Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 24- 10-1445 H 03-05-2024 D
Shejh Fejsal Gazaui
Tema Nderi i robërisë, nënshtrimit ndaj Zotit të Lartësuar
Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, e prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për ata dërgojmë shumë përshëndetje dhe selame.
“ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
Në vijim
O ju njerëz! Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë qëllimin më të madh dhe synimin më të lartë për të cilin jemi krijuar, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijati 56)
Adhurimi i Allahut të Madhërishëm përfshinë dashurinë dhe madhërimin e plotë të Tij, Zotit të Lartësuar, më përulësi dhe nënshtrim të plotë. Kur njeriu e do Zotin e tij por nuk i nënshtrohet Atij, ai nuk është rob adhurues, ndërsa kur ai i nënshtrohet Atij pa dashuri për Të, ai nuk është rob adhurues gjithashtu. Duhet që njeriu të jetë i dashur dhe i nënshtruar ndaj Zotit në mënyrë që të jetë e vërtetë përshkrimi i tij rob adhurues.
Besimtari duhet t’i nënshtrohet plotësisht urdhrit të Zotit të Lartësuar, për të arritur gradën e adhurimit të plotë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje (të vërtetë) që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në çështjen e tyre. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” (El-Ahzab 36) Nga Zejd Ibn Eslame, tregohet se ka thënë: “Ibn Omeri tregonte se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka shikuar dhe ai kishte hizarin, rrobën, që bënte zhurmë për tokë, dhe ka thënë: “ Kush është ky?” I kam thënë: “Jam unë, Abdullahi.” Ai ka thënë: “ Nëse je rob i Zotit, Abdullahi, ngri rrobën tënde.” Ka thënë: “ E kam ngritur rrobën.” Hadithi…
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka këshilluar Abdullah Ibn Omerin duke u nisur nga të nënshtruarit e plotë të përfshirë në emrin e tij, që të respektojë urdhrat dhe ndalesat e Zotit. Prej tyre: Vendosja e rrobës mbi kyçet e këmbëve. Ai është pajtuar dhe i është përgjigjur thirrjes, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Sikurse duhet që jeta e besimtarit duhet të jetë e gjitha për Zotin e Madhërishëm, sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” (El-En’am 162)
Të adhuruarit dhe të nënshtruarit ndaj Zotit përfshinë të gjitha çështjet e njeriut dhe të gjithë jetën e tij, dhe që nuk mund të realizohet vetëm se duke ju përmbajtur legjislacionit të Zotit, urdhëresë dhe ndalesë, lejim dhe ndalim. Rob i Zotit është ai që është i kënaqur me atë që është i kënaqur Zoti, është i pa kënaqur me atë që është i pa kënaqur Allahu, do atë që e do Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe urren atë që urren Allahu dhe i dërguari i Tij, është besnik ndaj atij që është besnik ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij, dhe është armiqësor ndaj atij që është armiqësor ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Asnjërit prej robërve nuk i bie përgjegjësia e adhurimit që është ngarkuar, pavarësisht nga statusi i tij. Ndërsa sa i përket fjalës së Allahut të Lartësuar: “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixhr 99) Ajo që ka për qëllim këtu është vdekja sipas konsensusit të komentatorëve të Kuranit, e ai është dhe kuptimi që është në fjalën e Allahut të Lartësuar: “derisa na erdhi vdekja.”(El-Muddeththir 47) Ai ishte krijesa më e nderuar dhe më e përsosura në robëri, adhurim, që vazhdoi të adhurojë Zotin e tij derisa ndërroi jetë, i cili doli tek sahabët, shokët e tij, gjatë kohës kur ishte i sëmurë po vdiste, në kohën kur ata ishin duke u falur dhe i udhëhoqi në namaz, paqja dhe shpëtimi i Allahu qoftë mbi të.
O ju vëllezër! Vërtetë adhurimi ndaj Zotit është lavdi dhe nder, të cilat i meriton ai që e kryen adhurimin në formë e saktë dhe plotësisht. Nuk ka asnjë gjë më të nderuar apo më të plotë për një besimtar sesa të përshkruhet si robëri, adhurues dhe i nënshtruar ndaj Allahut. Zoti e përshkroi të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në gjendjen e tij më të nderuar, e ajo është nata e Israsë, Udhëtimit të Natës, Allahu i Lartësuar ka thënë: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra’ 1)
Njerëzit e pastër dhe të mirë nga robërit e Zotit nuk refuzojnë të jenë robër të Zotit të Madhëruar, adhurues, por përkundrazi robëria e tyre ndaj Zotit të tyre është shkalla më e lartë e nderit, sikurse Zoti i Madhëruar ka thënë: “Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë që të ishte rob i Allahut, as edhe engjëjt më të afërm. Ata që e shpërfillin dhe e nënçmojnë me arrogancë adhurimin ndaj Tij, Allahu do t’i sjellë të gjithë para Vetes.”(En-Nisa’ 172) Zoti i ka paralajmëruar ata që janë arrogantë në adhurimin ndaj Tij dhe ka thënë: “ Me të vërtetë, ata që e përçmojnë adhurimin Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!” (Gafir 60) Kushdo që është mendjemadh, arrogant në adhurimin e Zotit duhet t’i nënshtrohet dhe të poshtërohet para të tjerëve. E kjo është një çështje e dukshme, se si robërit u janë përulur robërve si ata dhe i kanë vendosur në pozicionin e të adhuruarit. Rezultati ishte se ata ranë në përulësi dhe skllavëri ndaj tyre, ku kishte një ndryshim midis jetës së një njeriut si adhurues i Zotit dhe adhurues i të tjerëve. “ A është më i mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?” (El-Mulk 22) Sikurse ka nga mesi i njerëzve të cilët adhurojnë tekat, dëshirat e tyre, sikur Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po kuptoni?” (El-Xhathije 23) Ky njeri është ai që tenton për të bërë atë që dëshiron, çfarëdo që e sheh si të mirë, e bën atë, dhe atë që e sheh si të keqe. Ai i bindej dëshirave të shpirtit të tij, ndjek atë që ai kërkon, është sikur ai e adhuron atë siç e adhuron njeriu Zotin e tij.
Sikurse ka nga njerëzit zemra e të cilit është e lidhur me botën dhe kënaqësitë e saj të përkohshme. Jeta e kësaj bote është më e madhe në zemrën e tij se feja. Jeta kësaj bote është bërë shqetësimi më i madh dhe synimi i diturisë së tij, nëse i jepet prej saj është i kënaqur, e nëse nuk i jepet prej saj ai do të jetë i pakënaqur me të. Bëhet besnik dhe armiqësor për hir të saj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I mjerë është robi i dinarit, i mjerë është robi i dirhemit(dy valuta që janë përdorë atëherë), i mjerë është robi i khamiles dhe khamises (këto janë dy rroba të shtrenjta të asaj kohe), është i mjerë dhe përdhoset, dhe nëse është i sëmurë, nuk do të shërohet. ” Këta janë shembuj që ka përmendur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe po ashtu çdokush që është i lidhur me diçka tjetër përveç Zotit nga dëshirat e tij, është rob i asaj që dëshiron, rob i saj. Robëria dhe adhurimi, në realitet, është robëria dhe adhurimi i zemrës.
Realiteti i adhurimit kërkon që njeriu të ndiejë robëri dhe nënshtrim ndaj Zotit, të Gjithëfuqishmit. E kjo ndjenjë nënkupton çlirimin nga adhurimi i qenieve të krijuara, siç i ka thënë Rab’i bin Amir, Zoti qoftë i kënaqur me të, Rustumit kur ai ka ardhur tek ai: “Zoti na dërgoi dhe na solli këtu që të marrim ata që Ai do nga adhurimi i njerëzve të tjerë në adhurimin e Zotit.” Prandaj, nuk ka liri absolute, përkundrazi, çdo qenie njerëzore është një adhurues nga natyrshmëria e tij, i lindur për të adhuruar. Ose ai të jetë adhurues vetëm i Zotit Një i Vetëm dhe pa ortak, ose të jetë adhurues i diçka tjetër përveç Zotit, e kjo është ajo nga e cila Zoti i paralajmëroi robërit e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armiku juaj i shpallur, por të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë.” (Ja Sin 60-61) Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Çdo bir i Ademit, njeri që adhuron dikë tjetër përveç Zotit, kushdo qoftë ai, konsiderohet se adhurimi i tij është për shejtanin.”
O ju njerëz! Vërtetë adhurimi i pastër për Zotin është thelbi i lirisë dhe dinjitetit. Vetëm ai, adhurimi i pastër për Zotin, është që e çliron zemrën nga skllavëria e qenieve të krijuara dhe e çliron atë nga poshtërimi dhe nënshtrimi ndaj çdo gjëje tjetër përveç Zotit. Kush adhuron vetëm Zotin, është i robëruar vetëm se ndaj Zotit, Krijuesit, Pronari dhe Kontrolluesit të tij. Sikurse lavdia, dinjiteti dhe vlera janë të gjitha në adhurimin e Zotit, kurse poshtërimi, turpërimi dhe humbja janë të gjitha në adhurimin e dikujt tjetër përveç Zotit.
Prej çështjeve të rëndësishme dhe të domosdoshme është që njeriu t’i përmbahet robërisë së Zotit të tij, nga përulësia, nënshtrimi dhe kthimi tek Ai, respektimi i urdhrit të Krijuesit të tij, shmangia nga ndalesat e Tij, nevoja e vazhdueshme për Të, kërkimi i strehimit tek Ai, të kërkuarit e ndihmës së Tij, të mbështeturit tek Ai, të kërkuarit e mbrojtjes së Tij dhe të kërkuarit e strehës tek Ai dhe zemra e tij nuk duhet të lidhet me asgjë tjetër nga dashuria, frika apo shpresa. Le ta dimë se kushdo që e neglizhon këtë mision në jetën e tij, ka lënë pas dore çdo gjë, dhe se njeriu më i devijuar dhe i humbur është ai, zemra e të cilit, është e lidhur me dikë tjetër përveç Zotit të Madhëruar.
Adhurues të Zotit! Robëria, të nënshtruarit e vërtetë është robëria e zemrës. Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa më shumë që zemra e do Zotin, aq më shumë rritet robëria e saj ndaj Tij dhe aq më shumë rritet robëria ndaj Tij, aq më shumë e do Atë dhe e preferon Atë ndaj çdo gjëje tjetër. Zemra nuk përmirësohet, nuk ia del mbanë, nuk gëzon, nuk ndihet e lumtur, nuk ndjen kënaqësi, nuk ndihet mirë, nuk ndihet e qetë, nuk ndihet e qetësuar, përveç se duke adhuruar Zotin e tij, duke e dashur Atë dhe duke iu kthyer Atij. E sikur të merrte gjithçka që gëzon nga krijesat, ai nuk do të qetësohej dhe as nuk do të stabilizohej, nga se ekziston një varfëri e brendshme për Zotin e tij, në atë që Ai është i adhuruari, i dashuri dhe kërkuari i tij. Kështu Ai fiton gëzim, kënaqësi, mirësi dhe bekime, stabilitet dhe qetësi, e kjo nuk i ndodh vetëm se me ndihmën e Zotit ndaj tij. Askush nuk mund të arrijë të ja plotësojë atij këtë përveç Zotit, sepse ai gjithmonë ka nevojë për të vërtetën: “ Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.”(El-Fatiha 5)
Allahun e Plotëfuqishëm e lusim që të na dhurojë të gjithëve adhurim të plotë ndaj Tij, të na bëj nga robërit e Tij të sinqertë dhe të dashurit e Tij të afërt.
Zotit i kërkoj falje për veten, ju dhe për të gjithë muslimanët.
Hutbeja e dytë
Falënderimi i takon Allahut, kush krenohet me diçka tjetër pos Tij, do të poshtërohet, kush udhëzohet me udhëzim tjetër përveç udhëzimit të Tij, do të humbasë dhe kushdo që kërkon pasuri nga dikush tjetër përveç Tij, do ti pakësohet pasuria.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe ata që e pasojnë.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Nga të nënshtruarit, adhurimi ndaj Zotit është që njeriu të përmirësojë mendimin e tij për Zotin, të besojë në caktimet e Tij, të shpresojë në mëshirën dhe mirësinë e Tij. Sa më e fortë që të jetë dëshira e robit për mirësinë, mëshirën dhe shpresën e Zotit për të përmbushur nevojat e tij dhe për plotësimin e gjërave të tij të domosdoshme, aq më e fortë bëhet robëria e tij ndaj Zotit dhe liria e tij nga çdo gjë tjetër përveç Tij.
Adhurues të Zotit! Një nga situatat në të cilat robit i bëhet e qartë e vërteta e robërisë së tij ndaj Zotit të tij dhe dëshmi të sinqeritetit të besimit të tij janë fatkeqësitë dhe vështirësitë me të cilat Zoti e sprovon. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar nuk e sprovon robin e Tij që ta shkatërrojë atë, por e sprovon që të testojë durimin e tij dhe nënshtrimin, robërimin ndaj Tij. Sepse Zoti i Plotëfuqishëm ndaj robit vlerëson nënshtrimin e tij në kohë të vështirë, sikurse ka për të vlerësim të nënshtrimit të tij në kohë të mirë. Ai ka robëri, nënshtrim, ndaj Tij në atë që urren, ashtu siç ka robëri ndaj Tij në atë që Ai e do. Por se shumicës së krijesave u është dhënë robëri vetëm në atë që duan, dhe çështja është në dhënien e robërisë në atë që nuk e pëlqejnë.”
Adhurues të Zotit! Duhet që të pajisemi me durim të mirë në kohë fatkeqësish dhe vështirësish, dhe të ruhemi nga pakënaqësitë, paralajmërimet dhe kundërshtimi ndaj caktimeve të Zotit. Të mos jemi prej atyre që kur i godet ndonjë fatkeqësi, dëshpërohen, humbasin shpresat, pushojnë së punuari dhe shqetësohen vetëm për atë që i preokupon mendjen dhe i ndryshon gjendjen. Ku nëse do ta kishin menduar dhe shikuar botën me sy të mprehtë, do kishin mësuar se kjo është një kohë dhe një kënaqësi kalimtare, në të cilën nuk duhet gëzohen për atë që është e pranishme, as të pikëllohen për atë që është e humbur. Le të mendojmë në gjendjen e atyre që me udhëzim dhe mendjemprehtësi në fe kanë arritur robërinë ndaj Zotit të botëve, të cilët kanë shpejtuar jetën e tyre me veprat e tyre dhe kanë blerë atë që u mbetet për atë që do t’u kalojë. Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kam arritur të njoh njerëz që nuk ishin të lumtur për asgjë që u ishte dhuruar nga kjo botë, as nuk dëshpëroheshin për asgjë nga bota që u kishte kaluar.”
O ju muslimanë! Monoteisti, besimtari në Një Zot, që adhuron Zotin e tij është i nderuar dhe me dinjitet, zemrën e tij e ka lidhur me Zotin dhe është drejtuar për tek Ai. Nëse e humb atë që është e mirë nga jeta e tij e kësaj bote, ai nuk dëshiron të jetojë, përveç se në lavdi dhe lartësim në fenë e tij dhe në jetën e tij të dynjasë.
“Nëse bota ruan fenë e një personi, atëherë çdo gjë që ai humbet në të nuk është humbje.” Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni atë që ju ka urdhëruar Zoti i juaj të luteni dhe të dërgoni përshëndetje për të dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe trashëgimtarët e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.
O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe trashëgimtarët e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.
O Zot, ndihmo ata që janë të dobët dhe ata që luftojnë në rrugën Tënde, ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe mbrojtësit e kufirit.
O Zot, bëje vendin tonë të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet muslimanëve, o Zoti i botëve.
O Zot, ata që ne, Islamit dhe muslimanëve u duan të keqen, angazhoi me vetet e tyre, bëj që ata të rrethohen vetëm nga e keqja, bëj kurthet e tyre të jen përfundim për ta dhe planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i dëgjon lutjet.
O Zot, ruaj vendin e dy xhamive të shenjta dhe vendet muslimane nga e keqja e të këqijve dhe kurthet e të pafeve.
O Zot, na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë, o i Përhershëm.
O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në udhëzimin Tënd dhe në devotshmërinë ndaj Teje. O Zot, shpëto të dobëtit nga besimtarët në Palestinë dhe në çdo vend. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të sprovuarit prej tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe prano dëshmorë të vrarët e tyre. O Zot, mundësoju ushqim pas urisë dhe siguroi nga frika! O Zot, merr nën kujdesin Tënd çështjen e tyre, largo shqetësimet e tyre, lehtëso të vështirat e tyre, mëshiro dobësinë e tyre dhe bashko fuqitë e tyre.
O Zot, zbrit qetësinë mbi ata dhe bashko zemrat e tyre. O Zot, ndihmoi ata sepse Tij je Ndihmuesi i tyre, jep përfundim të keq për të gjithë që i kanë shkelur dhe sulmuar ata, zbrit dënimin, ndëshkimin dhe zemërimin Tënd mbi ata që kanë sunduar dhe sulmuar ata, o Dëgjues i lutjeve.
O Zot, na jep nga frika ndaj Teje atë që do të na pengojë të mos bindemi ndaj Teje, nga bindja ndaj Teje atë që do të na shpjerë në Xhenetin Tënd, dhe nga siguria atë që do të na lehtësojë fatkeqësitë e kësaj bote.
O Zot, na jep kënaqësi me dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë sa të jemi gjallë, na jep nga trashëgimtarët tanë, na mundëso të hakmerremi ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi, na jep fitore ndaj atyre që na kanë sulmuar. Mos bëj që fatkeqësia jonë të jetë në fenë tonë, mos e bëj këtë botë shqetësimin tonë më të madh, as arritjen e diturisë sonë, dhe mos mundëso në sundimin tonë ata që nuk na mëshirojnë.
Lavdërimet janë për Zotin e Botëve.
Lutje dhe përshëndetje për vulën e profetëve dhe të dërguarve, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Afrim Smakaj