Ruajuni nga përgojimi

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    06-05-1446 H   08-11-2024

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema  Ruajuni nga përgojimi

Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Zotin i Cili na ka ndaluar nga përgojimi, thashethemet, shpifja dhe e keqja.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, na ka dhuruar mirësi të shumëllojshme, andaj Ai meriton  të lavdërohet, të falënderohet dhe të kujtohet.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, porositi, udhëzoi, këshilloi dhe përkujtoi umetin e tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, lutje e vazhdueshme, e pastër, sa kohë njeriu përpiqet për furnizimin e tij dhe nxitohet në të.

Në vijim

O ju muslimanë! Ktheni, bëni, devotshmërinë ndaj Zotit furnizimin, përgatitjen tuaj dhe Ahiretin  para jush. Investoni me bindje në jetës tuaj. Një fjalë që ju udhëzon është me e mirë se pasioni që ju pushton. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju muslimanë! Nga shenjat e mendjes, urtësisë, pastërtisë së shpirtit dhe forcës së besimit është të qenit i kujdesshëm në arsyetim. Kush përmirëson mendjen, ka mendje të shëndoshë,  ka përmirësuar gjuhën e tij. Të larguarit nga përgojimi, refuzimi për ta dëgjuar atë dhe të mos jesh i kënaqur me të është cilësi njerëzve të drejtë që i frikësohen ndëshkimit dhe gjykimit të rëndë. Ata nuk inkurajojnë askënd në atë vepër dhe as që i mundësojnë dikujt që të përgojojnë dikë në praninë e tyre, për shkak të pasojave të rënda të saj, nxitjes së inateve dhe prishjes së vëllazërisë. El Felasi ka thënë: “ Nuk ka dëgjuar një njeri me arsye që të përmendte ndonjë herë njeri me të keqe, ta përgojonte.”  Ebu Asim ka thënë: “ Nuk kam përgojuar musliman që në momentin e kam mësuar se Allahu e ka ndaluar, bërë haram përgojimin.” Sehlu Ibn Abdullah ka thënë: “ Nga morali i njerëzve besnik, të sinqertë,  është që të mos përgojojnë dhe të mos përgojohet dikush në prezencën e tyre.”  Ndërsa disa dijetarë kanë thënë: “ “ Kemi njohur të parët tanë të mirë, selefët, të cilët nuk e shikonin adhurimin në agjërim dhe namaz,  por në të ndaluarit, larguarit nga nderi i njerëzve.”  Ijas Ibn Muavijet Ibn Kurre ka thënë: “ Më i miri në mesin e tyre ishin ata me zemër të shëndoshë dhe ai që përgojonte më pak prej tyre.” Selefët, të parët tanë të mirë nëse i numëronin bëmat e një njeriu të mirë dhe e lavdëronin atë, ata thonin për atë çfarë thanë për të: “ Në kuvendin e tij nuk pranohet përgojim.”

Abdullah Ibn Ebi Zekerija nuk pranonte që të përgojohej dikush në kuvendin e tij, dhe thoshte: “ Nëse përmendni Allahun do të ju mbështesim e nëse përmendi, përgojoni, njerëzit do të ju braktisim.”

“Nëse shikoni kuvend burrash tregohuni të kujdesshëm, sepse nuk flitet keq derisa je afër tyre.”

Përgojimi është përjetësimi i poshtërsisë dhe kullota, vend shtimi i gjynaheve. Ibn Kethiri ka thënë: “ Përgojimi është i ndaluar me vendimin unanim të dijetarëve Islam.” Kurtubiu ka thënë: “ Nuk ka ndryshim në mendime tek juristit Islam se përgojimi është nga gjynahet e mëdha dhe se ai që përgojon dikë duhet që të pendohet tek Allahu i Madhërishëm.”

LEXO  Mesazhe mbështetjeje për popullin e Gazës dhe qortim për botën Islame

Për përgojimin ka ardhur ndalimi i ashpër dhe qortimi i prerë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Vallë, a dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë!” (El-Huxhurat 12) Që do të thotë: Sikurse atë gjë, të hani mishin e vëllait të vdekur, e urreni natyrshëm urrejeni dhe këtë, përgojimin, ligjërisht, nga sheriati. Amer Ibn  Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka kaluar para një mushke të ngordhur, dhe u ka thënë disave nga shokëve të tij: “ Është më mirë që njeriu të hajë nga mishi kësaj kafshe të ngordhur deri sa të mbushi barkun e tij se të hajë nga mishi i një muslimani.” E ka transmetuar Ebu Shejh  El Asbehanij.

Të këqijat më të shëmtuara janë përgojimet e shëmtuara dhe thashethemet,

E këto, të Gjithëmëshirshmit i kërkoj mbrojtje prej tyre, janë arsye përfundimi në zjarr të Xhehenemit.”

Përgojim është përmendja e një të mete nga pas shpine, në mos prezencë të personit. Përgojim është të përmendësh vëllain tënd me diçka që e turpëron dhe ta qortosh për një të metë që ai e ka. Disa nga njerëzit e dijes kanë thënë: “ Përgojim është të përmendësh vëllain tënd për diçka që nëse ai e merr vesh zemërohet, qoftë nëse ke përmendur një të metë në trupin e tij, ose në prejardhjen e tij,  ose në moralin e tij, ose për veprat dhe fjalët e tij, ose në fenë e tij apo jetën e tij të kësaj bote, deri dhe në rrobat e tij, në shtëpinë e tij dhe kafshën e tij të udhëtimit. Pastaj, ne nuk kufizohemi vetëm në fjalë por dhe në ekspozim në të si deklaratë, në të vepruarit në të si fjalë, në të bërit me shenja, imitimi dhe simbolet, lëvizjet dhe shkrimi.”

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A e dini se çfarë është përgojim?” Kanë thënë: “ Allahu dhe i dërguari i Tij janë më të ditur për këtë gjë.” Profeti ka thënë: “ Të përmendësh vëllain tënd me diçka që ai e urren.” I kanë thënë: “ Po nëse ajo që unë them ekziston, është tek vëllai?” Profeti ka thënë: “ Nëse ajo që ti thua është tek ai atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që thuan nuk është tek ai atëherë ti ke shpifur për të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nga Ebi Berzetu El Eslemij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O popull që ka besuar vetëm me gjuhën e tij, vetëm duke deklaruar, dhe që nuk ka hyrë besimi në zemrën e tij, mos i përgojoni muslimanët dhe mos vraponi pas të metave të tyre, sepse, vërtetë, ai që vrapon pas të metave të tyre, Zoti do zbulojë të metat e tij, e atij që Allahu i zbulon të metat e poshtëron atë në shtëpinë e tij.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  i kam thënë: “ Nga të metat e Safijes kështu dhe kështu, ka për qëllim; e shkurtër.” Profeti ka thënë: “ Ti ke thënë një fjalë nëse do të përzihet me ujin e detit do e ndryshonte atë, ujin e detit.” Ajo ka thënë: “Kam përshkruar, treguar karakteristikat e një njeriu.” Profeti ka thënë: “ Nuk më pëlqen të përshkruaj njeri dhe nëse unë marr këtë dhe atë.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Neveviu ka thënë: “ Ky hadith është nga qortimet më të mëdha për përgojimin ose më e madhja për të, e unë nuk di diçka nga hadithet që arrijnë në qortim në këtë nivel të këtij hadithi.”

LEXO  Nga manifestimet e madhështisë së Islamit në adhurimin e agjërimit

Hasan El Basriji ka thënë: “ Për Zotin, përgojimi është shkatërrues më i shpejtë i  fesë së besimtarit se ushqimi në trupin e tij.”  

“Mos u frikëso prej njerëzve nga të këqijat përderisa i fsheh, sepse Zoti do të ruajë nga të këqijat që i fshehën.

Përmend prej vlerave në to kur ato përmenden, e mos fajëso asnjë prej tyre për atë që ti ke në to.”

O ju muslimanë! Mos e bëni të mirë përgojimin,  mos kërkoni kënaqësi nga kuvendet e përgojuesve, mos lejoni atë që Allahu i Madhërishëm e ka ndaluar dhe urreni atë që Ai e ka urryer. Shmanguni nga ajo që Ai ju ka urdhëruar që të shmangeni prej saj. Mos u bëni të sjellshëm dhe të afërt me shokët tuaj në përgojim dhe të sillesh me mendjemadhësi ndaj nderit të njerëzve. Jezit Ibn Muhelebi, në porosinë e tij për të birin e tij, ka thënë: “Bëj kujdes, larg sharjes së nderit të dikujt, sepse njeriu i lirë nuk është i kënaqur me atë që i ofron në këmbim.” Një burrë i ka thënë të birit: “  Nëse mblidheni flisni për vetet tuaja dhe qëndroni larg  përgojimit.” Kutejbete Ibn Muslim ka dëgjuar një burrë duke përgojuar dikë dhe ka thënë: “ Mbaje gjuhën tënde, pasha Zotit ke përtypur një copë mishi përderisa të nderuarit e kanë shqiptuar atë.”

“Kujdes nga nderi i njerëzve, sepse nëse i vendos në gojën tënde atëhere helmi është në yndyrë. Nëse dëshironi të jetosh i shëndoshë nga të këqijat, ku fati yt është i mirë dhe nderi yt  i mbrojtur, Mos e përdorni gjuhën për të përmendur të metat e një njeriu, sepse të gjithë keni të meta dhe të gjithë njerëzit kanë gjuhë,                                                                                                                                      Syri yt dhe nëse shikon një të metë, jo të rregullt, mbylle atë dhe thuaj, o syri im të gjithë njerëzit kanë sy.                                                                                                                                                                  Trajtoji njerëzit me mirësi dhe fali ata që shkelin, gabojnë, dhe përzieju, bëhu me njerëzit, por me ata që janë më të mirët.”

I tradhtuari është përgojuesi, i qortuari, i cili ka leshura gjuhën e tij ndaj nderit të njerëzve të gjallë dhe të vdekur, duke sharë, ofenduar dhe shpifur, duke mos menduar për pasojat, nuk i vjen turp nga krijesat dhe nuk frikësohet nga Krijuesi. E ky është i privuari,  i dënuari, i dëshpëruari, i ndëshkuari dhe i poshtëruar.

Uhejb Ibn Verd ka thënë: “ Pasha Zotit,  braktisja, lënia  e përgojimit është më e dashur për mua se sa të jap një mal me flori sadaka.”

O rob i Zotit! Frikësoju Allahut dhe ndalo, largohu nga përgojimi para se jeta juaj të përfundojë, para se errësohet hëna jote, të të thahen degët dhe të prishen gjethet.

Tek Zoti unë kërkoni falje prandaj tek Ai kërkoni falje, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje.

LEXO  Përkujtim madhështorë në lidhje me udhëheqjen dhe popullin

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit  nga sëmundja që ti shërojë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Kush dëgjon përgojimin e muslimanit duhet ta refuzoj, kundërshtojë atë dhe ta qortojë thënësin e saj. Nëse nuk e qorton atë me fjalë dhe këshillë ai duhet të distancohet prej tij dhe të largohet nga kuvendi i tij. Mejmun Ibn Sijahi nuk përgojonte dhe nuk lejonte dikën që të përgojonte në praninë e tij, e ndalonte, e nëse nuk e ndalonte dot ngrihej dhe largohej nga aty.

O rob i Zotit! Kujdes, ruaj dëgjimin tënd nga përgojimi. Amr Ibn El Utbe ka thënë: “ Pastro veshin tënd nga dëgjimi  i përgojimit ashtu sikurse  e pastron gjuhën tënde nga të shqiptuarit e tij, përgojimit.”

Përgojuesi  duhet që të pendohet, të heqë dorë prej asaj vepre, përgojimit, të pendohet, të ndjejë keqardhje për veprimin e tij dhe të vendosë të mos kthehet me tek ajo vepër. Nuk është kusht që të njoftojë për këtë pendesë personin që e ka përgojuar, as që të shfajësohet prej tij dhe as që të kërkojë shfajësim prej përgojimit të tij, kjo si pas fjalës më të saktë nga dy mendimet e dijetarëve.  Sepse shfaqja dhe njoftimi i tij sjell trishtim tek ai. Po t’i thuash atij mund të rezultojë në grindje ose mosmarrëveshje, ose ndërprerje, ose largim, ose dëmtim të tij, ose trishtim ose mërzitje të tij. Ibn Mubarek ka thënë: “Mos e lëndo atë dy herë.”  Ai lutet për të me një lutje që do të jetë mirësi për të në këmbim të padrejtësisë që i ka bërë atij.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve  në atë që është lavdia e Islamit  dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve, pushtuesve të padrejtë. O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, zvogëlo pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, na mundëso ta mbyllim me lumturi afatin tonë, na mundëso ti plotësojmë më shumë shpresat tona, na shoqëro me shëndet të mirë të nesërmen dhe të ardhmen tonë, na bëj përfundimin dhe destinacionin tonë Xhenetet e Tua, me Mirësitë Tua prano veprat tona, me të vërtetë Ti je që i përgjigjesh lutjeve dhe shpërblyes i veprave të mira.

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1087865653119952

Post Author: endrit