Në ditën e Kurban Bajramit – Aksa 31.07.2020

Lavdërimet janë për Zotin që ka caktuar për ne ditën e xhuma dhe festat e Bajrameve. “O Zoti ynë! Ti do t’i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.(Al ‘Imran 9)

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmi të cilën e mbajmë për kur  të ringjallemi ditën e caktuar, dhe shpresojmë që të shpëtojmë me të ditën e gjykimit.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob  dhe i dërguari i Zotit, ka shpjeguar legjislacionin dhe ka legjitimuar festat, i ka emëruar ato dhe na ka udhëzuar drejt tyre. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë,  familjarët e tij të pastër, shokët e tij të parë, dhe të gjithë ata që i pasojnë prej të parëve, të mirëve dhe prej dijetarëve. Lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Kjo është dita juaj, kjo është dita e gëzuar e festës së Kurban Bajramit të bekuar. Kjo është dita e Haxhit të madh, kjo është dita e Kurbanit, sakrificave,  dita  e të dhuruarit dhe mirësisë, kjo është dita e gëzimi, lumturisë dhe e  haresë. Vërtetë kjo është ditë nga ditët e Zotit të Madhërishëm,  ditë e ndershme dhe e vlersuar nga Zoti i Plotfuqishëm. Kjo është dita në të cilën: “do të gëzohen besimtarët   për ndihmën e Allahut.” (Er-Rum 4-5) 

Prandaj falenderoni Allahun për mirësitë e Tij që ju ka dhënë, Përkujtojeni, Madhërojeni dhe kërkoni më shumë nga Mirësia dhe Bujaria e Tij. Ai ju ka udhëzuar dhe ruajtur, ju jeni banorët e tokës së shenjtë. Allahu i Madhërishëm ju ka zgjedhur ju me vullnetin dhe caktimin e Tij, si dhe ju ka përzgjedhur nga të gjitha krijesat e tij, prandaj bëhuni njerëz që e kanë merituar këtë përzgjedhje, njerëz të lavdisë dhe  krenarisë. Mos u bëni qesharakë, bëni kujdes nga të metat dhe mos u bëni njerëz të dobët.

Bëhuni bartës të dritës dhe të udhëzimit, Akideja juaj është hyjnore, flamuri  juaj është profetik,  historija juaj është histori e besimit  dhe e moralit. “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21) Kapuni fort pas fesë tuaj, Islamit tuaj dhe durimit tuaj në tokën dhe vendentet  tuaja të shenjta. Mos keni frikë dikë tjetër veç Allahut, sepse ndihma e Zotit  do të vijë padyshim. Sikurëse ka thënë Allahu i Madhërishëm: “nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë.” ( Muhammed 7) Sikurëse dhe ka thënë Allahu i Madhërishëm gjithashtu në përmbushjen e fesë  tuaj: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. “ (Al ‘Imran 3)

Adhurues të Zotit! Njerëzit e dijes kanë përmendur se kur ka ardhur përgëzuesi, lajmëtari tek Jakubi, paqja e Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “ Në cilin besim e ke lënë Jusufin?  Ka thënë; E kam lënë në fenë Islme.”  Ka thënë; Tani u plotësua mirësia e Zotit.”  

E si është gjendja e muslimanit?! Prej Zotit kemi  mirësi të pallogaritshme, por përsëri kemi  shtuar shthurjen dhe kundërshtitë. Cilën prej atyre të dyjave duhet të falenderojmë, a është e keqe ajo që fshehim, apo e mira ajo që shpalosim. 

Mos i mohoni mirësitë, ka ardhur në komentimin e thënijes së Allahut të Madhërishëm: “dalëngadalë Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar .” (El-A’raf 182) komentatorët kan thënë: “Sa herë që kanë vepruar një të keqe, u kemi rinovuar, dhënë përsëri një tjetër mirësi.”

E lusim Allahun e Madhërishëm për vete dhe për të gjithë ju që të na rinovojë me mirësinë e Islamit dhe që të na japë sukses ne dhe ju në udhëzim dhe vendosmëri. Zotit i kërkojmë mbrojte që të mos jemi nga populli që kanë zëvendësuar mirësitë e Zotit me mohim dhe shthurje dhe kanë lejuar për popullin e tyre vendin e ndëshkimit.

Zotit i kërkojmë të na mbrojë nga një poppull që ju ka dhuruar mirësi të cilat i kanë kthyer shkak për në të keqe dhe shthurje, dhe i përdorin ato për plotësim të epsheve të tyre.

Adhurues të Zotit! Sot është dita e forcimit të lidhjeve të gjakut, Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të forcojmë lidhjet e gjakut dhe na ka paralajmëruar nga ndërprerja e tyre. Forconi lidhjet tuaja të gjakut në këto ditë të bekuara mos u tregoni mendjemëdhenj dhe  mos i kundërshtoni urdhërat e Allahut të Madhërueshëm.  Lidhuni me prindërit dhe vëllezërit e motrat tuaja, me xhaxhallarët, hallat, tezet dhe dajat tuaj. Mos e prishni këtë lidhje duke u bërë shpirt  këqinjë,  sepse kjo është kundërshti, largohuni dhe kundërshtoni shejtanin dhe bëni kujdes që të mos kapeni nga ky shpirt i keq, i ngushtë, i cili mundohet të hapë probleme në mes motrës dhe vëllait,  apo në mes fqinjëve, apo në mes xhaxhait dhe djalit të vëllait të tij. Mbani lidhjet tuaja dhe mbështetuni tek Zoti juaj.

Adhurues të Zotit! Drejtojuni Zotit tuaj Bujarë, lutjuni Zotit të Madhërishëm sepse jeni të premtuar me përgjigje. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falja, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

 

LEXO  Pasoni Ramazanin me punë të mira - Aksa 29.05.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin e Madhërishëm që ju ka dhënë muslimanëve festa që kthehen dhe përsëriten të cilat na shoqërojnë me paksimin e gjynaheve dhe pastrim.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, sunduesi i shkëlqimit dhe dritës.

Dëshmojë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, fisniku dhe i nderuari. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij deri në ditën që do të kalojmë Siratin.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Praktika e muslimanit është që pasi kthehet nga  namazi në ditën e festës së Kurban Bajramit, para çdo gjëje ai merret me therjen e  sakrificës, kurbanit të tij. Nëse e ka të mundur ta therë vetë,  fillon me emrin e Zotit dhe madhëron Allahun dhe më pas therën sakrificën. 

Adhurues të Zotit! Sakrifica në Islam në vetvete është diçka e  mirë,  urtësia e tij është fisnike dhe madhështore. Kurbani është sakrifica e gjyshit tonë Ismailit, Paqja e Zotit qoftë mbi të, është të afruar për tek Allahu i Madhërishëm përmes therjes së kurbanin në këtë ditë të bekuar.

O ti musliman! Nëse therën kurban, është nga syneti që të hashë një të tretën e tij, një të tretën të jua dhurosh të afërmve dhe një të tretën të jua japësh të varfërve. E nëse bën ndryshe nga kjo përsëri është e lejuar kjo sipas mundësive që ke.

O ju muslimanë! Urime për sakrificat tuaja në këtë ditë madhështore, ju përgjigjët thirrjes së të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka thënë: “Njeriu, i biri i Ademit,  në ditën e Kurban Bajramit nuk bën punë më të mirë dhe më të dashur tek Allahu i Madhërishëm se derdhja e gjakut, therja e kurbanit. Vërtetë kurbani do të vijë në ditën e kijametit me brirët, leshin dhe thundrat e tij. Vërtetë gjaku më parë shkon tek Zoti i Gjithësisë se sa bie në tokën ku ai theret, prandaj përmirsoni therrjen e tij.” 

Allahu i Madhërishëm thotë: “andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!” (El-Keuther 2)

Kujtoni qëndrimin e të dashurit të Zotit, Ibrahimit, përshëndetjet dhe lëvdatat më të mira për të dhe të dërguarin tonë Muhamedin, i cili sakrifikoj çdo gjë që kishte. Udhëtoi, u shpërngul  për hir të Zotit, sakrifikoj me veten e tij dhe u hudh në zjarr,  sakrifikoj me djalin e tij kur desh e bëri kurban. Këtu shfaqet dituria dhe durimi kur Ismailit ka thënë: “O babai  im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” (Es-Saffati 102)

Urime për  atë që ka sakrifikuar veten e tij për Zotin, dhe përgëzime për atë që ka bërë sakrificë për vëllezërit e tij muslimanë. Paqja e Zotit  qoftë mbi Ibrahimin dhe Ismailin, paqja e Zotit qoftë mbi robërit e mirë të Tij.

Adhurues të Zotit! Ne në tokën e bekuar vuajmë nga dy çështje, padrejtësia që shikojmë çdo ditë në tokën tonë të bekuar. Por ne vazhdojmë të jemi të vendosur dhe të lidhur me tokë dhe vendet tona të shenjta, dhe se ne e kemi treguar forcën tonë në kohë të vështira dhe të rënda. Si dhe nga politika e padrejtë që konsiston në shkatërrimin e shtëpive, burgosjen, shpërnguljen me forcë, vendosjen e taksave, largimi nga Kud’si dhe xhamia e Aksasë, pengimin  e namazfalësve që vinë për të kryer e adhurimet, faljen e namazeve dhe të luten në xhami, e gjithë kjo është politikë e padrejtë, zullumqare. Sikurëse dhe futja e kolonëve izraelit në xhaminë e bekuar të Aksasë. Xhamia e bekuar e Aksasë vuan dhe ankohet për  padrejtësinë e tiranëve dhe të padrejtëve. Gjithashtu shikoni se të burgosurit tanë në burgjet e pushtuesit izraelit,  përballen me vuajtje të mëdha. Vëllezërit tanë në tokën e Gazas janë të bllokuar, izoluar. Por se shpejt do të vijë rrugëzgjidhja e afër dhe e shpejtë me lejen e Allahut të Madhërishëm.

O ju të dashurit e mi! O ju muslimanë! Ju durimtarë, mbajtës së premtimit dhe të vendosur, ju jeni banorët e qëndresës, durimit dhe të lidhur me këtë tokë. Bëni durim, këshilloni të tjerët për durim  dhe qëndroni të lidhur me këtë tokë, dhe frikësojuni Zotit që të shpëtoni.

O Zot të lutemi të na bësh nasib të jemi në xhenetet e amshuara me mirësi të pafundme, të lutemi të na japësh udhëzim, devotshmëri, siguri dhe pasuri. 

O Zot ruaj xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe bëje atë simbol të Islamit dhe muslimanëve. 

O Zot ruaj rininë, burrat dhe  gratë e xhamisë së Aksasë,  dhe të gjithë ata që punojnë në xhaminë e Aksasë.

O Zot mundëso lirinë e të burgosurve tanë, largo bllokadën e Aksasë tonë. 

O Zot na ruaj me syrin Tënd që nuk flenë. 

O Zot na fal dhe na mëshiro, skemi shpëtim tjetër, Ti je shpresa jonë.

O Zot na kënaq ne me syrin tonë, largo nga ne të keqen tonë.

O Zot ruaj  popullin tonë nga armiku , dhe  na ndihmo kundra atyre që na kanë bërë padrejtësi.

O Zot të lutemi të na japësh besim të pathyeshëm, lumturi që nuk mbaron. 

Na bëj shoqërues të të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në xhenetet e larta.

O Zot lehtëso gjendjen tonë, fal gjynahet tona, mëshiro dobësinë tonë, fal mangësitë  tona, merr nën kujdesin Tënd çështjen tonë. 

Të lutemi që të jeshë me ne me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit nga ata.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit