Paralajmërim kundër thashethemeve

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   17-03-1446 H   20-09-2024 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema  Paralajmërim kundër thashethemeve

Lavdërimet janë për Zotin,  i përshkruar me Madhështi dhe Përsosmëri.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Vetmi, i Madhi dhe më i Larti.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, i dërguari me cilësitë e bukura. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij deri në ditën e Gjykimit.

Në vijim

O ju njerëz! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm, sepse ai që i frikësohet Atij do të jetë i mbrojtur nga të këqijat dhe i dhuron atij kënaqësi dhe mirësi. “… dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (El-Bekare 189)

Në botën e sotme ku lajmet dhe informacionet janë përplasur nga të gjitha anët në veshët, sytë dhe zemrat e njerëzve, dhe drejt tyre vërshojnë përrenj tezash në fusha të ndryshme, muslimani ka nevojë të madhe për themele mbi të cilat mund të kontrollojë gjymtyrët e tij dhe të shmangë shkaqet e devijimeve dhe gabimeve. Kjo, nga pikëpamja e sigurisë së ligjit të Sheriatit,  objektivave dhe parimeve të fesë, Zoti i Madhëruar thotë: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” (El-Isra’ 36) Ky ajet fisnik dhe ajete e tekste të ngjashme vendosin një parim përfundimtar që garanton sigurinë për shoqërinë, arrin mjetet e shpëtimit dhe rrugët drejt lumturisë në të gjitha kuptimet e tij. Ajo është baza e qasjes, metodës së përgjegjësisë së plotë për çdo musliman, për atë që ai përdori dëgjimin, shikimin dhe zemrën e tij, qoftë në të mirë apo në të keqe. “Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf 18)  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Njeriut i mjafton si gjynah vetëm nëse transmeton, flet për gjithçka që dëgjon.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Ibn Atijetu, Zoti e mëshiroftë, në komentimin e këtij ajeti, ka thënë: “ Kjo është etiketë e madhe morale, gjithashtu është një reformë, përmirësim i madh mendore që i mëson umetit të bëjë dallimin midis niveleve të vlerësimeve mendore, në mënyrë që të mos përzihet e njohura, e dyshuara dhe e imagjinuara. Pastaj është gjithashtu një reformë e madhe sociale që parandalon umetin të bjerë në dëm dhe rrënim, si rezultat i mbështetjes në prova delirante, të pa baza.” Këtu përfundon fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

Adhurues të Zotit! Vërtetë ky parim kërkon që muslimani t’u përmbahet vlerave të ndershmërisë, të vërtetës dhe drejtësisë në të gjitha çështjet dhe të gjitha veprimet e tij, në mënyrë që të jetë ai që e thotë të vërtetën dhe ta veprojë atë, duke shmangur çdo të pavërtetë, gënjeshtër dhe shpifje. Ky parim e edukon muslimanin mbi disa baza në këtë jetë, të cilat janë: Përkushtimi, angazhimi në hulumtim dhe kontroll, kujdesi në marrjen e masave paraprake dhe të parashikojë, në të medituarit, analizuarit dhe në të bërit e tij të qartë. Në këtë rast, nuk do të pranohet çdo lajm sapo të dëgjohet, nuk do të ndiqet çdo folës dhe ligjërues, pa prova për vërtetësinë e tij apo argument për sinqeritetin e tij, siç dhe fatkeqësisht është realiteti në botën e komunikimit për pjesën më të madhe të botës sot. Përkundrazi, Islami i edukon pasuesit e tij mbi baza ligjore dhe parime fetare, të cilat i bëjnë ata të kenë një peshore të saktë që të hetojnë çdo informacion që ju vjen dhe paraqitet para tyre. Muslimani nuk duhet të mashtrohet nga thashethemet, nuk duhet të nënvlerësojë lajmet e rreme dhe të gjurmojë  informacionet dhe nëse transmetuesit e tyre janë të shumtë dhe janë të mëdhenj mbështetësit e tyre. Sepse peshorja më e saktë për muslimanin është njohja e plotë e vërtetësisë së lajmit dhe autenticitetit të tij, masa në të cilën arrihet interesi privat, individual dhe publik, shoqërorë nga transmetimi, publikimi dhe qarkullimi i tij, me detyrën e të pasur parasysh se publikimi dhe transmetimi i tij nuk ka asnjë dëm në shoqëri. “ O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119) “Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.” (En-Nisa’ 83)

LEXO  E qeshura dhe e qara

Prandaj, o ju muslimanë, frikësojuni Allahut dhe përmbajuni këtyre udhëzimeve, sidomos kur armiqtë po bëjnë fushata keqdashëse dhe gënjeshtra të ndryshme kundër fesë Islame, sundimtarëve të saj, shoqërive dhe dijetarëve të tyre.

O besimtarë! Nga ato gjëra që hyjnë nën këtë parim, që ndodhin shumë, duke pozicionuar veten e tyre aty ku nuk janë të specializuar në atë fushë, përfshijnë vetet e tyre në ato gjëra që nuk i dinë e  as nuk e kuptojnë realitetin e tyre sensual dhe ligjor që i rrethon, sikurse ndodhën në mjetet e komunikimit. Ata mashtrojnë njerëzit e paditurit në fushat politike, mjekësore, sociale ose shprehjen e vizioneve, apo dhe në fusha të tjera të ngjashme, ku qëllimi kryesorë i shumicës prej tyre  është të ngrënin e pasurisë së njerëzve padrejtësisht, çfarë i marrin ato  për shkak të ndjekësve. “O besimtarë, mos e përdorni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme…” (En-Nisa’ 29) Muslimanët e kanë detyrë që të bojkotojnë njerëz të tillë dhe të mos tërhiqen nga ata. Vende të tilla i kanë shkaktuar ligësi dhe dëme të mëdha fesë së njerëzve dhe botës së tyre. “O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut) e luftojeni atë…” (En-Nisa’ 71)

Adhurues të Zotit! Nga gjërat me të cilat bota e sotme është sprovuar, përmes mjeteve të komunikimit, është rekrutimi i ushtarëve për të ndjekur hapat e shejtanit, të mbështetur nga organizata dhe që mbahen nga institucione, të cilat përhapin ateizmin mes muslimanëve dhe shpërndajnë dyshime. I bëjnë muslimanët të dyshojnë në parimet e tyre fetare, në rregullat e ligjit, sheriatit të tyre, në postulatet e burimeve të tyre dhe në themelet mbi të cilat janë ndërtuar dispozitat e fesë së tyre. Prandaj, o ti musliman! Bëj kujdes që të mos rrish gjatë në errësirën e tyre, ose t’i dëgjosh ata, ose të bëhen shkak, pa e kuptuar, që ata të përhapin helmin e tyre dhe të përhapin rrezikun e tyre. O ti musliman! Bëj kujdes që të mos diskutosh dhe të debatosh me ata, sepse ata se janë mendjemëdhenj, kokëfortë ndaj së vërtetës dhe e duan gënjeshtrën. Me njerëz të tillë nuk lejohet të debatohet me ta, sikurse e kanë bërë të qartë njerëzit e dijes në rregullat e debatit dhe diskutimit. Omer Ibn Abdul Azizi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ai që shpeshton diskutimet dhe debatet e bën fenë e tij të pa mbrojtur përballë mosmarrëveshjeve.”

LEXO  Shëndeti, mirësi e Zotit - Medina 26.06.2020

Nga themelet që është transmetuan nga paraardhësit e këtij kombi, Selefët, është parimi themelorë braktisja e debateve dhe  diskutimeve, që është rruga e atyre që ishin para nesh. Ata nuk ishin njerëz të diskutimeve apo debateve, por ishin njerëz të përulësisë dhe veprimit. Ka ardhur në transmetim të saktë nga Ibn Abbasit, se ka thënë: “ Mos debatoni me njerëzit e të kotës, sepse të ulurit me ta është sëmurje për zemrat.”

O ti musliman! Bëhu i palëkundur në fenë tënde dhe i bindur në legjislacionin e Krijuesit tënd. Lëri mënjanë njerëzit e të kotës, pështjellimit dhe dyshimit. Kapu pas dijes së dy shpalljeve, pajisu me çdo vepër të mirë dhe të pranuar. Lëri pas njerëzit e gënjeshtrës, ateizmit dhe skepticizmit dhe përhapësit e dyshimeve për dijetarët e verifikuar, të cilët, me lejen e Zotit, janë në gjendje të thyejnë gënjeshtrën e tyre, të mposhtin dyshimet e tyre dhe të shkatërrojnë qëllimet dhe objektivat e tyre, bazuar në njohuritë e tyre të forta dhe  qasjeve të shëndosha, të cilat i njohin dijetarët e fesë.

Vëllezër të Islamit! Ky parim vërteton gjithashtu gabimin e madh të atij që gjykon dikë që nuk pajtohet me të në një mendim në fushën e Sheriatit, legjislacionit Islam,  duke u bazuar në përpjekjen,  ixhtihadin e tij, ku mendon se ky është shkelës,  dhe me mendimin së e vërteta është fuqia e tij maksimale. Atëherë, kush e gjykon këtë shkelës pa njohuri solide të rregullave shkencore dhe kontrolleve metodologjike në këtë fushë, me padyshim që do të bjerë në një valë gjykimesh ndaj të tjerëve, shkelje dhe padrejtësi që nuk janë të pranueshme për Zotin e botëve. Ibn Tejmijje, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Unë e përsëris se Zoti e ka falur këtë umet për gabimet e tij, dhe kjo vlen për gabimet në çështjet e informacionit, dijeve verbale dhe në çështjet praktike.”  Ndërsa Dhehebiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Pastaj më i madhi nga imamët, udhëheqësit e dijes, nëse të mirat e tij janë të bollshme dhe është e njohur  përpjekja e tij në të vërtetën, dituria e tij është zgjeruar, inteligjenca e tij është bërë e dukshme, njihen reformimi, përmirësimi, devotshmëria dhe pasimi i tij, atij i falen rrëshqitjet dhe gabimet e tij, nuk e konsiderojmë të devijuar, nuk e hedhim poshtë dhe nuk i harrojmë të mirat e tij. Domethënë, ne nuk i harrojmë vlerat e tij, nuk e imitojmë, ndjekim në herezinë, risinë dhe rrëshqitjet, gabimet e tij dhe shpresojmë që ai të pendohet nga kjo.” Këtu mbaron fjala e tij.

LEXO  Vlera e ditës së Xhuma Shejh Abdul Muhsin El Kasim

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

O Zot, na bëj çelës të së mirës dhe mbyllës të këqijave dhe gjynaheve, o më i Madhi më Bujari.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm.

Lutjet dhe përshëndetjet janë për atë që nuk ka të dërguar tjetër pas tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Nga udhëzimet më të mëdha që ka vendosur Libri i Zotit, Kurani, dhe suneti i të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, që burojnë nga ky parim është kujdesi nga të folurit për ligjin e Zotit me fetva ose vendim, përveçse nëpërmjet ixhtihadit që përmban parimet e përgjithshmen dhe ato specifike të vendosura nga studiuesit. Përndryshe, nuk i lejohet kërkuesit të diturisë që të ngutet për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që i bëhet, edhe nëse ai ka arritur aq dituri sa ka arritur, përveç nëse ka njohuri rreth çështjes në fjalë, nga të gjitha aspektet e saj, duke përfshirë fondamentin, parimin, provat, kundërshtimin dhe përfundimin. Prandaj, është e nevojshme të ndiqet metoda e dijetarëve të fesë, siç Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Është pjesë e diturisë të thuash për diçka që nuk e di: Zoti e di më së miri.”

O ju që u flisni njerëzve në media dhe të ngjashme: Kur nuk jeni të sigurt për përgjigjen, ose nuk është paraqitur ndonjëherë më parë në atë fushë kërkim, studim, rreth asaj çështjeje që çon në përgjigjen e saktë, atëherë jini të gatshëm për të mos dhënë përgjigje të menjëhershme,  paraprakisht. Paraardhësit e umetit, selefët,  duhet të ndiqen dhe të pasohen, veçanërisht në atë që rreziku është i madh dhe dëmi bëhet më i madh. Zoti është Dhuruesi i suksesit dhe udhërrëfyesi në rrugën e drejtë.

O ju muslimanë! Nga adhurimet më të lavdëruar janë  të shtuarit e  lutjeve dhe të përshëndetjeve për të dërguarin e Përzgjedhur. O Zot, fale,  mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.

O Zot, fali të gjithë muslimanët mbarë, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur.

O Zot, lehtëso shqetësimin e çdo muslimani dhe muslimaneje, lehtëso çështjet e tyre, largo vështirësitë e tyre. O Zot, të lutemi të jesh përkrahës, mbështetës dhe ndihmues i tyre, o i Madhi më Bujari.

O Zot, largo nga muslimanët në Palestinë pikëllimin e tyre! O Zot, mposhti armiqtë e tyre dhe poshtëroi ata, o i Fuqishmi, o i Plotpushtetshmi. O Zot, largo nga muslimanët nënshtrimin dhe poshtërimin, ndihmoi ata përballë armiqve të tyre dhe forco goditjen e tyre. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, plotëso nevojat e tyre, bashko fjalën e tyre dhe unifiko radhët e tyre.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde të na ruash nga rritja e çmimeve dhe nga epidemitë, na ruaj,  nga fitnet, ato që janë bërë të dukshme dhe të fshehta.

O Zot, ruaj kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e fronit të tij, jepu sukses atyre të dyve në çdo të mirë.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve.

O Zot, zbrit Butësinë Tënde mbi muslimanët që janë ndarë nga shtëpitë e tyre dhe janë larguar nga vendlindja e tyre.

O Zot, largo vështirësitë që kanë rënë në vendet e tyre, o Zoti i botëve. O Zot, largo fitnet që kanë rënë në vendet e tyre, o më i Madhi më Bujari!

O Zot, na furnizo me shi. O Zot na fresko me shi! O Zot, fresko me shi vendin tonë dhe vendet muslimane, o i Pasur, i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim.

Adhurues të Zotit! “… përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab 41-42)

E lutja jonë e fundit është;  Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1218436635855592

Post Author: endrit