Lavdërimet pë Zotin, lavdërimet për Allahun e Madhërueshëm , Atë e lavdërojmë dhe e falenderojmë , Ai është shpërblyesi jonë, dhe më e mira mbështetje është tek Ai. Na ka dhënë shumë dhe na jep pa fundësisht.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, një i Vetëm i pa Shok, dëshmi të vërtetë dhe të sinqertë që do të na shfaqet ditën kur do të paraqitemi para Zotit. Dëshmoj se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, që është ngarkuar me mrekullinë e Librit, paqja, shpëtimi dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vlersuar dhe të nderuar, dhe mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan me mirësi, ndoqën të vërtetën dhe qëndruan në rrugën e duhur.
Këshilloj veten dhe ju që të kemi frikë Allahun , frikësojuni Allahut Zoti ju mëshiroftë, dhe bëhuni serioz në ndershmëri , sepse nëse njeriu është i ndershëm dhe shfaqën ndershmëri deri sa ai shkruhet tek Allahu i ndershëm. Nuk ka më të keqe se gënjeshtra, vazhdon njeriu të gënjejë dhe përhapën gënjeshtra, deri sa ai shkruhet tek Allahu gënjeshtarë.
Paqja dhe qetësia e gjokseve është nga mirësit e banorëve të xhenetit : “Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.” (El-Hixhr 47)
Nga fatkeqsitë është të angazhuarit e njeriut me zbritje dhe ngritje. Zoti të ruajt fal dhe tolero, përmirso mendimin për të tjerët dhe për atë që nuk i gjen justifikim, thuaj se me pa tjetër ai ka justifikim : “ Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.” (Fusilet 34-35)
O ju muslimanë! Nga mirësitë më të mëdha të Zotit tek robi i Tij është që ta furnizojë me zemër të gjallë, me të cilën e kujton dhe paralajmëron atë dhe e ruan nga disa ngjarje dhe ndryshime apo përparime që ndodhin në këtë jetë. Jeta e gjitha është mësim, e gjitha përpjekje dhe ndryshime, disa më të mëdha se të tjerat, dhe disa bëjnë që të harrojmë të tjerat.
Por pamvarsisht kësaj ka raste apo momente që rrallë herë ka qëndruar në të njeriu, e nëse ka qëndruar nuk i ka dhënë të drejtën e atij rasti, në të shikuar apo të menduar.
Këtë qëndrim na e përshkruar më së miri Ibn Xhevziji Zoti e mëshiroftë, kur thotë; “ Nga ekstremet e gjërave është shpresa e të vdekurve.” Zoti e mëshiroftë.
Ai paralajmëron duke e përshkruar dhe paraqitur shqetësimin, se njeriu paraqet dëshirën për kohën e kaluar, dhe dëshiron, nëse i lejohet, që ti kthehet dhe një herë asaj që ka kaluar, të jetë i ndershëm në pendesën e tij, falë bindjes së tij tashmë për vdekjen.
Pastaj ai ka thënë: “ I mençur është ai që shfrytëzon këtë kohë apo punon në përputhje me të.”
Adhurues të Allahut! Ky përkujtim ndalon të kotën, dhe ky shembull të drejton drejt seriozitetit, duke ruajtur kohën dhe përmirsuar veprat. Rasti përkujton se njeriu është me një shëndet të plotë dhe në një jetë të gjatë të kësaj botë, prandaj le të shumojë përmendjen dhe falenderimin e Zotit, dhe të jetë adhurues i mirë i Krijuesit.
Adhurues të Zotit! Momentet e vdekjes është ora në të cilën njeriu është në mes vdekjes dhe jetës. Është orë që nëse vjen tek njeriu, ai e mëson të sigurtë se do të vdesë. Në këtë orë nuk ka gësnjeshtër , ikje, e kapën një bllokim nga i cili e mëson në mënyrë kategorike se jeta tjetër për të ka ardhur. I zbulohet atij mbulesa e kësaj bote, do të shikojë diçka që nuk e ka parë më parë.
O prezantues të dashur! Këto janë momente dhe raste me shembujt e tyre që tregojnë se kur tu vijë atyre moment i fundit, ata janë në një gjendje dëshpërimi dhe pafuqije.
