Falënderimet i takojnë Allahut, Ai që është i patëmeta, në dorën e Tij është e mira, prej Tij buron e mira, lavdet dhe falënderimet e vazhdueshme janë për Të, që na ka begatuar me të mirë, t’i jep të mirat para se t’i kërkosh.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një, i Vetëm, i Pashoq, i Paortak, sikurse dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij besnik, i cili zotëron virtytet të larta, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi këdo që ndoqi dhe ndjek udhën e tyre dhe i largohet rrugëve të devijuara, deri në ditën e fundit!
Ju këshilloj ju dhe veten time, që ta kemi frikë Allahun, pajisuni me vepra të mira për kthimin e madh, kujdesni nga hutimi dhe vonimi, veproni mirë dhe përpiquni në maksimum për jetën që ju ka mbetur.
Lajini zemrat me vërshimin e lotëve, zgjojini me qëndrimin zgjuar të trupit, Zoti ma mundësoftë mua dhe ju që të përfitojmë nga këshillat paralajmëruese, na dhëntë të gjithëve të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër, kjo jetë është e pakët: “E jeta tjetër është më e mirë për atë që shpreh devocion dhe nuk do ju bëhet padrejtësi” Nisa 77.
Të nderuar myslimanë, të përjetosh ndodhive dhe marrja mësim prej tyre mundësohet në të qenit i sinqertë me Zotin, duke qenë i matur, i vëmendshëm dhe mendjendritur, sepse urtësia është baza e besimtarit, reagimi, kritika dhe vajtimi nuk janë zgjidhje për një popull, dhe as nuk ndërtojnë një vizion të drejtë.
Në disa çaste dhe ndalesa, njeriu ka nevojë për vërtetim dhe baza, ka nevojë të jetë i përqendruar përballë medias që vërshon me të gjitha metodat e mundshme për ta fshehur të vërtetën, duke analizuar në mënyrë të devijuar, duke lozur me fjalët dhe termat e ndryshëm, e lëre më dhe mashtrimin e falsifikimin, duke i përzier letrat e ndryshme dhe e gjitha kjo vetëm për të shkaktuar zhurmë e tension, duke qenë se janë të shfrytëzuar dhe të paguar.
Të dashurit e mi, kur intrigantët dhe dashakeqët mblidhen dhe ekspozojnë, mbrojtja e fesë, të përmbajturit xhematit si dhe pranimi i udhëheqjes, është detyrë e pashmangshme dhe kjo për t’i bërë ballë sajesave dhe për të ruajtur unitetin.
I mençuri që shpreson sheh anije të cilat shkatërrohen, të tjera të cilat fundosen, ndaj duhet bërë kujdes prej shkatërrimtarëve, prej inatçinjve, lakmitarëve e ziliqarëve, duhet pasur kujdes prej injorantit i cili kërkon ta shkallmojë anijen e ajo të fundoset, dhe e gjitha kjo mund të bazohet mbi argumente të rrejshme, komentime dhe kuptime të dyshimta dhe jo të sakta.
Të dashur vëllezër, nëse kërkoni një shembull të kësaj anijeje që lakmohet, shikoni se çfarë bëjnë dashakeqët, ata që kanë qëllime dhe ambicie, të devijuarit që përpiqen të tundin themelet e fesë, Kiblen e myslimanëve, vendin e dy xhamive të shenjta, folenë e besimit, flamurtaren e fesë, vendi që vepron me sheriat, vendi që edhe në flamurin e tij bart dëshminë e shehadetit, “Nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij”, vendi që e ka moto njehsimin e Zotit, të gjykuarit me atë që Zoti shpalli, besatimin në Kuran e sunet të Profetit, feja dhe gjykimi këtu janë vëllazëruar, me to zhvillohet politika fetare dhe e kësaj bote.
Besimi, uniteti kombëtar, unifikimi i myslimanëve, të përmbajturit ndaj besës së dhënë, mbrojtja e vendeve të shenjta është qëllimi më primar dhe synimi më i shtrenjtë për këtë shtet dhe planet e projektet e saj.
Shtet arab dhe islam që ruan me ndihmën e Zotit sigurinë e dy xhamive, shtet që është kujdestar dhe shërbyes i tyre, i këtyre vendeve të shenjta, pelegrinazhit dhe shenjave të tij, bazë e besimit dhe synetit, trevë e myslimanëve, vatani i cili jeton në histori dhe historia jeton në të.
Vërtetë që është një shtet i madh dhe për këtë falënderimi i përket Allahut me fenë, qytetarët, udhëheqjen dhe historinë e saj, ndikuese nëpërmjet pozitës, ekonomisë, politikës, forcës dhe vendimmarrjes së saj dhe me shpresë të Zotit do mbetet si e tillë në ushtrimin e rolit të saj dhe lidhjeve të saj të forta.
Çdo i mençur e ka të qartë se nëse luhatet pozita e këtij shteti, destabiliteti dhe shkatërrimi do kaplojë rajonin dhe më gjerë.
Intrigantët dhe forcat ekstreme kërkojnë të përdhosin famën, pozitën, forcën, unitetin dhe peshën dhe ndikimin fetar, politik, ekonomik dhe ushtarak që ky shtet ka.
Ata që përpiqen të akuzojnë vendet e shenjta, janë njerëz të akuzuar, njerëz injorantë që enden pas çdokujt që pëllet, duke mos harruar se një pjesë e madhe e asaj që shfryhet s’është tjetër vetëm se vrer për synime intrigante.
Imam Shafiiu ka thënë: “Ndiqi shigjetat e kundërshtarëve derisa të të udhëzojnë për tek e vërteta.”
Dihet mirë se i tillë sulm nuk ka nisur sot, ai është i vjetër, por merr ngjyra të ndryshme në bazë të situatave dhe përfitimeve, dhe në çdo sulm, ky shtet i bekuar del me kokën lart, triumfues si pasojë e sinqeritetit që ka me Zotin, me popullin e saj, me myslimanët mbarë, me relatat e drejta, me marrëdhënien e qartë dhe metodën transparente.
Shumica e këtyre akuzave dhe sulmeve u janë kthyer të zotëve, duke shkatërruar synimet e tyre dhe duke i shtuar triumf, forcë e krenari këtij shteti dhe më shumë.
Ndër rregullat e mirënjohura: Krizat e ndryshme ia shtojnë forcën një shteti të qëndrueshëm, ia forcojnë dhe më shumë pozitat, e rrisin rolin e tij, dhe dihet mirë se vendi ynë është ndër vendet më me qëndrueshmëri dhe për këtë falënderimi i takon Allahut.
Vëllezër të dashur, duhet të jeni të kujdesshëm në përgjithshmin e tepruar, e si pasojë në politizimin, sulmimin dhe ngatërrimin e çështjeve, apo dhe në analizimin e përshfaqjen e gabuar, pasi që stabiliteti i bren nga Brenda intrigantët,e të qëndruarit në krah të udhëheqjes është kurth peshkimi për dashakeqët.
Duhet të bëjmë kujdes nga shpërdorimi i përfitimeve, nga shkatërrimi i mirësisë së fesë, nga uniteti, nga shkatërrimi i rehatisë së jetesës, siguria, lidhja e fortë me udhëheqjen, këshilla e sinqertë, përpjekja për përmirësim, qëndrimi ballë çdo dashakeqi, të shprehurit e mirësive të Allahut, frika prej mohimit të begative duke përmendur vetëm të metat.
Dijeni sa parandalimi i përçarjes është më i lehtë se largimi i saj, kush nuk merr mësim nga pasojat e të tjerëve bëhet shembull këshillimi, kush nuk e lexon historinë, do e harrojë historia.
Zoti i ruajt këto treva, e ruajt besimin dhe sigurinë e tyre, na e shtoftë sa më shumë unitetin, e poshtëroftë këdo që thur plane kundra nesh, e bëftë të triumfojë ndaj të tillëve, i kërkojmë të na ruajë nga ndryshimet politike, nga luftërat civile, nga partitë dhe sektarizmi, nga drejtimet raciste, si dhe i ruajttë mbarë trevat islame i bashkoftë të gjithë në Kuran e në synet!
“Atyre nga mesi juaj që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do ti bëjë zotërues në atë tokë ashtu sikurse i pati bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush mohon pas kësaj, të tillët janë më të prishurit. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni” Nur 55-56.
Zoti ma mundësoftë mua dhe ju të përfitojmë nga Kurani famëlartë, nga syneti i të dërguarit Muhamed, Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe mbarë myslimanët për çdo gabim, kërkojini falje se vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues.
Falënderimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij të pandalshme, Atë e falënderojmë në mënyrë të vazhdueshme sikurse i takon madhërisë së Tij, dëshmoj se Allahu është i vetëm dhe i pashoq, e kjo dëshmi ta zbut vetminë e varrit, dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi a.s u dërgua me të vërtetën dhe udhëzimin, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij të nderuar dhe këdo që pason rrugën e tyre deri në ditën e fundit!
