Hytbe e Qabes 26-11- 1441 H 13-12-2019 D
Shejh Fajsal El Gazauij Tema Mos e kthe kokën pas
Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm, i Gjithëpushtetshmi, i Fuqishmi dhe Falësi. Ka veçuar ata që Ai dëshiron me Mëshirën e Tij, dhe i bërë ata të përzgjedhur në të dy botët dhe duke i bërë ata të pastër. Ka lidhur zemrat e të dashurve të Tij me përmendjen e Tij natën dhe ditën, dhe kanë qenë nga të pastërit dhe të mirët. U ka dhënë atyre devotshmëri, duke u angazhuar për në botën tjetër, dhe nuk janë dhënë pas kësaj bote. Pasuan të drejtën, nuk e devijuan rrugën, kanë shpëtuar nga shkatërrimet dhe humbjet.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa Shok. Dëshmi se Ai është Një i Vetëm, dhe pranim të Pushtetit të Tij.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhur nga të gjitha krijesat e Tij, dhe krijesa më e njohur me Zotin e Madhërishëm. më i dituri dhe më së shumti që i friksohej Atij, më i miri, më bujari dhe më i devotshmi nga të gjitha krijesat. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, mbi të gjithë ata që kanë ecur në rrugën e tij, që janë kapur pas traditës së tij. Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin, ajo është rruga e drejtë dhe saktë, dhe gjëja më e mirë që mbledhën njeriu për në ditën e gjykimit. “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.” (El-Bekare 197)
O ju muslimanë! Vërtetë njeriu besimtar është serioz në rrugëtimin e tij drejt Zotit, këmbëngulës në rrugën e tij për të arritur synimin që ka. Atë nuk e ndalon nga synimi i tij asnjë kritik dhe kundërshtarë, sikurse nuk e kthen nga rruga e tij asnjë pengesë, sepse ajo çfarë ai synon është prej misioneve hyjnore dhe qëllimeve të mëdha. Ky qëndrim e ndalon atë që të heqi dorë nga diçka që e dëshiron, apo të merret me diçka që nuk i intereson. Ai ka vendosur që të ecë në këtë rrugë me seriozitet, dhe ka lënë mënjanë jo seriozin.
Adhurues të Zotit, ejani të njohim këtë të vërtetë, përmes njohjes dhe mësimit të udhëzimit të tij (profetit), paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe metodën të cilën ai ka ndjekur, që ta zbatojmë dhe të jemi në rrugë të drejtë. Hakimi në “ Mustedrek” ka transmetuar se Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ecte nuk e kthente kokën pas.” Kuptimi i hadithit është se ai nuk e braktiste udhëtimin dhe braktiste ngadalësimin dhe të ndaluarit. Në këtë gjë na ka urdhëruar të gjithëve Zoti, duke u kujdesur njeriu që ta evitojë atë, vërtetë kthimi i kokës majtas dhe djathtas duke mos shikuar para, ngadalëson ecje në rrugë, sikurëse bëhet shkak për pengesa, ndalesa dhe mos përfundim të udhëtimit. Ky është ndryshimi i madh tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili kur udhëtonte për të plotësuar ndonjë nevojë, ai ecte, vazhdonte i vendosur në udhtimin e tij. Ai nuk ngadalësonte në ecjen, udhëtimin e tij.
Sa kohë që njeriu nuk e ka të nevojshme gjatë udhëtimit të tij kthimin e kokës pas, është e urryer dhe e turpshme që ta bëjë këtë në udhëtimin e tij.
Adhurues të Zotit! Njeriu i zgjuar nuk e kthen shikimin pas, vetëm nëse kthimi i tij ka kuptim. Ky kthim nga ai bëhet në vendin e duhur, dhe jo kot më kot. Njeriu mund ta ketë të nevojshme që të kthehet pas, të shikojë pozicionin, dhe të tërheqi vëmendjen e tij.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka qenë i kufizuar në moskthimin kokës pas vetëm në udhëtimin e tij. Por se ai nuk e kthente kokën pas në atë që ishte më e madhe se kaq, kur nuk i interesonte se kush i sillte pengesa në thirrjen e tij, dhe për atë që i vendoste pengesa para që ta ndalonte nga misioni i tij.
Nga këto momente madhështore që tregojnë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte i palëkundur , nuk kthehej nga fishkëllimat e të këqinjëve, nga metodat dhe abuzimet e tyre, nuk lodhej nga qëllimet dhe planet e tyre dashakeqëse. Shfaqet kjo nga çfarë kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi se Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “ Një grup jehudësh kërkuan leje tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe thanë; “ Es-samu Alejkum” dmth vdekja për ju”. Unë (Aishja)u kam thënë: “ Por se mbi ju “Es-samu”, vdekja dhe mallkimi.” I dërguari i Allahut më ka thënë: “ O Aishe, vërtetë Allahu është i Butë dhe e do butësinë në çdo çështje.” I kam thënë: “ A nuk i dëgjove se çfarë ata thanë?” Ka thënë: “ Ndërsa unë u thashë; dhe mbi ju.”
Kur Kurejshët u ngritën dhe e fyen të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku një grua është ngritur duke thënë: “ Të dështuarin e kundërshtuam, dhe fenë e tij e zbrapsëm.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A nuk çuditeni se si Allahu largon nga unë sharjet dhe mallkimet e kurejshëve?! Më shajnë, më mallkojnë me përçmim, duke më thënë i dështuar, por unë jam Muhamedi, i lavdëruari.” Muttefikun Alejhi.
Ai i shmangte fyerje dhe sharjet e tyre ndaj tij, nuk e kthente kokën pas vogëlsirave dhe budallallëqeve të tyre para çështjeve të mëdha, nuk e ngadalësoi dhe nuk e ndaloi thirrjen e tij në besimin në Një Zot për asnjëherë.
“Ec dhe mos ndalo, sepse shtegu nuk vjen tek ty,
Ëndrrat nuk vrapojnë që të bien në mes duarve tua.
Të tilla janë ditët ecje në vazhdimësi,
E nëse shikon pas, do humbësh dhe çfarë ke.”
E mira për atë që dëshiron paqe, qetësi për veten e tij, mbrojtje të nderit të tij, është që të përmbahet dhe të mos u kushtojë rëndësi fyerjeve të injorantëve, dhe të mos përballet me padijen, injorancën e tyre të thellë. Gjendja e tij duhet të jetë si në vargjet:
“Për Zotin kaloj para atij të mjerit që më fyen, shanë, pastaj largohem
dhe në heshtje i them vetes se nuk e kishte me mua.”
Një burrë ka ofenduar një burrë tjetër por nuk i është kthyer. Atëhere i ka thënë; “Me ty e kisha.” Burri i ofenduar i ka thënë; “Dhe unë ty të injorova, nuk tu përgjigja.”
Në këtë aspekt nuk ka diçka më të bukur se ajo çfarë tregohet se ka thënë Imam Shafiu, Zoti e mëshiroftë;
“Heshta e me fjalë më hëngrën, ndaj nisa të flas,
përgjigja është çelësi që i hapën derën belas,
Heshtja ndaj të marrit të nderon
Nderin e ruan dhe për të shpagon
Luanin të heshtur frikësohesh tek e sheh,
E nga qeni s’tutesh që gjithë jetën leh.”
