Dobi në ajetet rreth haxhit – Meka 31.07.2020

Hytbe e Qabes                                 10-12-1441 H       31-07-2020

 Shejh Fejsal Xhemil Gazauij      Tema: Dobi në ajetet rreth haxhit

Falenderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut, ai është i vetëm e pashok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Ali Imran, 102.)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili u krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikqyrës mbi ju.” (Nisa, 1.)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të ërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (Ahzab, 70-71.)

O muslimanë! Haxhi për në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut është një prej manifestimeve dhe adhurimeve madhështore në islam. Ai në realitet është një shkollë e madhe. Në to merren mësime dhe këshilla të dobishme për të gjithë muslimanët. Ata pinë prej dijeve dhe njohurive që marrin prej tij. Haxhi është burim i sjelljeve dhe i vlerave të larta.

Në fjalët e Allahut në Kuran në lidhje me haxhin gjejmë udhëzime madhështore. Është gjë e bukur të meditojmë rreth tyre e ti kuptojmë qëllimet e tyre.

Fjala e Allahut:

“Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur.” (Haxh; 26).

Në të shohim qortim të ashpër ndaj idhujtarëve të cilët adhuruan zota të tjerë veç Allahut. Ata vendosën zota që i adhuronin veç Allahut në vendin e themeluar që ditën e parë të tij mbi njëshmërinë e Allahut dhe mbi adhurimin e Tij të vetëm pa i bashkangjitur Atij zota të tjerë. Në të kërkohet pastrimi i shtëpisë për njerëzit e bindur të cilët kryejnë në të ritualet, pastrim konkret e jokonkret prej idhujtarisë e gjynaheve dhe prej papastërtive e ndytësive.

Allahu i bashkangjit vetes Shtëpinë në shenjë nderimi e vlere që të jetë sa më e madhe dashuria për të në zemrat e njerëzve që më pas të vijnë drejt saj nga çdo anë e ta madhërojnë më shumë e ta pastrojnë më mirë.

Fjala e Allahut të lartësuar;

“Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar.” (El Bekare; 197).

Në hadithet e sakta sqarohen këta muaj. Ndërsa Shtyllat e haxhit si qëndrimi në Arafat, tavafi dhe sa`ji janë përmendur në ajete të ndara në përgjithësi ndërsa forma e tyre, radhitja dhe detajet e tyre në fjalë e veprime i ka sqaruar profeti i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Ai ka theksuar që këto të mësohen e të nguliten prej pelegrinëve duke parë prej tij ato që ai kryen gjatë haxhit. Ai ka thënë: “Merrini prej meje ritualet tuaja”.

E ky fakt vlen si kundërpërgjigja më e fortë ndaj atyre që urrejnë sunetit profetik, mohuesit e forcës argumentuese të tij të cilët ftojnë të lejmë mënjanë hadithet e profetit (salallahu alejhi ue selem) me prekteksin që mjaftohemi me atë që na paraqitet në kuran. Këta të humbur mund të quhen si Kur`anistë por që në realitet ata janë armiq të muslimanëve e të fesë.

Fjala e Allahut:

“Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij.” (Haxh; 30)

Tregon se Ai i cili distancohet prej gjynaheve dhe ndalesave të Allahut dhe në veten e tij e përjeton si gjë shumë të madhe rënien në to. Ai për këtë do të ketë mirësi dhe shpërblime të shumta. Sikundër përcaktohet shpërblim për kryerjen e veprave të mira që të afrojnë me Allahun po kështu ka shpërblime për atë që kërkon të afrohet me Allahun duke u dintancuar prej ndalesave e duke mos bërë gjynahe.

Fjala e Allahut për kurbanet që ofrohen:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (Haxh; 37)

Tregon se Allahu i cili është i panevojshëm për robërit e tij, ajo që arrin tek Ai dhe shpërblen për të është përkushtimi, mbikqyrja dhe frika e tyre prej Tij, qëndresa në rrugën e tij, sinqeriteti në adhurimet ndaj Tij. Ky ajet nxit dhe inkurajon therrjen e kurbanit e që synimi të jetë për të fituar kënaqësinë e Allahut e jo për mburrje e syefaqësi, famë apo si diçka të zakonshme. E kështu duhet të jetë me të gjitha adhurimet. Nëse me to nuk ka sinqeritet dhe devotshmëri ndaj Allahut janë si lëkurat e fryteve brenda të cilave nuk ka tul e si trupat që brenda tyre nuk ka shpirt.

Fjala e Allahut:

“Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj” tregon për mirësinë e Allahut ndaj nesh i cili na i ka nënshtruar këto bagëti e na ka mundësuar ti menaxhojmë edhe pse ato katë trupa më të mëdhenj se i yni dhe kanë gjymtyrë më të forta se tonat. Kjo që ta dimë se gjërat nuk janë në menaxhim ashtu sikurse i shfaqen njeriut por ato janë ashtu siç dëshiron i Plotfuqishmi që ka mundësi për çdo gjë. I vogli mbizotëron ndaj të madhit që krijesat ta dinë se sundimtari është Allahu, i Vetmi, Moshtësi i gjithshkaje që qëndron mbi robërit e Tij.

Fjala e Allahut të lartësuar:

“Kryeni haxhin dhe umren për Allahun!” (El Bekare; 196) tregon se çështja kryesore në plotësimin e haxhit e të umres është kryerja e tyre me sinqeritet për Allahun siç paraqitet në ajet. Është e ndaluar që ti realizojë ato për syefaqësi e famë por duhet ti kryejë ato vetëm për Allahun e lartësuar. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: O Allah, haxh pa syefaqësi e pa kërkim fame.

Fjala e Allahut të latësuar;

“atëherë therni kurban, sipas mundësisë” (El Bekare; 196) tregon kujdesin e ligjit islam për tia lehtësuar njerëzve gjatë haxhit e umres që shprehet në fjalën ‘sipas mundësisë’ që tregon kërkimin e lehtësimit. Jo vetëm kaq por lehtësimi është një kriter që gjendet në të gjitha ligjet e sheriatit. Për këtë Allahu thotë: “dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj” (Haxh; 78).

Fjala e Allahut të lartësuar:

“le ta shpaguajë me agjërim, lëmoshë ose kurban.” (El Bekare; 196) tregon se shpagesat e mbrojnë personin prej gjynahut e prej ndërshkimit sepse fjala arabe ‘fidjeh’ që aludon shpagim ka lidhje me sakrificën. Allahu ka thënë: “Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet” (Mearixh; 11). Gjithashtu ky ajet tregon se ndalesat në ihram kanë pozitë dhe madhështi tek Allahu e këtë e argumenton shpagesa e fidjes për të. Findja është një shpagim për diçka të shtrenjtë e të vyer. Në fjalën e Allahut ‘ose kurban’ tregohet se therja e kurbanit është një prej shenjave të mëdha që demostron adhurimin ndaj Allahut për shak se e quan atë kurban (ritual) që është adhurim që tregon afrim me Allahun.

Allahu thotë: Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. (El En`am; 162).

Fjala e Allahut të madhërishëm:

“Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota.” (El Bekare; 196),

në të ka diçka të veçantë. Në fjalët e Allahut ‘të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi’ e pastaj thotë; ‘këto janë dhjetë ditë të plota’ me qëllim që të largojë hamendësimin e zgjedhjes mes numrit tre dhe shtatë. Me këtë duhet të nxjerrin mësim dijetarët dhe ata që japin fetva (opinion fetar) që ti sqarojnë mirë çështjet e fesë duke larguar prej mendjes së njerëzve çdo hamendësim të kotë apo besim të gabuar.

Fjala e Allahut të lartësuar:

“Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.” (El Bekare; 196), tregon se dija është mbartësi më i fortë drejt frikës prej ndërshkimit të Allahut, prandaj thotë; dijeni. Atij që i shtohet dituria i shtohet frika ndaj Allahut të lartësuar. Allahu thotë: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët” (Fatir; 28). I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Unë jam më i dituri ndër ju për Allahun dhe unë i frikësohem Atij më fort se ju.

O rob të Allahut dhe polemika e ndaluar në fjalët e Allahut: “e nuk lejohen polemikat në haxh.” (El Bekare; 197), është gjithçka që ndodh mes njerëzve prej grindjeve e hasmërive që më pas çojnë në zemërim e ofendime, gjëra këto që bien ndesh me shenjtërinë e haxhit. Ndërsa polemika që bëhet për të nxjerrë në pah të vërtetën e për të mësuar të paditurin në të nuk ka problem e ajo në këtë rast është vepër e mirë. Allahu thotë: “dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!” (Nahl; 125). E tillë konsiderohet polemika për të mësuar dijen, polemika në ndalim e të keqes dhe zbatimit të kufijve të Allahut. Këto nuk bëjnë pjesë në polemikën e ndaluar.

Fjala e Allahut;

“Nuk lejohen xhestet intime, veprat e ndaluara dhe polemikat në haxh.” (El Bekare; 197) tregon se haxhiu duhet ta madhërojë haxhin e tij, ta mbrojë nga çdo gjë që mund ta prishë atë apo ti pakësojë vlerën e tij me qëllim që të fitojë premtimin e të dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Kush e kryen haxhin në këtë Shtëpi duke mos bërë xheste intime dhe vepra të ndaluara kthehet si ditën që e ka lindur nëna e tij.” Buhariu dhe Muslimi.

Fjala e Allahut:

“Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di.” (El Bekare; 197) tregon se vetëm me largimin prej veprave të këqija nuk plotësohet afrimi tek Allahu por kërkohet edhe realizimi i veprave të mira dhe kryerja e detyrimeve sepse në ajet vjen nxitja për punë të mira e bindshmëri në zbatimin e urdhëresave pas ndalesës prej gjynaheve dhe kundërshtive.

Fjala e Allahut;

“Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.” (El Bekare; 197), është kundërpërgjigje për atë që pretendon se marrja e pajimeve bie ndesh me realizimin e plotë të mbështetjes ndaj Allahut. Allahu siç ka urdhëruar për mbështetje tek Ai ka urdhëruar edhe me zbatimin e shkaqeve. Dhe pajisja me zahire është prej shkaqeve të ligjëshme. Në këtë ajet tregohet se devotshmëria është gjëja më e rëndësishme me të cilën duhet të pajiset muslimani për botën tjetër. Këtu është përgjasuar devotshmëria me pajisje me zahire pa të cilën njeriun nuk mund të qëndrojë. Ky është një përgjasim i goditur që karikon ambicjet dhe shton vendosmërinë.

Fjala e Allahut;

“Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë.” (El Bekare; 198) nxit për kërkimin e rrizkut dhe përpjekja për të grumbulluar të mira materiale dhe fjala e përdorur në ajet tregon kërkim dhe përpjekje. Allahu thotë: “Kërkoni tek Allahu rrizk” (Ankebut; 17).

Në të vërejmë edhe një dobi të hollë e cila është lidhja e zemrave me Krijuesin e tyre edhe në çështjet e kësaj bote si kërkimi i tregëtisë e i përfitimit. Allahu thotë: “nga Zoti juaj ndonjë të mirë.” (El Bekare; 198) mirësia është e gjitha në dorë të Allahut të lartësuar.

Shprehja e fjalës Zot të jep të kuptosh nevojën e madhe që kanë njerëzit për Krijuesin e tyre dhe panevojshmërinë totale të Tij për njerëzit.

Fjala e Allahut: “sepse ju më parë ishit të humbur!” (El Bekare; 198), tregon se humbja më e madhe është humbja e fesë sepse e përforcon duke sqaruar se ju përpara se të udhëzoheni në fe keni qenë prej të humburve.

Fjala e Allahut të madhërishëm; “Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët” (El Bekare; 199) tregon se një prej synimeve madhështore të haxhit është realizimi i barazisë mes njerëzve dhe mbjellja e modestisë në shpirtrat e tyre. Këtë e tregon fakti se Allahu i ka urdhëruar ata të qëndrojnë që të gjithë në një vend të përbashkët e të largohen prej tij bashkarisht pa bërë dallim mes njëri-tjetrit në këtë vendqëndrim e në largimin prej tij sikundër patën vepruar Kureshët e ata që ishin në fenë e tyre. Kureshët qëndronin në Muzdelifeh e quheshin ‘El Hums’ (gjoja nderues të fortë të tokës së shenjtë). Ndërsa arabë e tjerë qëndronin në Arafat. Allahu e urdhëroi profetin e Tij (salallahu alejhi ue selem) të shkonte në Arafat për të qëndruar në të e pastaj të kthehej bashkë me të tjerët.

Me këto fjalë i kërkoj falje Allahut të madhërishëm për vete e për ju kërkojini falje Atij se Ai është Falësi Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

LEXO  Një mbyllje e mirë e muajit të agjërimit

Falenderimi i takon Allahut që Haxhin për në Shtëpinë e Tij të Shenjtë e ka bërë qëndresë për robin dhe përmirësim të gjendjes së tij në të gjitha ditët.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq, sundimtarit të gjithëditur.

Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërgiuari i Tij. Ai është më i miri njeri që ka falë namaz, që ka bërë haxhin e që ka agjëruar e që ka qenë i vazhdimisht i qëndrueshëm në bindje ndaj Zotit të tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi shokët e tij të sjellshëm e fisnikë.

Fjala e Allahut në parashtrimit e ajeteve që flasin për haxhin:

“dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El Bekare; 199) tregon ligjshmërinë e kërkimit të faljes në përmbylljen e adhurimeve për të mbyllur boshllëqet që ndodhin gjatë tyre dhe për të larguar vetpëlqimin që i ndodh njeriut pasi kryen adhurimin. Këtë e tregon Allahu në ajetin që paraqet urdhërin për kërkimin e faljes pasi haxhinjtë përmbushin qëndrimin në Arafat e kthehen prej tij. Po kështu edhe në adhurime të ndryshme si namazi e tjerë.

Fjala e Allahut; “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!” (El Bekare; 200) nxit për të qenë vazhdimisht përkujtues i Allahut të madhërishëm pa ndërprerë. Qënia njerëzore anon kah plogështia pasi kryen adhurimet e për këtë vjen urdhëri të vazhdohet përmendja e Allahut pas plotësimit të ritualit të Haxhit. Muslimani e përmend Allahun vazhdimisht.

O robër të Allahut! Përmendja e Allahut është motoja e besimtarit gjatë haxhit dhe një synim madhor. Me përmendjen e vazhdueshme të Allahut haxhiu kënaqet me shijen e lutjeve drejtuar Allahut. Besimtari qetësohet me përmendje e Zotit të tij. Prej shkollës së haxhit, qënia e tij lidhet me përmendjen e Allahut, gjuha i është zbutur e mendja prezente bëhet bashkë me gjuhën ashtu sikurse prezanton gjatë përmendjes së babait të tij dhe ata që ai i do, apo më fort. Kështu largohet hutia dhe neglizhenca ndaj përmendjes së Allahut e njeriu arrin të bëhet prej atyre që e përmendin Allahun shumë përgjatë gjithë jetës së tij.

Fjala e Allahut; “nëse i frikësohet vërtet Allahut” (El Bekare; 203), tregon se urtësia e ligjërimit të haxhit është realizimi i devotshmërisë ndaj Allahut. Ai i cili e ka frikë Allahun në haxh dhe zbaton urdhërat e Allahut dhe distancohet prej ndalesave, Allahu i fal gjynahet e tij. Gjëja që merret në konsideratë është devotshmëria ndaj Allahut që gjendet në zemrën e haxhiut. Devotshmërinë që njeriu e realizon gjatë haxhit duhet të jetojë me të përgjatë gjithë jetës së tij. Ai duhet të veprojë sipas saj në lidhje me urdhëresat dhe ndalesat e Allahut.

Në haxh nuk duhet të ketë sjellje të pahijëshme, gjynahe e polemika e kjo kthehet në edukim të sjelljeve të mira e njeriu vazhdon të jetë i tillë në çdo kohë. Të kemi kujdes o rob të Allahut e të mos kthehet dikush në veprat e shëmtuara apo në sjellje të pahijëshme pasi i jemi përmbajtur urdhërit të Allahut, jemi drejtuar drejt Tij, jemi afruar me të me sakrifica. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira, të sillemi bukur, të qëndrojmë në rrugën e duhur e të drejtohemi në zbatimin e ligjit të Zotit tonë. Sa bukur është kur veprën e mirë e pason me vepër të mirë e sa e shëmtuar është kur veprën e mirë e pason me vepër të keqe.

Ai që i përgjigjet të Gjithëmëshirëshmit në haxh dhe paraqiti mirësi në veten e tij para Allahut në sezonin e ofrimit të sakrificës dhe sezonit të faljes duhet ti përgjigjet Allahut me bindje në çdo vend e në çdo kohë. Sepse telbija nënkupton përgjigje e gadishmëri për tu përgjigjur çdo herë ndaj Allahut dhe bindje ndaj Allahut pas çdo bindjeje.

Ai i cili i përmbahet ndalesave të ihramit gjatë kryerjes së haxhit në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut le ta dijë se ka ndalesa vazhdimisht ne çdo kohë për gjatë vitit. Le të ketë kujdes të mos bjerë në to e të mos i afrohet atyre. Allahu i madhërishëm thotë: “Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre!” (El Bekare; 187).

Njeriu sikundër merr masat mbrojtëse ndaj sëmundjeve të ndryshme si epidemia, po kështu duhet ta madhërojë Allahun ashtu siç e meriton. Ai duhet të kryejë detyrat ndaj Allahut ti përmbahet kufijve e ti largohet ndalesave të Tij. Ai duhet ti zbatojë këto më fort se ato gjëra që rregullojnë çështjet e tij jetike. Shenjat dhe ligjet e Allahut i madhëron vetëm ai njeri që i frikësohet, që e njeh dhe e madhëron Allahun si duhet.

Të gjithë ne e kemi detyrë të zbatojmë urdhëresat e Allahut e të mos i lëmë ato pasdore e të kemi kujdes nga nënvlerësimi i diçkaje prej kufijve dhe ndalesave të Allahut.

Ne duhet ti rrekemi fort zbatimit të fesë së Allahut e ti kërkojmë Atij të na bëjë të qëndrueshëm në të me zemër të sinqertë. Ne duhet ti drejtohemi Allahut me përgjërim të na ruajë zemrat tona prej devijimit e prej sprovës.

Dërgoni salavate dhe selame mbi atë me të cilin Allahu e plotësoi fenë i kënaqur dhe plotësoi mirësinë e Tij mbi muslimanët.

Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56).

O Allah përmende lart Muhamedin, profetin analfabet dhe mbi familjen e Muhamedit ashtu sikurse ke përmendur lart familjen e Ibrahimit.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi kalifët e drejtë mbi prijësat udhëzues e mbi pasuesit e tyre të mirë deri në ditën e gjykimit.

O Allah na ruaj në vendet e në shtëpitë tona

Përmirësoi prijësat dhe udhëheqësit tanë

Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.

O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë për atë që ti dëshiron e kënaqesh prej fjalëve e prej veprave o i Gjallë e Kujdestar!

Udhëzoje atë drejt bamirësisë e devotshmërisë!

O Allah jepi fitore islamit dhe ndihmoji muslimanët. Jepi krenari kësaj feje dhe poshtëroje mohimin dhe mundi jobesimtarët!

O Allah ndihmo vëllezërit tanë të pafuqishëm, luftëtarët në rrugën tënde, ata ruajnë kufijtë tanë, O Allah bëhu ndihmëtari i tyre, mbështetës dhe përkrahës o Zot i gjithë botëve.

O Allah pranoje haxhin e vizitorëve të Shtëpisë Tënde të Shenjtë, Haxhin dhe përpjekjet e tyre pranoji dhe fali gjynahet e tyre. O Allah pranoje pendimin e muslimanëve pastroi gjynahet e tyre, fali shkarjet e tyre dhe fshiji të këqijat e tyre. Mundësoji atyre të kapen fort pas fesë islame të bashkuar për litarin e Allahut!

O Allah shëroi të sëmurët e tyre, shpëtoji ata që janë të sprovuar, largoje këtë epidemi prej tyre dhe hiqe këtë sprovë.

I lartësuar qoftë Zoti Ynë, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe lutja jonë e fundit të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

 

Post Author: endrit