Ji i kënaqur me begatitë dhe falëndero – Dr. Fejsal Gazaui – Mekë 14.12.2018

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të universit, shpikësit të gjithë krijesave, furnizuesit, dhuruesit.

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, i jep kujt të dojë me mirësinë e Tij, e kufizon kë do me urtësinë e Tij, askush s’mund të kufizojë atë që Ai jep, dhe askush nuk mund të japë atë që Ai ka kufizuar, dhe askush nuk mund të dalë mbi Të.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut, u pajtua me atë që Zoti caktoi me të dhe tregoi bindje, ai falënderonte për mirësinë, duronte në sprovë, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, dhe mbarë ata që e ndjekin dhe e pasojnë udhën e tij deri në ditën e fundit!

Kini frikë Allahun, sepse frika ndaj Tij ju mbron nga devijimi dhe lajthitja, ju mundëson lartësim në këtë jetë dhe në ahiret!

Të nderuar myslimanë, s’ka dyshim se mjetet e jetesës dhe risku janë në dorë të Zotit, Ai i furnizon robërit e Tij, thotë i Madhërishmi: “Ai është që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do” Isra 30.

Thotë Begauiu në komentimin e këtij ajeti: “Kjo do të thotë se i jep kujt të dojë, e kufizon ndaj kujt të dojë dhe gjithë këtë e bën me urtësinë e Tij.”

Prej urtësisë së Tij është se furnizimi ndryshon nga njëri tek tjetri, duke i dhënë njërit atë prej së cilës është privuar tjetri apo anasjelltas”.

Ndodh që njeriu nuk i vlerëson mirësitë në të cilat ndodhet dhe nuk i sheh për gjë, apo ndodh që të mërzitet dhe bajatet me to e dëshiron që t’i ndërrojë me të tjera, e për këtë kemi plot shembuj nga e kaluara.

Shembull kemi hebrenjtë të cilët iu ankuan profetit të tyre Musait se nuk mund të durojnë të ushqehen me rrëshirë e shkurtëza dhe e ndërruan me diçka nën të siç ishin perimet, zarzavatet, thjerrëza e qepë, duke zgjedhur kështu ushqimin e thjeshtë ndaj të privilegjuarit.

Shembull tjetër kemi dhe banorët e Shebës të cilët i furnizoi Allahu, me fruta e begati të shumta, u dha dy kopshte gjigante e klimë të mirë, e bollëk në prodhim dhe në vend që ta falënderonin Zotin për këto mirësi, u bajatën nga këto begati, nga stabiliteti e siguria dhe kështu Zoti i ndëshkoi me vërshimin e madh që ua prishi rezervuarin dhe ua shoi prodhimet e tyre, pemët e tyre u zëvendësuan me pemë jo prodhuese dhe të padobishme.

Të nderuar besimtarë, s’ka dyshim se bajatja me mirësitë e Allahut është një sëmundje e rëndë, si pasojë e saj mund t’i humbasë begatitë që ka dhe të shndërrohet në një gjendje që do dëshironte t’i kishte sërish.

Në lidhje me këtë sëmundje thotë Ibn Kajimi, rahmet pastë: “Ndër sëmundjet më të përhapura është dhe të bajaturit me mirësitë e Allahut dhe dëshirimi i të transferuarit në të tjera me pretekstin e tij naiv, se është më e mira nga ajo që ka, mirëpo Zoti me mëshirën e Tij nuk e nxjerr prej të tillë begatie, duke e justifikuar me injorancën e tij, dhe kështu derisa bajatja të kthehet në mërziti dhe urrejtje të begatisë, atëherë Zoti ia merr dhe e privon prej saj, e kur të transferohet në gjendjen që kërkoi, i shtohet pikëllimi dhe pendohet për gjendjen e tij, ndaj prej mirësisë së Zotit ndaj njeriut është dhe fakti se Zoti e bën njeriun të kënaqet me atë që i ka dhënë dhe ta falënderojë Zotin për mirësinë.”

Sa e sa njerëz nuk e ndiejnë mirësinë e asaj që posedojnë, ankohen dhe vetëm ankohen.

Abdullah ibn Nuhu tregon e thotë:

Më tha dikush: -Sa herë je sjellë me Zotin me gjëra që Ai i urren, ndërsa Ai ta kthyer me gjëra që ti i do?

I thashë: -Nuk mundem t’i numëroj.

Ai më tha: -A ka ndodhur që t’i kesh kërkuar ndihmë, e Ai të ketë zhgënjyer?

-Përkundrazi,- i thashë unë,- ë ka ndihmuar .

Ai më tha: -A ka ndodhur që t’i kesh kërkuar diçka e të ta ketë dhënë?

Unë i thashë: -Pse ka ndodhur që t’i kërkoj e të mos më ketë dhënë? Sa herë i kam kërkuar më ka dhënë, e sa herë i kam kërkuar ndihmë më ka ndihmuar.

LEXO  Rreth ditës së ringjalljes - Meka   20.12.2019

Ai më tha: -Nëse ndonjë njeri do ish sjellë në këtë formë me ty, si do e shpërbleje?

I thashë: -S’ka dyshim që s’do mundja ta shpërbleja.

Ai më tha: -Dije pra, se Zoti është më meritor për mirënjohjen dhe falënderimin tënd, Ai të ka furnizuar jetë e mot, pasha Allahun falënderimi i tij është më i lehtë se të shpërblesh bamirësin, Zoti ka pranuar lëvdimin për falënderim.

Detyra jonë është ta falënderojmë Allahun për çdo gjendje, në emër të mirënjohjes dhe falënderimit ndaj Zotit.

Taberani transmeton nga Abdullah ibn Amri e ky nga Profeti a.s i cili i ka thënë një burri:

-Si je gdhirë o filan?

Ai i tha: -E falënderoj Allahun o i dërguar i Zotit.

Profeti a.s i tha: -Kjo është ajo që dëshiroja nga ti.

D.m.th shprehja e mirënjohjes, falënderimi dhe lavdërimi i Tij.

Ibn Mugiren e pyetën se si është gdhirë? – ndërsa ai u përgjigj: “Jam gdhirë duke lundruar në mirësi, i pamundur për ta falënderuar Zotin i Cili kërkon të na afrohet edhe pse s’ka nevojë për ne, ndërsa ne tregohemi arrogantë edhe pse kemi nevojë për Të.

Abdullah ibn Amri thotë: “Nuk mërzitem me rrobat e mia, përderisa më mbulojnë, nuk bajatem me bashkëshorten, përderisa sillet mirë me mua, nuk bajatem prej kafshës time përderisa më mbart, s’ka dyshim se bajatja është virtyti më i lig.

Të drejtë ka pasur, s’ka dyshim se bajatja është vesi më i keq, të nxit në mosmirënjohje ndaj Zotit, e bën të mos pajtohet me rizkun që Zoti i ka dhënë, e ku ka më keq se Zoti të të japë mirësi ndërsa robi shprehet i pakënaqur ndaj tyre.

Ibn Kajimi ka thënë: “Nuk ka gjë më të dëmshme për njeriun se bajatja me mirësitë e Zotit, ai s’e she si mirësi, as nuk është mirënjohës e as nuk e falënderon, madje e nënçmon e ankohet prej saj, madje e konsideron si sprovë, ndërsa ajo është begatia e të madhit Zot.”

Një pjesë e mirë e njerëzve janë armiqtë e begative të Zotit, ata bëjnë të pamundurën për t’i larguar këto mirësi nga vetja me injorancën dhe padrejtësinë e tyre.

Allahu i Madhëruar thotë: “Këtë e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie të cilën i ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete” Enfalë 53.

Si është puna me ata njerëz që nuk e vlerësojnë mirësinë në të cilën gjenden, nuk janë mirënjohës, madje mund të jenë dhe ziliqarë ndaj të tjerëve për mirësitë që ata zotërojnë, arrin puna deri aty sa thonë: “Përse filani është më lart se unë? Përse mos të jem më mirë se të tjerët?” E nëse rrethohet nga begatitë për shumë kohë, ai bajatet me to dhe thotë: “S’kemi tjetër veç këtyre?”

Mërzitet për mirësitë në të cilat ndodhet dhe nuk e falënderon Zotin për atë që i ka dhënë.

Ku janë këta me vizionin e vërtetë ndaj kësaj bote? Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre r.a e ky nga Profeti a.s i cili ka thënë: “Shihni ata që janë nën ju dhe mos shihni ata që janë mbi ju, pasi që kjo të ndihmon ta falënderosh Zotin për mirësitë e dhëna”.

Kur njeriu pajtohet me atë që ka, nuk i hedh sytë në mirësitë e të tjerëve, e kur njeriu pajtohet me atë që ka është i lirë ndërsa i liri është rob kur lakmon.

Mos u habit me këtë, por habitu me njeriun i cili vetëm lakmon dhe kërkon një jetë luksi duke nënvleftësuar të pajtuarit me mirësinë.

Sa prej tyre posedojnë mirësi të shumta e jetë luksi, mirëpo nuk i shohin këto mirësi dhe nuk kanë kënaqësi, jo vetëm kaq, por lakmon për më shumë.

Ka dhe të tjera që posedojnë pasuri të mëdha, por bëjnë shkatërrime e padrejtësi në jetë duke e bërë të mallkuar pasurinë e tyre.

Vëllezër të dashur, aktualiteti jonë i hidhur sot tregon se një pjesë e mirë prej nesh nuk shprehin kënaqësi për mirësitë e dhuruara, por shprehin bajatje e mërziti dhe e gjitha kjo buron nga dobësimi i lidhjes me Zotin dhe kthimi i shpinës ndaj Zotit.

LEXO  ShejhFejsal ibn Xhemijl Gazauij - Hytbeja e xhumasë nga Meka e Bekuar 7.Dhul Ka’deh.1439 - 20.7.2018

Prej këtyre shembujve është dhe shprehja e pakënaqësisë me jetën tek të moshuarit, si shembulli i poetit në periudhën e xhahilijetit ku thotë: “Më është bajatur jeta me shpenzimet e saj, pa dyshim se kush jeton 80 është e kotë të vazhdojë.”

Kjo mund ta nxisë që të lutet për vdekje duke anashkaluar fjalën e Profetit a.s ku thotë: “Askush prej jush të mos e dëshirojë vdekjen si pasojë e ndonjë fatkeqësie që e ka kapluar, e nëse e sheh të domosdoshme dëshirimin e saj le të thotë: ‘Zoti im, më jep jetë nëse jeta është e dobishme për mua, dhe më sill vdekje nëse vdekje është më e dobishme për mua’.” Mutefekun Alejhi.

Ka prej tyre që jeton me prindërit i gëzuar e i lumtur, mirëpo kur ata plaken ai bajatet dhe mërzitet nga të jetuarit me ta, sillet keq dhe shprehet si të ishte armik i tyre, u flet fjalë të rënda që ua thyen zemrën, duke harruar kështu mirësinë e tyre e ku ka gjë më të keqe se kjo.

A nuk e din ky mosmirënjohës, se Allahu e ka ndaluar sjelljen e keqe me ta ku thotë: “Mos u thuaj atyre as ‘of’ as mos u bë i vrazhdë” Isra 23.

Zoti ka ndaluar çdo shprehje vrazhdësie, zemërimi apo nënçmimi që mund të ndërmerret ndaj tyre.

Ka njerëz që nisin me mësimin e dijeve të dobishme fetare, mirëpo shumë shpejt mërzitet e bajatet, braktis apo transferohet në një tjetër shkencë dhe e gjitha kjo pa takt apo metodë në mënyrën e studimit si dhe pa bërë durim.

Ka të tjerë që kanë rol tepër kryesor në fitimin, mësimin dhe udhëzimin e njerëzve, por pasi kalon një farë kohë, pasi përballet me kundërshtime të ndryshme, pasi e sheh se përsiatja s’po u bën dobi, mërzitet dhe heq dorë nga aktiviteti i tij duke nënvleftësuar nderin e rolit të tij.

Ka të tjerë që merren me punë bamirësie duke u zgjidhur hallet dhe problemet myslimanëve , duke ndihmuar jetimët, duke pajtuar njerëzit në mënyrë të vazhdueshme, mirëpo nuk zgjat shumë dhe e braktis një nismë të tillë, pa ndonjë shkak të dukshëm, por si pasojë e bajatjes dhe mërzitjes, duke u privuar prej shpërblimit që e pason një nismë të tillë.

Zotit të Madhërishëm i lutem të më falë mua, ju dhe mbarë myslimanët, ndaj kërkojini falje Allahut, pasi që Ai është Falës i Madh.

Falënderimet i takojnë Allahut Zotit të botërave, dëshmoj se Zoti është një dhe i vërtetë, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ai është vulë e profetëve, na nxiti për seriozitet e veprim, na ndaloi nga bajatja e monotonia, Zoti bekoje e lartësoje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij mbarë.

Vëllezër të dashur, ne duhet të jemi të qëndrueshëm në rrugën tonë për tek Zoti, të bëjmë kujdes se mos marrim drejtim tjetër veç rrugës së shpëtimit, duhet të bëjmë kujdes nga bajtja në punë të mira, të interesohemi për gjëra që nxisin në kurimin e kësaj sëmundje të poshtër.

Prej këtyre mynxyrave është: forcimi i lidhjes me Zotin, të luturin Zotin vazhdimisht në mënyrë që ta vazhdojmë këtë rrugë, pasi që një gjë e tillë ka qenë prej lutjeve të vazhdueshme të Profetit a.s: “O Ti ndryshues i zemrave, bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde.”

Profeti a.s e këshilloi Muadh ibn Xhebelion duke i thënë: “O Muadh, të këshilloj që pas çdo namazi të mos e lësh pa thënë këtë lutje: ‘Zoti im më ndihmo të të përkujtoj, të të falënderoj, dhe të të adhuroj në mënyrën e duhur’.” Ebu Daudi.

Prej tyre është dhe sinqeriteti me Zotin, dhe që gjërat t’i marrësh me seriozitet e vendosmëri, në mënyrë që ta eliminosh përtacinë dhe bajatjen, kjo është ajo që e nxiste Aliun r.a që të mos e braktiste kurrë dhikrin që ia pati mësuar Profeti a.s atij dhe Fatimes për ta thënë para gjumit, madje një lutje të tillë nuk e pati lënë pa thënë edhe në natën e luftës së Sifinit.

LEXO  Kush është me Allahun do të ndihmohet - Meka 05.06.2020

Prej atyre faktorëve që të mbajnë larg vakjes është dhe shpresimi i vogël për jetëgjatësi dhe përkujtimi i vdekjes dhe kjo është ndër faktorët më kryesorë që e ngjallin dëshirën e të vepruarit, pasi që me diçka të tillë njeriu arrin të kuptojë se kjo botë s’është tjetër vetëm se një arë e ahiretit dhe mundësi e cila nuk duhet shpërdoruar.

Njeriu ka nevojë vazhdimisht për diçka që ja gjallëron dëshirën për të punuar e veçanërisht pas ndonjë vakëti që e kaplon.

Mesleme ibn Abdilmelik r.h kur bajatej apo mërzitej nga kërkesat e shumta të njerëzve, kërkonte që të ulej me njerëz që e përkujtonin për ahiret, për mirësi e begati e më pas urdhëronte e thonshe: “Le të vijnë nevojtarët” dhe s’linte kënd pa ia kryer nevojën e tij.

Nëse njeriu do i drejtohet adhurimit me shpirtgjerësi dhe vlerësim për të, padyshim që do e ndjejë shijen e adhurimit dhe ëmbëlsinë e besimit, dhe kështu i ngjallet dëshira për të vepruar dhe nuk mashtrohet me shpresë të madhe, e nuk e kaplon bajatja e monotonisë.

Amr ibn Abdilah ibn Utbe ka thënë: “Shkuam tek Umu Derda dhe pasi qëndruam gjatë i thamë: ‘Të mërzitëm o Umu Derda.”

Ajo na tha: “Nuk më keni mërzitur aspak, adhurimin e kam kërkuar në gjithçka, por askund nuk e kam ndjerë si në rikujtimin e diturisë dhe fikhut.”

Njeriu nuk duhet të bajatet nga vetja, nuk duhet të bajatet nga të penduarit sa herë që gabon.

i thanë Hasen el’Basrit: “Si ka mundësi që nuk kemi turp prej Allahut, kërkojmë falje për gabimet dhe i kthehemi sërish në mënyrë të vazhdueshme.”

Ai tha: “Kjo është ajo që synon të arrijë shejtani tek njeriu, ndaj kurrë mos u mërzisni nga kërkimi i faljes e pendimi.”

Vëllezër të dashur, ai që vërtet duhet të bajatet e mërzitet është gjynahqari i cili i bën gjynahet publikisht, ai duhet të ndalet e t’i kthehet rrugës së drejtë, të ketë frikë të ardhmen dhe përfundimin e keq, e t’i kthehet Zotit që fal e mëshiron shumë.

Besimtarë të dashur, mbajeni parasysh gjatë rrugës për tek Zoti shembullin e Profetit a.s i cili megjithëse Zoti ia kish falur çdo gabim të kaluar apo të së ardhmes, ai sërish e adhuronte shumë e i kërkonte falje Zotit në mënyrë të pa ndalur e pa u mërzitur, apo vakur.

Dërgoni salavatë mbi profetin e përzgjedhur dhe vulën e profetëve, në shenjë zbatimi të urdhrit të Zotit ku thotë: “Vërtet Allahu dhe melaiket e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin, o ju që keni besuar, madhëroni pra atë dhe përshëndeteni me selam” Ahzab 56.

Zot madhëroje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, sikurse e madhërove Ibrahimin dhe familjen e tij! Bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtetë Ti je i lavdëruari dhe fort i madhëruari!

Ji i kënaqur dhe prej katër kalifëve të drejtë, rruga e të cilëve duhet pasuar, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, si dhe mbi mbarë Sahabët dhe tabiinët dhe ata që e pasojnë rrugën e tyre deri në ditën e fundit, përfshina dhe ne bashkë me ta në mëshirën Tënde.

Zoti ynë lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje mohimin dhe mohuesit, ndihmoju robërve të Tu besimtarë, shkatërroji armiqtë e fesë Tënde, bëje këtë vend të sigurt e të qetë si dhe mbarë trevat islame!

Zoti ynë sigurona në trevat e shtëpitë tona, udhëzoji prijësit dhe përgjegjësit tanë, bëj që të prihemi nga njerëz që të frikësohen Ty dhe punojnë për kënaqësinë Tënde!

Zot udhëzoje prijësin tonë për në fjalë e vepra që të pëlqejnë Ty!

Zot ndihmoju vëllezërve tanë që luftojnë në rrugën Tënde, ata që gjenden në ballë të parë dhe të dobëtëve, ata që mbrojnë kufijtë dhe territoret, ndihmoju e mbroji!

Të lutemi Ty Zot, të na bësh të qëndrueshëm në këtë rrugë të drejtë, mundësona të të falënderojmë e të adhurojmë në mënyrë të denjë, ruana zemrën e gjuhën, jepna të mirën që Ti i di dhe ruana prej të këqijave që Ti i di dhe të kërkojmë falje për gjithçka që Ti di!

 

Meka / by

Post Author: admin