O ju muslimanë! Njeriu në këtë botë në gjendje të shëndetshme dhe mirëqënje të plotë, në huti pa vëmendje, ka pasuri pozitë ka dëgjimin dhe shikimin, e rrethojnë të afërmit dhe të njohurit e tij, jeton gjithë shpresë dhe kënaqësi, gjithë plane të mëdha. Por kur i vjen momenti i vdekjes ose e prekën gjëndje dëshpërimi nga sëmundja apo ndonjë aksident i rëndë, si do të jetë gjendja e tij? Kush janë ndjesitë e tij? Kush janë shpresat e tij? Dhe për çfarë ai do të qahet ? Për çfarë do të lutet? Njerëzit janë kthyer të gjithë drejt tij, dhe largohen prej tij interest kryesore të kësaj botë. Është në një gjendje ku lidhja është tek zemra e shëndoshë e pastër, mirësia në punë, adhurim të mirë, moral të ndershëm, pastërtia në kurorë, sjellje e mirë, lënja e gjurmëve dhe dobia ndaj njerëzve: “Dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit. Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët. Përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”(Esh-Shu’ara 87-89)
Ai është në momentin e vdekjes, gjëndje pamundësije, shpreson dhe mendohet. A e ka merituar kjo botë gjithë këtë angazhim , armiqsi dhe zili, gara, prioritet për këtë botë, dhe lënje pas dore botën tjetër, largimin e botës tjetër dhe afrimin me këtë botë, duke ju ekspozuar kësaj bote, mosvëmendje ndaj botës tjetër, mosvëmendje ndaj të drejtave të familjes dhe fëmijëve, në edukim dhe përmirsim të tyre, por abuzues në të drejtën e vetes së vet, nga ana shëndetsore dhe qetësija , stabiliteti, në adhurim dhe në punë të mira!?
Në këtë gjendje ndërpriten veprat, shtohet moment i pritjes: “(Mohuesit do t’i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”(Kaf 22)
E mësoj se ky është moment i vdekjes sikurëse mësoj, ky i pamundur, se ata të tjerët para tij kanë pritur sikurëse po pret dhe ai, kanë kërkuar atë që dhe ai po kërkon, të punojnë në dynja punët e tyre, dhe të lehtësonin të rëndat, por u rrëmbyen prej tyre dhe shpirtrave të tyre, dhe u ndërpren veprat dhe shpërblimi i tyre, dhe u kthyen tek të dashurit e tyre. Kanë mbledhur dhe ka mbetur mbledhja e tyre trashigimi, ndërtuan dhe ngelën ndërtesat e tyre trashigimi, tregohen të pavëmendshëm ndaj botës tjetër dhe ajo është e ardhmja, përqafojnë këtë botë dhe ajo është kalimtare. Në momentin e vdekjes shikon ndodhi të ndryshme, dhe pozicione te ndryshme, ku ka në mes tyre që përpiqen: “Vërtet që jobesimtarët e duan jetën në tokë dhe e shpërfillin Ditën e vështirë (të Ringjalljes) që do t’u vijë.” (El-Insan27)
Ata janë në gjendjen e përkujtimin dhe të bërjes së llogarive të veprave dhe thënijeve. A vlejnë atë ditë thënijet? Thotë: “Sikurë të isha menduar pak, në gjendjen e dunjasë dhe atë të botës tjetër, do të kisha mësuar se në sjelljen e mirë dhe punët e mira, dëshira për tu bërë mirë njerëzve, janë rrugët më të mira dhe shkallët më të forta.”
Ku janë zhurmët e kohës, telefonatat e shumta dhe mardhënijet e shumta mes njerëzve? Ka mësuar se ka filluar të ngjisi shkallët, dhe i janë dorëzuar se çfarë ka lënë pa plotësuar në dunja, tek Allahu xh.sh. Ai është në një vend që është duke ju afruar Allahut, mendon adhurimin, dhe sinqeritetin dhe jo më për gradët dhe lidhjet me njerëzit e dynjasë dhe pozitat e tyre dhe pasuritë e tyre.
Në këtë gjendje ndërpriten veprat dhe paksohen pritshmëritë, ka nga ata që thonë; “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!”(El-Mu’minun 99-100)
Ka nga ata që thonë : “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!” (El-Munafikun 10)
Ka nga ata që thonë : “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut.” (Ez-Zumer 56)
Përgjigja është për të gjithë; “Vallë a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)? Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi.” (El Fatit 37)
Mjerë për atë që thotë : “ Ishin të ligjtë ata që na mashtruan. Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetsues (tek Allahu). E as ndonjë mik të ngushtë!Ah sikur të ktheheshim përsëri(në jetë) e të bëheshim besimtarë. Sigurisht që në këtë ka shenja treguese.”(Esh-Shu’ara 99-103)
Çfarë gëzimi dhe lumturije për atë që i vijnë për rreth Melaiket : “Do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, Dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”(Fussilet 30)
Sa fitore e madhe është për ata : “Ata nuk do t’i brengosë tmerri më i madh dhe engjëjt do t’i presin (duke u thënë): Kjo është dita juaj e premtuar.”(El-Enbija 103)
Vëllezër të nderuar! Këto janë gjendjet e disave nga të parët tanë (selefeve), dhe se çfarë ju është shfaqur në momente të tilla.
Selman el Farisiji, Zoti qoftë i kënaqur me të, në atë se çfarë transmeton Ahmedi dhe Ibn Maxhe, tregohet se Sa’d Ib Ebi Vekasi duke u kthyer nga Kufa, ka shkuar tek Selman el Farisiji që ishte sëmurë, e ka gjetur atë në shtratin e vdekjes duke qarë, i ka dhënë selam dhe është ulur. Sa’di i ka thënë: çfarë të bën të qashë? A nuk kujton shoqërinë me të dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të? A nuk kujton ato momentet e mira? Selman el Farisiji ka thënë; “ Për Zotin nuk më bëjnë të qajë asnjëra nga këto të dyja, nuk qaj për shkak të dashurisë së kësaj botë, dhe nuk qaj se nuk e pëlqej takimin me Zotin.” Sa’di i ka thënë: Po çfarë të bën të qashë atëhere pas 80 viteve jetë? Ka thënë : “Qajë sepse i dashuri im Profeti na ka dhënë një porosi: “Ta konsiderojmë këtë botë sikurëse të jemi udhëtarë,” por kam frikë se e kemi kaluar(se nuk e kemi zbatuar).”
Ky është Selmani Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka frikë se mund ta ketë kaluar, çfarë duhet të thotë ai që e ka kalur me të vërtetë? Çfarë duhet të thotë ai që e ka kaluar me mbledhje pasurije ka kalur kufijtë që ka vendosur Allahu dhe ka abuzuar me to? Ka kaluar duke marrë tokat e njerëzve dhe pasuritë e tyre? Ka kaluar besimet e njerëve dhe moralin e tyre duke i prishur ato? Kjo është vetllogari. A e kemi kaluar ne, a kemi ndryshuar, a kemi abuzuar diçka me njerëzit?
Amër Ibn el Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të, përjetoj një dëshpërim të madh në momentet e vdekjes së tij. Abdullah ibn Amër i biri i tij i ka thënë, çfarë është gjithë ky dëshpërim ? A nuk është ushqyer i dërguari i Allahut nga duart tuaja dhe ka punuar me ty? Ka thënë ; O djali im me të vërtetë kështu ka qenë, dhe do të lajmëroj ty se për Zotin nuk e di se a ka qenë nga dashuria apo nga dhimbja por dëshmoj për dy njerëz se ai është ndarë nga kjo botë dhe i donte ata të dy djalin e Sumejes (Amar Ib Jasir)dhe djalin e Umu Abdus (Abdullah Ibn Mesudin).” Kur ju afrua moment i vdekjes ka vendosur dorën e tij të mjekra dhe ka thënë: “O Zot Na ke urdhëruar dhe nuk i kemi zbatuar urdhërat siç duhet, Na ke ndaluar ndaj disa gjërave dhe i kemi bërë ato, nuk na shpëton veç se falja Jote.”