Të nderuar vëllezër, të jesh i pa të meta është gjë e rrallë, gabueshmëria është pjesë e njeriut, ata që nuk gabojnë janë ata që nuk punojnë, e mbarëvajtja e një shteti kërkon zgjuarsi, urtësi, të hedhësh hapa të sigurta me urtësi e mature, të bësh dallimin mes të qëndrueshmes dhe të ndryshueshme, të shtosh forcën, të zbatosh planet me vendosmëri, shtoi kësaj butësinë, mëshirën dhe bamirësinë që e rrethon.
E meta ndreqet, e gabuara drejtohet nën ombrellën e urtësisë islame.
Kini frikë Allahun dhe dijeni se ti kushtosh vëmendje të tepruar sajesave apo hetimi rreth përgjegjësve të çon në dyshim e hutim, e përfundimi është përçarja dhe përplasja, shkatërrimi i interesave dhe një gjurulldie në të menduar, ndërhyrje dështake dhe përzierje të gjërave dhe rezultati është përçarje, egoizëm, urrejtje të palogjikshme.
Mënyra për të shpëtuar prej të tilla gjërave, është të zbatuarit e rregullit të Sulejmanit a.s: “Do të shohim në ke thënë të drejtën apo ke gënjyer” Neml 27. Edhe pse pupëza kish thënë në formë të prerë: “Vij nga Sebe me lajme të sigurta” Neml 22.
Dërgojini salivate mëshirës së dhuruar, Profetit Muhamed, për këtë ju ka urdhëruar dhe Allahu ku thotë: “Vërtetë Allahu dhe melaiket e tij dërgojnë salavtë mbi profetin, o ju që keni besuar, lutuni për të dhe dërgoni selame të shumta” Ahzab 56.
Zot nderoje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, të dashurin dhe të përzgjedhurin, familjen e tij të ndershme, bashkëshortet e tij që ishin nëna për besimtarët, ji i kënaqur dhe prej katër kalifëve të tij të drejtë, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, si dhe mbi mbarë sahabët, tabiinët dhe ata që i pasuan në mirësi, bashkë me ta dhe ne o Bujari i bujarëve!
Zoti ynë lartësoje islamin dhe myslimanët, nënçmoje shirkun dhe idhujtarët, poshtëroji shtypësit, ateistët dhe çdo armik të fesë!
Zot na siguro na vatanin tonë, drejtoji prijësit dhe përgjegjësit tanë, na prij nga njerëz që të kanë frikë Ty dhe synojnë kënaqësinë Tënde!
Zot prije prijësin tonë dhe zëvendësin e tij, lartësoji me bindjen ndaj Teje, lartësoje fjalën Tënde me ta, bëji ndihmëtar të islamit dhe myslimanëve, ata dhe këshilltarët e tyre, si dhe priji për në të mira e devotshmëri.
Zot drejtoji mbarë prijësit e myslimanëve në të vepruarin me librin Tënd dhe synetin e Profetit Tënd, bashkoji në fjalën e drejtë dhe bëji mëshirë për besimtarët.
Zot përmirësoje gjendjen e myslimanëve kudo që ndodhen, ruaje gjakun e tyre prej gjakderdhjes, bashkoji në udhën e drejtë, priji nga të përzgjedhurit, largojua të ligët, derdh mbi ta stabilitet, drejtësi e bollëk, ruaji nga përçarjet e dukshme dhe të fshehta!
Zoti ynë, kushdo që na synon me ndonjë të keqe ne, fenë tonë, vatanin tonë, sigurinë, udhëheqjen, dijetarët, policinë apo unitetin tonë, angazhoje Zot me veten dhe kurthet e tyre bëji shkatërrim për ta!
Zot ndihmoju ushtarëve tanë, bëji të drejtë në mendim e gjuajtje, forcoi, bëja zemrat e forta, ndihmoju ndaj armiqve, mëshiroji dëshmorët e tyre, shëroi të plagosurit e tyre, ruaja familjet dhe pasardhësit e tyre.
Zoti ynë, na i fal gjynahet e na i mbulo të metat, largona hallet e sprovat, shëroi të sëmurët dhe mëshiroi të vdekurit.
“Zoti ynë ne u treguam të padrejtë me vetet tona, e nëse Ti nuk na fal e mëshiro, ne do jemi prej të humburve” Araf 23.
“Zoti ynë na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër dhe ruana nga dënimi i zjarrit” Bekare 201.
“Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, ti jepet të afërmit, ndalon nga e keqja, e ndyra dhe e pështira, ju porositi në mënyrë që të përkujtoheni” Nahl 90.
Kujtojeni Allahun t’ju kujtojë, falënderojeni për mirësitë t’ua shtojë, s’ka dyshim se përmendja e Allahut është puna më e vyer, Allahu di atë që ju veproni!