“ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!”

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa       15-08-1446H   14-02-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema   “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!”

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka nderua me këtë fe, na ka lartësuar me të në forcë dhe në besim, ka bashkuar zemrat tona duke na bërë të dashur dhe vëllezër.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Madhërishëm në cilësi dhe i Bekuar me Emrat e Tij. Ai ka zbritur librin e Tij, Kuranin, udhëzim, mëshirë dhe qartësim. Dëshmojmë një dëshmi me të cilën arrijmë  solidaritet dhe  bashkëpunim.

Dëshmoj se i dashuri dhe udhëheqësi ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu udhëzoi me të nga humbja,  mësoi me të ata që ishin në injorancë, padije totale, nderoi me të njerëz pas poshtërimit dhe shumoi me të pasi që ata ishin të pakët. O Zot, fale, mëëshiroje dhe bekoje  zotërinë tonë Muhamedin, familjarët dhe shokët e tij, ata të cilët në të vërtetën për atë kanë qenë vëllezër dhe mbështetës.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore, kapuni pas fesë tuaj dhe fënderojeni Atë për mirësinë e Tij që ju ka dhuruar, Islamin. Ruhuni, bëni kujdes nga mosmarrëveshjet dhe grindjet, konfliktet.

O ju muslimanë! Dijeni se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të jemi umet i bashkuar, të unifikuar, dhe na ka ndaluar të që ndahemi në grupacione dhe sekte, me qëllim të që ruhet feja dhe për qëndrueshmërinë e unitetit të muslimanëve. Zoti i Madhërishëm thotë: “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (El-Enbija’ 92) Prandaj, kujdesuni dhe ruajeni unitetit tuaj, sepse Ai shton mbi ju nga mirësitë e Tij sikurse ju ka premtua. Përballini mirësitë e Tij me falënderim dhe mirënjohje. “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El-Ma’ide 2)

O ju muslimanë! Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar na ka nderuar me këtë fe dhe na ka vlerësuar me të në mesin e të gjithë botës. Kjo fe është baza e unitetit,  bashkimit tonë,  origjina e krenarisë tonë dhe burimi i forcës tonë. Për mes kësaj feje Allahu na ndriçoi me dituri nga padija dhe injoranca, dhe na udhëzoi me të nga humbja, na shumoi me të pasi që ishin të pakët dhe na lartësoi me të  pasi që ishim të  poshtëruar. Kjo pasi që arabët para Islamin nuk dinin asnjë dëshmi për monoteizmin, besimin në Një Zot, dhe as një rrugë për unifikimin, bashkimin e tyre. Islami bashkoi në Njësim, besimin në Një Zot, forcat e tyre, dhe unifikoi në të vërtetën flamurin e tyre deri sa u bënë qartë populli më i mirë i dalë nga njerëzimi, sikurse ata i ka përshkruar Zoti i tyre, Allahu i Madhërishëm kur ka thënë: “ Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.”(Al ‘Imran 110)

Allahu i Madhërishëm i ka përmendur me këtë mirësi të madhw,  i ka urdhëruar që ta falëndeojnë për të dhe të kujdesen për frutet e saj, të shmangin çdo gjë që largon forcën  e tyre,   që shpërndanë bashkimin e tyre dhe heqën begatinë e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër.” (Al ‘Imran 103)

Të tillë na dëshiron ne Islami që të jemi një popull, të bashkuar, nën flamurin e një të vërtete të vetme. Asnjë fanatizëm nuk mund të na ndajë, nuk ka  kufijë të vizatuar artificialisht që mund të na coptojnë, as situatat që na gaodasin dhe as ndasi të ndryshme që mund të largojnë fuqinë tonë. Nën hijen e flamurit të fesë ne jetojmë në siguri dhe paqe, nën hijen e flamurit të fesë jetojmë Islamin dhe besimin. Ky flamur nën të cilin u bashkuan, Bilal Habeshij, Selman Farisiji dhe Suhejb Er Rumij, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë ata. U bashkua nën këtë flamur  çdo musliman që pranoj Allahun Zot, Islamin fe dhe zotërinë tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të dërguar. U takuan tek fjala S’ka Zot tjetër përveç Allahut, u bashkuan në dashurinë ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në mes tyre u shuan dallimet e rracave dhe kombeve, u zbehën tendecat e fanatizmave dhe fitneve. Lidhja e Islamit zuri vendin e çdo lidhjeje, lidhje madhështore dhe e fortë.

LEXO  Ligji ynë është Kurani - Aksa 11.09.2020

O ju muslimanë! Vërtetë ruajtja, kujdesi për unitetin e muslimanëve është detyrë ligjore, fetare dhe obligim i pashmangshëm, nuk duhet që të neglizhohet në të në asnjë rast. Nga se të bashkuarit në të vërtetën është rrugë për forcimin e umetit dhe qëndrueshmërin e tij, mjet për dobësimin e grupacioneve të tij dhe mbrojtje nga e keqja e armiqve të tij. Ajo është përgjigje ndaj kërkesës së Allahut të Madhërishëm që të kapemi pas fesë së Tij dhe ndalimi nga ndasitë në të, kur thotë: “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103)

Muslimanët janë si një trup i vetëm, nëse tek ai ankohet ndo një pjesë, organ i tij, ankohet, nga sëmundja, i gjithë trupi.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shembulli i besimtarëve në dashurinë e ndërsjellë të tyre, në dhembshurinë dhe në kujdesin e tyre është si shembulli i një trupi, nëse një pjesë e tij ka dhimbje, i tërë trupi bashkohet me pagjumësi dhe temperaturë.” Nga Ebi Musa El Esh’arij, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, njëra pjesë e saj forcon tjetrën,  dhe ndërthuri mes gishtave të tij.”

Po, Islami ka ndërtuar shoqërinë  muslimane mbi një themel të fortë, nga vllazëria në fe dhe solidaritetit në mes tyre. Allahu i Madhërishëm na ka lajmëruar në librin e Tij, Kuranin Famëlartë se besimtarët janë vëllezër në fe. Sikurse ky hadith në të cilin i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lajmëron se besimtarët në solidaritetin, bashkëpunimin dhe lidhjen e tyre janë si shembulli i trupit, ku çdo pjesë lidhet me tjetrën  sikurse ndërtesa e lidhur, e cila është më e fortë në qëndresën e saj kur pjesët lidhen fortë me njëra-tjetrën, tullë-tullë. E nëse ato ndahen atëhere ndërtesa bie dhe shkatërrohet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ndërthurur mes gishtave të tij, për të treguar se lidhja e besimtarëve në mes tyre është sikur ndërthurja e gishtërinjve mes njëri-tjetrit, dhe sikurse gishtat e dy duarve janë disa por ata kthehen në një baz të vetme dhe një njeriu të vetëm. Kështu janë dhe besimtarët nëse numri i tyre është i madh ata kthehen në një bazë të njëjtë dhe burim të vetëm, e ajo  është vëllazëria e besimit e cila i bashkon ata.

O ju të lidhur me këtë vend! Umeti Islam nuk mundet të luaj rolin e tij në këtë jetë vetëm nëse ekziston uniteti i popullit të tij dhe rallët e tij të lidhura, në kohezion. Vërtetë gjëja më e rëndësishme që ruan forcën e umetit dhe e mbanë atë të bashkuar është të kapurit pas fesë së Zotit, me librin e Zotit dhe me synetin e të dërguarit të Tij, me dije dhe me praktikë, me të kuptuar dhe me sjellje, me edukatë dhe me moral, të bashkëpunuarit në drejtësi, devotshmëri dhe besim dhe me refuzimin e të bashkëpunuarit në gjynah, kundërshti dhe armiqësi.