Injorimi dhe mos përgjigja e të paditurve dhe mos kthimi në fjalët të tyre, është nga shenjat e urtësisë dhe treguese të krenarisë. Allahu i Madhërishëm ka lavdëruar një popull nga që ata nuk merreshin me fjalët që dëgjonin që nuk kishin lidhje me ta, që kishin thënë për ata disa njerëz budallenj dhe injorantë. Ata i injoruan sikur të mos i kishin dëgjuar, dhe nuk angazhuan vetet e tyre që të ju përgjigjen. Nuk ua kthyen me të njëjtën monedhë sepse dukej qartë injoranca e tyre, që të përballeshin me ata me të njëjtin fjalor të ulët.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “dhe, kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i shmangen asaj, duke thënë: “Ne kemi veprat tona, ndërsa ju keni veprat tuaja! Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me të paditurit.” ( El-Kasas 55)
Njeriu duhet që të mos ndikohet nga ato gjëra që njerëzit thonë për të, nëse ai është serioz në atë që bën. Duhet që fjalët e tyre të mos ndikojnë, nëse qëllim i tyre është që ti të braktisësh atë që lejohet apo të vepruarit e asaj që nuk lejohet. Për këtë Allahu i Madhërueshëm për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd me lavde e falënderime dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij (duke u falur)! Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” ( El-Hixhr 97-99)
Ky është orientim hyjnor, nga Zoti i Gjithësisë, në sjellje me atë se çfarë thonë njerëzit, dhe ilaç i dobishëm përballë fjalëve të tyre, të shtuarit e përmendjes së Zotit në namaz, si dhe angazhimi në adhurim të Zotit deri në vdekje.
O ju vëllezër në besim! Kush e ekzagjëron dhe e kalon, më shumë se duhet në kthimin e kokës pas, atij i shtohet më shumë pavëmendshmëria dhe humbja e kohës së tij. Ai humbën mjaftueshëm, sepse nga që çdo kthim pas nga ai, ngadalsohet udhëtimi i tij dhe dobësohet bindja e tij. Prandaj le të jetë slogani i tij: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” ( El-A’raf 199)
Njeriu i mençur ecën sipas planit që ka thurur për veten e tij, në arritjen e qëllimeve bujare, dhe kërkesave të larta. Ai vazhdon para dhe nuk kthehet, vetëm se për kontrollimin e punëve të tij dhe përmirsimin e tyre. Kthimi pas i pakuptimtë mund ta ndaloj atë nga destinacioni i tij dhe përfundon pa e realizuar qëllimin dhe synimin që ka, duke e zhvendosur në drejtim tjetër, dhe duke e ndaluar atë nga kryerja e detyrës së ngarkuar.
Adhurues të Zotit! Me rëndësi gjithashtu, në moskushtimin e vëmendjes ndaj ofendimeve që të bëjnë njerëzit dhe kritikat e tyre ndaj teje, është që të shikosh thelbin e çështjes. Nëse ajo të cilën ata ta kanë përmendur qëndron vërtetë, atëherë kjo le të jetë pozitive për ty. Le të jetë kjo në dobi të udhëtimit tënd, adresimin e rimodelimit tënd, rishikim i veprave tua, dhe korrigjim i gabimeve tua. Me anë të këtyre përparon dhe përmirsohet gjendja jote me lejen e Allahut të Madhërishëm.
O ju muslimanë! Nga këshillat e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për umetin e tij, është qartësimi që na ka bërë se si në disa raste kthimi pas mund të jetë i dëmshëm, duke penguar vepruesin e tij nga e mira, dhe duke e privuar atë nga shpërblimi. Tek sahihu i Buhariut ka ardhur hadithi nga Aishja, Zoti qoftë e kënaqur me të, ka thënë: “ Kam pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, rreth kthimit pas në namaz? Ka thënë: “ Lëvizjet e kota që bën njeriu në namaz, janë vjedhjeje që shejtani bën në namazin e njeriut.”
Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm vazhdon të jetë pranë, prezent, tek robi i Tij që është në namaz, deri sa ai nuk kthehet këtej dhe andej, e nëse fillon të lëvizi fytyrën e tij, atëhere Allahu i Madhërishëm largohet nga ai.” Hadithin e kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesaiu.
Të kthyerit, lëvizja në namaz, përfshin gjithashtu dhe lëvizjen në zemër, kjo kur namazliut angazhohet me çështjet e kësaj bote, dhe e largon nga ajo në të cilën ai është, nga të drejtuarit e tij për tek Allahu me fytyrën dhe trupin e tij, që të mos shikojë dhe të mos synojë diçka tjetër veç Zotit të Madhërishëm.
Dy lëvizjet së bashku, e zemrës dhe e trupit, paksojnë vlerën dhe shpërblimin në namaz. Por nëse nga lëvizja e fytyrës në namaz bëjnë kujdes shumë nga njerëzit, duhet të dihet se lëvizja e zemrës është më e rëndësishme se e para, se lëvizja e fytyrës. Prandaj lejohet lëvizja e fytyrës në raste nevoje, ndërsa zemra e tij duhet me patjetër të jetë e drejtuar vetëm nga Allahu i Madhërishëm në çdo rast. Kush e ndjen këtë në namazin e tij, e ka për detyr që të dorëzojë zemrën e tij në duart e Zotit të tij, të frikësohet nga Ai dhe të jetë me edukatë në qëndrimin para Tij. Prandaj të mos kthehet në drejtim të tjetërkuj veç drejtimit të Tij me zemrën, trupin, dhe fytyrën e tij.
Është për të ardhur keq kur shikojmë se tek disa njerëz është bërë normale që të lëviz në namazin e tij, lëvizë me shikimin e tij, dhe bën lëvizje të shumëta pa pasur nevojë, nuk qëndron në pozicion dhe nuk është i përqëndruar. Prej tyre, nga ata që e falin namazin e tyre me xhemat, me imam, e rrotullon qafën e tij, shikon në të djathtë dhe në të majtë, e ndoshta dhe pas, pa pasur nevojë. E shikon atë që nuk heqë dorë nga kjo sjellje. E në veçanti disa në moshë madhore, angazhohen me bërjen e tespive dhe edhkareve(përmendjen e Allahut), lutjeve, pas namazit, por nuk e angazhojnë, drejtojnë, zemrën në ato që bëjnë, që të meditojnë në kuptimin e tyre. Adhurues të Zotit! Bëjnë përjashtim nga kjo çështje nëse të lëvizurit apo kthimi në namaz është për një diçka të nevojshme. Këtë na e tregoj ajo çfarë ka ardhur tek Sahihu i Buhariu. Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka udhëhequr sahabët në namaz, dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur duke qenë ata në namaz. Sahabët përplasën duart që të sinjalizonin Ebu Bekrin, por ai nuk u kthye, sepse ai nuk lëvizte, apo kthehej në namaz. Kur njerëzit i shtuan përplasjen e duarve, ai është kthyer. Pas këtij rasti, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju tregoi se ai që dëshiron diçka në namaz le të thotë ; “Subhan Allah”, “Madhërimi i Takon Allahut”, sepse përplasja e duarve, duartrokitja është për femrat.” Kuptimi se Ebu Bekri nuk kthehej në namazin e tij, dmth se ai ishtë i përqëndruar në të, i angazhuar në të, nuk shikonte në të djathtën apo të majtën e tij. Ai kështu vepronte gjithmonë, derisa u përshkrua me të dhe njihej për atë sjellje.
O ju vëllezër! E nëse pyesim rreth arsyes së ndalimit në kthimin pas, në fjalën e Zotit të Madhërishëm që thotë: “ e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate.” (Hud 81) sikurëse kanë përmendur disa dijetarë, përgjigja është se ky është udhëzim nga Allahu i Madhërishëm për të dërguarin e Tij, Lutin, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur e ka urdhëruar që të largohej me familjen e tij dhe ua ndaloi kthimin pas, që të mos ngadalësonin në rrugën e kërkuar prej tyre, të përshpejtonin me daljen nga fshati, që të ishte shqetësimi i tyre shpëtimi, dhe të mos i godiste ata çfarë i kishte goditur popullin e përdal dhe të shthurur. Fjala e Allahut të Madhërishëm: “Nisu me familjen tënde në një kohë të natës, shko pas tyre e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtimin e urdhëruar!” ( El-Hixhr 65) përmban një rregull Kuranor madhështor, të çmuar, dhe të hapur për meditim. Këtë e gjejmë në ndalesa dhe urdhëresa, mos shikoni pas, vazhdoni, ajo është thirrje që njeriu të hedhë pas fletët e kaluara, të dhimbshme dhe lënduese, të cilat nuk përmenden. Që janë prej të fshehtave të ndodhive, individëve dhe momenteve, dhe nga fshetësia e periudhave, dhimbjeve, lëndimeve dhe hidhërimeve të ndryshme. Vërtetë kthimi i tepruar pas është shqetësues, sikurse vazhdimi i rrugës duke lënë pas të fshehtat e të kaluarës është avancim.
Adhurues të Zotit! Këtu kuptohet se të ndaluarit në kthimin pas, në fjalën e Zotit; “ e askush prej jush të mos shikojë prapa,” ka ardhur në përputhje me historin e të dashurit të Zotit, Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ka ardhur në Meke. Në këtë histori shikojmë se: Pastaj Ibrahimi filloi të largohet, pasi që la Haxheren dhe Ismailin në vendin që e kishte urdhëruar Zoti. Nëna e Ismailit, Haxherja, e ndoqi dhe i tha: “ O Ibrahim, ku po shkon dhe po na lë ne në këtë luginë të shkretë, në të cilën nuk ka njeri dhe asnjë gjë të gjallë? Ajo ja ka përsëritur këto fjalë disa herë. Por ai vazhdonte që të mos kthehej, të shikonte nga ajo, e më pas ajo i ka thënë: “ A Zoti të ka urdhëruar për ta bërë këtë gjë?” Ai ka thënë: “Po.” Ajo ka thënë: “ Atëhere Ai, Allahu nuk na humb ne.” Dhe më pas është kthyer tek Ismaili. Përputhja në fjalën e ti: “Por se ai vazhdonte që të mos kthehej, të shikonte nga ajo,” por e mbante shikimin në drejtimin që ishte urdhëruar. Ai nuk është kthyer nga drejtimi i tij as nga ndikimi i ndjenjave dhe i gjakut të tij.
Sikurse dhe ajo që ka ardhur në sahihun e Muslimit, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë në ditën e Hajberit: “ Do ti jap këtë flamur një njeriu që e do Zotin dhe të dërguarin e Tij, të cilit Allahu i Madhërishëm do ti japi triumfin në duar e tij.” Ja ka dhënë atë Aliut, dhe ka thënë: “ Ec dhe mos shiko pas, mos u kthe pas, derisa Zoti të të japi triumfin.” Ka thënë: “ Aliu ka ecur pak pastaj ka ndaluar por nuk është kthyer pas.” Gjejmë përputhjen në fjalën e tij, “Ec dhe mos shiko pas.” “Ka ecur pak dhe ka ndaluar, dhe nuk është kthyer nga drejtimi i tij me ndjenjë as me mendim.”
Kuptimi i përbashkët i ajetit dhe dy haditheve është ndalimi në të kthyerit pas nga frika se njeriu me këtë mund të angazhohet me diçka tjetë veç asaj që ai është ngarkuar të bëjë.
O ju muslimanë! Është me rëndësi që të dimë se mos kthimi pas është ilaç shërues për disa sëmundje. Përshembull, baza e të mjekuarit nga vesveset e shejtani, për atë që është sprovuar me to, është mos kthimi pas për të shikuar këto shqetësime dhe fiksime, si dhe mos ndikimi, moskontakti me të, por dhe ndalimi nga kjo gjë. Sepse njeriu nëse i kushton rëndësi dhe kthehet, shikon nga ajo, e kaluara, rritet dhe intensifikohet ndikimi dhe vesvesi i shejtanit. Në këtë temë dijetarët kanë përmendur një rregull të mbushur me urtësi që thotë: “Nëse shtohen dyshimet tek njeriu gjatë marrjes së abdesit dhe guslit, larjes së plotë të njeriut, gjatë pastrimit të papastërtive dhe tejemumit , vërtetë ai, me dyshimin e tij, e hedh poshtë atë vepër, nuk e njeh atë, dhe konsiderohet sikur nuk i ka kryer ato.”
Zoti begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë dhe me synetin e profetit, dhe na bëftë dobi në ato nga argumetet dhe urtësitë e tyre. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe për ju, Zotit kërkoni falje për çdo gabim dhe gjynah, pendohuni tek Ai, vërtetë Zoti ynë është Falës dhe Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka shpërndarë diturinë e Tij tek të gjithë njerëzit, ka veçuar njerëzit që i binden dhe i frikësohen Atij me pasues të rrugës së drejtë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Allahut, i vetëm e i pashoq, dëshmi që do ta përdor në ditën e gjykimit.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, na ka lënë të ndriçuar dhe na ka bërë të qartë rrugën e drejtë dhe të shpëtimit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Vërtetë, njeriun me parime, që është i vendosur në të vërtetën nuk e lëkund nga rruga e tij diçka. Ai nuk braktis kënaqësinë e Zotit për kënaqësinë e krijesave, njerëzve, dhe të pasojë egot e tyre. I dërguari i Zotit, Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, të cilin, gruaja e ministrit tentoi ta bëjë për vete, dhe u përpoq disa herë që ta posedonte për veten e saj bukurin e tij njerëzore. Ajo bëri çdo gjë që ta joshte, por ai me të gjitha këto asnjëherë nuk e ktheu shikimin e tij nga ajo. Përkundrazi ai largohej nga ajo, dhe vuante në veten e tij se mos bie në paknaqësinë, hidhërimin e Zotit. I largohej fitnes dhe asaj në çfarë ajo e ftonte në vese të këqia. Fleta e tij e moralit qëndroj e bardhë dhe e pastër, duke u shënuar emri i tij në regjistrat e të pafajshmëve, të devotshmëve, të bindurve dhe të pastërve.
“Femrat e botës kur shikuan, erdhën tek unë dhe tha; për mua,
E kalova sikur nuk pashë asgjë, dhe pse e pash kush ishte qëllimi ndaj meje,
E si ta takoj Zotin tim si gjynahqarë, ditën kur mblidhen njerëzit, dhe duart i kam të lidhura?!
Kënaqësi e keqe refuzohet, nëse përmes saj, do meritoj zemërimin dhe indinjatë e të Plotfuqishmit ndaj meje,
Zoti na ruajt, kjo është thirrja, e Jusufit, thuaje dhe ti o vëllai im.”
Adhurues të Zotit! Ajo që ja vlen të përmendet se kur njeriu nuk dëshiron që të bëj diçka dhe këmbëngul në drejtim të të mirës, duhet të bëj kujdes nga ajo që mund ta pengojë në plotësimin e saj. E kjo bëhet duke mos kthyer kokën pas në këto angazhime dhe pengesa të cilat shpien në ndalimin e tij për arritjen e synimeve që ka. Sikur është duke mbaruar një punë apo plotësuar ndonjë detyrë, dhe gjatë kësaj kohe kthen shikimin në celularin e tij, duke ndjekur atë në të gjitha situatat dhe në çdo moment. Dhe këtë e bën në vazhdimsi, për të parë se kush e ka telefonuar apo i ka dërguar mesazh. Kështu ai angazhohet me këtë gjë dhe braktis punën dhe detyrën me të cilën ai është ngarkuar, të cilën ai e ka për detyrë ta bëjë dhe ta plotësojë, dhe të mos e braktisë. Më këtë angazhim dhe kthim koke pas, njeriu humbet kohën e tij duke u angazhuar më këto aksesorë. Ndodh që ato, aksesorët, ta kontrollojnë atë dhe kohën e tij, dhe pse për muslimanin është detyrë që të kujdeset për kohën, duke plotësuar në çdo moment atë çfarë është e kërkuar prej tij, duke mos u angazhuar me diçka tjetër.
Adhurues të Zotit! Nga shfaqjet e rrezikshme në të cilat kanë rënë shumë nga muslimanët, për shkak të të cilave janë bërë shumë shkelje dhe abuzime, që e pengojnë njeriun në realizimin e të mirës dhe arritjen e të vërtetës, është interesimi për atë se çfarë thonë njerëzit, frika nga opinioni i tyre dhe imitimi i tyre në tradita të kota. Sa që ndodh se disa prej tyre frikësohen më shumë nga fjalët e krijesave, njerëzve, se sa frikësohen nga fjala e Allahut të Madhërishëm, dhe i frikësohet fjalës së tyre më shumë se sa i frikësohen zjarrit të Xhehenemit. Zoti na ruajt.
Vërtet nëse merresh me gjendjen e shumë njerëzve, prej tyre nga ata që kanë braktisur ndjekjet e udhëzimit dhe pasojnë rrugën e kundërshtimit të Zotit, do gjesh se tek ata, në shumicën e rasteve, janë në shkelje të rregullave fetare, siç është shpenzimi i kotë dhe shpërdorimi, mungesa e zgjidhjes së të lejuarës, hallallit, në fitimin e pasurisë, kthimi i nishaneve nga të fejuarit, vonesa e martesave, shtrejtimin e mehrit, përdorimin e disa të ndaluarave nga ushqimet dhe pijet, humbja e kohës në muzikë dhe argëtime, prezantimi në vende të shthurjes dhe të gjërave të ndaluara, thashethemet në takime dhe biseda. I gjenë ata që kanë rënë në këto vepra dhe të tjera si ato duke u ndikuar nga fjalët e njerëzve dhe pasim i dëshirave të tyre dhe pse feja e refuzon atë dhe nuk e këshillon. Të mos habitesh kur të shikosh se ata nuk mjaftohen me kryerjen e veprave të ndaluarave por se shajnë ata që nuk i pasojnë në atë vepër dhe nuk i imitojnë në të. Ata gjithashtu fyejnë ata që nuk ndjekin rrugën e tyre dhe nuk bien dakort me ta. Duket se kjo shkelje e tyre ka lën diçka nga baza e fesë ose ka braktisur ndonjë obligim nga obligimet e kësaj feja madhështore.
Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin e përzgjedhur, udhëheqësi i drejtë, modeli i përsosmërisë; “ Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”. ( El-Ahzab 56)
O Zot fale dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin dhe familjen e tij, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij.
O Zot bekoje Muhamedin, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët.
O Zot ndihmo robërit e Tu që të besojnë vetëm Ty.
O Zot shkatërro armiqt e Tu dhe armiqt e fesë.
O Zot bëje të paqtë, të qetë dhe të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vendet dhe shtëpitë tona.
Përmirëso prijësat dhe udhëheqësit tanë.
Udhëheqjen mbi ne mundësoje që të frikësohet Ty, të jetë i devotshëm e që të mundohet të fitojë kënaqësinë tënde, o Zot i Botrave.
O Zot jepi sukses udhëheqësit tonë në atë që Ti dëshiron dhe kënaqesh prej fjalëve dhe veprave, o i Gjallë e i Përhershëm. Udhëzoje atë drejtë bamirësisë e devotshmërisë.
O Zot ndihmo vëllezërit tanë të pafuqishëm, luftëtarët në rrugën tënde, dhe ata që ruajnë kufijtë tanë.
O Zot bëhu ndihmues i tyre, mbështetës dhe përkrahës për ata.
O Zot të lutemi për udhëzim, devotshmëri, shpëtim, dhe pasuri.
O Zot na përmirso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmirso jetën tonë( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë.
O Zot! Na përmirso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë.
O Zot ! Na bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e bëj vdekjen të qetë nga çdo e keqe, o Zoti i Botrave.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)