Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 13-05-1446 H 15-11-2024 D
Shejh Dr. Jusuf Ebu Sunejneh
Tema Sprovat e Zotit testim dhe shpërblim
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili nuk e harron atë që e kujton Atë. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili nuk e zhgënjen atë që shpreson tek Ai. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është i mjaftueshëm për atë që mbështetet tek Ai. Lavdërimet janë për Zotin, kush beson tek Ai nuk do të ketë besim tek dikush tjetër veç Tij. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili të mirën e shpërblen vetëm se me të mirë dhe që i falët të këqijat. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili durimin e shpërblen me arritje, sukses. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili largon të vështirat pas shqetësimeve tona. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është bindja jonë kur kemi mendim të keq për veprat tona. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është shpresa jonë kur tek ne mbarohen fuqitë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Atij i nënshtrohet çdo gjë dhe zemrat fërgëllojnë, dridhen nga frika ndaj Tij, ne dëshmojmë për Të me atë që ka dëshmuar Ai për Veten e Tij dhe njerëzit e dijes nga krijesat e Tij, s’ka Zot tjetër përveç Tij, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti!
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, miku dhe i dashuri i Tij, i besuari dhe i afërti i Tij, i zgjedhuri dhe i dalluari i Tij, i përzgjedhuri i Tij dhe ai me të cilin Zoti është i kënaqur. Zoti me të plotësoi të dërguarit e Tij, udhëzoi me të afërmit e Tij, shpjegoi me të fenë e Tij të vërtetë dhe tregoi me të rrugën e drejtë. Zoti me të u dhuroi robërve të Tij mirësi të mëdha dhe e bëri atë siguri, paqe për banorët e qiejve dhe të tokës, duke përfshirë me ata Ademin, Ibrahimin dhe Musain. Ai u besoi lavdërimin dhe nderimin e tyre, dhe e quajti atë mëshirues mëshirbërës. Pasuesit e tij ishin murgj, në adhurim, natën, dhe luanë ditën. Mëshirues, komunikues dhe konkurrues në të mirë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar i bëri ata trashëgues të profetëve dhe bartës të diturisë. Njerëzit më asket në këtë botë dhe ata që më së shumti e deshën, punuar për Ahiretin, botën Tjetër. Janë të përmendur në qiellin e Lartë, të dashur në mes njerëzve, ata i do dhe ai që nuk i ka parë dhe i përmendën dhe ai që nuk ka bashkëvepruar, jetuar me ta. O Zot, o Fshehës i Mirësive, na ndihmo në këtë kohë, na mbulo me Mirësitë Tua të fshehta, Zoti dhe Sunduesi ynë, na ka prekur dëmtimi dhe frika, e Ti je më i Madhi Mëshirues.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Sprovat janë edukimi i Allahut të Madhërishëm për krijesat e Tij, e edukimi i Zotit hapën zemrat dhe shikimin. Sprovat përmbajnë fshire të një pjese të gjynaheve, paralajmërim nga pakujdesia dhe ekspozim ndaj shpërblimit me durim. Sprovat, përkujtojnë mirësitë dhe ftojnë për shpërblim, ndërsa tek Zoti dhe caktimi i Tij ka përzgjedhje. Sot ne jemi në mundime dhe sprova të mëdha.
O adhurues të Zotit! Kujtoni se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar sprovon robin e Tij me fatkeqësi sikurse çdo njëri prej jush provon arin e tij me zjarr. Prej tyre, robërve të Zotit, ka që dalin sikur ari i imët, i pastër, ka prej tyre që dalin të zinj që digjen, dhe ka prej tyre që dalin në mes të këtyre dy kategorive. Prandaj shikoni në vetet tuaja se nga cila klasë prej tyre jeni?
Fatkeqësia do vazhdojë tek besimtari dhe besimtarja, në trupin, pasurinë dhe fëmijët e tij deri sa të takojë Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar dhe nuk ka asnjë gjynah me vete. Njerëzit tanë në Gaza kanë shijuar të gjitha llojet e fatkeqësive, mundimeve. Ata kanë sakrifikuan fëmijët, gratë dhe pleqtë e tyre për të qëndruar të palëkundur në fe, dhe i ngjasuan të dashurit të Zotit, Ibrahimit, kur u hodh në zjarr. “ Ata deshën ta lëndonin, por Ne i bëmë të dështonin.” (El-Enbija’ 70)
O adhurues të Zotit! Njeriut i vjen ndihma nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar në varësi të mundimit, ndërsa durimi vjen në varësi të ashpërsisë së fatkeqësisë. E si ishte rezultati? Sunduesi ynë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”(El-Enbija’69) Pastaj ka ardhur shpëtimi. “ Ne e shpëtuam atë dhe Lutin (dhe i çuam) në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.” (El-Enbija’71) Kjo është ligjshmëria e Allahut tek robërit e Tij, gjatë gjithë kohës dhe të shtuarit e dhimbjeve. Të dërguarit të Zotit, Jakubit, mbi atë dhe mbi të dërguarin tonë shumë selame dhe përshëndetje, i është thënë: “ Çfarë ta mori shikimin tënd dhe të kërrusi shpinën tënde?” Ai ka thënë: “ Ajo çfarë më kërrusi shpinën time ishte mërzia për Beniaminin, ndërsa ajo çfarë më mori shikimin tim ishte të qarët tim për Jusufin.” Ai kishte durim të mirë. Ai kërkoi strehim në afërsinë e tij dhe shpëtoi nga e keqja me durim.
Ndërsa ju, o njerëzit tanë në Gaza! Keni qarë dhe mërzitur shumë për humbjen e pjesës së shpirtrave tuaj. Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lusim që të ju marri nën kujdesin e Tij dhe të ju ruaj me Syrin e Tij. Gjuha e çdo njërit prej nesh thotë: “ O Zot, na jep rrugëzgjidhje të afërt dhe ruaj muslimanët në çdo vend, o Zoti i botëve.”
Adhurues të Zotit! Kush ekspozohet para dashurisë së Zotit atij do ti vinë mundimet, fatkeqësitë dhe sprovat nga të gjitha anët. Trishtimi dhe mërzia shoqërohen nga veprat e mira, dhe se sprova nuk mund të jetë vetëm se tek burrat e fortë.
O ti musliman! Dije se ti je në një kohë të cilën shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e kanë kërkuar që ta arrijnë, kur ata kishin diturinë të cilën ne nuk e kemi, dhe ata kishin prioritet të cilin ne nuk e kemi. Si do jetë puna jonë kur e kuptojmë mungesën e diturisë dhe të durimit, kur na mungon ndihma në të mirë, janë përhapur shthurjet prej kohës dhe turbullira nga e gjithë bota? Njerëzit bashkëjetuan me fenë për një kohë, derisa u zhduk feja e tyre. Pastaj bashkëjetuan me nder për një kohë të gjatë derisa u zhduk nderi i tyre. Pastaj bashkëjetuan me turpin për një kohë të gjatë derisa u zhduk nderi i tyre. Pastaj ata bashkëjetuan me dëshirën dhe frikën, e pas kësaj do të vijë diçka më e keqe se ajo. Veprat e tyre ishin të pakta, por zemrat e tyre ishin të shëndosha. Ata u larguan nga krimi i vrasjes, kryerja e veprave të turpshme dhe imoraliteti, tradhtia bashkëshortore. E për fat të keq, kjo është përhapur sot në mesin e njerëzve. Është detyrë e baballarëve dhe nënave të mbrojnë fëmijët e tyre nga rënia në vese, shkelje, gjynahe dhe gabime. Shoqëritë njerëzore shkatërrohen vetëm se me shthurje, imoralitet. Na mjafto ajo në të cilën jemi nga shqetësimet, pikëllimi, vuajtjet dhe fatkeqësitë. Zoti e ndaloftë gjakderdhjen e muslimanëve, i ruaj ata nga poshtërimi i tyre, bashkoftë çështjen e umetit, popullit musliman, me të vërtetë çështja është afruar.
Adhurues të Zotit! Sunduesi ynë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.” (El-Ma’ide 27) Ata të cilët i frikësohen, qëndrojnë larg, derdhjes së gjakut dhe kryerjes së gjërave të ndaluara. E si është puna me ne sot që po vrasim njëri-tjetrin?! Mjafton me dhimbjen që ne kemi. Në komentimin e fjalës së Allahut të Madhërishëm: “ O Zoti ynë, na i trego ata xhinde dhe njerëz, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shkelim me këmbët tona e t’i poshtërojmë!” (Fussilet 29) ka ardhur se: Nga xhindër, do të thotë shejtani. Ndërsa nga njerëzit djali i Ademit. Ai është i pari që bëri një gjynah, kur vrau vëllain e tij. E gjithë bota me bukuritë e saj ishte në duart e atyre të dyve, djemve të Ademit, por njëri prej tyre u bë ziliqar ndaj vëllait tjetër, dhe nuk duroi derisa e vrau atë. Synimet e këqija vazhduan dhe qëllimet e prishura kanë zënë vend, shpirti thërret vetëm se në pasimin e dëshirave dhe në vazhdimin e mosbindjes. Kush nuk pendohet për dëshirat e tij nuk është i destinuar të zbresë në arenën e keqardhjes dhe nuk ka kohë për keqardhje!
O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe përmirësoni marrëdhëniet në mes njëri-tjetrit. “…dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (El-Enfal 1) Bëni më të mirën në përmirësim dhe ruhu nga plogështia, dobësia, sepse dobësia nuk do të sjellë sukses. Vërtetë dora e Zotit është me bashkësinë, xhematin, ndërsa ndarja është me shejtanin. E vërteta e ka bazën në Xhenet, ndërsa e kota e ka bazën në zjarr, Xhehenem. Do të vijë një kohë në të cilën do të shfaqet gënjeshtra dhe do të vijë një kohë në të cilën njeriu do të thotë: “Për Zotin, nuk e di se çfarë jam.”
O Zot, Ti përmirësove njerëzit e mirë, na bëj nga vepër mirët që të jemi nga njerëzit e drejtë, o Dhuruesi i të mirave të kaluara, o më i Madhi nuk ka Zot tjetër përveç Teje, na shpëto dhe na e lehtëso.
O ti musliman! Në çdo fatkeqësi me të cilën përballesh, përdor mendimin e mirë për Zotin e Plotfuqishëm që ta largojë atë nga ty. Kjo të afron më shumë me lehtësimin. Puna më e mirë e të sprovuarve është që të presin lehtësimin nga Zoti dhe të jenë të durueshëm në raport me fatkeqësinë. Durimi është garanci për suksesin, arritjet dhe përmirësimin. I mbështeturi tek Zoti nuk do marrë zhgënjim nga Ai. Kush do që ndjek durimin atë do ta pasojë fitorja. I duruari do të arrijë çështjet më të lavdëruara. Lehtësimi dhe shpirti janë në bindje dhe kënaqësi, ndërsa shqetësimi dhe trishtimi janë në dyshim dhe pakënaqësi.
O ti musliman! Dëshpërimi juaj nga mëshira e Zotit, e cila përfshin çdo gjë, është për ju më i madh se gjynahi yt, prandaj frikësoju Zotit, kërko falje dhe pendohuni tek Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar. Mos e humb shpresën nga mëshira e Zotit. O ju besimtarë! Mos e humbni shpresën nga mëshira e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Ai është Mëshirëplotë me robërit e Tij dhe mëshira e Tij ka mbuluar çdo gjë. Bëhuni nga njerëzi që janë të kënaqur me caktimin e Zotit. Sunduesi i Fuqishëm ka dashur të vërë në provë të dashurit e Tij duke përballur me ta armikun, për të shikuar se si do të jetë durimi i tyre ndaj Tij. Nëse ata janë të durueshëm përballë fatkeqësisë së ndeshjes me armikun e tyre, do t’i lartësojë me diturinë e Tij, do t’i nderojë me lidhjen e Tij, do t’i bëjë të banojnë pranë Tij, do t’i bekojë me shikimin e Tij, do t’i kënaqë me përmendjen e Tij, do t’i njohë ata me diturinë e Tij, do ti bëji ata udhëheqës me të cilët do të udhëzohen të tjerët, shpëtim për robërit e Tij dhe mëshirë në tokën e Tij.
O ti musliman durimtar! Bashko forcat e vendosmërisë, fuqizo forcën e qëndrueshmërisë tënde. Gjendja sot shkatërron xhelatin, thërrmon mëlçinë, dërrmon trupat, shton pagjumësinë, sëmurën zemrën dhe shkrinë shpirtin.
O Zot, të lutemi nga kjo tokë e pastër dhe themi, uria është shtuar tek njerëzit tanë në Gaza, ne betohemi tek Ti, o Zot, nëse nuk i ushqen dhe u jep të pinë tani në këtë orë pas një ore bëje këtë sa më parë. Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, është Ai që ushqen dhe nuk ushqehet, Ai është i Vetëm që është i fuqishëm për këtë. Sa të uritur ka ushqyer, sa të zhveshurve ua ka mundësuar të vishen, sa shumë ka mbështetu të varfrit, sa njerëzve u ka mundësuar të lajnë borxhin, sa shumë ka mëshiruar dhe sa shumë ka mbuluar nga të metat, i Madhërishëm është Ai, i Cili është më i mëshirshëm me ne se vetveten tona dhe njerëzit tanë.
Kthehuni për tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë Zotin, i Cili pas fatkeqësisë sjellën lehtësim, dhe pas vështirësie dhe të rëndës jep mundësi dhe rrugëdalje, asnjë fatkeqësi nuk është pa shpërblim, nuk ka asnjë mallkim pa të mirë, nuk ka asnjë fatkeqësi dhe rrëshqitje pa një dhunti dhe një dhuratë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, zotëruesi i Lavdisë dhe Pushtetit, i Lartësisë dhe i Bujarisë, i Buti, i Mëshirshmi, Mëshiruesi, Falësi i gjynaheve, Pranuesi i pendimit, s’ka Zot tjetër përveç Tij, Ai është i Plotfuqishmi i Urti.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari i ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e dërgoi atë kur njerëzit ishin adhurues të idhujve në humbje të qartë, derdhnin gjakun e tyre, vrisnin fëmijët e tyre, jeta e tyre ishte padrejtësi, siguria e tyre ishte frikë dhe dinjiteti i tyre poshtërim. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, erdhi shpëtimtarë dhe mëshirë për ta. Zoti e mbështeti me fitore dhe fuqizim, shtypi mohuesit, ata që kishin devijuat nga e vërteta dhe talleshin me fenë, e për besimtarët ishin mundues dhe kërcënues. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar qoftë i kënaqur me të gjithë shokët e tij dhe pjesëtarët e familjes së tij të nderuar në guxim dhe në fe. A nuk i vranë ata që dolën në dyluftim në Bedër?! A nuk i asgjësuan njerëzit e Uhudit?! A nuk ishin ata që mundën njerëzit e grupacioneve dhe i vranë njerëzit e Hunejnit?! A nuk ishin ata që i shpërndanë njerëzit e Havazit dhe Thakifit?! Çfarë faktesh kanë mbjellë në zemrat e një populli të hipokrizisë, braktisjes dhe mosmarrëveshjes. E lusim Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar të na mbledhë me ta në kopshtet e lumturisë, në Xhenet, si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Ka ardhur nga Abdullah Ibn Amr Ibn El Asi që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kam parë në ëndërr se bazat e librit, Kuranit, janë marrë me forcë nga poshtë jastëkut tim. I ndoqa me shikimin tim ku pash një dritë të shndritshme e cila u vendos në Sham, Levant. Me të vërtetë kur të përhapen fitnet besimi do të jetë në Sham.”
Adhurues të Zotit! Ebu Ubejdetu Ibn Exh Xherah, Zoti qoftë i kënaqur me të, është njëri nga paraardhësit e parët dhe njëri nga ata që mbështeti Ebu Bekrin për marrë hilafetin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dëshmuar për të se është nga banorët e Xhenetit dhe e ka quajtur besniku i umetit. Ai është përshkruar me moral të mirë, me durim të shtuar dhe me thjeshtësi. Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Shpresoj një shtëpi të mbushur me burra si Ebi Ubejde.” Omeri ka marrë lajmin se Ebi Ubejda është mundur në Sham dhe se e ka kapur armiku. Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka shkruar atij dhe i ka thënë: “ Në vijim! S’ka dyshim se tek robit besimtar nuk bie asnjë vështirësi, përveç se pas saj Allahu sjell lehtësim, dhe se një vështirësi nuk mund të mposhti dy lehtësime.” “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200)” Ebu Ubejda i ka shkruar Omeri dhe i ka thënë: “ Në vijim! Vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje e garë ndërmjet jush për më shumë pasuri dhe fëmijë!” (El-Hadid 20)” Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka dalë me letrën e Ebi Ubejdes dhe e ka lexuar atë në minber, hutbe, dhe ka thënë: “ O banorë të Medines, vërtetë atë që ju prezanton Ebu Ubejda pasojeni.” Kur ka ndërruar jetë Ebu Bekri dhe halifatin e ka marrë Omeri, ka vendosur që të shkarkojë Halidin dhe emëroi në krye të gjithë ushtrisë Ebu Ubejden. Ebi Ubejdes i erdhi vendimi por e mbajti të fshehtë për një kohë. E gjitha kjo nga feja, butësia dhe durimi i tij. Pasi që është çliruar Damaskun ka zbuluar vendimin, emërimin. E si ishte reagimi i Halidit? Halidi shpata e Islamit, luani i dyluftimeve, prijësi i madh, çfarë ka thënë: Ka thënë: “ Unë nuk kam luftuar asnjë ditë për hatrin e Omerit.” Ata nuk i njihnin karriget dhe pozitat, por puna e tyre ishte për hir të Islamit dhe për ruajtjen e vendeve të shenjta. Ku jemi ne sot nga njerëzit e vendosur dhe njerëzit e nderit?! Ku jemi ne sot nga njerëzit e sinqertë dhe besnikë, të cilët punojnë për Ahiretin, botën Tjetër?! Ku jemi ne sot nga dijetarët aktiv, të cilët ftonin në rrugë të drejtë ata që devijonin dhe ndalonin nga shkatërrimi?! Ku jemi ne sot nga ata të cilit me librin e Zotit ringjallnin të ‘vdekurit’ dhe me synetin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ringjallnin, njerëzit e injorancës dhe të keqes?!
Shikoni dijetarët e umetit, popullit tonë, nga paraardhësit tanë të mirë, Selefët; Sa nga të vrarët e shejtanit i kanë ringjallur?! Sa nga njerëzit e humbur kanë udhëzuar?! Sa të mira ishin efektet e tyre tek njerëzit! Ata mbrojnë fenë e Zotit nga shtrembërimi i ekstremistëve, nga imitimi i të rremëve dhe nga interpretimi i të devijuarve.
O Zot, na bëj nga ata të cilët i bekove nga të parët dhe të fundit, na nge me ata në Xhenetet e Larta, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
Adhurues të Zotit! Nga Abdullah Ibn Xhaferi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka ardhur se ka thënë: “ Nëna ime, Esma Bint Umejri, më ka mësuar diçka të cilën e ka urdhëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ta thotë në vështirësi; “Allahu është Zoti im, nuk i bëj shok, në adhurim, Atij.” Ai që është prekur nga brengat, pikëllimi, sëmundjet, vështirësitë, poshtërimi ose mundimi, dhe thotë: “Allahu është Zoti im, nuk i bëj shok, në adhurim, Atij.” Zoti i largon ato nga ai.
O Ti që ndave detin për Musain: Na shpëto sikurse shpëtove Musain. O Zot, tek kush do të kërkojmë ndihmë nëse tek Ti nuk kërkojmë ndihmë?! Na ndihmo! O Zot, kujt ti përgjërohemi nëse nuk të përgjërohemi Ty dhe të na mëshirosh?! O Zot, kujt do ti lutemi nëse nuk të lutemi Ty dhe të na përgjigjesh?! O Zot, na ke bekuar me fenë Tënde, na mësove librin Tënd, Kuranin, na ruaj me mbrojtjen Tënde nga e keqja e krijesave Tua!
O Zot, na ruaj nga e keqja e tyre, mëshiro njerëzit tanë në tokën e bekuar dhe në këto ambiente të pastra, prano dëshmorët tanë, shkruaj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit tanë, mundëso lirimin e të burgosurve tanë, ruaj për ne Aksanë tonë.
O Zot, largo nga ne mundimet, urinë, lakuriqësinë, largo nga ne fatkeqësitë të cilat nuk i largon atë dikush tjetër veç Teje.
O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm, na shto pasurinë dhe fëmijët, na jep për ne kopshte e lumenj!
O Zot, dëgjo lutjen tonë, përgjigju thirrjes tonë, pakëso pengesat tona, mëshiro largësinë, vetminë dhe frikën tonë në varret tona, o Zoti i botëve.
Adhurues të Zotit! Kthehuni për tek Sunduesi ynë Bujar, ndërsa ti që fton për namaz, fto për namaz: “Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…”(El-Ankebut 45) “Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj