Këshilla dhe porosi të larta Profetike – Meka 04.03.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       01-08-1443 H   04-03-2022 D

Shejh Fejsal Gazaui       Tema  Këshilla dhe porosi të larta Profetike

Lavdërimet janë për Zotin që ka pranuar për ne Islamin fe, ka dërguar për ne vulën e të gjithë profetëve dhe të dërguarve të Tij; “ dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab 45-46) dhe zbriti tek ai librin më të mirë të Tij, provë të  dukshme. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, ftoi në rrugë të Zotit të tij, solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë derisa i erdhi momenti i ndarjes nga kjo botë. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi  familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Friksojuni Zotit, dhe pasoni rrugën drejtë fitores në këtë botë dhe në botën Tjetër. “Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.” (En-Nur 52)

Adhurues të Zotit! Vërtetë udhëzimet e pastra nga i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përmbajnë rregulla të qarta dhe vlera të mëdha në të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Përmes këtyre udhëzimeve muslimanit i bëhet e qartë rruga e duhur që të jetë ashtu sikurse dëshiron Zoti,  dhe nuk largohet nga udhëzimi i Tij. Përmes tyre vendosen projeksionet,  saktësohen përpjekjet e njeriut, dhe zgjidhen problemet.  Zoti udhëzoftë ju dhe ne, ejani të shpalosim sëbashku disa udhëzime profetike në çështje të ndryshme, me të cilat ndriçohet njeriu me dritën e tyre, dhe udhëhiqet me udhëzimet e tyre.

Adhurues të Zotit! Në Islam të drejtat janë të mbrojtura, dhe besimtar i vërtetë është ai që i jep çdo njeriut të drejtën e tij, me qëllim të stabilitetit të jetës, për  arritjen e barazisë së kërkuar, dhe që të mos rëndojë njëra pjesë mbi tjetrën. Kur Selman el Farisiu ka vizituar Ebu Darda’n, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, e këshilloi dhe e udhëzoi me fjalë të dobishme në rrjedhën e jetës së tij dhe i tha: “ Dije se ke të drejata  ndaj vetes, ndaj Zotit tënd, ndaj mysafirëve tuaj, dhe ndaj familjes tënde ke të drejta, prandaj çdo njërit jepi të drejtën e tij.” 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka vërtetuar saktësinë e këshillës së Selmanit dhe ka thënë: “ Selmani  ka thënë të vërtetën.” Ai e miratoi dhe vërtetoi atë që Selmani tha. Ky është udhëzim i mirë që fton në kordinimin, ekuilibrimin e të drejtave dhe detyrave. Sa nga neglizhencat dhe pakujdesitë  kanë ndodhur për shkak të braktisjes së këtij parimi të rëndësishëm dhe të madh, dhe për shkak të mos punuarit  me këtë udhëzim profetik të ndershëm.

Vëllezër në Islam. Feja ka nxitur në mbajtje të lidhjeve të gjakut, ka bërë të qartë se në të ka  gjë shpërblim të madh, dhe ka nxitur përdorimin e çdo mjeti të ligjshëm për të bërë mirë për të afërmit. Mejmune, gruaja e profetit, kur liroi një robëreshë dhe më pas  lajmëroi të dërguarin e Zotit për këtë, ai e ka këshilluar dhe ja ka bërë të qartë kush është më e mira dhe e dobishme për të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sikurë të ua kishe dhuruar dajave tu, shpërblimi do të ishte më i madh për ty.”  Do të thotë, nëse do të ua jepje njerëzve të gjakut do të kishe më shumë sevape, për shkak të nevojës së tyre për dikë që të jushërbejë. Në këtë këshillë, udhëzimi është  që të ndihmojmë ata që janë të afërm dhe të gjakut, dhe që të ju bëjmë atyre dobi me sa të kemi mundësi, dhe se muslimani duhet  të bëjë kujdes e të jetë i prirur në vepra që i sjellin dobi dhe shpërblime më të mëdha