O ju të lidhur me këtë vend! Po të shikojmë situatën e popullit tonë sot, të cilin e kanë goditur kriza të ashpëra armiqësore nga çdo drejtim dhe formë, ku  përkeqësohet çdo ditë, ashpërsohet dhe bëhet më e madhe në çdo moment. Këto kriza na shkatërrojnë dhe na transmetojë hidhërimin tonë. Ndarjet, mosmarrëveshjet dhe konfliktet politike na kanë rraskapitur dhe na ka hedhur në kënetën e humbjes, turpit dhe poshtërimit. Na kanë bërë të largohemi nga bazat e thella të themeleve intelektuale,  shpirtërore dhe emocionale, të cilat bashkojnë forcën tonë, unifikon rradhët tona dhe përmirëson kushtet tona.

Adhurues të Zotit! Dijeni se uniteti është mëshirë dhe bashkimi është forcë. Sikurse grupacionet, ndarjet janë dënim, ndarja është zjarr shkatërrues dhe vullkat përvëlues, fuqi që shpërndahet, dhe fatkeqësi e madhe, sëmundje serioze dhe rrezik i menjëhershëm. Në ndasi, konflit dhe grindje ka humbje të prestigjit dhe zhdukje të forcë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” (Al ‘Imran 105)

LEXO  Këshilla për vepra të mira në lamtumirën e Ramazanit

O ju të lidhur me këtë vend! Mosmarrëveshjet dhe konfliktet janë shkaku i shkatërrimit të popujve. Kjo është ajo që na e ka vërtetuar ne i përzgjedhuri i Zotit, i dashuri ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Me të vërtetë ata që ishin para jush u ndan, kishin mosmarrëveshje dhe konflikte, dhe u shkatërruan.” Kjo është një e vërtetë të cilën e vërteton mendja, historia, përvoja dhe realiteti i sotëm.

Situata jonë në Bejtul Makdis, Kud’s, në qytete dhe fshatra, në kampe dhe në zona të banuara,  por se në çdo shtëpi, lagje dhe rrugë, është argumenti më i madh për këtë, Këto ndasi dhe mosmarrëveshje kanë shkaktuar për ne këtë humbje dhe shkatërrim. Humbje të pronave, shkatërrim dhe prishje, ndërprerje të ujit, energjisë eletrike dhe ilaçeve, pa përjashtuar ushqimin. E pas gjithë kësaj, na vjen nga matan detit dhe nga pas oqeaneve, ai që dëshiron të marri, sundojë tokën tonë dhe të marri nën kontroll vendin tonë nën pretekstin e ndërtimit, përparimit dhe rindërtimit. Mos vallë do punojnë për ne, dhe në vendin tonë me pasurinë e babait dhe të nënës së tij, dhe ndërtoi në tokën dhe vendin e tij?! Ai shpëtoi njerëzit dhe tokën e tij nga zjarret dhe uraganet të cilat goditën vendin dhe popullin e tij, që u dogjën dhe u shkatërruan?!

O ju muslimanë! E drejta jonë në këto vende është e drejtë fetare dhe dokrinore, besimi, e drejtë legjislative  fetare, e drejtë historike, civilizuese, dhe e drejtë politike reale. E këto të drejta nuk bashkohen vetëm se për popullin Islam. Këto vende në zemrat tona kanë rëndësi të  thellë fetare, në aspektin e vlerës dhe shenjtërisë, begatisë dhe adhurimit. Ajo është toka e lidhjes dhe vendosmërisë, për të ciln janë dakortësuar muslimanët me të gjitha shkollat dhe drejtimet e tyre. Është dakortësia e gjithë umetit nga njëri cep në cepin tjetër të tij, nga veriu deri në jugun e tij, dhe nga lindja deri në perëndim të tij.

Për këtë arsye nuk lejohet marrja e kompensimit material dhe të pranuarit e tij sepse toka e jonë është tokë vakëf, i veçantë, të cilën e posedojnë muslimanët të vetëm. Allahu na e ka lënë atë trashëgim, ne e kemi marrë të trashëguar nga paraardhësit tanë, fëmijët e trashëgojnë nga prindërit, ndërsa nipat e trashëgojnë nga fëmijët e kështu në vazhdimësi. E drejta ekziston dhe do të ekzistojë e nuk do të bjeri kurrë, sa do të zgjasë koha dhe të rradhiten brezat. Prandaj kuptoni dhe binduni.

Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga rendja e jobesimtarëve nëpër botë! Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!” (Al ‘Imran 196-197) Ndërsa në një hadith të ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti ynë thotë; Madhështia është mburoja ime kurse Krenaria është mbulesa ime. Kush merr njërën prej tyre nga Unë do ta hedhë atë në zjarrin e Xhehenemi.” Ndërsa në një transmetim ka ardhur: “ Dhe nuk më intereson.”

Zoti i kërkoj falje për vete dhe ju, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve, Ndihmuesi i besimtarëve, Mbrojtësi i të devotshmëve, Mposhtësi i tiranëve mendjemëdhenjë, i Cili ka thënë, e fjala e Tij është e vërtetë: “ Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.” (Al ‘Imran 160)

Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin besnik, të sinqertë, të dërguarin mëshirë për mbarë botën, zotërinë tonë Muhamedin,  për familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

 Vula e të dërguarve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mori nderin e kujdesit për shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qabes, në Meken e begatë, dhe për xhamin e bekuar të Aksasë,  në Kud’s, përmes drejtimit të tij në Kiblen e tij të parë në Bejtul Makdis, Kud’s, e më pas për në Qaben e nderuar në fund. Nga Bejtul Atik, nga Qabja filloi udhtëimi i Israsë dhe Miraxhit, për në Bejtul Makdis, Kud’s, dhe nga aty ai u ngjit për në qiejtë e lartë. Kjo është lidhje e qartë dhe e dallueshme në mes dy Kibleve në zemrën e çdo muslimani, u vendos në zemrat tona dhe u ngul fort në to. I dashuri ynë, paqja dhe dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka bërë të qartë rëndësinë e Kud’sit dhe çfarë është rreth tij. Ai e ka vërtetuar në shumë nga hadithet e tij të ndershme vlerën e tij,  ka nxitur për shpeshtimin e udhëtimit për në të dhe për lidhen, vigjilencën në kufinjtë e tij.

LEXO  Mirësitë e shëndetit në fe dhe në jetë

Dijeni se shekujt më të lulëzuar në Palestinë kanë qenë në kohën e muslimanëve, nga dita që e ka çliruar atë Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ka përjetuar qetësi, rehati dhe begati, për disa vite me rradhë.

Derisa Kud’si u pushtua nga  ushtritë  e krishtere, pastaj e ka çliruar atë Salahudin Ejubi, pasi që unifikoi dhe bashkoi umetin Islam. Më pas, Kud’si u përball me sulme të tmerrshme nga Tatarët,  të cilët i zbrapsi Sejfu Din El Kutuz dhe Dhahir Bebers  në betejen e Ajni Xhalut.

O ju të dashur! Vërtetë qyteti i Kud’sit, është qytet i bekuar për gjatë gjithë historisë. E si mos të jetë kështu kur ajo është toka e të dërguarve, vendi i njerëzve të devotshëm dhe streha e adhuruesve. Allahu i Madhërishëm e ka përshkruar në Kuranin Famëlartë se ajo është tokë e bekuar dhe e shenjtë. Allahu i Madhërishëm për zotërin tonë, Ibrahimin,  ka thënë: “ Ne e shpëtuam atë dhe Lutin (dhe i çuam) në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.” (El-Enbija’ 71) Prandaj ajo, toka e Kud’sit është djepi i të dërguarve dhe vendi i dërgimit të profetëve. Tokë në të cilën kanë hyrë të dërguarit e Allahut. Nuk ka të dërguar që nuk e ka vizituar atë, por se janë bashkuar të gjithë të dërguarit për të falur namaz në xhaminë e Aksasë së bekuar,  për tu prirë imam, zotëria ynë, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Po, o ju të dashurit e mi! Bejtul Makdis në përgjithësi, Kud’si dhe Aksa e tij në veçanti është tokë e bekuar për muslimanët dhe vetëm për ata. Allahu e ka dhuruar atë për ne dhe ka vërtetuar pronësinë e saj për ne nga lartësia e shtatë qiejve, me fjalë të qartë në mënyrë që të mos na ndërhyjë në të askush. Ai është Dhurues, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, ja dhuron tokën atij që Ai dëshiron nga robërit e Tij, prandaj nuk ka kontestim për ne në këtë të drejtë, siksurse ngjarjet dhe ndodhitë nuk i ndryshojnë të vërtetat. Largimi dhe shpërngulja jonë nga toka e jonë pas këtij premtimi dhe dhurimi, përveç Tij është një gënjeshtër, sepse premtimi i Zotit për ne është i vërtetë. Premtimi i Allahut.  “ Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!” (En-Nisa’ 122)

Besoni në Zotin tuaj, shpresoni të mirën, sepse vërtetë Allahu do të përmbushë për ju atë që Ai ka premtuar. E ajo që ka ndodhur tek tiranët e kaluar nga mundimet, fatkeqësitë dhe katastrofat do të ndodhin njëjtë dhe tek tiranët sot. Kjo është ligjshmëria e Zotit që nuk ndryshohet dhe nuk zëvendësohet. Prandaj mos lejoni që vonesa e fitores t’ju shpjerë në humbjen e shpresës  nga mëshira e Zotit. Premtimi i Zotit është i vërtetë,  urdhëri i Tij është në fjalën: “ … është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.”(Ja Sin 82) Premtimi i Zotit është i vërtetë sa do që të planifikojnë, të shkatërrojnë dhe të komplotojnë, vërtetë Allahu do ti  godasi ata nga ku nuk e dinë, do t’u japi atyre afat, vërtet që kurthi i Tij  është i fortë.

Allahun e Madhërishëm e lusim që të largojë vështirësitë nga populli ynë  dhe të zbresi mbi tiranët, të padrejtët ndëshkimin e Tij i cili nuk do të prapësohet nga populli keqbërës, me të vërtetë Ai është që dëgjon lutjet dhe është afër. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.    O Zot, të lutemi që të jesh për ne Ndihmues, Mbështetës, Mbrojtës dhe Përkrahës.

O Zot, na mëshiro me Mëshirën Tënde të gjërë dhe largo nga ne fatkeqësitë. O Zot, mposht armiqtë tanë dhe ata që na kanë sulmuar. O Zot, shëro të metat tona, ushqe të uriturit tanë, largo etjen të eturve tanë, mbro këmbëzbathurit tanë, mbulo të zbuluarit tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë.

O Zot, lutemi për Butësinë Tënde mbi të moshuarit e pamundur, mbi foshnjat, mbi gratë që kanë mbetur të veja dhe fëmijët që kanë mbetur jetimë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Gaza me mbrojtjen Tënde, kërkojmë me Madhështinë Tënde t’i mbrosh që të mos goditen nga lartë apo nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, zbrit qetësinë dhe sigurinë Tënde tek ata, o i Forti, o i Plotëpushtetshëm, o Ndihmuesi më i mirë, o Përmirsuesi i plagëve të atyre që janë dëmtuar, o Ti që ju përgjigjesh thirrjes së atyre që luten.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe ata që janë të lidhur në të, vend udhëtimi i të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, forcoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, bëjë atë nën ruajtjen, kujdesin, sigurinë, mbrojtjen dhe garancinë Tënde, o më i Madhi,  më Bujari.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, bashko Islamin dhe besimtarë, fali besimtarët dhe besimtarët.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Do të falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtin e dëshmorve.

Dhe fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/984581013114258

Post Author: endrit