Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 11-06-1443 H 14-01-2022 D
Shejh Salih Ibn Humejd Tema Kënaqësia e besimit
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimi i takon Zotit, Sunduesit të gjithë krijesave, Zoti i Fronit dhe zotërues i cilësive më të larta. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falenderoj, përhapësi i të mirave, dhe dhuruesi i begative, Ai është që pranon pendesën nga robërit e Tij, dhe ja falën të këqijat.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai që meriton lavdërime, madhërive dhe nderim.
Dëshmoj se zotëria dhe i dëruari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Me atë u plotësua mirësia, u largua errësira, dhe zbriti mëshira. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, njerëzit e vlerave dhe pozitave, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi sa kohë do të ekzistojnë toka dhe qiejt.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Frikësojuni Atij, Zoti ju mëshiroftë, dhe dijeni se kush mendon mirë për Zotin e tij, atë nuk do ta zhgënjejë mendimi i tij. Kush e falenderon Zotin për mirësitë që i ka dhënë, Ai do të ja shtojë nga vetë Mirësia e Tij, e kush mbështetë tek Ai, i mjafton dhe Ai është Mbrojtësi i tij. Ai që ka Zotin me vete, i mundët armiqtë e tij, e atë që e braktisën Zoti i tij, atij nuk do ti bëjnë dobi të afërmit dhe shokët e tij.
O rob i Zotit! Bëj përpjekje në vepra që të shpijen drejt të mirës, sepse ditët ikin dhe nuk kthehen. Dije se ata që bëjnë të mira do të jetojnë në të mira, të cilat nuk i kanë kërkuar, do të shpëtojnë nga të këqijat prej të cilave nuk janë frikësuar, dhe u pranohen lutje që nuk u janë dëgjuar.
Zoti të ruajt, bëj kujdes që të mos shikojë Zoti vetëm se në kufinjë të të mirës, apo kërkues i kufinjve të të mirës. “Ndërsa ai që bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të druajë nga padrejtësia, as nga pakësimi i asaj që i përket.” (Ta Ha 112)
O musliman! Kjo botë arrihet me hapa ndërsa përfitimet e botës tjetër arrihen me zemra. Në shpirtërat njerëzorë ka forca, llogari, që shtyjnë për të lehtën dhe të mirën dhe neveri ndaj ngarkesës dhe në vështirësisë.
Njeriu i vendosur e ngrenë veten në çështje të larta, deri sa i pranon ato dhe njihet me kërkesat sublime. Ai aspiron në majat më të larta që kur të njohi nderi të largohen nga poshtërimi. E nëse ai shijon kënaqësinë e shpirtit kënaqësia e trupit pakësohet. “Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” (El-Isra’ 19)
Gjuha nuk heshtën, gjymtyrët nuk ndalojnë, mendimet nuk kufizohen. Nëse këto nuk i angazhon me të mëdha do të merren me gjëra të vogla, dhe nëse nuk i përdorën për të mirë do të shtyjnë drejtë të keqes. Madhërimi i takon Allahut që disa robërve të Tij ua vërteton Xhenetin e Tij para takimit me Të, hapën për ta portat e tij në vendin e tyre, në këtë botë, ju dhuroi prej të mirave të tij, nga era dhe begatit e tij, për çfarë ata shpenzuan në kërkimin e tij dhe garimin për të, Xhenet. Sa që disa nga të parët tanë, Selefu Salih, kan thënë: “ Vërtetë ka raste që them; Nëse banorët e Xhenetit janë në gjendje të tillë, vërtetë ata janë në një jetë të mirë.”
Zoti ju ruajt! Po, ky është dallimi në mes atij që kënaqën trupin dhe mbyllën zemrën e tij, dhe atij që lodhën trupin e tij dhe gëzon zemrën e tij. “Xheneti është rrethuar me sprova, ndërsa zjarri është rrethuar me dëshira, të ndaluara.”
O muslimanë! Kush është ai që i ftoi këta njerëz të lirë që të thonë atë që kan thënë?! Kush është ai që inspiroi në mesin e tyre këto synime të larta?! Vërtetë është të ushqyerit e tyre me ëmbëlsinë e besimit, dhe kënaqësia e tyre me shijen e mirë të adhurimit.
Hafidh Ibn Rexhep, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Besimi ka ëmbëlsinë e tij, dhe kënaqësi që shijohet përmes zemrave, sikurse kënaqësia e ushqimit dhe e pijes shijohet përmes gojës. Besimi është ushqimi dhe forca e zemrave, sikurse janë ushqimi dhe pija furnizimi dhe forca e trupit. Trupi shijon ëmbëlsinë e ushqimit dhe pijes kur ai është i shëndoshë, e nëse trupi është i sëmurë nuk do të shijojë ëmbëlsinë dhe dobinë e tij, përkundrazi mund ta zëvendësojë me atë që e dëmton atë. Kështu ndodhën dhe me zemrën, shijon ëmbëlsinë e besimit nëse shpëton nga sëmundjet e dëshirave të gabuara dhe epsheve të ndaluara. E nëse sëmuret dhe preket nga këto sëmundje nuk e gjenë, shijon ëmbëlsinë e besimit, përkundrazi, përçmon atë që e mbron nga dëshirat, bidatet, risitë, gjynahet dhe të ndaluarat.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
Vëllezër në besim! Kuptimi i “ëmbëlsi, kënaqësi e besimit” është; Kënaqësija e shpirtërave në bindje ndaj Zotit, dhe durimi i tyre përballë vështirësive në kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, në kënaqësinë e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe zgjedhjen e kësaj kënaqësije para të mirave të kësaj bote. Prandaj themi, se ëmbëlsia e besimit dhe kënaqësia e adhurimit janë qetësia e shpirtit, lumturija e zemrës, hapja e krakarorit, gjatë kryerjes së detyrave fetare, nga fjalët dhe veprat, të dukshmet dhe të fshehta, nga të gjitha ato që i do dhe është i kënaqur Zoti i Madhërishëm. Ajo është ëmbëlsi, kënaqësi, e habitshme, që ndryshon nga njeriu në njeri, dhe nga situata në situatë. Në të ka forcë dhe dobësi, vullnet dhe vendosmëri. Madhërimi është për Allahun që ka bërë dallim në mes krijesave në synimet e tyre, sa që distanca e ndryshimit të synimeve të dy individëve është më e madhe sa largësia e lindjes nga përëndimi.
Adhurues të Zotit! Ëmbëlsia e besimit është çelësi i qëndrueshmërisë në bindjen ndaj Zotit, ndërsa kënaqësia e adhurimit është sekreti i qëndrueshmërisë përballë sprovave.
Të dashur vëllezër! Kënaqësitë e kësaj bote shoqërohen me mosmarrveshje dhe mundime, ndërsa kënaqësitë e veprave të mira janë të pastra nga këto. Kënaqësitë e kësaj bote i shoqëron merzija, ndërsa kënaqësitë e veprave të mira nuk shoqërohen me merzi, përkundrazi, sa më shumë që shtohen veprat e mira shtohet kënaqësia dhe lumturija. Kënaqësia e kësaj bote mund të ja humbi njeriut kënaqësin e botës tjetër, ndërsa kënaqësia e veprave të mira mund të arrihet në këtë botë dhe në botën tjetër.
O ju musliman! Ndërsa nga shkaqet më kryesore që sjellin këtë ëmbëlsi të besimit dhe kënaqësinë e adhurimit, e para dhe më e rëndësishmja, pastërtija e shpirtit dhe pastrimi i tij. Kush pi nga një enë e pisët nuk do të gjejë ëmbëlsinë që dëshiron. E nëse e pastron dhe e lanë atë enë, e pastaj pi në të ujë do të gjejë ëmbëlsinë e plotë dhe të përsosur. Kështu ndodhën dhe me zemrën që është e veshur me pisllekun e gjynaheve, dhumin e gjynaheve dhe papastërtinë e epshit, dëshirave, nuk do të gjejë ëmbëlsinë e besimit. Ka ardhur në hadith të saktë: “ Kush i vepron këto tre gjëra ka shijuar kënaqësinë e besimit; Ai që adhuron vetëm Allahun, dhe ka thënë se S’ka Zot tjetër përveç Tij, ka dhënë zekatin e pasurisë së tij pastrim me të për veten e tij, dhe pastron shpirtin e tij.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi dhe të tjerë me zinxhir të saktë transmetimi. Ndërsa në lutjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thuhet: “ O Zoti ynë, jepi shpirtit tim devotshmërinë, pastroje atë ngase Ti më së miri që e pastron atë! Ti je Kujdestari dhe Mbrojtësi i shpirtit tim!” Hadithin e transmeton Muslimi.
Bishru Ibn Harith, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Njeriu nuk do të gjejë kënaqësinë e adhurimit deri sa të vendosi në mes tij, adhurimit, dhe dëshirave të tij një mur prej hekuri.”
O vëllezërit e mi! Pastrimi i shpirtit bëhet duke kryer obligimet e Zotit, fshehur dhe hapur, respektimin e synetit duke kërkuar ndihmë tek Zoti, dhe duke qenë pranë Tij dhe forcës së Tij. E para e gjithë këtyre është Njësimi i Allahut të Madhërishëm, sinqeriteti për të, ndershmëria në mbështetjen tek Ai. Mbështetja tek Zoti dhe kërkimi ndihmë prej Tij, me dashurinë për Të dhe përmendjen e Tij të vazhdueshme, duke u strehuar dhe gjetur siguri tek Ai. Sikurse dhe të veçuarit e Tij në dashuri dhe frikë, lutje dhe besim. Allahu i Madhërishëm është Ai që ka nën kontroll shqetësimin e njeriut, synimet dhe vullnetin e tij. Kush e lidhën zemrën e tij me Zotin do të gjejë kënaqësinë në bindjen ndaj Tij, dhe në bindjen ndaj urdhërave të Tij, kënaqësi që nuk e ka shijuar ndonjë herë.
O ju vëllezër! Nga pastrimi i shpirtit është dhe përpjekja e njeriut në pendesë nga gjynahet, të shtojë pendesën dhe kërkimin falje, duke qenë pranë Zotit dhe forcës së Tij, dhe duke ju lutur Zotit të tij për besim, sukses dhe shpërblim.
Njeriu sa më shumë që të shtojë adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Zotit, ja shton vetes kritikat dhe qortimet. Zemra e tij lidhet vetëm me Zotin e tij të Vetëm. E kjo është arsyeja që njerëzit e mirë janë frikësuar nga hipokrizia në vetet e tyre.
Muterif Ibn Abdullah Ibn Shahiri thotë: “ Nëse më zë gjumi dhe zgjohem i penduar, më shumë dua të qëndroj në këmbë dhe të jemi egoist. Egoistit nuk u ngrihen punët, peshojnë. Ndërsa rënkimet e gjynhaqarëve janë më të dashura tek Allahu se zhurma e tesbiheve të të devijuarve. Zemra më e dashur tek Zoti është zemra që ka mundur të thyhet, pendohen, që e sundon nevoja, për falje, dhe ai, njeriu, e mbanë kokën ulur para duarve të Zotit të tij, duke mos e ngritur nga turpi prej Tij.
Nga mjetet e mëdha që sjellin kënaqësinë dhe ëmbëlsinë tek njeriu është duaja, lutja. Lutja është arma e cila nuk mbaron kurrë. Ka ardhur në hadith: “O Zot të lutemi për lumturi që nuk përfundon dhe dritë të syrit që nuk ndalet.” Transmeton Ahmedi.
Nga mjetet e tjera është dhe leximi i Kuranit, duke medituar, dhe duke ju afruar Allahut përmes adhurimeve vullnetare dhe obligimeve. Përkujtimi i vazhduar i Allahut, dhënia përparësi dashurisë së Tij para dashurisë së vetes, kur mbizotëron egoja përsonale. Të shikuarit e mirësive dhe begative të Tij, bujarinë dhe dhuratat e Tiij për ne, duke shfrytëzuar kohën e mrekullisë, kohën e zbritjes së shpalljes dhe të shoqëruarit me njerëzit e mirë dhe të devotshëm.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Dashuria e madhe trashëgon mall të madh. Kënaqësia më e madhe në këtë botë është që të të marri malli për Zotin, sikurse kënaqësia më e madhe në botën Tjetër është shikimi i Fytyrës së Tij Fisnike. Për këtë arsye, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bashkuar në lutjen e tij ku thotë: “Të lutem, më mundëso kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde Fisnike, dhe mallin e takimit me Ty.”
Disa nga të parët tanë të mirë, Selefët, kan thënë: “ Më e mira në këtë botë është njohja e Zotit dhe dashuria për Të, ndërsa më e mira në botën Tjetër është shikimi i Tij.”
Disa nga njerëzit e mirë kan thënë: “ Njerëzit e kësaj bote janë të mjerë, u larguan prej saj dhe nuk shijuan më të mirën në të, në dynja.” E kanë pyetur; “ E kush është më e mira në të?” Ka thënë: “ Dashuria për Zotin, njohja dhe përmendja e Tij.”
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me jobesimtarin)?! Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm njerëzit e mençur i pranojnë këshillat!” ( Ez-Zumer 9)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon. Zotin e Madhëroj dhe e falenderoj hapur dhe në fshehtësi.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi të vërtetë dhe me bindje, hapur dhe në fshehtësi.
Dëshmoj se zotërija dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. U përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë, nuk u plogështua dhe nuk u dorëzua. Paqja, begatija dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, modelet dhe udhëheqësit tanë, dhe mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi, atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju musliman! Nëse ato ishin kënaqësitë e besimit dhe rrugët apo metodat e arritjeve të tyre, dijeni se pengesat për arritjen e tyre janë mosbindja dhe gjynahet. Mosbindja është mbulojë e trashë që të pengon të arrishë ëmbëlsinë e besimit dhe kënaqësin e adhurimit. Ajo, mosbindja ndaj Zotit, trashëgon mizori, kokëfortësi dhe ashpërsi. Sa që disa nga të parë tanë të mirë, Selefët, kan thënë: “ Allahu nuk ka ndëshkuar njeri me dënim më të rëndë se me ngurtësim të zemrës së tij.”
Njeriu ndoshta e ka dritën e shikimit, syrin, por është privuar nga drita e njohjes, apo i është dhënë mrehtësi në gjuhë por është privuar nga pastërtija e zemrës, ku ndjekën, vrapon pas të dyshimtave në restorante duke i bërë vetes padrejtësi, dhe është privuar nga namazi i natës dhe kënaqësija e adhurimit në vetmi.
Dhun Nuni, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Sikurse trupi nuk e ndjenë kënaqësinë, shijen e ushqimit kur është i sëmurë, kështu dhe zemra nuk e ndjenë kënaqësinë e besimit nëse kryen gjynahe.”
Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Zotit! Dhe dijeni se shqetësimet dhe ankthet, hidhërimet dhe vështirësitë, janë ndëshkime të shpejta. Ndërsa kthimi për tek Allahu, nënshtrimi ndaj Tij, mbushja e zemrës me dashurinë për Të, lumturia me përmendjen e Tij, gëzimi dhe lumturija me njohjen e Tij, janë shpërblim i shpejtë dhe Xhenet i parakohshëm. Jeta e mirë nuk e lodhën njeriun. Braktisja e mosbindjes ndaj Zotit, dhe braktisja e gjynaheve janë ringjallje për zemrat. E nëse ringjallen zemrat njeriu do të shijojë ëmbëlsinë e besimit, dhe kënaqësin e adhurimit.
Zoti qoftë në mbikqyrjen tuaj dhe ju mëshiroftë, në të gjitha punë tuaja dhe ju begatoftë në to. E kur fitohet mbikqyrja fitohet dhe shpërblimi.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e udhëzimit dhe më të mirin e njerëzimit, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Allahut, sepse Zoti juaj u ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen e tij të mirë dhe të pastër, bashkëshortet e tij, nënat e besimtarve.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe ruaj mbrojtësit e fesë, shkatërro tiranët dhe idhujtarët, dhe të gjithë armiqt e umetit tonë dhe fesë.
O Zoti ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. O Zoti ynë, mundëso të na udhëheqin ata që të frikësohen dhe janë të devotshëm ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zoti ynë, jepi sukses nga suksesi Yt udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, forcoje atë në bindjen ndaj Teje, lartëso me të fjalën Tënde, dhe bëje atë ndihmues të Islamit dhe të muslimanëve.
O Zot jepi sukses zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tij, në atë që do dhe je i kënaqur, dhe drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri.
O Zoti ynë, të lutemi të na ruash nga çdo fatkeqësi, dhe na bëj falenderues për shëndetin e dhuruar.
O Zoti ynë të lutemi na largo çdo të keqe, dhe kërkojmë mbrojten Tënde nga sherri i tyre.
O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga lebroza, çmendurija, epidemia dhe të gjithë sëmundjet e këqija.
O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zoti ynë na jep shi.
O Zoti ynë tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo tek ne shi të bollshëm, bëj atë forcë për ne në bindjen Tënde dhe argument për të tashmen dhe të ardhmen.
O Zoti ynë na jep shi mëshir për ne, jo ndëshkim. O Zot na jep shi që të ringjallësh me të vendin, të freskosh me të njerëzit, dhe ta bësh atë argument për të tashmen dhe të ardhmen.
O Zoti ynë, ne jemi krijesa prej krijesave Tua, nuk kemi shpresë tjetër veç Teje, mos na privo nga të mirat Tua për shkak të këqijave tona.
Zoti ynë tek Ti jemi mbështetur, Zoti ynë mos na bëj sprovë për popullin e padrejtë.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)