Lavdërimet janë për Zotin, vetëm Atë e lavdërojmë. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga e keqja e veteve tona, dhe nga punët tona të këqija. Atë që e ka drejtuar Allahu, s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij nuk gjen udhëzues dhe drejtues tjetër veç Tij.
“Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!” (El-kehf 111)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i pa të meta është Allahu nga ato që i përshkruajnë të paditurit dhe të pa drejtët, Madhërime dhe Lartësime për Të.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Allahu i Madhërishëm para ditës së kijametit: “Përgëzues sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;
njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.”(El-Ahzab46)
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ty o zotërija ynë, o i dërguari i Allahut, mbi familjen dhe të gjithë shokët tu, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju besimtarë! Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t’ua humbë veprat atyre.”( Muhammed 7-8) Allahu thotë të vërtetën.
O ju besimtarë! Shtrohet një pyetje rreth situatës, thelbi i sajtë: se si ishim dje dhe se si jemi sot? Përgjigja është në historinë tonë të ndritur, kur triumfuam ndaj armiqve tanë siç ishin rumët. Mbreti i Rrumëve, pyetën për arsyen e humbjes së ushtrisë së tij, pyetën të parët e ushtrisë së tij, për muslimanët, për muslimanët, dhe zemërimi i kishte mbushur gjoksin, duke u thënë: “Më lajmëroni se çfarë janë ata me të cilët po luftoni, a nuk janë njerëz njëjtë si ju? I janë përgjigjur: Po o mbreti ynë. Ai ka thënë: A nuk jemi më shumë se ata? Kanë thënë: Po jemi më shumë se ata në të gjitha aspektet. Ka thënë: Atëhere çfarë është puna juaj që nuk fitoni? I është përgjigjur një njeri i madh nga dijetarët e popullit të tij duke i thënë: “ Ata na mundin sepse, ngrihen natën, falen, dhe agjërojnë ditën, e mbajnë premtimin, garojnë me njëri-tjetrin në punë të mira.”
Vërtetë këto janë cilsi madhështore dhe vepra bujare që kanë qenë pas triumfit dhe fitoreve madhështore të rregjistruara në historinë e lavdishme Islame. Cilësi që udhëhoqën qytetërimin Islam në mbarë botën dhe mbuluan atë përhapje të madhe, nga ato zakone të injorancës dhe të humbura drejtë thirrjes: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.”(El-Fatiha 5) Thirrje që drejtohet nga qielli dhe shpirtëra që madhërojnë Krijuesin.
Por fatkeqsisht, sot këto thirrje nuk kan lënë gjurmë që të dallojmë nga popuj të tjetër.
Po, ditët kanë kaluar dhe situatat kanë ndryshuar, umeti ynë ka zbritur nga lart që ishte në pozitën më të keqe, ulët. Fatkeqsisht, muslimanët sot edhe pse janë të shumët, janë bërë si prurjet e lumit, mbeturina që lë lumi, sikurëse ka ardhur dhe në një hadith. Udhëheqja dhe forca është tashmë në duart e armiqve të tyre, të cilët kanë uzurpua tokën, pasurinë, energjinë dhe çdo gjë të tyre.
O besimtarë! Gjendja në të cilën është umeti ynë sot tregon plotësisht prapambetjen e tyre. Arabët dhe muslimanët, në këto ditë, janë njerëzit më në vështirsi në të gjithë botën, njerëzit më shumë të lodhur nga kjo jetë, si dhe më të shumtit që përballen me luftëra shkatërruese, luftëra të padrejta. Siç është situata në Palestinë, në Siri, në Irak, në Jemen, në Libi dhe në shumë vende të tjera që janë nën kërcënimin e vazhdueshëm, që presin ndihma. Vuajtjet e jetimëve, britmat e fëmijëve, dhimbja dhe vujatjet e tyre nga ndarja, të cilët ikin dhe largohen në grupe të tmerrshme. Xhenaze të njëpasnjëshme, institucione dhe shtëpi të shkatërruara. Xhamija që përdhoset shenjtërija e tyre, e të tjera si këto që shikohen nga të gjithë.
