Ndërgjegjja në Islam – Medina 12.06.2020

Lavdërimet për Zotin, që na ka nderuar me shpallje dhe me mendje  në formën më të plotë. Na bëri krenar  me këtë fe të pastër, dhe na dha emanetin e përgjegjësis,  kujdestarisë.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, kemi besuar në Emrat dhe Cilsitë e Tij të Larta, në mënyrën më të mirë, më të pashembullt, pa asnjë ngjashmëri dhe analogji, pa devijim dhe pa përshtatje.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, nuk e pasojnë  atë vetëm të zgjuarit, dhe mendje hapurit. Paqja dhe shpëtimi Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët u përpoqën në përkrahjen dhe ndihmën ndaj tij me të gjitha mundësit dhe pa rezerva.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësohuni Zotit duke bërë ato që meritojnë  kënaqsinë e Tij dhe braktisur ato që meritojnë zemërimin e Tij.  “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

O ju muslimanët!  Mendja është pasuria më e çmuar dhe më e shtrenjtë. Nuk ka siguri vetëm se me të dhe nga ajo, dhe nuk ka paqe vetëm se ai që  është i paisur me të dhe e pason atë. Mendja është mbrojtje përfekte,  dhe të kuptuar i qartë. Transmetohet nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë në zbritjen e shpalljes“ Më shfaqej, Meleku,  dhe unë  isha i vetëdishëm, ndërgjegjshëm  për atë që Ai më thoshte.”  ndërsa në një transmetim tjetër ; “e kuptoja çfarë ai thoshte.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Katade, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Veshët e mi nuk kanë dëgjuar  diçka që nuk ka arritur, kuptuar  zemra ime.” Mendje do të thotë që të mësosh fjalët e tij këshilluese, ligjërimin dhe qëllimin e tij, ta kuptosh,  pranosh atë,  dhe të punosh me të. Për ndryshe nuk e ke kutpuar dhe nuk i je përmbajtur atij. Allahu i Madhërishëm thotë: “ për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i vëmendshëm.” (El-Hakka 12)  Veshi i vëmendshëm,  nga detyra e tij është që të mësojë çdo gjë që duhet më mësojë, me përsëritjen,  analizimin, dhe të medituarit në të, dije, dhe jo ta  humbi  atë duke  mos punuar me të. Vetëdija, ndërgjegja  është ajo që  të orienton  për tek   Zoti i Madhërishëm,  dhe përfiton nga ajo që ka dëgjuar nga libri i Zotit të Lartësuar, dhe syneti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Është thënë: Ka thënë veshi i vëmendshëm, njëjës,  në formë mohuese, dhe nuk ka thënë veshë të  vëmendshëm në formën e shumësit sepse kjo është shenjë treguese për numrin e pakët të atyre që janë të vëmendshëm, mendojnë. 

Transmetohet nga Zejd Ibn Thabit, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë  kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “Allahu i Madhërishëm ja ndriçon fytyrën një robi që ka dëgjuar një fjalë timen, hadith, e ka marrë, kuptuar, mësuar  dhe e ka shpërndarë tek ata që nuk e kanë dëgjuar. Mundet që ai që e merr  nuk është shumë i ditur në këtë çështje, fushë,  ndërsa ai që e  dëgjon prej tij mund ta  kuptojë  më mirë se vetë ai që e ka treguar, thënë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Rameh Hurmuziu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ndarë,  bërë dallimin në mes atij që e shpëndanë hadith dhe atij që e kupton atë, duke na treguar për vlerën e atij që e kupton, është i vëmendshëm ndaj hadithit.”

O ju muslimanë! Ndërgjegja  njerëzore është zemra dhe mendja e njeriut të cilat i gjallërojnë diturine dhe bindjen e tij, qëndrimin, mendimet dhe ndjenjat e tij. Prandaj mos vendos në ndërgjegjen   tënde veç asajtë që të përmirson dhe i bën dobi fesë tënde , mendjes dhe moralit, sjelljes tënde. E mira qëndron, është e mirë,  dhe nëse ajo kalon një kohë të gjatë, ndërsa e keqja është më e keqe, shkatërruese  sa mëshumë të qëndrojë, të rritet.

Zoti ynë ka thënë për mohuesit mendjemëdhenjë: “  Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,” ( El-Inshikak 23) dmth me atë çfarë mbledhin dhe mbajnë në brendësinë e zemrave të tyre nga armiqsia ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ndaj besimtarëve.

Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë: “ Me të vërtëtë këto zemra janë të vëmendshme, të ndërgjegjshme,  prandaj angazhoni ato me Kuran dhe mos i angazhoni me diçka tjetër veç tij.” 

Çdo gjë që preket nga e dukshmja është e përfshirë në të dhe e padukshmja e sajtë, dhe gjuha thotë atë që ndien apo ka përbrenda shpirti i tij. Ajo shfaqën çfarë ka zemra gjuha  e qartëson atë, dhe se çdo enë tregon se çfarë ka brenda.

O ju muslimanë! Ndërgjegja plotësohet,   arrihet me dije, lexim dhe studime. Sikurëse forcohet me shoqërimin e njerëzve me mendje të ndritura të cilët i ka vlersuar si të tillë përvoja të cilët i ka vlersuar si të tillë përvoja dhe  i kanë treguar  rastet e ndodhura. Në një proverbë thuhet: Të mjafton një njeri me përvojën e të kaluarës për çfarë i ka ngelur, dhe mjafton përvoja e njerëzve të mençur në atë që janë provuar,  kanë  kaluar.

Ndërgjegja  shtohet apo rritet duke pyetur njerëzit e dijes dhe me përvojë, të zgjuarit, të moshuarit dhe me njohuri. Ibn Abazit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, i është thënë: “ Si e ke arritur këtë dituri?  Ka thënë: “ Me gjuhën që pyet për të, dituri, zemër të mençur dhe shpirtë të qetë, jo të merzitur.”

Ndërgjegja  forcohet dhe shoqërimin e njerëzve të ngritur dhe mendje mprehtë, me këshillat e njerëzve të urtë dhe të zgjuar. “Me të vërtetë nëse çështjet e zemrës hapërdahen, pret të shërohet  duke dëgjuar dhe marrë këshilla gjithandej, vëllai i injorancës imponohet me mendimin  e tij, do e shikoni atë duke dhënë mendime për shumë gjëra.”

Në të vërtetë ndërgjegja është në vetvete si depozitë, që mbushet dhe pakësohet. Është thënë: “Praktika është ajo që të jep pasuri, pushtet, sikurëse ushtrimet i japin  mundësi përsonit që i bën ato forcë dhe përmirsim”

I mençuri i ndërgjegjshëm e di përgjegjësinë që ai ka, dhe i di pasojat e gjërave para se ato të ndodhin. Ai matën gjërat me shembujt, të përafërtit e tyre, merr mësim nga të tjerë, i ruhet apo largohet nga e keqja para se ajo ta godasë. Është i njohur  me pasojat e çështjeve sikurëse shikon të mirën e ndodhive sikur ato të kishin ndodhur. Hudhejfetu Ibn El Jemani, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  njerëzit e pyesnin për të mirën, ndërsa unë e pyetesja  për të keqen nga frika se mos më godet, apo më prekën.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Njeriu me ndërgjegje të plotë, i kujdesshëm,  llogaritën pasojat e ngjarjeve para së ato të ndodhin,  ju frikësohet dëmeve të tyre për veten dhe për të tjerë. Ai paralajmëron për atë çfarë mund të ndodhë dhe tregon se me çfarë mund të goditen. Heqën dorë nga ajo që nuk ka të bëjë me të. Bukuria shpërndahet nga ai dhe nga ai e dëmshmja, e keqja, ikën largohet.

O ju musliman! Mungesa e ndërgjegjes  është dobësi e mbështetur në injorancë, padije dhe ashpërsi, dhe mungesë e përvojës dhe mos konsultimit. Nga fatkeqsitë është që te ketë mendim ai që posedon, ka pushtet,  dhe jo për atë që njeh dhe është i ditur,  atë që ka mohuar të vërtetat dhe besuar të kotat, që ka refuzuar specifikat dhe humbur përsosmërinë. Ai që ka humbur nga  ndasitë  dhe janë të dyshimta  hapat dhe drejtimi i tij, injoron bazën nga degët, seriozitetin nga shakaja, të mirën nga e  shëmtuara. Ai nuk shikon në pasoja, nuk e di peshën e gabimeve nuk është i vendosur dhe serioz, i kujdesshëm dhe i vëmendshë. Ai  pason të kotën duke plotësuar me të dëshirat e vetes së tij pa shikuar në shenjat dhe lëndimet e të tjerëve. Ai nuk i përgjigjet dot ndonjë këshilluesi apo ti kushtojë vëmendje se çfarë ai thotë.

Nga fatkeqsia e mungesës së ndërgjegjes  është se atyre nuk u interesojnë të tjerët, dhe pse fjala, ligjërimi i tyre është për ata që nuk i kuptojnë. “Kush është interesi që të mësosh  një të paditur, injorant, kur i pa dituri  pretendon se është më i ditur se ty.” 

O ju muslimanë! Bëhuni të vendosur me ditur, dhe mbushuni  me të kuptuar,  pajisuni  me njohje, thërrisni ndërgjegjes. Ndërgjegja  është vulë  e domosdoshme, dhe nuk ka fituar vetëm se i qëndrueshmi në të, i ndërgjegjshmi. Mjerë ai që e di rrugëtimin e fitoren dhe nuk ecën drejtë sajtë.

Ndjejmë dhimbje për ta,  kur shikojmë se  si dëgjojnë  porositë aktuale,  fletushkat edukuese, informacionet udhëzuese  dhe planet mbrojtëse, të cilat dalin nga organet e sigurisë dhe të shëndetit në lidhje me epideminë e Koronës. Ata bëjnë për to veshin e shurdhër, i marrin me shumë rezerva apo nuk i marrin në konsiderat fare. Janë të vendosur në kundërshti dhe refuzim duke dëmtuar veten, prindërit , fëmijët dhe familjet e tyre, duke hapur fatkeqsinë dhe të keqen tek të afërmit e familjeve  të tyre. Kështu hapin portën e të keqes dhe largojnë në të njëjtën kohë  pengesën,  duke siguruar para  njerëzve  rezultate paraprake. Përhapën tek njerëzit se epidemia Korona është një gënjeshtër dhe mashtrim. Mbyllin sytë përballë mijëra të vdekurve dhe të prekurve të cilët ka ndjerë dhimbjen e rëndë. Ata mundohen të hedhin poshtë të gjitha përpjekjet që bëjnë vendet në luftimin e sajtë dhe mundin  për ta kontrolluar atë. Prandaj ruhuni nga ata  që kanë humbur ëndrrat, lapsin dhe fjalet. Kthehuni  tek njerëzit e mendjes dhe shpresoni në mendimet e tyre të cilët planifikojnë për të mirë, fjalët që ata thonë, thirrjet të cilat ata lëshojnë. Frikësohuni Zotit në atë çfarë thoni, braktisni atë që nuk është e mirë, mos shkoni drejtë asajtë që nuk keni dijeni për të, mos e sulmoni diturinë me padije, mos e kundërshtoni bindjen me hamendësime, mos i refuzoni të vërtetat me heshtje, shpifje dhe të kota, të cilat nuk bazohen në asnjë argument dhe në asnjë provë. Vlersoni, gjykoni mirë çështjet tuaja, bëni kujdes sepse është thënë: “Mendimi i fshehtë largë syve të fjetur të  njerëzve, mendimi i keq nuk e largon dot   mendimin e kujdesshëm.”

Zotit i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje sepse Ai me të vërtetë është Mëshirues për ata që pendohen.

 

LEXO  Bëni kujdes nga mashtruesit dhe përgojuesit - Medina 01.01.2021

Hutbeja e dytë

 

Falenderime në vazhdimsi për Mirësitë e Tij të vazhdueshme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm  i pa Shok, lutje për mirësitë që na ka dhënë dhe na jep në vazhdimsi. 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, kush e ka pasuar atë ka shpëtuar dhe është udhëzuar, ka humbur ai që e ka kundërshtuar  dhe ka ndjekur pasionin dhe egon e tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  mbi familjen dhe shokët e tij, lutje që ngelen dhe përshëndetje që vlersohen.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësohuni Allahut, ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

 O ju muslimanë! Ngjarjet dhe ditët  që  kemi kaluar si dhe  epidemia e Koronës  na kanë treguar se kemi nevojë  për rritjen e ndërgjegjes  tek ne,  brezat, gratë dhe tek burrat. Sa shumë kemi parë nga ujqërit dhe dhelprat të cilët investojnë në pandemi për arritjen e mendimeve të mbrapshta, dhe arritjeve të pështira. Thirrësi në të kotë i cili s’ka dijeni në mjeksi, as kushtet e tij nuk ja mundësojnë në kërkim shkencor të hollësishëm, as që mjetet që ai posedon për eksperimintime nuk ja japin mundësinë për zbulimin e ilacit të virusit Korona. Mjekë, shërues dhe parazit japin receta popullore për mjekimin e virusit Korona për të cilat janë të paafta qendrat studimore më të avancuara në të gjithë botën. Lakmitarët e pangopur të cilët kanë humbur çdo vlerë njerzore, fshehin, rezervojnë mallë dhe maska, dezinfektues dhe sterilizues, me qëllim që të luajnë me çmimet. Falcifikatorët mashtrues prodhojnë ilaçe dhe sterilizues të falsifikuar të cilat dëmtojnë shëndetin dhe imunitetin e njeriut. Ndërsa dijetari arrogant guxon që të japi fetva dhe të bëjë ixhtihad, jep gjykim me mendimin e tij në fatkeqsitë dhe problemet që lidhen me epideminë e Koronës. Ai drejton, orjenton njerëzit se si të falen dhe të agjërojnë, si të japi zekatin dhe si të kryejnë adhurimet e tyre, në kohën kur ai nuk e ka autoritetin dhe kapacitetin për Ixhtihad dhe Fetva. Ka vendosur çdo gjë me mendimin e tij duke lënë mënjanë rregullin që ja ndalon këtë gjë. Tek këta njerëz që lëshojnë të tilla fetva nuk beson askush veç ai që ka humbur logjikën dhe nuk ka logjikë të shëndoshë. 

O ju muslimanë! Frikësohuni Zotit, ndaloni dhe ruhuni  nga këta zakone, të meta dhe këto thirrje.  Kurani dhe suneti është në duart tuaja dhe është i mbushur me gjykime, dispozita, rregulla,  këshilla dhe mësime të cilat janë bazat e shkencave dhe kuptimit, dhe rruga e triumfit të sigurtë. Prandaj merrini dhe mbani ato, sepse me shpallje dhe vëmendje plotësohen mendjet dhe ëndrrat dhe largohen dyshimet dhe hamendësimet dhe bien rrënjët e errësirës dhe injorancës. Shpëtoni zemrat nga pavëmendshmërija, pendohuni nga gjunahet dhe gabimet. Çdo fatkeqsi zbret pas gjynaheve dhe se nuk largohet vetëm se me pendesë. Zbriteni mëshirën e Zotit tuaj tek ju me lutje, sepse kush mendon për  Zotin e ka pranë Atë,  kush strehohet tek Ai është strehuar, kush kërkon tek Ai përfiton, me të vërtetë pas mundimit  ka rehati sikurëse pas shiut pastërti. Dielli mungon për një kohë e mëpas lindën, trëndafili thahet pastaj pihet, çdo vështirsi shkon drejt përfundimit, pas çdo përmbytjeje ka shpëtim. Shtoni sa më shumë përgjërim dhe lutje drejtuar Zotit.

O ti që shpreson tek Ai dhe Atij i beson, shpreso, erdhi  epedimia duke u afruar dhe duke ju treguar se, nëse je sëmurë çdo fatkeqsi shfaqet, e nëse vepron, në të mirë, atëhere çdo e mirë do të zbresi tek ti. Nëse tregohesh i mëshirshëm çdo vështirsi, e rëndë kalon, e nëse shërohesh çdo sëmundje zhduket. Toka tendoset nga nji vit okupues,  por pronari i sajtë që e sundon është Bujar. E nëse epidemija është ulur në mesin tonë, kërkimi mbrojtje prej Mëshiruesit  është emergjent. Nëse na shpëton Ai,  është Bujari i Madh, e nëse Ai e cakton, Ai është Gjykatësi i Drejtë.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. 

Kush e përshëndetën të Dërguarin e Zotit  një herë Allahu xh.sh e përshëndet  atë dhjetë herë.

O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin tonë Muhamedin. Kënaqësia e  Zotit qoftë mbi të gjithë familjarët dhe shokët e tij,  dhe mbi ne sëbashku me ta, o Bujarë dhe Dhurues.

O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. 

Shkatëro politeizmin dhe politeistët,  shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot bëj vendet muslimanë të sigurta, të qeta dhe të stabilizuara o Zotit i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit dhe  kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejto atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot jepi sukses atij dhe  zëvëndësit të tij,  në atë që është në të mirë të Islamit  dhe dobi  të muslimanëve.

O Zot ruaj vendin tonë, vendet e muslimanëve nga kurthet e atyre që ngrejnë kurthe, planet e planbërësve, intrigat e intrigantëve, urrejtja dhe  zilia e ziliqarëve o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj kufinjtë  e vendit tonë, ndihmo ushtarët tanë, shëro të plagosurit e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoi ata nga dëshmorët o Zoti i Botrave.

O Zot shpërble kujdestarët e çështjeve tona, mjekët tanë, infermjerët, vullnetarët, përgjegjësit në drejtorinë e emergjencës së epidemisë së Koronës, dhe puntorët që janë në shërbim të dy vendeve të shenjta, jepu atyre të gjithëve shpërblimin më të mirë o Zoti i Botrave. Ngrije lartë shpërblimin e tyre dhe ruaj ata nga çdo e keqe dhe të urryer o Zoti i Botrave.

O Zot në dorën Tënde është drejtimi i qiejve dhe tokës, Madhërimet janë vetëm për Ty o Allah. 

Ti je poseduesi i dopozitave të qiejve dhe të tokës, Madhërimet janë vetëm për Ty o Allah. Në dorën Tënde janë e mira dhe e keqja dhe çelësat e tyre, Madhërimet janë vetëm për Ty o Allah.

O Zot në dorën Tënde janë ndryshimi i çështjeve dhe situatave, O Zot pastro vendin tonë, dhe vendet e muslimanëve nga kjo epidemi. 

O Zot pastro vendin tonë, dhe vendet e muslimanëve nga kjo epidemi. 

O Zot pastroi ato dhe bëji ato të mira. O Zot pastro ajrin e tyre, dhe largo fatkeqsinë nga ato.

O Zot Ti je Kujdestari dhe Mbrojtësi i mjaftueshëm, Ti je shëruesi dhe shpëtuesi, o Zot shëro të sëmurët dhe të prekurit, largo këtë të keqe nga ne dhe nga i gjithë umeti i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoft mbi të, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot atë që ka vdekur për shkak të Koronës pranoje me dëshmorët o më i Madhi Bujarë.

Zot shëro të sëmurët tanë, lehtëso dhimbjet tona, mëshiro të vdekurit tanë, na ndihmo kundër armiqve tanë.

O Zot fali baballarët dhe nënat tona, të gjallët prej tyre dhe të vdekur, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot bëji lutjet tona të dëgjuara, thirrjet tona të ngritura,  o Bujarë, o i Madhërishëm o Mëshirues.

 

Post Author: endrit