Vlera e muslimanit të vërtetë – Meka 10.09.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      03-02-1443 H   10-09-2021 D

Shejh Fejsal Gazaui       Tema Vlera e muslimanit të vërtetë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka krijuar me Fuqinë e Tij tokën dhe qiejt, krijoi  me Urtësinë e Tij të gjitha krijesat, dalloi në mes robërve të Tij në furnizim dhe të mira, lartësoi atë që Ai deshi prej tyre, i nderoi dhe i ngriti ata në gradë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok në Pushtetin dhe Sundimin e Tij dhe në Emrat dhe Cilësit e Tij të bukura. 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, krijesa më e mirë dhe më e nderuara prej tyre tek Zoti i tij, dhe krijesa më e nderuar. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi  familjen dhe shokët e tij, njerëz të virtyteve dhe të vlerave. Lutje dhe përshëndetje të shumëta për të gjithë.

Në vijim

O ju njerëz! Frikësojuni Zotit të Madhërishëm,  sepse frika, devotshmëria ndaj Zotit, është rruga e fitores, lumturisë dhe shpëtimit. “dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.” (El-Huxhurat 10)

O ju muslimanë! Si mund  të jetë gjendja e njeriut nëse humbën rrugën dhe harron qëllimin për të cilin ai është krijuar? Ai do të jetë sikur gjendja e atyre që ka paralajmëruar Allahu me fjalën e Tij, kur thotë: “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.” (El-Kehf 28) Mospërfillës ndaj Zotit, e ndëshkon atë duke e lënë pas dorë përkujtimin e Tij, angazhohet me këtë botë duke u larguar nga feja dhe adhurimi i Zotit të tij, dhe pason epshet e tij, ku shpirti nuk dëshiron asgjë tjetër vetëm pasimin e tij, dhe nëse në të do të jetë shkatërrimi dhe humbja e tij. Ai është sikurse ata që ka qortuar Zoti me fjaln e Tij kur thotë: “A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot?” ( El-Furkan 43 )

Punët dhe veprat e tij kan qenë marrëzi, pakujdesi dhe humbje. Është thënë: “Kush humbën çështjen e tij humbën çdo çështje, dhe kush neglizhon caktimin e tij neglizhon çdo caktim.” Prandaj, le të shikojë çdo njëri se kush është vlera e tij? Sa vlenë? Kush është vepra, puna e ti? Çfarë e kënaqën atë? Kush është synimi i tij? Kush janë kërkesat e tij? 

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka dalluar në mes atij që e kërkon me ngulm këtë botë, punon dhe përpiqet për të, dhe nuk shpreson tek ajo që është tek Zoti, bota Tjetër,  dhe atij që dëshiron  botën Tjetër, e kërkon  dhe punon për të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar. Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” (El ‘Isra 18-19) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm.” (Er-Rum 6-7) I ka përshkruar ata se nuk dinë, dhe pse ata janë në dijeni për fenomene të kësaj bote, e ndoshta  ndonjëri prej tyre është i ditur dhe me përvojë në shumë njohuri dhe arte të kësaj bote. Prandaj, për këtë Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Pasha Zotin, tek dikush nga ju do të arrijë dituria rreth kësaj bote sa të kthejë dirhemin në gozhdë, dhe të tregon dhe për peshën e saj, por, sipas tij, nuk është mirë që të falet.” Ndërsa disa nga Selefët, të parët tanë të mirë, kanë thënë: “Ata janë mjaftueshëm në dijeni të jetës së tyre dhe jetës së kësaj bote;  Kur të mbjellin? Kur të korrin?  Si të mbjellin dhe si të ndërtojnë? Allahu i Madhërishëm në qortimin e popujve ka thënë: “Kaq arrin gjithë dija e tyre!” (En-Nexhm 30) Do të thotë, të kërkuarit e kësaj bote dhe përpjekja për të, është fundi i asaj që kanë arritur, ndërsa fundi i diturisë së tyre është se preferuan këtë botë para botës Tjetër.

Adhurues të Zotit! Kush është kriteri  dalluese në mes njerëzve? Dhe kush është kriteri vlerësues në mes tyre? Mos vallë është forma, imazhi dhe pamja?  Jo. Ajo me të cilën Allahu veçoi popullin e Hudit është çfarë ka ardhur në fjalën e Allahut të Madhërishëm në gjuhën e të dërguarit të tyre, që thotë: “dhe ju dha trup e fuqi të madhe.” (El-A’raf 69) Kjo ishte në forcë, madhështi fizike dhe tirani në sundim, por ata nuk kishin vlera, dinjitet dhe nder, nga që ata mohuan begatitë e Zotit të tyre, përgënjeshtruan të dërguarit e Tij, e Allahu i tundi me ndëshkim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “dhe i asgjësuam ata që i mohuan shpalljet Tona.” (El-A’raf 72) E nga ajo për të cilën Allahu i Madhërishëm ka paralajmëruar është mashtimi me paraqitje  e hipokritëve, çfarë prezentojnë nga logjika e shëndoshë, dhe elekuenca e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nëse flasin, ju i dëgjoni (me vëmendje) fjalët e tyre.” (El-Munafikun 4) Transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në ditën e Kijametit do të vijë njeri i shëndoshë që nuk peshon tek Zoti, nuk ka vepra të mira, as sa krahu i mushkonjës.”  Lexoni; “andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit.” (El-Kehf 105) Shembulli i këtij njeriu nuk ka vlerë dhe peshë, për shkak të boshatisjes së zemrës së tij nga besimi.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu nuk shikon në trupin dhe fytyrat tuaja, por shikon në zemrat dhe veprat tuaja.”  Nga ana tjetër shikoni, për shembull, rastin e sahabiut të nderuar, Abdullah Ibn Mesudit, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur disa sahabi qeshën për këmbët e tij të holla, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ato të dyja janë më të rënda se Uhudi  në peshore.”  Në përshkrimin e tij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai ishte burrë i shurtër dhe i hollë, lëkurë trashë, këmbë të holla, trup të bukur, i dobët.  Kur ai ecte dukej sikur ishte ulur. Por të gjitha këto nuk e dëmtuan atë, nuk ishin këto që tregonin vlerat e tij.  Ai ishte shumë i nderuar tek Zoti dhe në gradë të lartë në ditën e Kijametit.  

Tek Sahihu i Buhariut ka ardhur se një burrë ka kaluar para të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai, profeti, i është drejtuar një shoku  që ishte ulur me të; “Ç’farë mendon për këtë burrë?” Ai i ka thënë: “Njeri nga të nderuarit e njerëzve, pasha Zotin,  në qoftë se ai kërkon dorën e ndonjë gruaje, ajo duhet t’i jepet, e në qoftë se ai ndërmjetëson për dikë, atij duhet t’i pranohet ndërhyrja.” Ka thënë:  I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, heshti. Pastaj aty pranë kaloi një burrë tjetër, e i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i tha: “Ç’farë mendon për këtë burrë?” Sahabiu i tha: “O i dërguari i Allahut, ky burrë është nga të varfërit e muslimanëve, nëse ai kërkon dorën e ndonjë gruaje për martesë, nuk ia japin;,në qoftë se ai ndërmjetëson për ndokënd, nuk i pranohet, dhe në qoftë se flet diçka, nuk e dëgjon kush.” I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tha: “Ky, i varfër, është më i mirë dhe më me vlerë sesa një mori që e mbush tokën si shembulli i të parit.” Njeriu mund të ketë pozita në këtë botë por nuk ka vlerë tek Allahu, sikurse mund të jetë në këtë botë njeri që nuk kujdeset dikush për të, nuk ka vëmendje,  dhe  nuk vlerësohet në mesin e njerëzve, por ai tek Allahu është më i mirë se shumë nga disa të tjerë. E ajo që dëshmon për këtë është fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Ndoshta ai njeriu i pa krehur dhe i pluhërosur, i mbështjellë dhe i ulur tek portat e xhamisë, nëse veçohet për hatrin e  Zoti, është më i devotshëm tek Ai.”

O ju muslimanë! A mund të peshohen dot njerëzit kur vlerat e tyre ndryshon në varësi të pasurisë dhe fëmijëve të tyre? Apo në varësi të origjinës  dhe prejardhjes?  Përgjigja është, vërtetë Allahu ka kritikuar popuj dhe ka thënë: “As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë). Ata do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në banesa të larta (në Xhenet).” (Sebe’ 27)  Nga ajo që mund të mashtrohet njeriu është se Zoti i jep nga begatitë e Tij e vazhdon që ti japë përsëri, ndërsa ai qëndron  me mosbindjen e tij ndaj Zotit, mendon se tek Allahu ka vlerë dhe pozitë, por se ajo është joshje. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse shikon se Zoti i jep në këtë botë atij që është i pabindur, kundërshtues i Zotit, atë që ai do, dije se ajo është joshje.” Pastaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka lexuar fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.” (El-En’am 44)

Sikurse njeriut nuk i bën dobi prejardhja dhe origjina, dhe as të afërmit e tij. Shiko përfundimin e Ebu Lehebit, pavarësisht afrimitetit të tij, nga gjaku, me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka! Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera. Ai, me siguri, do të hidhet në Zjarrin me flakë të tërbuara,..” (El-Mesed 1-3) 

Është e turpshme që njeriu të tegohet mendjemadh dhe të krenohet me origjinën e tij, të përçmoj të tjerët dhe të ofendojë prejardhjen e tyre. Gjynahi dhe e keqja e kësaj është e madhe mjaftueshëm, sepse është vepër e kohës së injorancës. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Katër çështje tek umeti im janë nga koha e injorancës, xhahilijetit, para Islamit të tyre, të cilat nuk i lënë pas: Krenaria me origjinën, diskutimi për prejardhjen, kërkimi i fatit në yje, dhe vajtimi.”

Adhurues të Zotit! Çdo musliman duhet të kapet pas legjislacionit, fesë së Zotit, të orientohet pas bindjes së Zotit, të mos mbështetet pas origjinës dhe pasurisë së tij, dhe as në punën e tjetrit. Për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka këshilluar umetin, fisin dhe të afërmit e tij dhe ka thënë: “ O pasardhësit e Abdul Menafit, nuk ju bëj dobi diçka, veç asaj që ka caktuar Zoti! O Abas Ibn Abdul Mutalib, nuk të bëj dobi diçka, veç asaj që të ka caktuar Zoti!  O Safijetu, halla e të dërguarit të Zotit, nuk të bëj dobi diçka, veç asaj që të ka caktuar Zoti!  O Fatime, e bija e Muhamedit, me kërko çfarë të duash nga ajo që unë posedoj, pasuria, por nuk të bëj dobi diçka, veç asaj që të ka caktuar Zoti!”

Sikurse njeriut nuk i mjafton që ti përkasi Islamit duke mos u kapur pas moralit të tij, të mos punojë sipas rregullave të tij, dhe të ndjeki  vlerat dhe moralin e tij.

Adhurues të Zotit! Nga ajo që thamë, konkludojmë  se njeriu nuk peshohet, vlerësohet, me prejardhjen dhe origjinën e tij,  as me të mirat materiale dhe pasurinë e tij, as nga stolitë e tij dhe paraqitja e tij e bukur, dhe as nga pozita, prestigji, gradat dhe titujt e tij. Por se peshorja dalluese në mesin e njerëzve është besimi dhe devotshmëria, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (El-Huxhurar 13)

Devotshmëria është baza e lavdisë dhe nderit të njeriut.

Peshorja e vërtetë dhe vlerësimi i saktë për të treguar vlerën e njeriut dhe pozitën e tij tek Zoti i Madhërishëm është besimi i tij. Kjo, duke marr parasyshë atë që ai ka në zemër  nga dashuria për Zotin, me sinqeritet, fshehtësi, frikë, shpresa dhe devotshmëria e tij. Duke marrë parasyshë kështu veprën me të cilën ai argumnton  vlefshmëria e besimit të tij, nga sjellja e tij e mirë, drejtësia e tij, krenaria e tij me fenë e tij, respektimi dhe qendrueshmëria e tij në fe, si dhe ruajtja nga ai e parimeve, vlerave dhe moralit të fesë. 

Adhurues të Zotit! Kanë ardhur lajme se çfarë do të ndodhi me peshoren në ditën e Fundit dhe çekuilibrimi i standartit me të cilin njeriu peshohet dhe vlerësohet. Saqë do ti thuhet njeriut i cili ka qenë nga zotërinjtë e kësaj bote: A ka  më zgjuarësi se kjo?  A ka fytyrë më të shndritur se kjo? A ka më të fuqishëm se ky?  A ka ndonjë grimcë të vogël të besimit në zemrën e tij?  

Adhurues të Zotit! Qëllimi i besimtarit është më i madh se vepra  e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu ka caktuar të mirat dhe të këqijat pastaj i ka bërë të qarta. Kush ka për qëllim një vepër të mirë, por nuk e bën atë, Allahu ja shkruan atij një të mirë të plotë.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i kërkon Allahut shehaden, për të rënë dëshmorë, me sinqeritet, Allahu e ngre atë në gradën e dëshmorëve dhe nëse vdes në shtratin e tij.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e ka zakon të zgjohet për namazin e natës, por e zë gjumi (ndonjë natë), Allahu ia shkruan atij shpërblimin e namazit (sikurse të kishte falur), kurse gjumi i tij i shkruhet lëmoshë.”

O ju vëllezër! Çfarë vlere ka jeta e atij njeriut që koha i kalon shpejt dhe i kalojnë ditët duke qenë i pavëmendshëm dhe i pakujdesshëm, duke hequr dorë nga kërkimi i asaj që i bën dobi, është indiferent në mësimin e asaj që i duhet, dhe ndaj të kërkuarit  për atë që është arritja dhe shpëtimi i tij. Por ai vrapon pas kësaj bote, dhe nuk përmendet për dituri, adhurim apo punë të mira, dhe nuk preokupohet me përmendjen e Zotit dhe ato me të cilat e afrojnë atë me Zotin e tij.  Por janë lajme për jetën dhe veprat e tij të kësaj bote, dhe mburrje për origjinën dhe prejardhjen e tij, humbje e kohëve në atë që nuk i bëjnë dobi. Sikurse nuk barazohet ai i cili e mëson dijen  që të përfitojë prej saj dhe që tu bëjë dobi njerëzve me të, me atë që e mëson dijen që të mburret me të. Sikurse nuk barazohet ai që fiton pasurinë hallall, të lejuar, që të përfitojë prej saj në interesat e tij, të bëhet i pavarur nga njerëzim me të, dhe të plotësojë me të nevojat e njerëzve, me atë që fiton pasurinë që të mburret me të, dhe ta përdorë atë në rrugë të ndaluar. Sikurse nuk barazohet ai që kërkon fëmijë që të furnizohet me pasardhës të mirë me atë që i kërkon ata që të shtohet me ta dhe të ngrihet me ata në pozita. 

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar! “Atij që dëshiron shpërblim në jetën tjetër, Ne do t’ia shtojmë atë. Ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë jetë, Ne do t’i japim pjesë prej tij, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.” (Esh-Shura 20) 

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, nuk ka lavdi vetëm se në bindjen ndaj Tij, nuk ka lumturi vetëm se në kënaqësinë e Tij, dhe nuk ka begati vetëm se me përmendjen e Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok. Nuk ka bindje vetëm se me lejen e Tij, nuk ka kundërshti vetëm se me dijeninë e Tij, i bindesh e Ai falenderon, kundërshton por Ai falën. 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe  i dërguari i Tij. Allahu nuk ka krijuar, dhuruar dhe rikrijuar shpirtë më bujarë se atë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutje dhe përshëndetje të shumëta për të.

Në vijim

O rob i Zotit! Nëse vlera e çdo njeriut është ajo që ai kërkon, atëhere shiko se çfarë ti kërkon? Dhe se çfarë po kërkon?  E nëse dëshiron të mësosh pozitën tënde tek Zoti, shiko se çfarë pozite ka Zoti tek ti. Sikurse është thënë: “ Kush dëshiron të di se çfarë ka tek Allahu i Madhërishë, le të shikojë se çfarë ka Zoti tek ai?”

O rob i Zotit! Nëse ke synim për vepra të mira nxito, e nëse vendos,  këmbëngul, e nëse përpiqesh duro dhe bëhu i durueshëm. Dhe dije se nuk i vlerson dhe nuk i arrin virtytet dhe lavditë ai që është i kënaqur me nivelin e ulët dhe rradhët e fundit. Kujto që  nëse hyrja në Xhenet është nga mëshira dhe falja e Allahut, ndryshimi i gradëve të banorëve në Xhenet, dhe të vlerësuarit e tyre në pozitat dhe shkallët e tij, është në varësi të besimit të tyre, devotshmërisë së tyre  dhe veprave të tyre të mira.

Prandaj është detyrë e njeriut që të ngrihet dhe të përpiqet që të arrijë në gradën më të lartë të tij, dhe të bëj kujdes nga ai që e pengon në përparim dhe në rritje në gradë.

Popull muslimanë! Allahu i Madhërishëm e ka veçuar popullin musliman me atë që nuk e ka dikush tjetër, ai është umeti më i madh në këtë botë dhe në botën Tjetër. E ka ngritur si popull, e ka nderuar dhe e ka përzgjedhur duke e bërë popullim më të mirë të njerëzimit. Por ky popull sot ka nevoj për zgjim, vigjilencë  dhe një kthim të vërtetë, pasiqë  është larguar nga libri i  Zotit, syneti i të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe udhëzimi i të parëve të umetit, selefëve. Është dobësuar lidhja e tij me fenë e Zotit, duke ndryshuar me të kaluarën e tij të lavdishme dhe të nderuar. Ky popull ka humbur dinjitetin, nderin, forcën, fuqinë, pozitën, prestigjin dhe krenarinë  e tij,  dhe e ka mbuluar dëshpërimi, pesimizmi, dështimi dhe disfata. Është dobësuar synimi dhe vendosmëria e tij, është zbehur forca e tij. Ka braktisur rrugën,  qëllimet, parimet dhe synimet e tij, duke u bërë barrë tek popujt e tjerë. Por, a ka më mirë se të kthehet në të kaluarën e lashtë dhe në historinë  e tij të lavdishme.

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin tonë të zgjedhur, më i mirë i krijesave, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm kur ka thënë:  “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove  dhe e  mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me e shokët e tij, me tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi,  dhe me ne sëbashku me ata, me  Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o Dhurues. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  mohimin  dhe mohuesit.

O Zot shkatërro armiqt e Tu dhe armiqt e fesë. 

O Zot  ruaj vendin e dy të shenjtave nga dëmet e të këqinjve, nga komplotet e të pabesëve, nga planet e atyre që thurin komplote, dhe nga çdo ziliqarë dhe keqbërës, dhe nga armiqt e Islamit dhe  muslimanëve. 

O Zot bëje këtë vend të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet  muslimanëve. 

O Zot largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë,  kamatën, imoralitetin,  termetet, dhe  të vështirat, fitnet e këqija nga ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet islame në përgjithësi. 

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, me ata që luftojnë në rrugën Tënde, me ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe  mbrojtësit e kufirit. 

O Zoti ynë të lutemi që të jesh ndihmë dhe mbrojtje për ata. 

O Zoti ynë na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë  në duart e atyre që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë, o i Përhershëm, dhe udhëzoje  atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë. 

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt. 

O Zoti ynë, na mundëso fjalën e devotshmërisë, na bëj nga ato që e mbrojnë  atë,  dhe  na bëj të mundur që të hyjmë në Xhenetet e larta. 

Lavdërimet janë për Zotin e Botrave.

 

Post Author: endrit