O besimtarë! Nëse ajo që dëgjojmë nga armiqt tanë është është e rëndë, e keqja është se ajo që dëgjojmë nga bijtë e gjakut tonë është më e madhe, më e rëndë dhe e papranueshme. Allahu i Madhërishëm thotë të vërtetën kur ka thënë: “Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t’ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit. Shih si ua shpjegojmë Shpalljet, që ata të mund të kuptojnë.”(El-En’am 65)
O ju muslimanë! Është obligim për çdo njërin që është xheloz, preukupohet për këtë umet që të diagnostikojë çrregullimin, para se të caktojë mjekimin, dhe të zbulojë shkaqet të cilat e kanë degraduar deri në këtë gjendje umetin.
I dashuri ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na e ka përshkruar gjendjen, çrregullimin, e umetit tonë sot duke na dhënë dhe shkaqet me sqarim të saktë dhe të qartë kur ka thënë: “ O muhaxhirinë, do të sprovoheni me pesë gjëra dhe kërkoj mbrojtje nga Allahu që të mos i arrini ato.” Kush janë ato o i dërguari i Allahut? : “ Pesë gjëra janë në pesë gjëra, (lidhen në varësi të njëra-tjetrës); Kur të shfaqet shthurja apo e keqja tek një popull, do të shfaqet në mes tyre murtaja dhe sëmundje që nuk kanë egzistuar para tyre. Kur të preket në peshore dhe në masë, vidhet, atëherë ai popull do të preket nga vështirsitë, urija dhe udhëheqës i padrejtë, tiran. Kur populli ka ndaluar në dhënijen e zekatit të pasurisë së tyre, preken nga thatësira dhe është i ndaluar për ata shiu, e sikur të mos ishte mëshira për kafshët nuk do të binte kurrë shi. Kur thyhet premtimi i Zotit dhe premtimi i të dërguarit të Tij, Allahu dërgon një udhëheqës nga armiqt e tyre që ua merr një pjesë të atyre çfarë ata kanë në dorë. Kur drejtuesit e tyre nuk do të gjykojnë me librin e Zotit, në mes tyre Allahu do të shfaqi veçime dhe dallime në mes tyre.” Hadithin e transmeton Ibn Maxhe, ndërsa shejh Albani e ka konsideruar të mirë.
O besimtarë! Është detyrë e umetit që të mësojë se arsyet e të prekurit nga këto fatkeqsi dhe vuajtje, janë gjynahet dhe të kundërshtuarit e Zotit, të larguarit nga gjykimi me sheriatin , legjislacionin e Zotit, rrespektimi i vlerës së tij, moszbatimi i tij që shpije në shthurje, sjellja e çuditshme, e huaj, me të cilën është prekur umeti dhe në veçanti rinija e tij. Umeti ynë sot, nuk zbaton asnjë gjë në lidhje me jetën Islame, duke ndjekur dhe praktikuar jetën e përëndimit.
Në këtë gjë i mbështesin , të prishurit nga mesi jonë dhe hipokritët në thirrje. Nganjëherë duke shkatërruar shpirtin me shpikje dhe me traditë, dhe nganjëherë duke sulmuar dijetarët e Islamit, dhe nganjëherë duke sulmuar thirrësit që punojnë në urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, duke i akuzuar dhe përfolur për diçka që ata nuk e kanë. Një herë tjetër me të drejtat e gruas dhe përparimin e sajtë.
“Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.” (El-Bekare 11-12)
Ndëshkimet e këtij umeti nuk kalohen vetëm se pas pastrimit të tij, dhe se nuk i rregullon ato vetëm se me të bërit kujdes ndaj tyre, dhe heqja dorë prej tyre për të ju kthyer jetës Islame nga e para. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”(Al Imran 165)
Me të vërtetë kjo sjellje është mbizotëruese tek shumica e njerëzve, dhe betohem në Allahut se Allahu nuk i largon muslimanët nga kjo gjendje derisa ata të mos largohen nga kjo sjellje dhe të kthehen në fenë e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.”(Er-Ra’d 11) Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, thotë: “Kur njerëzit ju larguan Kuranit dhe synetit dhe gjykimit me ata, çfarë u ndodhi? U shfaq shthurja në mesin e tyre dhe errësira në zemrat e tyre, boshllëk në gjokset e tyre, çoroditje në mendjet e tyre. Nëse shikon këtë gjendje tek ata dije se humbja ka fillur, mendimet e tyre kanë humbur, fidanët e të kotës janë mbjellë, përballja me luftë është më mirë se shmangja prej sajtë. Kontati me kafshën e egër është më e lehtë se me njerëzit.
Apo siç ka thënë: “Ai që pendohet nga gjynahi është sikur ai që nuk ka gjynahe.”
Lutjuni Allahut sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Zoti kërkoni falje.
Hutbeja e Dytë
Lavdërimet janë vetëm për Zotin, Atë e lavdërojmë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty o zotërija ynë, o i dërguari i Allahut, mbi familjen tënde dhe mbi të gjithë shokët e tu, të parët e të mirëve dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e gjykimit.
O ju besimtarë! Pasi që përshkruam situatën, shtrohet pyetja se si duhet të dali umeti nga kjo gjendje e keqe dhe e rëndë në të cilën është? Dhe se kush është rruga drejt triumfit dhe ngritjes? Kësaj i përgjigjet fjala e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë trashëgues (të pushtetit) në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre….”(En-Nur 55) deri tek fjala e Të Madhërishmit që thotë: “Kurrsesi mos mendo se mohuesit do të shpëtojnë në Tokë! Streha e tyre është zjarri; eh, sa strehë e shëmtuar që është ai!”(En-Nur 57)
O besimtarë!Me të vërtetë Selefu Salih, të parët tanë të mirë, kanë plotësuar vendimet e këtyre ajeteve, kanë arritur atë se çfarë përmbajnë dhe në çfarë ato thërrasin, i kan arritur me besimin e sinqertë dhe të plotë, kan merituar ndihmën e Zotit me zbatimin e legjislacionit, sheriatit të Zotit, Allahu ka realizuar premtimin e Tij ndaj tyre dhe i ka ndihmuar, ua ka frocuar qëndrimin, këmbët e tyre, duke i bërë ata udhëheqës në tokë. Allahu u ka siguruar mbrojtje dhe qetsi nga lartë.
Ata Zoti i mëshiroftë, kan qenë që nuk friksoheshin nga armiqt e tyre, dhe nuk ndikoheshin nga pasurija dhe arritjet e tyre materiale. Përballeshin me numrin e tyre me trimëri, me besim dhe bindje në ndihmën e Zotit. Në këtë mënyrë bienin të gjithë numrat dhe llogaritë, dhe forca njerzore. “ Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.”(Al –Imran 160)
Duke u nisur nga kjo, duhet që udhëheqësit e umetit, dijetarët dhe mendimtarët e këti umeti që të shfaqin planet e shpresës dhe suksesit të popullit, umetit, që të shërojnë këto tre fatkeqsi që kanë goditur trupin e umetit, injoranca,(padija) varfëria dhe sëmundja. Këto tre sëmundje, kanë kohë që kanë prekur “qafat” e popujve tanë arab dhe muslimanë, të cilëve u është marë toka e tyre nga kolonët, në kundërshtim me ligjin e Zotit.
Themi se deri kur do të jetë kjo largësi mes këtyre popujve dhe fesë së vërtetë të Zotit, dhe të kthyerit e popullin në vazhdimin e jetës Islame nga e para.
O ju të vendosur dhe të lidhur ngusht me Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e tij! Nisur nga ajo se çfarë ndodhën në tokat Palestineze, në qytetin e Kud’sit, në xhaminë e bekuar të Aksasë, në xhaminë e Halil Er-Rrahman, them: Deri kur do të vazhdojë populli ynë Arab dhe Musliman që të jetë i angazhuar me çështjedytsore, dhe përçarjet politike dhe besimi, me luftra shkatërruese? Duke konsideruar se çështja Palestineze, Kud’si, dhe xhamija e Aksasë janë shqetësime historike që u intereson vetëm muslimanëve, duke u bazuar në atë se Xhamija e bekuar e Aksasë është kibla e parë e tyre, e dyta xhami e ndërtuar në tokë, dhe xhamia e tretë në të cilat kërkohet dhe nxitet vajtja në to. Ajo është xhami Islame dhe një pjesë nga besimi i muslimanëve në të gjitha anët e botës në lindje dhe përëndim të sajt.
O ju të lidhur me këtë xhami! E gjithë kjo gjendje i ka dhënë mundësi pushtuesit që të vazhdojë dhunën dhe padrejtësinë e tij, duke shkelur të gjitha ligjet ndërkombëtare, dhe parimet e të drejtave të njeriut, duke anashkaluar, shkelur, të gjitha premtimet, marrveshjet e nënshkruara prej tyre.
O ju që jeni të lidhur ngush me këtë xhami! Vazhdimsija e sulmeve çnjerzore nga ana e pushtuesit në të gjithë territorin Palestinez, dhe ndaj autoriteteve të vendit tonë. Sulmet dhe përdhosja e përditshme në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në të gjitha pjesët e sajtë, si dhe në xhaminë e Halil Er-Rrahman. Kjo duke shfrytëzuar festat e jehudëve dhe rastet e tyre fetare për të zbatuar planet dhe qëllimet e tyre dhe bërjen normale të këtyre sulmeve. Duke ndaluar namazfalësit që të shkojnë në xhamija, duke i mbyllur kështu ato, me qëllim për të garantuar sigurinë e grupeve ekstremiste jehude, që të kryejnë lutjet e tyre në këtë qytet. Ju shtohen këtyre dhe sulmet e vazhdueshme dhe të përsëritura në shkolla, spitale në mënyrë të pa civilizuar, çnjerzore, siç ka ndodhur në një spital, në Muatalat. Shto këtu dhe ndryshimin e shenjave treguese të qytetit të shenjtë, duke tentuar përdhosjen e tyre,si dhe sulmet e përsëritura ndaj njerëzve dhe administratës së qytetit. Siç është ajo që shikojmë në Beldet Kejsavije nga të gjitha sulmet e ndryshme. Me të vërtetë të gjitha këto sulme të jashtligjshme dhe jo njerzore janë shkelje të hapura të parimeve bazë të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve qiellore dhe atyre njerzore ndërkombëtare. Vijnë të gjitha këto sulme në përvjetorin e 29 të masakrës së xhamisë Aksa, në të cilën dhanë jetë dhjetra dëshmorë dhe pati qindra të plagosur. Masakër e cila vazhdon akoma të jetë si një ngjarje para syve tanë.
O ju të lidhur ngusht me këtë xhami! Nga e gjithë kjo që ndodhën në rajonin e Lindjes së Mesme, është detyrë e të gjitha vendet Arabe dhe ato Islame, udhëheqësve dhe drejtuesve të tyre, që të marrin plotësish përgjegjësitë e tyre dhe të njësojnë rrallët e tyre , duke ju dhënë fund konflikteve dhe përçarjeve që kan mes njëri-tjetrit për të shfrytëzuar mundësinë e tyre për bashkimin e umetit. Sikurëse është detyrë e popullit tonë Palestinez e të gjithë grupeve dhe organizatave të tij, që të u japin fund të gjitha dallimeve mes njëri-tjetri, dhe të mos angazhohen me çështje dytsore, dhe të jetë për ta prioritet çështja e Kud’sit, xhamia e Aksasë, çështja e të burgosurve tanë në burgjet e pushtuesit para se të jetë vonë. Sepse atëhere nuk vlen keqardhja.
O besimtarë! Me të vërtetë Xhamija e Aksasë ju thërret, duke ju kërkuar që ti jepni fund gjendjes në të cilën ajo është, ju kërkon që ta vizitoni sa më shumë atë dhe të jeni të lidhur me të, që ta mbroni atë nga ndarja në kohë dhe në vend dhe në vend, dhe nga dëmet e të këqinjëve. Allahu është në mbrojte të të dobëtve.
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso me Forcën Tënde fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zot bëj që fjala e të vërtetës, besimit, të jetë e lartësuar, dhe fjala e idhujtarisë e poshtëruar.
O Zot atij që i do Islamit të mirën jepi sukses, o Zoti i Botrave, dhe atij që i do të keqen Islamit ndëshkoje me dënimin Tënd, me të vërtetë ata nuk të Madhërojnë Ty, o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi të zbresësh mëshirën Tënde që të ngjallësh me të zemrat tona, të bashkosh me të ndasitë tona, të plotësosh, mbushësh me të moton tonë, të zbardhësh me të fytyrat tona, të na ruash me të nga çdo e keqe.
O Zot unifiko, bashko muslimanët në çdo vend të botës, o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe.
O Zot bëj qytetin e Kud’sit, qytet të paqes dhe të sigurisë, që ta vizitojnë atë besimtarët në Një Zot nga çdo anë grupe grupe.
O Zot mëshiro dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë dhe të sëmurët tanë, liro të burgosurit tanë, o Zoti i Botrave.
O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, kërkoni falje se Ai ju falën.