. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Nëse meditoni mbi lëvizjen e jetës, do t’i shikoni të gjithë njerëzit duke u përpjekur, vështirë, apo nuk mund të gjesh dikë, të qëndrojë në vend, nuk ka njeri që pushon së punuari. Kurani Famëlartë e përshkruan këtë skenë, duke thënë: “Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.” (El-Lejl 4) Në pamje të jashtë, njerëzit përpiqen në të njëjtën mënyrë, por se ato, përpjekja e tyre, në peshore janë të ndryshme. Veprimet mund të jenë të ngjashme, por qëllimet janë shumë larg njëra-tjetrës. Njëri prej tyre punon për këtë botë, tjetri punon për botën Tjetër, Ahiret, ndërsa një i tretë përpiqet pa e ditur se pse përpiqet! Lëvizjet e duarve janë një, të njëjta, por se drejtimi i zemrës është ai që bën ndryshimin, nga se veprimet lartësohen nga sinqeriteti i qëllimeve.
Në Islam, përpjekja nuk kufizohet vetëm në namaze ose në akte adhurimi të dukshme, përkundrazi, është më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse. Përpjekja përfshin të gjitha veprimet e njeriut në punën e tij, në shtëpinë e tij, në biznesin e tij, në arsimimin e tij, në marrëdhëniet e tij dhe në vendimet e tij. Mësuesi përpiqet, tregtari përpiqet, mjeku përpiqet dhe kryefamiljari përpiqet. Secili prej tyre ose përpiqet për Zotin ose përpiqet larg Tij.
Nga këtu parimi që rregullon këtë zgjerim në përpjekje bëhet i qartë me fjalën e Tij, Zotit të Plotëfuqishëm, që thotë: “ Çdokush ka një drejtim nga i cili kthehet.” (El-Bekare 148) Puna mund të duket e ngjashme, por ajo që e lartëson ose e zvogëlon atë është drejtimi në të cilin është përqendruar zemra. Në arsim, dy njerëz mund të jain mësim, pot njëri nga ata mund të ngrihet sepse kërkoi përmirësim, reformim, ndërsa tjetri mund të dështojë sepse kërkoi famë. Në tregti, dy njerëz mund të merren me tregti, por njëri prej tyre mund të bekohet sepse synoi fitime të ligjshme dhe shërbim ndaj njerëzve, ndërsa tjetri mund të privohet sepse qëllimi i tij ishte thjesht fitimi.
Nga ky këndvështrim përpjekja ndahet në: Përpjekje e lavdërueshme dhe përpjekje e kotë, e humbur.
Sa i përket përpjekjes së lavdërueshme është ajo që mbushën jetën por që u drejtua për tek Zoti. Punët e kësaj bote të bëra me qëllim të drejtë, sinqertë, shndërrohen në adhurim dhe ndikimi i tyre bekohet dhe lartësohet. Gjumi me qëllimin e fitimit të forcës është adhurim, të punosh me zell është adhurim, të shpenzosh për familjen është mjet për t’iu afruar Zotit. Përpjekja për të përmbushur nevojat e njerëzve është bamirësi, nderimi i prindërve është burim krenarie, rritja, edukimi i fëmijëve është emanet, besim, heqja e objekteve të dëmshme nga rruga është lëmoshë, sadaka, fjala e mirë është gur themeli, durimi përballë dëmit të njerëzve është akt adhurimi i fshehur dhe drejtësia në marrëdhënie me njerëzit është adhurim i dukshëm. E gjithë kjo, nëse qëllimi është i sinqertë, e zakonshmja shndërrohet nga punë në adhurim, e përditshmja në përkushtim dhe e thjeshta bëhet e madhe sepse zemra është kthyer në drejtim të duhur dhe qëllimi ka qenë i sinqertë.
Sa i përket përpjekjes së kotë, të humbur, është ajo që karakterizohet nga shumë mund, prej saj mungon qëllimi dhe humbet drejtimi i duhur. Zotëruesi i saj punon shumë, por nuk e di pse punon! Ai lëviz pa busull dhe kur mbërrin, nuk gjen asgjë, sikurse e përshkruan Kurani Famëlartë gjendjen e tij: “…veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë…” (En-Nur 39) Ajo është përpjekje e shpenzuar, por rezultati humbet, sepse drejtimi është devijuar nga Zoti në një reputacion të kërkuar, një dëshirë të ndjekur, një famë që tërheq vëmendjen ose që kërkon kënaqësinë e njerëzve. Kështu, përpjekja bëhet e shumtë, e madhe në pamje, por e pakët dhe e kotë në vlerë.
Ditët kalojnë dhe detyrat grumbullohen, por ndodhën që njeriu nuk e pyetën veten: Ku po shkoj?! Derisa të habitet nga fundi i rrugës dhe jeta e tij është shpenzuar në të kotë për diçka tjetër nga ajo për të cilën është krijuar. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?”(El-Kehf 104)
Ky ajet i bën thirrje çdo njeriu që të shqyrtojë veten: A është e drejtë ajo që po bëj? A është në rrugën e duhur? Me veprën e tij kam qëllim Zotin apo dikë tjetër? Kurani vendos standardin që e kthen njeriun te vetja dhe e mban atë plotësisht përgjegjës, sikurse thuhet në fjalën e Zotit të Plotëfuqishëm: “ Dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar, se përpjekjet e tij do të shihen.”(En-Nexhm 39-40) Askush nuk do të barti barrën e veprave të tij, as emri apo pozita e tij nuk do t’i bëjnë dobi. E tëra çfarë ai zotëron vërtet është përpjekja që ka bërë. Ai do ta shikojë atë një ditë, të pranishme para tij, kur detajet e veprave të tij do të shfaqen dhe sekretet e qëllimeve të tij do të zbulohen.
Kur përpjekja vendoset fort në zemër, atëherë ajo nuk ka vlerë atëherë ajo nuk ka vlerë përveçse nëse do të jetë për Zotin. Kurani sqaron rrugën drejt pranimit me fjalët e Zotit të Plotfuqishëm ku thotë: “ Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” (El-Isra’ 19)
Kush dëshiron botën e përtejme, Ahiretin, përmirëson zemrën dhe drejton rrugën e tij, duke u përpjekur drejt saj me përpjekje të disiplinuara të udhëhequra nga ligji Islam, me besim që gjallëron veprat dhe bekon ndikimin e tij, atëhere përpjekjet e tij do të vlerësohen. Ajo është një përpjekje e pranuar, e ruajtur dhe e ushqyer, Zoti e lavdëron dhe e shpërblen atë shumëfish. Këtu falënderimi, vlerësimi, nuk është thjesht lavdërim, por pranim, nderim, bekim dhe rritje, derisa e pakta të bëhet shumë dhe e thjeshta të bëhet e madhe.
Nëse muslimani e vlerëson këtë mirësi të madhe dhe është i vetëdijshëm për madhësinë e dhuratës, për atë ka ardhur thirrja hyjnore që thotë: “Çdokush ka një drejtim nga i cili kthehet. Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira.”(El-Bekare 148) Thirrje që zgjon zemrën e muslimanit dhe nxit ambicien e tij që ta bëjë jetën e tij një pistë garash, ose më saktë, që ta bëjë të gjithë jetën e tij për Zotin, në punën dhe pushimin e tij, në fitimin dhe dhurimin e tij, sikurse Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak.” (El-En’am 162-163)
Zotit të Plotëfuqishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh, Mëshirëploti.
Hutbeja e dytë
Zotin e lavdërojmë me lavdërime të shumta. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe Atë e falënderojmë me falënderime të shumta.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Njësim i qartë, i ndritshëm.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij, udhëzues dhe përgëzues. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Këshilloj ju dhe veten time që ta kemi frikë Zotin!
Nëse zemra drejtohet në të gjithë përpjekjen e njeriut drejt Zotit, shpirti tij do të pastrohet, do të shuhet smira, do të zhduken mëritë, njeriu do të ngrihet mbi konkurrencat miskine, të vogla, dhe nuk do të konkurrojë për atë që është kalimtare. Shqetësimet, interesat e tij do të jenë të drejtuara drejt ndërtimit, përmirësimit, ngritjes dhe përsosjes.
Pastaj kjo frymë shtrihet në komunitet, shoqëri, qëllimet e përpjekjeve të njerëzve të saj rriten, përpjekjet kombinohen dhe solidariteti intensifikohet, energjitë transformohen në aktivitete të dobishme, projekte me ndikim dhe përfitime publike të hapura. Sepse zemrat janë bashkuar në një drejtim të vetëm, e së bashku me to janë bashkuar edhe arsyet e suksesit dhe pranimit.
Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin, të birin e Abdullahut.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, sa numri i lutjeve të ofruara nga ata që e kujtojnë atë dhe sa numri i atyre që harrojnë dhe neglizhojnë ta përmendin atë.
O Zot, fale dhe mëshiroje atë tek të parëve dhe të fundit, dhe në pozitat më të lartë deri në Ditën e Gjykimit.
O Zot, na mundëso ndërmjetësimin e tij dhe pasimin më të mirë të tij, na bëj nga ata që i përmbahen sunetit të tij që ecin në udhëzimin e tij. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe shokët e tij fisnikë, dhe me ne së bashku me ta, me faljen Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, përmirësoni gjendjen e tyre dhe bashkoni fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim.
O Zot, ruaj vendet muslimane, ji mbështetësi, ndihmësi dhe mbrojtësi i tyre në Palestinë dhe në çdo vend.
O Zot, kush synon të keqen kundër nesh dhe vendeve muslimane angazhoje me veten e tij, bëj planin e tij shkatërrim për të dhe kthe komplotin e tij kundër tij.
O Zot, ruaj sigurinë e vendit tonë, mbretërisë së Arabisë Saudite, fortesa e besimit dhe dashuria e zemrave të botës muslimane. Mbroje atë nga çdo dëm dhe përjetëso mbi të bekimet e sigurisë dhe stabilitetit. Mbro ushtarët e saj dhe largo prej saj komplotet e intrigantëve, tradhtinë e mashtruesve dhe sulmet e agresorëve. O Zot, ti lëmë Ty që të merresh me ta dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja e tyre.
O Zot, përhap mirësi, begati dhe lumturi në të gjitha vendet muslimane dhe mbuloi ato me rrobën e sigurisë dhe stabilitetit.
O Zot, përmirëso zemrat tona, pastro shpirtrat tanë dhe na udhëzo në rrugën e drejtë. O Zot, bëj përpjekjet tona të pranuara tek Ti, na jep sukses në atë që Ti do dhe bëj që veprat tona të jenë thjesht për Madhështinë Tënde. O Zot, pranoje prej nesh, na fal dhe ki mëshirë për ne.
O Zot, zbrit mbi ne shi! O Zot, zbrit mbi ne shi, o më i Madhi Mëshirues! O Zot, zbrite atë shi mëshire, jo mundimi, as fatkeqësie, as shkatërrimi dhe as përmbytje. O Zot, bëj që të ringjallet me të toka, të freskosh me të njerëzit, bëje atë burim jetese për të tashmit dhe për ata që vijnë.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë që do dhe je i kënaqur. O Zot, jepu sukses atij dhe zëvendësit të tij, në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues. Jepu sukses të gjithë sundimtarëve të muslimanëve që të veprojnë sipas Librit Tënd dhe të zbatojnë Sheriatin Tënd, o Më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj