Përmendja e Zotit të Madhërishëm – 15.2.2019

 

Lavdërimet për Zotin e Botrave, Ai i ka plotësuar  robërit e devotshëm duke ju dhënë njohuri dhe bindje të plotë për të vërtetat e fesë, ka  zbukuruar fytyrat e tyre me punë të mira, duke u afruar me ato tek Krijuesi, sikurësë na ka lajmëruar i dërguari i ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë në hadith Kudsi: “ Nuk më afrohen njërëzit më shumë se sa më afrohen me plotësimin e obligimeve të tyre, dhe vazhdon robi im të më afrohet me punë vullnetarë nafile deri sa ta Dua.”

Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë për të gjithë rregullat e Tij, dhe adhurimet e Tij të shpërblyera, mirësitë e Tij të shumta, dhe për Madhështinë e Tij.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Ai që di të fshehtat, Ndriçues i zemrave, Mbulues i të metave, Largues i shqetësimeve dhe vështirsive, e lusim të Madhërishmin që të na i bëjë të ditura çështjet, të na bëjë nga të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij, o Zot na furnizo dhe na dhuro, na fal dhe na mëshiro, na plotëso nevojat tona, dhe largo vështirsitë tona, largo ankthet dhe shqetësimet tona, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, e ka dërguar atë me udhëzim dhe fenë e vërtetë, e pajisi atë më moralin e lartë dhe të plotë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, ndjekës të rrugës së tij, dhe pasues të gjurmëve të tij. Në vijim

Adhurues të Zotit! Krijuesi i Gjithësisë thotë : “Për burrat dhe gratë që e kujtojnë Allahun vazhdimisht, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” ( El-Ahab 35)

Adhurues të Zoti! Sot na ka mbuluar korrupsioni dhe e keqja vetëm se jemi larguar nga  përmendja e Zotit të Madhërishëm. Besimtarët e përmendin Allahun me gjuhën dhe zemrat e tyre, në të gjitha gjendjet e tyre ata nuk harrojnë ta përmendin Zotin, përmendje me të cilën largohen nga errësira drejt dritës, nga errësira e shpirtrave të tyre drejtë njohjes se të vërtetave  në zemrat e tyre dhe nga ndasitë dhe grupacionet drejt bashkimit . O besimtarë kujdesuni për përmendjen e Allahut xh.sh.

Allahu xh, sh ka përshkruar një popull me fjalët: “Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë grupi i djallit; në të vërtetë, grupi i djallit janë humbësit.” (El-Muxhadile 19) Ai që ka lënë përmendjen e Zotit  ka humbur të fshehtat e Tij, dhe kush humbën të fshehtat e Tij vendimi për të është në dijeninë e Zotit. Në vendin e parë që zbret mëshira e Allahut në tokë janë vendet ku përmendet Allahu xh.sh, me përmendjen e Zotit zhduken hidhërimet e njerëzve në këtë jetë, sikurëse dihet gjithashtu se hidhërimet  dhe shqetësimet janë ato që e bëjnë njeriun të pavëmendshëm ndaj përmendjes së Zotit. Ai që dëshiron një lumturi të vazhdueshme le të angazhohet në përmendjen e Zotit, njeriu të mos fajësoj askënd tjetër veç vetes nëse përballet me shqetësime dhe hidhërime, sepse këto janë si ndëshkim ndaj mospërmendjes së Allahut xh.sh.

Me përmendjen e Zotit i jepet fund zemrës së keqe mizore, dhe largohen sëmundjet e brendshme, prej tyre si mendjemadhsia, zilija, smira, mendimi i keq për të tjerët, urrejtja, dinakërija, dëshira për tu lavdëruar.

Me përmendjen e Zotit prishen planet e këqija të shejtanit të mallkuar, ai që e përmendën Allahun e Madhërishëm e ka ruajtur Allahu nga çdo gjë. Përmendja e Allahut është shpata e besimtarëve me të cilën përballin armiqt e tyre, dhe me të mbrohen nga të këqija me të cilat mund të ndeshen. Përkujtoni o adhurues të Zotit se nëse në një popull zbret ndonjë fatkeqsi dhe në mesin e tyre ka përkujtues të Allahut xh.sh, largohet prej tyre ajo fatkeqsi.

Kush  është treguesi sot në Bejtul Mak’disi dhe në xhaminë e Aksasë dhe në të gjitha qytetet e tjera Palestineze, dhe se të gjitha këto dhimbje dhe vështirsi kan ardhur si shkak i të këqijave dhe gabimeve të cilat i kemi bërë ne vetë. Ka nga ne që kundërshon vullnetin e Allahut, ka nga ne që nuk beson në të dërguarit e Allahut, ka nga ne që nuk shqetësohet për ato që ka ndaluar apo ka caktuar Allahu, ka nga ne që peshon keq, ka nga ne që merr dhe ha nga kamata, ka nga ne që ha pasurinë e njerëzve me patëdrejtë, ka nga ne që shmanget nga rruga e Zotit dhe përmendja e Tij, ka nga ne që konsumon alkolin, bixhozin, lojrat e fatit, disa të tjerë nuk peshojnë drejtë dhe vjellin në peshore, ka nga ne që sillet me fqinjin e tij në mënyrë të padrejtë dhe armiqsore me të, ka nga ne që mashtrojnë dhe mashtrojnë dhe vetëm prishin dhe shkatërrojnë. Dhe të gjithë e dinë se këto vese të këqija çfarë përfundimi kanë?! Ka nga ne që vetëm ndajnë dhe përqajnë gjithmonë dhe kurrë nuk bashkojnë njerëzit.

O ti musliman! Bëj që lumturija jote të jetë në dashuri dhe në bashkim të njerëzve, jo me ndarje dhe përçarje, bëj që lumturija jotë të jetë në forcim të lidhjeve dhe jo duke xhelozuar lidhjet dhe duke i prishur ato.

Kjo ndasi që ka ndodhur sot në mesin tonë është sundimi i armiqve tanë mbi ne. Në kohën kur njerëzit kanë braktisur njeri-tjetrin kur Allahu xh.sh i ka urdhëruar të kundërtën, zbriti mbi ta armiqsia dhe urrejtja. Kur të ndahet dhe përçahet populli, ai popull është shkatërruar dhe ka humbur, nëse bashkohen dhe janë përmirsuar do të posedojnë pushtet dhe do të sundojnë. Bashkimi është mëshirë dhe grupacioni ndarja dënim.  

Besimtari kërkon falje  për vëllezërit e vet, hipokriti kërkon gjurmët e vëllezërve të vet. Nëse të arrin diçka nga vëllai ytë të cilën e kundërshton nuk e pëlqen, jepi atij një justifikim, e nësë nuk i gjen arsye, përsëri thuaj ai duhet ta këtë një justifikim të cilin nuk e dimë.

O të dashurit e mi! Dëgjoni ndodhinë e Imam Junus e Selefi, Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka thënë: “ Nuk kam parë më të drejtë  se Imam Shafiun, diskutuam një ditë me të një çështje në të cilën nuk ramë dakort dhe e lamë diskutimin me kundërshti, pastaj më mori për dore dhe më tha: o babai i Musait, a nuk duhet që të bashkohemi dhe të jemi vëllezër edhe nëse ndryshojmë  apo nuk biem dadort në mendim për një çështje?!”

Ajo se çfarë ndodhën sot tek ne dhe shikojmë nga tradhëtitë, vrasjet, plagosjet të gjitha ndodhin për shkak se jemi larguar nga Allahu, dhe për shkak të zemërimit, prandaj mos ta shtojmë më shumë zemërimin sepse preken të gjithë  me përjashtim të njeriut të ndershëm.

O banorët e Bejtul Mak’dis, dhe të dashurit tanë në xhaminë Aksa! Nëse dëshironi tu jepni fund të gjithë këtyre dhimbjeve kthehuni tek Allahu, dhe mjaft me lojra dhe dëfrime. Nëse dëshironi që xhamija Aksa të qëndrojë kokëlarte dhe krenare, ruajeni atë duke plotësuar obligimet tuaja në të gjitha kohrat dhe namazet. Nëse dëshironi që toka e Israsë dhe Miraxhit të ngelet e pastër, ruajeni atë nga papastërtitë, keqdashësit, të pistat,  shthurja dhe imoraliteti.

Ka nga njerëzit që thërrasin në besim padjetësisht, duke e konsideruar vehten e tyre kujdestarët e fesë, duke përshkruar muslimanët me cilësi që ata dëshirojnë.

O musliman! Duhet të kesh turp dhe edukatë. Nga këtu kanë thënë disa nga njerëzit e dijes: “Besimi është 72 pjesë apo gradë, nga të cilat 71 pjesë janë që të kemi turp nga Allahu i Madhërishëm ndërsa një për të gjitha punët tjera të mira në këtë botë.”

Ndërsa në një hadith thuhet: “ Keni turp nga Allahu turp të vërtetë.” Kanë thënë : “Ne me të vërtetë kemi turp nga Allahu.” Ka thënë: “ Jo kështu, por ai që me të vërtetë ka turp nga Allahu, le të ruaj kokën e tij dhe çfarë ajo ka, barkun dhe çdo gjë brenda tij, lë të kujtojë vdekjen dhe fatkeqsinë..”

A është nga edukata e mirë ajo çfarë ndodhën sot në armiqsitë tona  në mes njëri-tjetri? A është nga edukata e mirë dhuna ndaj grave, djemve, vajzave duke filluar nga të afërmit dhe të largëtit? A është e nevojshme për burrat dhuna që të bindë dhe të përmirsojë fëmijën e tij apo djalin e vëllait apo vëllain e tij?

E çuditshme me ju që jeni në këtë gjendje, por përsëri lavdërimet për Zotin se e mira është në mesin tonë dhe do të mbetet deri në ditën e Kijameti. Shoqërija jonë është shoqëri muslimane dhe në të gjenden njerëz të zgjuar, ekspert dhe të ditur, përmirsues të gjendjes dhe edukues. Është detyrë për njerëzit e urtë dhe përmirsuesit që të mundësojnë qëtësimin e shpirtrave të njerëzve, sepse shejtani qarkullon në trupin e njeriut, prandaj kujto fjalën e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin të ndershëm.” (Hud 117)

Nga ajo që u porosisim është morali i mirë me të largët dhe të afërm, sjellje e mirë dhe mendim të mirë për të gjithë muslimanët, mos i përmendni ata vetëm se me atë që ju do do donit tu përmendnin,  të bëni kujdes ndaj ndarjes së tyre, mos i shikoni ata me syrin e mospërfilljes, vetëm nëse ai është i shthurur që ecën pa u ndalur në të dhe e shpallën hapur atë. Kujdesni nga padrejtësija, padrejtësija ndaj  njerëzve ndahet në tre pjesë:

Pjesa që ka të bëjë me shpirtërat, ka rregullat e vet siç është vrasja me dashje gjë që duhet të merret  gjykatësi, gjykata nëse këto ekzistojnë siç duhet dhe të paguarit për atë që ka bërë, ashtu siç është e ditur tek dijetarët.  

Pjesa që ka të bëjë me pasurinë, ai është i dëtyruar ta kthejë atë  që e ka marrë me pa tëdrejtë tek ai që i ka bërë padrejtësi ose tek ai që e trashëgon atë, dhe nëse ai e ka të pamundur  ta gjejë atë, atëhere nuk i mbetet vetëm se të japë lëmoshë. Nëse nuk mundet të kthejë padrejtësinë e bërë tek individi që ja ka bërë këtë, le të shtojë sa më shumë punët e mira, të cilat do ti bëjnë dobi kur të vendosen punët në peshore, në të kundërt  le të përgatitet për të bartur vëprat që ka bërë dhe të ja kompensojë ato atij ditën e kijameti. Sikurëse ka ardhur në hadith të saktë : “ Nëse përsoni që ka bërë padrejtësi ka të mira, i merren dhe i jepen atij që i ka bërë padrejtësi në dynja, nëse ai  nuk ka vepra të mira, merren veprat e këqija nga ai që i është bërë padrejtësi dhe i jepen përsonit që ka bërë padrejtësinë dhe i shkruhet emri për në zjarr.”

Padrejtësija në lidhje me tokën, kanë përmendur disa studjues nga Imamët  e mëdhenj të cilët kanë detaje të mira ndoshta nga mendimet më të mira në këtë çështje, që është se, nëse  kjo padrejtësi është bërë nga pa dija, çështja ka njërën nga dy zgjidhje, kur ka mundësi që përsoni është i rritur ai  që i ka bërë padrejtësi ose nuk është rritur. Nëse është i rritut ai e ka të caktuar që ta zgjidhje çështjen me të. E nëse nuk është i rritur,  rritja e tij kërkon një marrveshje të re, prandaj ti trashëgojë atij nga më të mirat që ka nga toka, dhe shembuj si kto me qëllim që të shpëtoj nga kjo padrejtësi. Rruga e shpëtimit është shtimi i kërkimit falje dhe të kërkojë të falur hallallin prej tij.

O ti musliman! Kërko falje tek Zoti edhe nëse nuk ke bërë ndonjë gabim, mendo  kërkimin falje të Profetit tonë të Zgjedhur, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pasi që u përgëzua me faljen e gabimeve nga ato që i kishin kaluar dhe që do ti ndodhnin.

Ai që kërkon falje tek Allahu xh.sh, Ai do ja lehtësojë çdo vështirsi, do i japi zgjidhje për çdo të pamundur, dhe do ta furnizojë atë nga nuk e mendon apo llogaritën.

Trokit në portën e Zotit tënd me duart e kërkimit falje, sa më shumë kërkim falje dhe sidomos në kohën  e magjishme, sepse ajo është koha e shpëtimit.

O Zot na ruaj të gjithëve nga të këqijat e të padrejtëve, mizorija  e tyre nga padrejtësija ju ktheftë në vetet e tyre, dhe se mbështetësit e Zotit janë fitimtarët: “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Haxhxh 40)

Në një hadith të saktë nga Zejneb Bint Xhahsh e cila ka thënë: “ Është zgjuar i dërguari i Allahut i skuqur në fytyre dhe ka thënë: “ S’ka Zot  tjetër veç Allahut, mjerë për arabët për sherrin të keqen që ju është afruar, që e hapin ditën të mbushur me Jexhuxhët dhe Maxhuxhët. Janë afër si këta,” dhe ka bërë me shenjë me dy gishta dmth kaq afër. I kam thënë : “Do jemi në këtë gjendje dhe në mesit tonë ka të mirë?” Ka thënë i dërguari : “Po nëse shtohet  e keqja.”

O Zot të lutemi që të na japësh shpirta që janë të bindur ndaj Teje, që besojnë në takimin Tënd, i binden caktimit dhe gjykimit Tënd.

Adhurues të Zotit! Drejtojuni Allahut të Madhërishëm, vendosni për pendesë të vërtetë dhe lutuni sepse ju është premtuar përgjigje, fitorja është me ata që kërkojnë falje, prandaj kërkoni falje tek Allahu xh.sh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet për Allahun, Bujarin Dhuruesin, i Cili na ka vlersuar nga të gjitha krijesat e tij me furnizim. Allahun xh.sh e lavdërojmë dhe i lutemi që të na bëjë lavdërues të Tij sikurëse Ai e meriton, sepse ne nuk e lavdërojmë siç e meriton  Madhëria e Tij, Ai na ka treguar Urtësitë e drejtimit të Ti, fuqinë e Ti, njohësi i të Fshehtave, në krijesa e Tij dhe çfarë ka në kontroll, çfarë na ka shfaqur, na ka treguar nga të mirat, dhe mirësitë e shumta të Tijë, na ka dhënë nga të gjitha, me të cilat na ka mbuluar .

E falenderojmë Zotin sepse vazhdojmë të jemi lavdërus te Tij, dhe se nuk e arrijmë falenderimin e Tij siç duhet dhe këtë e pranojmë. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dhe se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi gratë e tij të pastra, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme deri në ditën e e fundit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Pamvarsisht se çfarë ndodhën sot nga vështirsitë, besimtari pranon caktimin e Allahut, dhe punon për të fituar kënaqsinë e Tij me durim. Të gjithë jeni të prekur nga padrejtësitë që na kan goditur në gjokset tona. Fëmijët tanë , rinija jonë vuan në burgjet izraelite me lloje të ndryshme turturash. Njerëzit tanë në Gaza janë të rrethuar por durimtarë, ndërsa ne këtu në Bejtul Mak’dis kemi përjetuar dhe bartur  çfarë nuk e bartin as malet. Shtepi që shkatërrohen çdo ditë dhe natë, kolonët që zgjerohen, shtrëngimet që u bëhen tregtarëve tanë, taksat të cilat nuk njohim mëshirë, sulme po thuajse të përditshme në territorin e Xhamisë së bekuar të Aksasë, largimin e namazfalësve nga xhamija, dhe ekstremistë që hynë në territorin e xhamisë të mbrojtur nga policija, kërcënimet e vahdueshme për nëpunësit e xhamisë dhe administratën e Vakëfit Islam  në Kud’s. Sulmet e vazhdueshme mbi varrezat tona, dhe në veçanti në Varrezën e Ma’men Ilah, në të cilën janë varrosur imamllarë dhe dijetarë të islamit dhe muslimanëve. Nga këtu u themi vëllezërve tanë, njerëzve që kanë përgjegjësi, dijeni se e mira më e madhe është në ruajten e dy gjëra:

E para;  është në mes teje dhe Allahut. Derisa vazhdon të punosh me bindje ndaj Tij, duke e përmendur Atë me zemrën tënde,  gjuhën tënde, duke i treguar vetes në vazhdimsi se ke nevojë për Të, duke u mbështetur tek Ai për çdo çështje që të shqetëson për botën tjetër dhe këtë botë, duke u mbështetur tek Ai,tek Ndihma e Tij dhe Mbështetja e Tij, dhe duke ju drejtuar Atij, i bindur se suksesi është nga Ai.

Ndërsa e dyta;  është në mes teje dhe njerëzve. Të jesh me ta i drejtë, të hapësh tek ata mirësi, të përkrahësh atë që i është bërë padrejtësi dhe ta largosh nga ai i padrejti, ti falenderosh njerëzit për mirësitë e tyre, ti falësh nëse bëjën ndonjë të keqe, por pasi që ata të ndalojnë së bëri keq, dhe ti qortosh për atë të keqe që të mos ti kthehen më asaj të keqeje. Të jesh me ta si vëlla, i mëshirshëm, duke u përpjekur që ti ndihmosh në rregullimin e çështjeve të tyre, dhe përmirsimin e gjendjes së tyre, kalimin e problemeve të tyre, duke qenë i duruar me dobësinë e tyre, duke i qetsuar për zgjjedhjen  e tyre, duke jua bërë të qartë për qëllimin e ruajtjes së tyre nga e keqja e tyre. Bëhu zemërgjërë, krahëhapur, i afërt, i lehtë dhe moral mirë, për të gjithë muslimanët, nëse Allahu xh. sh udhëzon një njeri me ty, është më mirë për ty se Deveja e Kuqe.

Dije se të angazhurit tënd me shqetësimet e muslimanëve është më mirë së adhurimet vullnetare. Një orë drejtësi është më mirë se adhurim.

Zoti i Madhërishëm qoftë për ju dhe ne të gjithë  Ndihmues dhe Mbështetës, dhe të na japë sukses në të gjitha gjendjet.

Zoti i mëshiroftë dëshmorët e muslimanëve, të cilët kanë rënë në masakrën e xhamisë Ibrahimije dhe në vende të tjera në qytetin e të dashurit të Allahut, e lusim Allahut xh.sh që të na bashkojë me ta: “Në kopshtet e  xhenetit, ku rrjedhin lumenj. Në kuvendin e së vërtetës(në Xhenet) tek një Sundues i Plotfuqishëm.” (El-Kamer 54-55)

O ju muslimanë! Kërkoni ndihmë tek Allahu dhe bëhuni të durueshëm, Allahu u përgjigjet lutjeve të robërve të Tij: Përfundim (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.” (El-Kasas 83): “Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.”(Al Imran101)

Ndiqni rrugën e drejtë me vendosmëri dhe përpjekje, dalloni mes armikut dhe shokut, dalloni dyert e hapura dhe dyert e mbyllura, jeni me Allahun që Allahu të jetë me ju. Dijeni së kjo botë kalon shpejt, është drejt përfundimit,  që të angazhon dhe preokupon shumë, nëse të ka takuar të ka angazhuar. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka krahasuar me pemën në të cilën ka pushuar një orë pastaj ka ikur. A ka më të kujdesur, më shumë të ruajtur, dhe që është përpjekur më shumë se ai?!

Zotin e lavdërojmë o ju të dashur, dhe mos i humbni shpresat nga mëshira e Zotit, sepse fitorja është afër me lejen e Allahut, ktheni vetet tuaja drejt bindjes në Allahun, larg shkatërrimit dhe të keqes, sepse Allahu xh.sh nuk pajtohet me veprat e shkatrrimtarëve,  dhe premtimi i Tij nuk i përfshin të padrejtët, dhe nuk e ndalon dënimin e Tij nga populli keqbërës.

Porosisim të gjithë namazfalësit që kur të dalin pas namazit të bëjnë kujdes nga disa injorant keqbërës që fusin duart e tyre të pista në xhepat e njerëzve dhe i vjellin ata. Janë ankuar shum njerëz se kur dalin njerëzit nga namazi u kanë vjellur portofolët e tyre nga xhepat.

E lusim Allahun xh. sh që të pastroj nga ne këtë të keqë dhe të përmirsojë këtë familje të madhe. O Zot na bëj të takojmë njerëz të mirë në rrugë, dhe na largo nga të këqijtë e rrugës, na bëjë nga ata që dinë të kërkojnë, dhe na ruaj na të kërkuarit e keq,

O Zot kërkojmë të na ruash nga burrat e këqinjë, nga fëmijët që janë për ne dënim, nga pasurija që është mallkim për ne, dhe nga shoqërues që urren të mirat tona.

O Zot hap për ne dyert e urtësisë Tënde, dhe hudh mbi ne mëshirën Tënde, na bëj të arrijnë tek ne të mirat Tua, dhe na ruaj nga e keqja e hakmarrjes Tënde, na jep sukses në atë që je kënaqur o më i Madhërishmi dhe më Bujari.

O Zot bëj të dashur për ne besimin, mirësinë, bëji të qarta këto në zemrat tona,

O Zot bëj për ne të urryera mohimin, mosbindjen dhe shthurjen.

O Zot na fal ne, prindërit tanë, dijetarët dhe mësuesit tanë, vëllezërit tanë, të cilët kanë kaluar para nesh me besim.

O Zot mos na lër  në zemrat tona xheloxi dhe smirë për ata që kanë besuar, me të vërtetë ti je Falës Mëshirues.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Aksa / by

Post Author: