Hytbe e Qabes 01-02-1442 H 18-09-2020
Shejh Usame Khajat Tema: Allahu jep mirësi edhe kur privon
Falenderimi i takon Allahut i cili jep prej mirësisë dhe mëshirës së Tij dhe privon me urtësinë dhe drejtësinë e Tij.
Atë e falenderoj, i lartësuar qoftë, urdhëri i Tij nuk prapësohet e gjykimi i tij nuk apelohet.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të vetëm e të pashoq.
Dëshmoj se Muhamedi është Rob i Allahut dhe i dërguari i Tij më i miri i të gjithë profetëve dhe të dërguarve të Tij. O Allah, nderoje dhe shpëtoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
O rob të Allahut kijeni frikë Allahun ashtu si duhet, kijeni ndërmend mbikqyrjen e Tij sepse ai di çdo sekret e çdo të fshehtë. Keni kujdes mos u mashtron jeta e kësaj bote e mos ju mashtron i mashtruari e t`ju largojë nga rruga e Allahut.
O muslimanë në vazhdën e përpjekjeve për të plotësuar ëndrrat, shpresat e për të arritur dëshirat shumë prej njerëzve neglizhojnë apo hiqen sikur nuk e dinë se këto përpjekje nuk përbyllen gjithmonë ashtu sikurse dëshirojnë. Për këtë arësye kur privohen prej diçkaje që duan e pengohen prej asaj që pëlqejnë u ngushtohet toka me gjithëçka, u ngushtohet vetja dhe e humb toruan. E kjo pastaj e hedh në humnerën e mosmirënjohjes ndaj bollëkut të mirësive prezente e të kaluara të Allahut.
Ai gdhihet dhe ngryset duke bartur peshën e brengave e i çoroditur psiqikisht. Ai nuk bën jetë të këndëshme e për asnjë çast nuk ndjehet mirë.
Ajo që të çon në këtë gjendje o rob të Allahut është mosnjohja e realitetit të privimit dhe dhënies dhe supozimi se ato janë dy të kundërta që nuk bëhen bashkë dhe dy gjëra të ndryshme që nuk takohen. Për këtë arësye të parët tanë në lidhje me këtë temë kanë paraqitur qëndrime solide në sqarimin e të vërtetës dhe tregimin e të duhurës dhe udhëzimin tek e sakta.
Sufjan Eth Theuri, Allahu e mëshiroftë përcjell prej disa dijetarëve të parë se kanë thënë: Njeriu, kur Allahu e privon prej disa gjërave që ai dëshiron, duhet ta dijë se ajo është dhuratë për të sepse Allahu nuk e ka privuar prej tyre për shkak të koprracisë por e ka privuar për shkak të butësisë ndaj tij.
Më këtë aludon se Allahu kur i jep robit të tij nuk është e thënë që të jetë gjithmonë në një formë të vetme të pandryshueshme. Ajo është forma e mirësive të shumta të cilat njeriu i dëshiron e rend pas saj.
Nga ana tjetër Allahu i jep robit në formën e privimit e pengimit prej këtyre gjërave të dëshirueshme. Allahu është fisniku i paarritshëm e bujari pa kufij. Kjo botë nuk vlen tek Ai as sa një flatër e mushkonjës.
Në hadithin e shënuar prej Tirmidhiut në Xhamiun e tij me zinxhir të saktë nga Sehl ibn Sa`d Es Saidij r.a se profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Po të kish vlerë kjo botë tek Allahu qoftë edhe sa një flatër e mushkonjës nuk do të lejonte që një jobesimtar të pinte ujë prej saj as edhe njëherë të vetme.
Allahu privon krijesat e tij me diçka të kësaj jete në sajë të urtësisë së plotë të Tij dhe përcaktim të mirënjohur dhe për gjëra të dobishme të cilat nuk arrijn shumica e njerëzve ti hetojë.
Për këtë tregon fjala e Profetit (salallahu alejhi ue selem) në hadithin që shënon Tirmidhiu në Xhamiun e tij dhe ibn Hibani në Sahihun e tij me zinxhir të saktë nga Katadeh ibn Nu’mani r.a i cili transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Allahu kur e don një njeri e mbron atë nga dynjaja ashtu sikurse dikush prej jush e mbron të sëmurin e tij nga uji.
Në një version tjetër Hakim në Mustedrakun e tij prej Ebi Said El Khudrij r.a përcillet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënën: Allahu e mbron robin e tij besimtar dhe e don atë ashtu sikurse ju e mbroni të sëmurin tuaj nga ushqimit e prej pijes se frikësoheni për të.
Për këtë dëshmon edhe fjala e Hafidh ibn Raxheb r.a: Allahu u ka ndaluar robërve të tij disa gjëra të cilat janë prej dëshirave, bukurive dhe shkëlqimit të panevojshëm të kësaj jete. Ai këto gjëra ua ka rezervuar atyre për në botën tjetër.
Këtë e sinjalizon edhe Allahu më fjalën e Tij:
“Dhe, sikur njerëzit të mos ishin një bashkësi mohuesish, Ne do t’i bënim prej argjendi çatitë e shtëpive të atyre që nuk besojnë në të Gjithëmëshirshmin, madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten, edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten dhe (do t’u jepnim) stoli prej ari. Por të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, kurse jeta tjetër te Zoti yt është për punëdrejtët që ruhen (nga gjynahet dhe nga dënimi i Allahut).” (Zukhruf; 33-35).
Në hadith të saktë i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Ai i cili e vesh mëndafshin në këtë botë nuk do ta veshë në botën tjetër. Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu në dy sahihet prej Hudhejfes r.a transmetohet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Mos vishni mëndafsh të hollë e të trashë dhe mos pini në enët e arit e të argjendit e mos hani në pjata prej tyre sepse ato janë për ta në këtë botë e për ju në botën tjetër.
Buhariu dhe Muslimi shënojnë në dy sahihet e tyre prej ibn Umerit r.a se profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Ai i cili pi pije alkolike në këtë jetë nuk do ta pijë më atë në botën tjetër.
Sa dallim të madh ka mes një vere të shijshme për atë që e pijnë që prej saj nuk u dhemb koka e nuk e humbin mendjen e kjo është pija e botës tjetër dhe mes një vere tjetër e cila është e pisët dhe vepër e djallit me të cilën ai mundohet të mbjellë armiqësi dhe urrejtje mes besimtarëve, ti pengojë nga përmendja e Allahut dhe nga namazi e kjo është pija dehëse e kësaj bote.
Imam Ahmedi në librin e Zuhdit me sened të tij prej prijësit të besimtarëve Umer ibnul Khatab r.a se ka thënë: Po të mos frikësohesha prej asgjësimit të veprave të mia të mira do të përzihesha në jetesën tuaj të butë. Mirëpo unë dëgjova Allahun të kritikojë disa njerëz duke thënë:
“Ju keni shfrytëzuar gjithë të mirat në jetën tuaj tokësore dhe jeni kënaqur me to” (El Akaf; 20).
Realiteti në të cilin jeton çdo person paraqet argumentet e sakta dhe faktet e qarta në përputhje me këtë që ka transmetuar Sufjani, Allahu e mëshiroftë.
Sa e sa njerëz që kanë shpresuar diçka që po të realizoheshin do të kishin përfundim të dështuar dhe mbyllje të përpjekjeveve të tyre me pikëllim e dëshpërim.
Sa e sa njerëz synojnë të arrijnë gjëra që po ti kishin arritur do të pasonin me dështim pas dështimi duke shijuar farmakun e tyre.
Allahu tërheq vërjetjen për faktin se njeriu shpeshherë dëshiron të arrijë prej kësaj bote atë që është e keqe për të dhe në dëm të tij e nga ana tjetër ai urren atë çka është e mirë për të dhe e duhura.
Allahu thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di,kurse ju nuk dini.” (El Bekare: 216).
Allahu ka ndaluar profetin e Tij (salallahu alejhi ue selem) të hedhë vështrimit tek njerëzit e shthurur në kënaqësitë e tyre të kësaj bote duke i sqaruar se ajo është një lulëzim që moliset dhe kënaqësi që mbaron me të cilat Ai i ka vënë në provë njerëzit por pak prej tyre janë mirënjohës.
Allahu i lartësuar thotë:
“Mos e hidh shikimin në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre, si stoli të jetës së kësaj bote, për t’i vënë ata në provë! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më e qëndrueshëm.” (Taha: 131).
Kështu që nuk është habi që privimi që Allahu i bën njeriut prej disa gjërave që ai dëshiron të jetë mirësi e dhuruar prej Allahut sepse ai është privim për ruajtje, për përkujdesje dhe për mbrojtje e nuk është privim për pengesë, koprraci apo përjashtim. Allahu të vërtetën thotë:
“Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” (Hadid; 20).
Allahu na bëftë dobi me udhëzimet e Librit të Tij dhe me traditën e profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem).
Me këto fjalë i kërkoj falje Allahut të Madhërishëm e të Lartë për vete, për ju e për të gjithë muslimanët ndaj çdo gjynahu. Ai është falës e mëshirues.
Hutbeja e dytë
Falenderimet i takojnë Allahut, Atë e falenderojmë, i kërkojmë ndihmë dhe falje. Allahut i lutemi të na mbrojë prej së keqes në vetet tona e prej së keqes në punët tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb e atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e i pashoq.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. O Allah ngreje lart dhe shpëtoje robin dhe të dërguarin tënd Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
O rob të Allahut dijetarët kanë sqaruar se kritika që paraqitet mbi dunjanë në Kuran e në Sunet nuk i drejtohet kohës që përbëhet prej natës dhe ditës që pasojnë njëra-tjetrën deri ditën e kijametit. Allahu e ka bërë ditën dhe natën pasuese të njëra-tjetrës për atë dëshiron të marrë mësim e të jetë mirënjohës.
Nga Isa a.s transmetohet se ka thënë: Nata dhe dita janë dy depozita kështu që kujdesuni se çfarë do të vendosni në to.
Gjithashtu kritika nuk ka të bëjë me vendin e kësaj bote e cila është toka të cilën Allahu e ka bërë vendqëndrim dhe strehë për bijtë e Ademit. Po kështu nuk i drejtohet asaj çka ka vendosur Allahu në të prej maleve, detrave, lumenjve dhe mineraleve. As për atë që mbin mbi të prej të mbjellave, pemëve, dhe jo në atë që ka shpërndarë mbi të prej kafshëve etj. Të gjitha këto janë prej mirësisë së Allahut mbi robërit e Tij e ata kanë dobi prej tyre. Gjithashtu ato shërbejnë për të marrë mësim dhe si argument mbi njëshmërinë e Allahut, fuqinë dhe madhështinë e Tij.
Kritika mbi dynjanë i adresohet veprave të bijve të Ademit në të sepse shumica e këtyre veprimeve ndodhin në një formë që nuk lëvdohet përfundimi i tyre, nuk garantohet rreziku e nuk shpresohet dobia e tyre.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut e me atë që ju ka dhënë Allahu përpiquni të fitoni botën tjetër duke mos e lënë mënjanë pjesën që i takon prej kësaj jete.
Kujtojeni vazhdimisht se Allahu i lartësuar ju urdhëron të dërgoni salavate e selame mbi më të mirin e njerëzve duke thënë në ligjërimin më të vërtetë e në fjalët më të bukura: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)
O Allah shpëtoje Muhamedin, familjen e Muhamedit ashtu sikurse ke shpëtuar familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse bekove familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë familjen dhe shokët e profetit Tënd dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre, mbi bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve dhe mbi ata që zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! Ti je më i miri tolerues e më i miri falës.
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Mbroje fenë, shkatërroi armiqtë e fesë dhe tërë tiranët e shkatërrimtarët. Bashkoji zemrat e muslimanëve, forcoi rradhët e tyre, përmirësoi udhëdheqësit e tyre dhuroi atyre unitet rreth të vërtetës o Zot i botëve.
O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd dhe dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit salallahu alejhi ueselem dhe robërit e tu besimtarë, luftëtarë e të sinqertë.
O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.
Ndihmoje në të vërtetetën prijësin dhe udhëheqësin tone. Mundësoji atij të ketë shpurë të vlefshme.
O Allah jepi sukses në atë që ti do dhe kënaqesh o dëgjues i lutjes.
Jepi sukses Atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është më e mira për islamin dhe muslimanët dhe jepi sukses në atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin!
O Allah na dhuro devotshmëri në vetet tona, na i pastro se Ti je më i miri pastrues e tyre, ti je kujdestari i tyre dhe ndihmësi i vërtetë.
O Allah na e rregullo fenë e cila është baza e tërë çështjeve tona, na e rregullo dunjanë tonë në të cilën ne jetojmë, na e rregullo ahiretin tonë tek i cili do të jetë përfundimi jonë. Bëje jetën tonë shtim të çdo mirësie, vdekjen rehati prej çdo të keqeje.
O Allah na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara dhe ti duam të varfërit Na fal e na mëshiro. Nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën.
O Allah na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën. Na mbro prej poshtërimit në këtë botë e prej ndërshkimit në botën tjetër.
O Allah na mbro prej armiqve të Tu e armiqve tanë me çfarë të dëshirosh o Zot i botëve!
O Allah ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e tu e me armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre!
Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona e nëse ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve.
O Allah shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë, na i plotëso ëndrrat tona, na myndëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatitë e Tij qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, dhe mbi gjithë shokët e tij.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.