Adhurues të Zotit! Islami ka ardhur që të shkatërrojë të gjitha traditat e kohës së injorancës, dhe të gjitha pretendimet e kota dhe të pavlefshme. E nga këto pretendime, fanatizmi fisnorë të cilin Islami e ka ndaluar dhe i ka vendosur censurë të ashpër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane…” (El-Fet’h 26) Sikurse ka bërë devotshmërinë peshorën e vlerës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (El-Huxhurat 13) Kur sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta, ishin me Pejgamberin në një betejë, një burrë nga Muhaxhirët, duke lozur,  goditi një burrë nga Ensarët.  Ensariu thirri: “O Ensarë (ndihmë)!” Ndërsa Muhaxhiri thirri: “O Muhaxhirë (ndihmë)!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur e dëgjoi këtë, e qortoi duke thënë: “Çfarë kanë njerëzit që bëjnë thirrje si të kohës së padijes para- islame?!” Pastaj ai pyeti: “Ç’është me ta?” Ata i treguan për goditjen që Muhaxhiri i  ka bër Ensariut. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tha: “Lërini këtë, pasi kjo është një thirrje e keqe!” Është e turpshme që muslimani të mburret me prejardhjen e tij para vëllait ë tij musliman dhe ta nënçmojë atë.

O ju muslimanë! Feja Islame bën thirrje në mbrojtje dhe përmirësim të nderit të njerëzve, dhe ka ndaluar sulmin ndaj tij, nderitqë është e përshtatshme me natyrshmërinë njerëzore në xhelozinë ndaj nderit. Për këtë gjë, Islami, e ka ka rrethuar familjen me një mbrojtje të fortifikuar, që pengon  shfaqjen e veseve të këqija, dhe që është e ruajtur nga pasionet. Sikurse ka paralajmëruar nga rrugët që shpien në këtë drejtim,të gabuar,  më e madhe prej tyre është të veçuarit me një femër të huaj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Asnjë burri nuk i lejohet veçimi me një femër të huaj, përveç se me atë që e ka të ndaluar martesën me të.” Ka disa njerëz që e lehtësojnë hyrjen tek disa femra të afërta në gjak, dhe pse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka paralëmëruar nga kjo, me fjalën e tij: “ Frikësojuni, mos hyni në shtëpitë e femrave të huaja.” Një burrë nga Ensarët ka thënë: “ Qoftë kjo dhe vëllai i burrit, kunati, të hyjë tek kunata?” Ka thënë: “Kunati është më keq, më shkatërruese.” El-Hamu, janë të afërmit e burrit,  si vëllai i burrit, xhaxha, daja i tij dhe të tjerë. Ka theksuar Hamua, kunatin, për shkak të mundësisë së të veçuarit me të, pa ju mohuar qëndrimi me të ndryshe nga i huaji.

Adhurues të Zotit! Kërkohet të larguarit nga të dyshimtat dhe të ndaluara, bazuar nga fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Lëre atë që të duket e  dyshimtë, dhe prano atë që nuk të duket e dyshimtë.” Kur Ukbetu Ibn Harithe, është martuar, ka ardhur tek ai një grua dhe i ka thënë se ajo i ka dhënë gji atij dhe gruas me të cilën  ai ishte martuar. Por ai e ka mohuar këtë gjë. Pastaj ka pyetur njerëzit e vajzës për vërtetësinë e kësaj gjidhënijeje, dhe e mohuan  të kishin dijeni për këtë gjë. Kur ka pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ti japi mendim në këtë çështje, ishte e domosdoshme  që ti jepej një përgjigje e qartë dhe e prerë. Atëhere, i dërguari i Allahut,  paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ E si munde, ta mbash, kur të është thënë?” Ukbetu e ndau gruan të cilën kishte martuar, dhe u martua me një grua tjetër. Dëshmia në këtë ngjarje është fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ E si munde, ta mbash, kur të është thënë?”  Do të thotë, e si mund ta mbash atë, të keshë mardhënie dhe të jetosh me të, dhe të është thënë se ti je vëllai i saj nga gjidhënia?! Rënia në dyshimeve  është më e rëndë se prishja  e martesës. Ky është një udhëzim i madh se çfarë duhet të bëjë muslimani, duke u larguar nga pjesa e të përzierit të lejuarës me të ndaluar, shmangia e asaj që nuk ka zgjidhje, dhe të detyrojë veten që të marri masa paraprake në mbrojtje të fesë së tij. Këtë gjë e mësojmë nga udhëzimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri dhe në gjëra të vogla.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur pa një hurmë që kishte rënë në tokë dhe duke qenë se ajo nuk është e lejuat që të jepet sadaka, lëmoshë, ka larguar dyshimet duke thënë: “ Sikur të mos u frikësoja se ajo mund të jetë lëmoshë, sadaka, do ta kisha ngrënë.” 

Adhurues të Zotit! Nga legjislacioni fetar është përcaktuar se çdo njeri do të shpërblehet me punën që ai bën. “Kushdo që bën diçka, punon për vete…” (El-En’am 164) Çdo njeri është i varur nga punët e duarve të tij, nuk ngarkohet njeri me ndëshkimin e gjynaheve që ka bërë dikush tjetër, dhe se nuk do të merret në llogari për një gabim që e ka bërë dikush tjetër, qoftë ai njeriu më i afërt i tij. Kur Ebu Rimthatu sëbashku me babain e tij kanë shkuar tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka pyetur babain duke i thënë: “Djali yt është ky?”  Ai ka thënë: “Po, pasha Zotin e Qabes.” I ka thënë: “ Me të vërtetë?” Ka thënë: “Dëshmoj për këtë.” Ebu Rimthatu ka thënë; “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka buzëqeshur  nga ngjashmëria e madhe në mes meje dhe babait, dhe nga betimi i babait për mua. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dashur që përmes pyetjes së tij të arrijë tek një e vërtetë dhe vendosmëri parimore dhe autentike.  Atëhere, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, babait i ka thënë: “ Por ai nuk të lehtëson dot ty, dhe se ti nuk e lehtëson dot atë.” Pastaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka lexuar fjalën e Allahut të Madhërishëm: “dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.” (El-En’am 164) Fjala e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, “Por ai nuk të lehtëson dot ty,” do të thotë nuk do të ndëshkohesh dhe dënohesh për gjynahet dhe gabimet e tij. “dhe se ti nuk e lehtëson dot atë.”do të thotë që nuk ngarkohet me gabimet tua, dhe nuk ndëshkohet për gjynahet tua, por se ai që meriton ndëshkimin  është ai që e ka bërë gabimin, gjynahin. 

O ju vëllezër në besim! Nga motivimet e këshillës është dhe keqardhja për atë që këshillon. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk kursente asnjë përpjekje në këshillimin dhe udhëzimin e shokëve të tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur shikoi në dorën e një burri unazë prej floriri, ja hoqi nga dora e tij dhe e hodhi atë, me qëllim që askush të mos bjeri në këtë ndalesë, ku dëmi është ndaj tij. Ai kishte bërë paralajmërim për këtë gjë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dikush nga ju merr gurë nga zjarri dhe e vendosën në dorën e tij!” Pasi që i  dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është larguar, burri i është thënë: Merre unazën tënde dhe përfito prej saj? Ka thënë; Jo pasha Allahun, nuk e marr më atë asnjëherë, sepse atë e ka hedhur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.  Nga hadithi mësojmë se njeriu duhet të pranojë këshillat e dobishme përsa kohë ja tregon gabimin e tij, sepse në këtë gjë është interesi dhe suksesi i tij. Njeriu duhet të bëj kujdes që të mos e pushtojë krenaria që të kundërshtojë të vërtetën, dhe ta refuzojë atë. Sikurse njeriu duhet që të gëzohet me atë që i ka dhënë këshilla, të jetë i kënaqur me të dhe ta falenderojë atë që ja kujtoi, të mos zemërohet dhe të mërzitet me të, dhe ta konsiderojë se ai ka ndërhyrë në çështjet e tij përsonale, apo në diçka që nuk i intereson atij.

Adhurues të Zotit! Sikurse nga kujdesi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për umetin e tij dhe nga dashuria e tij për të, është se i ka paralajmëruar nga ato gjëra që do ti shpien drejtë fatkeqësisë. E prej tyre, nxitimi i të mallkuarit të njeriut kur ai është i zemëruar, diçka që nuk është e mirë për të, që të bëhet shkak për keqardhjen tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mos mallkoni veten tuaj, mos mallkoni fëmijët tuaj, mosh mallkoni shërbëtorët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj, ngase është e mundur që t’ia qëlloni momentin kur Allahu pranon duatë dhe t’jua pranojë atë”. Ky është një udhëzim madhështorë, dhe porosi e kujdesshme, që ndikon tek ata që e marrin  dhe e vlerësojnë, dhe sa shumë do të humbin ata që janë të pavëmendshëm dhe nuk meditojnë në të.

O ju vëllezër! Portat e të mirës janë të shumëta. Ndodhën që njeriu nuk ka mundësi të japë dhe të shpenzojë në bamirësi, por se ai ka mundësi që të fitojë të mira, dhe të arrijë shpërblime me vepra që nuk i kushtojnë dhe nuk ka dyshime në to. Një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, atij i kishte ngordhur kafsha e tij e udhëtimit dhe ishte ndërprerë rruga në mes, kërkoi  nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ta ndihmojë në udhëtimin e tij. Ai i ka thënë: Nuk kam me çfarë të ndihmoj. Një burrë tjetër i ka thënë; O i dërguari i Allahut, unë do ta orientoj tek ai që mund ta ndihmojë në udhëtimin e tij. Vepra e këtij njeriu ka qenë diçka që duhet të lavdërohet dhe të vlerësohet. Në atë moment i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush udhëzon dikë në punë të mira, i takon shpërblimi i njëjtë sikur ai që  e vepron atë të mirë.” Në këtë porosi tregohet vlera e atij që udhëzon në të mirë, vlera e atij që ndihmon në të mirë, dhe vlera e të mësuarit e të mirës e në veçanti tek ata që veprojnë me të.

O ju vëllezër! Turpi është pjesë nga besimi, dhe moral i lavdëruar me të cilin zbukurohet njeriu, sepse ai e ndalon njeriun nga rënia në gabime, dhe e fton në përsosje të moralit. Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kaluar pranë një burri nga Ensarët i cili po këshillonte vëllain e tij  që të mos e tepronte me ndrojtjen, dhe turpin,  për një sjellje të caktuar,  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk kishte çfarë të bënte vetëm se i tha: “ Lëre atë sepse turpi është prej besimit.” 

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi  me udhëzimin e të dërguarit të Tij bujarë, për atë dërgojmë përshëndetjet dhe lutjet më të mira. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues. 

 

LEXO  Në lamtumirën e vitit: Përgjegjësi dhe këshilla

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka udhëzuar në rrugën e vërtetë dhe na ka përzgjedhur. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Zoti dhe Sunduesi ynë. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, na ka udhëzuar për në rrugën e vërtetë dhe na ka këshilluar. Na ka ftuar në shpërblimin e Zotit të tij dhe ka përgëzuar, me lajm të mirë, sikurse na ka paralajmëruar nga ndëshkimi i Tij dhe na ka tërhequr vëmendjen prej tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje deri në ditën e ringjalljes dhe të daljes para Zotit.

Në vijim

O ju adhurues të Zotit! Nga çështjet të cilat nuk duhet të jenë largë mendjeve tona, është se morali i të  dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë Kurani. Bindja ndaj Kuranin ishte urdhër dhe ndalim, karakter dhe moral. U edukua me edukatën e tij, jetoi me moralin e tij, i udhëzuar me udhëzimin e tij, i stolisur me çdo gjë të mirë të tij dhe atë në të cilën ai thirrte, dhe i distancuar nga çdo gjë që ai urrente dhe ndalonte. Ndjekja e shembullit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të vepruarit sipas udhëzimeve të tij janë garanci për ngjyrosjen e jetës së muslimanit me ngjyrat e fesë Islame që legjetimoi Allahu dhe zgjodhi për ne, dhe me të cilën njeriu arrin lumturinë e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër.

O muslimanë! Marrja në konsiderat e arsyetimit, shkakut, nuk  kundërshton mbështetjen tek Allahu. Prej padijes është dhe braktisja e arsyetimit me pretekstin mbështetje tek Zoti, sikurse është nga padija dhe të mbështeturit e plotë në arsye, shkaqe, dhe neglizhenca ndaj mbështetjes në Zot. Të dy rastet janë të qortueshme nëse merren në vete, ndërsa e sakta është që të bashkosh  të dyja çështjet. Kur një burrë ka pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë: “ Të lidhi devenë time apo të mbështetem tek Zoti?” Me kuptimin që cila nga këto dy veprat kanë të bëjnë me të mbështeturit, lidhja e devesë apo të lënit e saj siç është, pa e lidhur.  E që ti bëhet e qartë se si të veprojë, ka qenë e nevojshme që të udhëzohet në mënyrën më të mirë, prandaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Lidhe atë pastaj mbështetu tek Zoti.” 

O ju njerëz! Mendimi i mirë për Zotin është nga cilësit e besimtarit të drejtë. Ai shpreson mirësi dhe begati nga Allahu i Madhërishëm në të gjitha gjendjet e tij. Ai dorëzon çështjen e tij tek Zoti. Por kur njeriu e humbën shpresën nga mëshira e Zotit,  zjarri i shpresës së tij shuhet, dhe kthehet rob i ankthit, shqetësimit dhe pesimizmit, i cili e sundon atë.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka hyrë tek një njeri të cilin po e vizitonte, i është drejtuar duke i thënë: “ Mos u mërzit, se kjo sëmundje nuk është mundim për të keqen tënde, por pastrim gjynahesh, në dashtë Zoti.” Me kuptimin se sëmundja e pastron atë, dhe ja hedhën, pastron gabimet e tij, prandaj le të bëjë durim. Por burri i kishte humbur shpresat dhe nuk bënte durim, dhe ka thënë; “Kurrësesi, përkundrazi,  por ethet po e djegin plakun, duke e bërë gati që të vizitojë varret!”Ai nuk e pranoi këshillën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përkundrazi, ju përgjigj me këtë thënije të mjerë, e cila tregon gjendjen e tij dëshpëruese. Atëhere, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Po, atëhere,  do të keshë atë që mendon!” Ky është detyrimi i pesimizmit në të cilin ai kishte rënë. Ajo çfarë mësojmë nga hadithi, është kujdesi që njeriu të mos e lëshojë gjuhën e tij në çështjet të cilat bëhet pesimist.  

O ju vëllezër! Muslimani është i prirur  që të luftojë në  punë të mira, të këmbënguli në punë vullnetare dhe në bindje ndaj Zotit. Ai nuk nxitohet  në kërkimin e meritave dhe në braktisjen e virtyteve dhe moralit për përfitimin e të mirave. Por ai kërkon ndihmë tek Zoti,  përpiqet që të mposhti egon e tij sa të mundet,  dhe nuk arsytohet me atë që nuk ka argument. Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, një natë ka trokitur në derë të Aliut dhe Fatimes, vajzës së tij, dhe i ka pyetur;  “A nuk keni falur namaz, nate? Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, shpirtërat tanë janë në dorë të Zotit, nëse Ai dëshiron të na zgjojë na zgjon, (na vdes dhe na ringjallën).” Por të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk i pëlqeu përgjigja e tij dhe është larguar duke goditur  kofshën e tij dhe duke thënë: “ Vërtetë njeriu është krijesa më polemizuese.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka ndaluar me këshillat e tij vetëm me fjalë por na ka dhënë shembujt më të mrekullueshëm praktikë në nxitje për vepra të mira. Ai ngrihej natën për namaz sa i enjteshin këmbët. Kur Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, e ka pyetur;  Përse vepron kështu o i dërguari i Allahut, kur Zoti të ka falur gjynahet tua, ato që kanë kaluar  dhe që do të vinë? Ai ka thënë: “ A nuk duhet që të jem rob falenderues?!” Ndërsa kur Usame Ibn Zejdi, Zoti qoftë i kënaqur me të, e ka pyetur dhe i ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, nuk të kam parë të agjërosh asnjë muaj sikur agjëron në Shaban.” Ka thënë: “ Ky është muaj që njerëzit janë të shkujdesshëm,  muaji në mes të Rexhepi dhe Ramazanit, ky është muaj në të cilin ngrihen punët tek Zoti i Botrave, dhe dua që kur të ngrihen veprat e mia të jem me agjërim.” 

Adhurues të Zotit! Duhet që të jemi të vëmendshëm përballë parëndësisë së kësaj bote dhe fundimit të saj.  “Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Al ‘Imran 185) Do të thotë se ajo është kënaqësi kalimtare, mashtruese për atë që vrapon  pas saj, sepse mashtrohet dhe joshet prej saj, sa që mendon se nuk ka jetë tjetër veç saj, dhe se nuk ka takim, gjykim, pas saj. Kur Omer Ibn El Hatibi, Zoti qoftë i kënaqur me të,  ka parë gjurmët rrëgosës në ballin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qarë. E ka pyetur; Çfarë të bën që të qashë?” I kam thënë; “ O i dërguari i Allahut, Kejsari dhe Çezari janë në atë pasuri që janë, ndërsa ti je i dërguari i Allahut, dhe ja ku je?!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vetëm se i ka kujtuar realitetin e kënaqësive të vogla të kësaj jete kalimtare, e cila nuk barazohet me mirësitë e botës Tjetër, të përsosur dhe të përhershme. Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ A nuk je i kënaqur që dynjaja të jetë për ata të dy dhe për ne bota Tjetër?!” 

O muslimanë! Kjo është maja e Ajsbergut e udhëzimeve të profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku shfaqet dëshira e tij për të këshilluar umetin e tij dhe orientimin e tyre drejt rrugës së drejtë, dhe  për tu treguar rrugën për tek Allahu i Madhërishëm.

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, të dërguarin e zgjedhur, i cili ka ardhur me udhëzim, familjen dhe shokët e tij, ata që i pasojnë dhe ndjekin rrugën e tyre.  

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot shkatërro armiqt e Tu dhe armiqt e fesë. 

O Zot  ruaj vendin e dy të shenjtave nga dëmet e të këqinjve, nga komplotet e të pabesëve, nga planet e atyre që thurin komplote, dhe nga çdo ziliqarë dhe keqbërës, dhe nga armiqt e Islamit dhe  muslimanëve. 

O Zot bëje këtë vend të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet  muslimanëve. 

O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga zjarri i luftërave. 

O Zoti ynë largo nga ne të këqijat e luftës dhe fitneve. 

O Zot largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë,  kamatën, imoralitetin,  termetet, dhe  të vështirat, fitnet e këqija nga ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet islame në përgjithësi. 

O Zoti ynë të lutemi që të jesh ndihmë dhe mbrojtje për ata. 

O Zoti ynë na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë  në duart e atyre që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë, o i Përhershëm, dhe udhëzoje  atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë. 

O Zoti ynë, na jep sukses që të pasojmë të dërguarin Tënd të ndershëm, dhe të ecin në rrugën Tënde të drejtë. 

Na bëj të mundur të jetojmë me synetin e tij, na ndaj nga kjo botë duke qenë nga umeti i tij, na ringjall në shoqërrinë e tij, dhe na bëj nga ata që meritojnë ndërmjetësimin e tij. Lavdërimet janë për Zotin e Botrave.

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

 

Post Author: endrit