Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësohuni Zotit, me frikë të vërtetë, dhe bindjuni Atij në fshehtësi dhe hapur.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm krijon çfarë dëshiron nga robërit e Tij, dhe zgjedhën prej tyre. Allahu zgjedhën të dërguar prej Melekëve dhe prej njerëzve. Ka zgjedhur nga fjalët përmendjen e Tij, Dhikrin dhe nga toka shtëpinë e Tij, Qaben. Ka dalluar nga muajt e vitit muajin e Ramazanit dhe muajt e tjerë të shenjtë. Në kohën e injorancës, para Islamit, njerëzit shtonin mbi këto muaj dhe pasoni të kotat. Ata agjëroni në kohë të tjera, jo në ato kohë të caktuara, dhe bënin haxhin e tyre jo në kohën e tij. Allahu i Madhërishëm e vlerësoj këto umet me dërgimin e profetit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke e kthyer kohën e haxhit sikurëse ishte. Ai kreu haxhin e tij në muajin e Dhul Hixhxhes, dhe tha në hutben e tij: “ Vërtetë koha është kthyer në vendin e vet sikurëse ditën që Allahu i Madhërishëm krijoi qiejt dhe tokën.” Muttefikun Alejhi. Është përcaktuar numëri dhe bërë llogaria dhe çështja u kthye sikurëse ishte në librin e parë të Zotit. Të vlerësuarit në mes netëve dhe ditëve ka për qëllim ftesën për përfitimin e të mirave në to. I dërguari i ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka këshilluar në shfrytëzimin e tyre sa më shumë sepse janë kalimtare dhe nuk kthehen më. Ai ka thënë: “ Shfrytëzoi pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera; Rininë tëndë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, të qenurit tënd i pasur para së të varfërohesh, kohën tënde të lirë para se të angazhohesh me punë, dhe jetën para vdekjes tënde.” Hadithin e transmeton Nesaiu.
Kemi hyrë në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhxhes në netët e të cilave është betuar Allahu i Madhërueshëm dhe ka thënë: “ (Betohem) për shkrepjen e agimit, dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” ( El-Fexher 1-2) Këto janë ditët të cilat i ka shenjtëruar Zoti dhe mbyllja e muajve të shenjtë të caktuar për të cilat Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar.” (El-Bekare 197)
Ditët e tyre janë më të vlehshme se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ditët më të mira në dynja janë dhjetë ditët e para, dmth të Dhul Hixhxhes.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani.
Vlera e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhxhes është e madhe sepse në to bashkohen të gjitha adhurimet e rëndësishme siç është namazi, agjërimi, sadakaja, lëmosha dhe Haxhi. Një bashkim i tillë nuk është se ndodhën në ditë të tjera veç tyre. Çdo punë e mirë që kryhet në këto ditë është më e dashur tek Allahu i Madhërishëm se e njëjta punë që kryhet në ditë të tjera jashta Dhul Hixhes. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më e dashura tek Allahu se sa në këto ditë, Ka për qëllim dhjetë ditët e Dhul Hixhes. I kan thënë ; “O i dërguari i Allahut, as lufta në rrugën e All-llahut?” Ka thënë: “As lufta në rrugën e All-llahut, përveç atij burri i cili ka dalë vetë dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën, ka rënë dëshmorë.” Hadithin e ka transmetuar Ebi Daudi, ndërsa origjina e hadithit është tek Buhariu.
Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: Ky hadith argumenton se veprat e mira në dhjetë ditëshin e Dhul Hixhxhes janë më të dashura tek Allahu se në ditët e tjera në këtë botë pa asnjë përjashtim. Selefët, Zoti i mëshiroftë, përpiqeshin në maksimun në kryerjen e punëve të mira në këto dhjetë ditë. Said Ibn Xhubeiri, Zoti e mëshiroftë, kur hynin dhjetë ditët e para të muajit të Dhul Hixhes përpiqej aq shumë sa me vështirsi jua dilte atyre punëve në të cilat angazhohej.
Nga mirësia dhe bujaria e Allahun është së në këto ditë adhurimet janë të ndryshme. Nga ato që këshillohen dhe ligjërohen në këto ditë është të shtuarit e përmendjes së Zotit të Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “… dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara…” (El-Haxhxh 28) Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Ato janë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.” Përmendja, dhikri i Zotit të Madhërishëm është prej adhurimeve më të mira. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka ditë më madhështore ku te jenë më të dashura veprat e mira për Allahun se në këto dhjetë ditë. Prandaj shtoni sa më shumë në këto ditë nga Tehlili, Njësimi i Zotit, Tekbiri, Madhërimi i Allahut, dhe Tahmidin, Lavdërimin dhe Falenderimin e Zotit.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Imam Neueviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Është e preferua që të shtohen duatë dhe përmendja e Allahut në këto dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes më shumë se në ditë të tjera. Sikurëse preferohët të shtuarit më shumë të lutjeve dhe përmendjes së Zotit në ditën e Arafatit se në pjesën tjetër të dhjetë ditëve. Përkujtimi dhe dhikri më i mirë është leximi librit të Zotit, ai është udhëzues dhe dritë e qartë.
Tekbiri është i vazhdueshëm gjatë të gjithë kohës në çdo vend në këto dhjetë ditë. Është transmetuar se Ibn Omeri dhe Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, dilnin në treg në ditët e para të Dhul Hixhes dhe Madhëronin Allahun, dhe njerëzit e Madhëronin Allahun sëbashku me ata të dy.
Ndërsa tekbiri i veçantë apo individual është ai tekbir që thuhet pas çdo namazai farz duke filluar me sabahu i ditës së Arafati për haxhinjtë dhe jo haxhinjtë deri në përfundim të ditëve të Kurban Bajramit.
Nga adhurimet e pëlqyera është dhe agjërimi i nëntë ditëve të para të tyre. Imam Neueviu, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Vërtëtë agjërimi i tyre është shumë e pëlqyer.”
Dhënia e sadakasë, lëmoshës është vepër e mirë me të cilën largohen shqetësime, hiqen merzi dhe zemërime. E më e mira është kur kjo vepër kryhet në momentin e duhur dhe në kohë të vlersuara si këto ditë.
Pendesa, teubeja ka vlerë të madhe në fe, ajo është arsye për shpëtim dhe lumturi. Allahu i Madhërishëm e ka obliguar për të gjithë umetin që të pendohen nga të gjitha gjynahet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31) I dërguari i Allahut, Muahmedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i lutej Allahut të Madhërishëm njëqind herë në ditë që ta falte atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, pendohuni tek Zoti, vërtetë unë pendohem, kërkojfalje tek Ai njëqind herë në ditë.” Muttefikun Alejhi.
Ne kemi më shumë nevojë për pendesë dhe kërkim falje tek Zoti. Dita më e mirë për njeriun është dita e pendesës, kërkimit falje tek Zoti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Ka’b Ibn Malikut, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ Përgëzohu me lajmin e mirë se ke kaluar ditën më të mirë të jetës tënde që kur të ka lindur nëna jote.” Muttefikun Alejhi. A ka më bukur se njeriu të pendohen në ditët që veprat e mira janë më të dashura se asnjë herë tek Allahu i Madhërishëm. Kush është i sinqertë në pendesën e tij, Allahu e ngrenë në gradë dhe zëvëndëson të këqijat e tij me të mira.
Në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes është dhe Haxhi, vizita e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, njëra nga shtyllat e Islamit. Allahu i Madjërueshëm ka thënë: “Njerëzit e kanë detyrim ndaj Allahut ta vizitojnë (për haxh) këtë Faltore, kushdo prej tyre që ka mundësi ta përballojë rrugën.” (Al I’mran 97)
Në këto dhjetë ditë është dhe dita e Arafatit, agjërimi i të cilës fshinë gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen. Nuk ka ditë që Allahu i Madhërueshëm largon më shumë rob nga zjarri i xhehenemit se në këtë ditë, ditën e Arafatit. Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Në këtë dhjetë ditësh është dhe dita e Kurbanit, nga ditët më të mira të ritualit të Haxhit dhe më e njohura, si dhe ditë e cila bashkon më shumë njerëz, ajo është dita e haxhit të madh. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ja shpallja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij drejtuar njerëzve në ditën e haxhit të madh. “ (Et-Teube 3) Ajo është nga ditët më të vlersuar tek Allahu i Madhërishëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë nga ditët më të vlersuara tek Allahu i Madhërishëm është dita e Kurbanit pastaj dita që e pason atë, dita e dytë e Bajramit.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. Kjo është një nga dy festat e muslimanëve, ditë gëzimi dhe lumturije pas plotësimit të një nga shtyllave të Islamit. Mundet që njerëzit të neglizhojnë përjkujtimin e Zotit në këto ditë të hutuar nga gëzimi, prandaj vlera e përkujtimit të Zotit në këto ditë është e madhe. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut).” (El-Bekare 203) Ato janë ditët e Kurban Bajramit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ditët e Teshrikut, Kurban Bajramit, janë ditë e ngrenijes dhe të pijes dhe ditët e përmendjes së Zotit, Dhikrit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Sikurëse është vërtetuar vlera dhe rëndësia e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, me këtë hadith vërtetohet rëndësia e ditëve të Tëshrikut, Kurban Bajramit.”
Në ditën e Kurbanit dhe në ditët tjera pas tij ka adhurime fizike dhe materiale të cilat janë nga adhurimet më të dashura tek Allahu i Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm i ka afruar ato me namazin dhe ka thënë: “andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!” (El-Keuther 2)
Allahu i Madhërishëm ka porositur për sinqeritet në sakrificë dhe që të jetë qëllimi, nijeti vetëm për Allahun e Madhërishëm, Një i Vetëm, jo për krenari, syfaqsi, dukje, jo për emër dhe për prestigj tek njerëzit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (El-Haxhxh 37)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka therur, bërë kurban dy desh të bardhë me të zi dhe me brirë, duke i therur vetë me dorën e tij. Muttefikun Alejhi.
I bardhi me të zi ku mbizotëron e bardha dhe me brirë që i ka të dy brirët. Sakrifica më e mirë është ajo që është më e vlefshme, e shtrenjtë. Nuk ka ndonjë gjë që njeriu të bëjë sakrificë dhe duke marrë uha, borxh, nëse është i bindur se mund ti lajë ato. Kush dëshiron që të bëjë Kurban është e ndaluar për të që të marri, presi nga flokët apo thonjtë e tij diçka. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush ka për të bërë sakrificë, kurban, kur të fillojë hëna e Dhul Hixhxhes të mos marri nga flokët dhe thonjtë e tij diçka deri sa të bëj kurbanin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Në vijim
O ju muslimanë! I lumtur është ai që i shfrytëzon sezonet e muajve, ditëve dhe orëve të bekuara duke u afruar me Zotin e tij me kryerjen e të gjitha adhurimeve. Prandaj të mundohet që ta godasi atë ndonjë e mirë nga këto të mira. Sepse arrin një lumturi me të cilën do të largohet nga zjarri dhe nga të vështirat, duke fituar kështu xhenetin, madhësia e të cilit është më e madhe se gjërësia e tokës dhe e qiellit.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga djalli i mallkuar: “Prandaj përpiquni t’ia kaloni njëri-tjetrit, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, e që është përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafundme.” (El-Hadid 21)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju muslimanë! Feja jonë Islame është Madhështore e ngritur në mbrojtje të interesave të besimtarëve dhe shmangien e të dëmshmeve. Për një urtësi, ka dashur dhe të cilën e di vetëm Allahu, njerëzimi në mbarë botën, në lindje dhe përëndim të sajtë është prekur nga epidemia, shembullin e të cilës nuk e ka rregjistruar historia ndonjë herë. Kjo në mënyrën e përhapjes, shpejtësinë dhe dëmin e sajtë, si dhe në pamundësinë për mjekimin e sajtë. Nga kjo epidemi preket ndonjë herë i kujdesshmi sikurëse me lejen e Zotit preket prej sajtë dhe ai që nuk është i kujdesshëm.
Allahu i Madhëruar ka veçuar këtë vend me dy vendet e shenjta, sikurëse ka nderuar kujdestarët, udhëheqësit e tij me shërbimin dhe dashurinë e tyre për muslimanët, si dhe me frikën e tyre për ata se mos i prekën ndonjë e dëmshme, e keqe. Për këtë arsye janë detyruar që të marrin masa për ndalimin e armikut të fshehtë, i cili përfiton nga grumbullimi i njerëzve e në veçanti në Haxh. Duke shtyrë numërin e haxhinjve për në vitin e ardhshëm me shpresën në rrugëzidhje nga Allahu i Madhërishëm dhe Mëshira e Tij. Allahu i Madhërishëm është i përshkruar me Mirësi dhe Bujari. Kush ka pasur për qëllim nijet, haxhin por është penguar, bllokuar me arsye, atij i shkruhet shpërblimi sikur ta kishte kryer atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë ka njerëz në Medine, në qytet, të cilët ju shoqërojnë në çdo triumf dhe fitore që arrini.” Kan thënë; “O i dërguari i Zotit dhe duke qenë në Medine, në qytet?” Ka thënë: “ I ka penguar, bllokuar ata arsyeja, janë bllokuar me arsye.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Ndoshta ka fituar garuesi me zemrën e tij përballë atyre të cilët garojnë me trupin e tyre.
Dijeni se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të biem në Salavate dhe të përshëndesim të Dërguarin e Tij, kur ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profetit, dhe mbi ne së bashku me ta me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.
O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot jepi mbrojtje dhe shëndet kujdestarit të vendeve të shenjta, dhe dhuroi atij shërim. Jepi atij sukses dhe kujdestarit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, drejtoi ata të dy nga e mira dhe devotshmërija, bëjë ata të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.
O Zot largo nga muslimanët epidemitë, viruset dhe sëmundjet e këqija, dhe jepu atyre kthim të mirë tek Ty.
O Zot prano haxhin e haxhinjëve, dhe ktheji ata në vendet e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.