Frytet e Tesbihit, Madhërimit të Zotit në këtë botë dhe në botën Tjetër – Meka 27.08.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      19-01-1443 H   27-08-2021 D

Shejh Mahir El Muajkili             

Tema Frytet e Tesbihit, Madhërimit të Zotit në këtë botë dhe në botën Tjetër 

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë për mirësitë e Tij që na ka dhuruar, për Ata janë falendetimet për arritjet dhe suksesin. “Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij.” (Er-Rad 13)  “Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar…” (El-Isra’ 44) 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok. Asnjë besimtarë nuk ka gjetur bekim më të madh se me Njësimin e Tij, besimin, dhe qetësi më të madhe të zemrës se me përmendjen, me Madhërimin, dhe me Lavdërimin e Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit,  më i dituri nga të gjithë njerëzit për Zotin, ai që e ka lavdëruar dhe e ka përmendur më i shumti Atë, dhe më i frikësuari prej tyre nga Ai dhe më i devotshmi. 

Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, dhe shokët e tij të devotshëm, mbi bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O ju besimtarë! Porosis veten dhe ju që ti friksohemi Zotit, frika ndaj Zotit është këshilla e përgjithshme dhe porosia më e dobishme: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Et-Talak 2-3)

Prandaj, frikësojuni Zotit, dijeni se një ditë do ta takoni Atë, përmendeni dhe madhërojeni Atë, falenderojeni dhe tek Ai kërkoni falje: “Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!” (Ja Sin 83)

Popull  muslimanë! Nuk ka gjë më të madhe se Allahu, dhe nuk ka përkujtim më të mirë se përkujtimi i Tij, Allahut të Madhërishëm, prandaj dhe përkujtimi i Tij është më i madh se çdo gjë. Shembulli i atij që e përmendën Zotin e tij me atë që nuk e përmendën Zotin e tij, është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin. Pozita e atyre që përmendin Zotin është shumë e madhe saqë Zoti mburret me ata tek Melaiket e Tij. Përmendja e Zotit është shoqëruesi i besimtarit në jetën e tij,  në mëngjesin dhe darkën e tij, në gjumin e tij dhe kur është i zgjuar, në udhëtimin e tij dhe kur është në vendbanimin e tij, në ushqimin dhe pijen e tij. Përkujtuesi i vërtetë i Zotit është ai që punon në bindje ndaj  Zotit të tij, që e përmendën Zotin në të gjitha situatat dhe çështjet  e tij.  Said Ibn Xhubejri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Çdo njeri që bën një punë me bindje ndaj Zotit, ai është përkujtues i Zotit të Madhërishëm.”  Allahu thotë të vërtetën në fjalën e Tij kur thotë: “ për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit.” (Al ‘Imran 191)

Tesbihi, madhërimi i Zotit, është nga dhikri, përkujtimim më madhështorë i Tij. Tesbihi, madhërimi i Zotit, në Kuranin Famëlartë është përmendur më shumë se tetëdhjetë herë, dhe Allahu i Madhërishëm ka hapur me të, Tesbih,  shtatë sure nga libri i Tij. Allahu ka konfirmuar emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, dhe i ka shoqëruar këto me tesbih, madhërim për Atë.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (El-Hashr 23) 

Tesbihi, lavdërimi dhe madhërimi i Zotit, është përjashtim i Zotit nga çdo gjë që nuk është i përshtatshëm me përsosmërinë dhe madhështinë e Tij. Allahu i Madhërishëm dhe me emrat e Tij të shenjtëruar është i përshkruar me cilësitë e përsosmërisë në veten e Tij, dhe në emrat dhe cilësitë e Tij, i pastër nga të metat dhe mangësitë, dhe nga çfarë nuk është e përshtatshme me Madhështinë e Tij. Allahu i Madhërishëm është Subuhun, i Madhëruar dhe i Lavdëruara, Zoti i Melaikeve dhe i Xhibriilit, do që robërit e Tij ta Madhërojnë, lavdërojnë. Melaiket janë në zbatim të punëve me të cilat janë ngarkuar: “ por e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, pa pushim.” (El-Enbija 20) Ata me tesbihin, Madhërimin për Zotin e tyre nderohen dhe krenohen: “ Ne jemi ata që qëndrojmë në radhë, dhe ne jemi ata që e lavdërojmë Atë!” (Es-Saffat 165-166) Ndërsa tek Sahihu i Muslimit, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse Allahu ka caktuar një çështje, për atë e madhërojnë mbartësit e arshit të Tij, Melaiket, pastaj e madhërojnë banorët e qiellit që i pasojnë ata, derisa madhërimi  të arrijë tek banorët e qiellit të dynjasë.” Do të thotë duke e nderuar  Zotin e Madhërishëm, madhërim për urdhërin e Tij, nënshtrim, pranim dhe bindje ndaj Tij, Allahut të Madhërishëm,  të bekuar janë emrat e Tij.

Ndërsa për të dërguarit e Allahut dhe profetët e Tij, tesbih është përmendja që i bëjnë ata Zotit të tyre, dhe kur përballen me frikë dhe vështirësi. I dërguari i Zotit, Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, i lutet Zotit të tij që ti japi me vete vëllain e tij Harunin si zëvendës, që ta mbështesi atë në Madhërim dhe lavdërim të Zotit sa më shumë. “Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllanë tim! Ma rrit fuqinë nëpërmjet tij, dhe bëma ortak në punën time, që të thurim shumë lavde për Ty, e të të përmendim Ty vazhdimisht!” ( Ta Ha 29-34)

Ndërsa i dërguari ynë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të gjithë jetën e tij e ka pasur lavdërim dhe madhërim ndaj Zotit.  Nëse lexonte Kuran dhe kalonte në ndonjë ajet në të cilin ka madhërim për Mëshirëbërësin, ka lavdëruar Zotit. Kur ngrihej  për namaz nate, zgjaste tesbihin, madhërimin, e tij për Zotin në rukunë dhe sexhden e tij. Kur hypte në kafshën e tij të udhëtimit thoshte: “ Lavdërimi është për Atë që na e mundësoi ta përdorim këtë, kafshën.” Kur zbriste në ndonjë luginë përsëri e lavdëronte dhe e madhëronte Allahun. Kur shikonte ndonjë çështje që habitej prej saj madhëronte Allahun. E kur shtrihej në shtratin e tij e madhëronte Allahun tridhjetë e tre herë. Kur u shtuan mundimet e mushrikinëve ndaj tij, u mbulua nga ankthi dhe ju ngushtua gjoksi, Zoti e urdhroi që të shtonte sa më shumë tesbihin, madhërimin ndaj Tij,  me qëllim që ti hapej, qetësohej,  gjoksi i tij, dhe të largohej nga ai ankthi dhe shqetësimi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd me lavde e falënderime dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij (duke u falur)!” (El-Hixhr 97-98) Me tesbih, lavdërim dhe madhërim Zotit, të qetësohet zemra, stabilizohet syri, hapet, lehtësohet gjoksi yt, Zoti yt të jep nga shpërblimet e shpejta jo të vonuara derisa të kënaqesh. “Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.” (Ta Ha 130)

Për vlerën e madhe të tesbihit, madhërimit të Zotit, kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përcolli mesazhin, plotësoi emanetin, dhe njerëzit hynë në fenë e Zotit grupe-grupe, Zoti i tij e lajmëroi për afatin që po afrohej, dhe e urdhëroi që të mbyllte jetën e tij duke e madhëruar dhe lavdëruar Allahun e Madhërishëm. “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.” (En-Nasr 1-3) E Sinqerta e bija e të Sinqertit, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, para se të ndërrronte jetë, shtonte thënien: “Madhërimi është për Ty, për Ty është lavdërimi, tek Ty kërkoj falje dhe tek Ti pendohem.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Të gjitha krijesat e adhurojnë Zotin e Madhërishëm përmes tesbihit, lavdërimit të Tij, duke pohuar përsosmërinë dhe madhështinë e Tij, të nënshtruar ndaj pushtetit të Tij, Njësimit dhe Madhështisë së Tij. “  A nuk e vëren ti, se Allahun e lavdëron çdo krijesë që ndodhet në qiej dhe në Tokë, madje edhe shpezët që rrinë krahëhapur?! Çdokush e di se si t’i falet e ta lavdërojë. (En-Nur 41) Shtatë qiejtë dhe çfarë ka në to e lavdërojnë Zotin, dielli dhe hëna, yjet dhe galaktikat, toka, malet dhe detët e saj, me rërën dhe pemët e saj, çdo i njomë dhe i thatë, i gjallë dhe i vdekur, i gjithë planeti zien nga madhërimi i Krijuesit të  Madhëruar dhe Lartësuar, me fjalët dhe veprat e tyre. “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.” (El-Isra’ 44)

Allahu i Madhërishëm disa nga shokëve të profetit Muahamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u mundësoi që të dëgjonin diçka nga madhërimi që i bënin disa sende Allahut, nga qarja e trungut të pemës, dhe  madhërimi i guraceve të vegjën në duart e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ndërsa në Synenin e Tirmidhiut, Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Kemi qenë duke ngrënë ushqim me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe dëgjonim tesbihun, lavdërimin ndaj Zotit, të  ushqimit.” Madhërimi dhe lavdërimi është për Allahun, aq sa numri i krijesave të Tij, aq sa pëlqen Ai, aq sa peshon  arshi i Tij, aq sa numri i shumtë dhe i pafundmë i fjalëve të Tij. Kur krijesa pa shpirt mbushen me tesbih, madhërim të Krijuesit të tyre, e si është gjendja jonë o besimtarë?!

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun  dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab 41-42)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë dhe me synetin e të dërguarit, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre të larta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe për ju nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues.

Hutbeja e dytë

 

LEXO  Ruajtja e të mirës është veprim fisnik

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e lavdëruar me gjuhët e besimtarëve. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. 

Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qoftshin mbi të, mbi familjen dhe  shokët  e tij, mbi tabiinët dhe pasuesit e tij deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O besimtarë! Tesbihi, lavdërimi dhe madhërimi i Zotit, është adhurim madhështorë, dhe bindje e madhe. Përmes tesbihut Allahu ringjallën zemrat, shumëfishon shpërblimet, me ato Allahu fshinë gabimet e njerëzve, dhe falën gjynahet dhe këqijat. Tesbihi, është përgatitje për botën Tjetër, mbjellja për në Xhenet, fjala më e mirë dhe më e dashura tek Mëshirbërësi. Me të rëndohet peshorja. Tesbihu nërmjetëson për njeriun që e kryen, tek Zotit i tij,  dhe do të kujtohet për të nëse ai përballet me të vështirë. Në Musnedin e Imam Ahmedit, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë ajo që ju përmendi nga tesbihet,  Madhështia e Zotit me lavdërimin për Të, falenderimin dhe Njësimin e Tij, do të qëndrojë përreth arshit të Zotit, do të ketë një zhurmë sikur zhurma e bletës duke kujtuar për atë që i ka shqipëtuar ato. A nuk do donit që të keni diçka pranë Allahut që të kujtoheni me të?!”

I dërguari i Allahut Junusi, paqja e Zotit qoftë mbi të, ishte në mes të errësirës së natës, errësirës së detit  dhe errësirës së barkut të balenës: “ andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (El-Enbija’ 87) Allahu i Madhërishëm e shpëtoi dhe tha: “dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,  me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.” (Es-Saffat 143-144)

Ajo që është në tesbihin e Zotit nga kënaqësia e zemrës dhe lumturia e saj, qetësia dhe rehatia e saj, nuk humbet dhe nuk ndahet me përfundimin e kësaj bote, sepse banorët e Xhenetit frymëzohen me tesbih Allahut, madhërim të Tij, dhe nuk ndahen prej tij, kjo pa vështirësi dhe pa bezdi. “Lutja e tyre aty do të jetë “Qofsh i lavdëruar, o Zot!”. Përshëndetja e tyre do të jetë selami…” (Junus 10) Ndërsa në Sahihun e Muslimit, ka ardhur, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë banorët e Xhenetit frymëzohen me tesbih dhe tahmid  Allahut, ashtu siç marrin frymën”

O Zoti im! Na bëj mirënjohës ndaj Teje, përkujtues Tëndin, të druajtur prej Teje, të bindur ndaj Teje, përgjërues pranë Teje! O Zoti im! Na ndihmo të përkujtojnë, të falenderojmë dhe të adhurojmë sa më mirë. 

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit. 

O Zot bekoje Muhamedin bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tjerë dhe tabiinët, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne sëbashku me ata, me Mirësin, Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zoti ynë, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. 

O Zoti ynë, përmirëso gjendjen e vëllezërve tanë në Afganistan, bashko zemrat e tyre, unifiko fjalën e tyre, dhe jepu sukses në atë që është në interesë të çështjeve të tyre, në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit të tyre, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zoti ynë të kërkojmë  mbrojtje nga sprovat e mëdha, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve. 

O Zoti ynë të lutemi  të na japësh gjitha të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë. 

Zoti ynë, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, që i dimë dhe që nuk i dimë. 

O  Zoti ynë, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave. 

O Zot të lutemi të na mbrosh prej zjarrit,  dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave. O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër. 

O Zot shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë, mëshiro të vdekurit tanë,  dhe të lutemi që të jeshë me të dobëtit nga ne, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë,o i Përhershëm, jepi sukses kujdestari të dy xhamive  të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe jepi atij për Islamin dhe muslimanët shpërblimin më të mirë. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësin e tij besnik në atë që është e mirë dhe në dobi të Islamit dhe muslimanëve.

O Zoti ynë, jepu sukset të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur. 

O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, o Zot ndihmoi ata me ndihmë të shpejtë dhe jo të vonuar,  me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

S’ka Zot tjetër përveç  Teje, Madhërimi është për Ty, me të vërtetë ne jemi nga gabimtarët. Zoti ynë, prano pendesën tonë, fal gjynahet tona, përgjigju lutjeve tona, forco qëndrimin tonë, udhëzo zemrat tona, udhëzo gjuhët tona, largo zemërimin në zemrat tona. 

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

 

Post Author: endrit