Këto kanë qenë fjalët e ti Zoti qoftë i kënaqur me të, duke qenë në një dëshpërim të madh deri sa ka dorzuar shpirtin dhe e ka lënë këtë botë.
O Zot Na ke urdhëruar dhe nuk i kemi zbatuar urdhërat, Na ke ndaluar ndaj diçkaje dhe ne i kemi bërë ato, nuk na shpëton vetëm se falja Jote.
O Zot përmirso gjendjen tonë në të gjitha çështjet dhe na shpëto nga turpërimi i kësaj bote dhe dënimi në botën tjetër. O Zot na bëj nga ata që gëzohen me takimin Tënd dhe shpresojnë në faljen dhe mëshirën Tënde, na bëj nga njerëzit e Tu dhe të zgjedhurit e Tu. O Zot të lutemi të jesh me ne në momentet e vdekjes, o Zot na ndajë nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ne.
Lajmet e njerëzve të mirë nuk mbarojnë dhe se çdo njëri prej tyre ka mësimin e tij.
O adhurues të Zotit! O ju të gjallë dhe të shëndeshëm, ju mund të vlersoni atë se çfarë nuk mund ta vlersojnë banorët e varreve, shfrytëzojeni shëndetin dhe kohën e lirë, para ditës së përpëlitjes së shpirtit, para ditës së llogaridhënijes. Në çdo ditë që jeton njeriu, në çdo orë që ai jeton ka në dorë pasuri, dhe ai që i frikësohet Allahut në atë çfarë ka ngelur nga jeta e tij, i falen çfarë ka kaluar dhe çfarë do të kalojë. Ai që e përdorën shëndetin e tij, kohën e tij të lirë në bindje ndaj Zotit ai është i lumtur, dhe ai që e përdorën shëndetin dhe kohën e lirë në të ndaluara dhe të këqija, ai është i humbur dhe i hidhëruar. Kohën e lirë e ndjekën puna dhe shëndetin e ndjekën sëmundja.
Tek Allahu kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Por, kur shpirti të vijë në grykë. E të thërrasin “A ka shërues”. Atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes dhe këmbët do të ngrijnë. Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.” (El-Kijame26-30)
Zoti na bëftë dobi të gjithëve me Kuranin Famëlartë, dhe me udhëzimin e Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe të gjithë muslimanët për të gjitha gabimet, kërkoni falje tek Ai me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Allahun, lavdërimet për Zotin e Gjithësisë për ato që na ka dhënë dhe na jep, Ai është Bujarë Dhurues, Madhështinë e Tij e lavdëroj dhe e falenderoj, mirësit e Tij janë të pafundme, shpërblyesi i veprave të mira. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, tek Ai mbështetem dhe tek Ai është kthimi.
Dëshmoj se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, ka ardhur me të vërtetën, urtësinë dhe mbylljen e mesazheve, paqja, shpëtimi dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty, mbi familjen dhe shokët e tu, brezi më i mirë dhe shokët më të nderuar, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e takimit. Në vijim
O ju muslimanë! Nga tiparet e predikimit dhe të thirrjes, dihet se veprat janë sipas mbylljeve të tyre dhe është larg ai që predikon me diçka tjetër. Çdo kënaqsi pasohet me vdekje dhe se ajo është dinake vjen pa pritur: “ Mendo, nëse Ne i lëmë që të kënaqen disa vjet. E pastaj t’i godasë ai (dënim) që u është premtuar, çfarë vlere do të kishte ajo me të cilën janë kënaqur?”(Esh-Shu’ara 205-207)
Gjithashtu nga tiparet e predikimit , është që ta di njeriu së ditët në këtë botë janë depozita dhe se ajo që ka ikur nuk kthehet më, dhe nuk përkujtohet vetëm se duke pasur kujdes, dhe se nuk ka dobi vetëm duke kërkuar falje për gabimin. Veproni me këtë citat të Imam Ibn Kajjim Zoti e mëshiroftë , që thotë : “ Ai që është i angazhuar me Zotin, përmendjen e Tij, dashurinë për Të, dhe bindjen ndaj Ti në jetën e tij, do të gjejë rrugëzgjidhje në momentin e daljes së shpirtit të tij. Ai që ka qenë i angazhuar me diçka tjetër veç Allahut, në jetën e tij dhe shoqërinë e tij, Është e vështirë për të që të adhurojë Allahun dhe ta ndjekë atë në momentet e vdekjes, dhe nuk provon shijen e të ndershmëve dhe të durimtarëve. Ata (të ndershmit dhe durimtarët) nuk i zhgenjejnë zemrat e tyre në momentet e pritjes, dhe shejtanët nuk marrin gjë prej tyre.”
Friksojuni Allahut, Zoti ju mëshiroftë, dhe dijeni se ajo me të cilën kanë porositur të parët tanë selefët, është të menduarit mirë për Zotin, të menduarit e asajë çfarë ka të bëjë me Zotin që i përket Zotit dhe çfarë përmbajnë emrat e Bukur të Allahut me cilsitë e Tij të Larta. Të shpresojmë Mëshirën e Allahut, nga Bujaria e Tij dhe Faljen e Ti nga Mirësija e Tij nga Falja dhe Mëshira e Ti e Madhe. Të jenë këto fjalë që i thonë ata që e rrethojnë në momentet e fundit, nga veprat e mira dhe çfarë ka përgatitur nga të mirat, dhe pikëllim për ata që nuk kanë pasur, ndihen të humbur dhe të zbrazët duke shpresuar tek mëshira e Zotit
Të menduarit mirë për Zotin është mbështetja më e mirë tek Zoti, nuk është mbështetur tek Zoti me të vërtetë vetëm se ai që mendon mirë për Zotin e Madhërishëm.
Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin e Allahut mëshirën dhe udhëzuesin e njerëzimit Muhamedin sepse për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj kur ka thënë në Librin e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, profetin tonë Muhamedin, të dashurin e përzgjedhur, udhëzuesin e njerëzimit, mëshiroje dhe bekoje familjen e tij të pastër, gratë e tij nënat e besimtarëve.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit, pasuesve të tyre (Tabiinët), dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
Shkatërro mosbesimtarët, dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët), shkatërro të padrejtët, armiqt e popullit tonë dhe armiqt e fesë.
O Zot na jep siguri në vendet tona. O Zot na jep siguri në vendet tona.
O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe beji ata ndihmues të Islamit dhe muslimanëve.
O Zot jepi sukses atij, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, zëvendësit të tij, vëllezërve të tij dhe ata që i përkrahin në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoj ata drejt të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëj ata të jenë mëshirë për robërit e Tu besimtarë. Bashko fjalën e tyre në të vërtetën, udhëzimin dhe në synetin e profetit o Zoti i Botrave.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve. O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. O Zot ndalo gjakderdhjen e tyre, dhe bashkoji ata në të vërtetën, udhëzimin dhe në synetit e profetit tonë. Ktheju atyre sigurinë, drejtësinë dhe qetësinë në shtëpitë e tyre. O Zot ruaj ata nga të këqijat dhe përçarjet nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
O Zot ndihmo ushtarët tanë që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot forco vigjilencën e tyre, forco goditjen e tyre, forco qëndrimin e tyre, bëji të jenë të qëndrueshëm, ndihmoji ata kundra atyre që i sulmojnë, O Zot jepu nga përkrahja Jote dhe ndihmoji me forcën Tënde. O Zot ruaj ata në mesin e tyre dhe pas tyre nga e djathta e tyre dhe e majta e tyre dhe mbi ta. O Zot ruaj ata nga e keqja që mund tu vij atyre nga nëntoka e tyre.
O Zot mëshiroji dëshmorët e tyre, shëroji të plagosurit e tyre, ruaji ata në familjet dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që dëgjon lutjet.
O Zot të lutemi kundra jehudëve shkatërrues, o Zot të lutemi kundra jehudëve pushtues, me të vërtetë ata nuk të besojnë Ty. O Zot zbritu atyre mesazhin Tënd që është për popullin e padrejtë (dënimin Tënd). O Zot të lutemi të na ruash nga padrejtësitë e tyre dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga sherri i tyre.
O Zot na fal gabimet tona. O Zot na fal gabimet tona, na mbulo të metat tona, lehtëso shqetësimet tona, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë.
O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit.
Zoti ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)