O Zot, na jep dituri që na bën dobi – Meka 12.07.2019

Hutbe nga  xhamia e Shenjtë e Mekes

9-11-1440 H   12-7-2019 D

Shejh Fejsal Gazavi         O Zot na jep dituri që na bën dobi

Lavdërimet për Zotin që është përshkruar me Cilësitë e plota dhe Emrat e Tij të Bukur, Zotin  e Madhërishëm e lavdërojmë, lavdërim që është i përshtatshëm për Madhështinë dhe Pushtetin e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Vetëm në Pushtetin e Tij, i pa të meta në Sundimin e Tij, i pa shembull në Emrat dhe Cilësitë e Tij.

Dëshmoj se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, më i dituri nga njerëzit për Zotin e tij, më i njohuri prej tyre me të drejtat e Tij, paqja dhe mëshira  e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi ata që janë drejtuar  me udhëzimin e tij, dhe kanë ecur në rrugën  e tij deri në ditën e fundit të kësaj bote. 

Në vijim.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, dhe adhurojeni Atë  me adhurimin e atij  që e adhuron  Atë sikurë e shikon, përmirson veprat, dhe përkujton  gjithmonë  ditën në të cilën është takimi me Zotin e tij: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju muslimanë! Me të vërtetë ajo se çfarë kërkon dhe përpiqet që ta arrijë besimtari është diturija e dobishme. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e luste Zotin e tij me fjalët duke thënë: “ O Zot të lutem që të më japësh dituri të dobishme.” Dhe me fjalën e tij; “O Zot më bëj dobi me atë që më mësove, dhe më mëso mua nga ajo që më bën dobi, dhe ma shto diturinë.” Nga të dy hadithet ka porosi dhe këshillë se nga Allahu kërkohet vetëm se dituria e dobishme. Sikurëse në këta të dy hadithe ka gjithashtu mësim për umetin që ti drejtohen dhe ti kërkojnë Allahut që tu mësojë atë se çfarë është e dobishme për ta. 

Njeriu nuk mjaftohet me lutjen drejtuar Zotit që ti japë dituri të dobishme, por kërkon më shumë nga ajo dituri, sikurëse Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!” (Ta Ha 114) Apo o Zot më shto diturinë që më mësove apo më dhurove. Allahu xh.sh e ka urdhëruar të dërguarin  e Tij që të veprojë nga të dobishmet nga ato që ai di, dhe nuk e ka urdhëruar që të kërkojë shtesë për diçka tjetër vetëm se për dituri. Ky është një argument i qartë për mirësin dhe dobinë e diturisë, dhe se ajo është puna më e mirë. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka ndaluar në të nxënit e diturisë deri në ditën që i ka ardhur exheli(fundi i jetës së kësaj bote) nga Allahu i Madhërishëm.

O muslimanë! Diturija më e mirë pa asnjë dyshim është dituria për Zotin. Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “Diturija më e mirë është diturija për Zotin, ajo është diturija për Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tij, e cila detyron njeriun në njohjen dhe frikën ndaj Tij, dashurinë dhe respektin për Të, Madhërimin dhe Lartësimin e Tij, Mbështetjen tek Ai, dorëzimin në Caktimin e Tij dhe angazhimin me Të dhe jo në krijesat e Tij. Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Diturija për Zotin të cilën ne synojmë në vetvete është dy llojesh: Njëra nga ato është: Diturija për Të, për vet Zotin, dmth për atë që është përshkruar Ai me Emrat dhe Cilësitë e Tij. Kjo dituri nëse vendoset në zemër obligon frikën ndaj Zotit mepatjetër, dhe se njeriu duhet ta dijë se Allahu ndikon në bindjen e tij ndaj Zotit,  si dhe do ta ndëshkojë për kundërshtimin  e Tij. 

Ndërsa lloji tjetër i diturisë për Zotin : është diturija për rregullat fetare ligjore, si urdhëresat dhe ndalesat, e lejuara dhe e ndaluara.

Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “Diturija për Zotitn është baza e çdo diturije, ajo është baza e diturisë së njeriut për lumturinë e tij, plotësimin dhe përmirsimin e jetës së tij në këtë dynja dhe në botën tjetër.”

Mosmarrja e kësaj  diturije shpije në dëmtim  të kësaj dynja dhe të ineteresave dhe plotësimit të sajtë, dynjasë, ai, njeriu, nuk ka dobi në të dhe do të shkatërrohet. Mësimi i kësaj diturije sjellën lumturinë e njeriut, dhe mosmarrja e sajtë është ndëshkim për të. Nuk ka lumturi dhe mirësi  tek njerëzit vetëm pasi që të kenë njohur  Zotin e tyre, dhe të jetë Ai synimi i kërkesave të tyre, dhe njohja me Të, të vlersohet si drita e syve të tyre. Kur të kenë humbur këtë synim ata janë në gjendjen më të keqe se kafshët, dhe se kafshët bëjnë jetë më të mirë  dhe më të qetë se ata.

O ju musliamnë! Sipas njohjes së Zotit është dhe besimi i njeriut, sa më shumë të shtohet dituria apo njojha për Zotin aq më shumë shtohet besimi i njeriut, dhe sa më shumë që të paksohet ajo paksohet dhe besimi i njeriut. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë më së shumti që e ka frikë Zotin nga ju  jam unë.” Nga kjo thënie e Profeti mësohet  se sa më shumë që të jetë njeriu i fortë në njohjen e Zotit, aq më i fortë është në fenë e tij. Të qenurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më i njohur me Zotin, vërtetohet me të qenurit e tij më i ditur për Zotin se çdo njeri tjetër, dhe sa herë që shtohej diturija e tij për Zotin rritej njohja  me hollësit e Emrave dhe Cilësive të Tij, veprave dhe rregullave të Tij, Madhështisë dhe Lartësisë së Tij dhe çfarë meriton Ai nga Madhështija dhe Bujarija e Tij. 

Nga njohurija dhe diturija e tij për Zotin duke qenë i bindur plotësisht në Zotin, kur rritej njohja e të dërguarit të Allahut për Zotin e tij, shtohej frika dhe devotshmërija e tij ndaj Zotit. Me të vërtetë diturija e plotë detyron dhe obligon frikë ndaj Zotit, sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët,”(El-Fatir 28) Ahmed El Antakiji, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Ai që ka njohuri për Zotin, ka më shumë frikë nga Zoti.”

Ai që ka njohuri për Zotin, Emrat dhe Cilësitë e Tij, veprat dhe rregullat e Tij, ai është që e ka më së shumti frikë dhe respekt  Zotin e tij. Me të vërtetë frika dhe devotshmërija pakësohet me pakësimin e njohjes me Zotin.

O ju muslimanë! Diturija për Zotin dhe adhurimi i Tij janë dy çështje domosdoshmërisht  të pandashme, nuk funksionon njëra pa tjetrën. Këto janë dy çështje që kërkohet dhe duhet të ecin paralel, duke mos u ndarë njëra prej tjetrës, bazuar kjo në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Dije se nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tend.”(Muhammed 19) 

“Dije” është urdhër për të mësuar dituri, dhe se “kërko falje” është urdhër për të vepruar.

Diturija me urdhërat e Allahut është diturija për njohjen e rregullave dhe kufijve të caktuar prej Zotit dhe legjislacionin e fesë së Tij nga të  lejuarat dhe të ndaluarat. Nga ajo se çfarë kërkohet në të vërtetë nga diturija për Zotitn është përfitimi. Njeriu dëshiron që të fitojë kënaqsinë e Zotit dhe ti bindet Atij duke zbatuar urdhërat e Tij. Ai përqafon këtë dituri me qëllim që të pasoj dhe zbatojë urdhërat e Zotit dhe të largohet nga ato që Ai ka ndaluar. Kjo është diturija për çështjet e Zotit që konsiderohet  udhëheqëse dhe drejtuese në diturinë për Zotin. 

E nëse njeriu e kërkon këtë dituri për dikë tjetër veç Allahut, nuk ka dyshim se kjo do të kthehet në dëm të poseduesit të kësaj diturije, sikurëse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që mëson dituri me të cilën nuk ka për qëllim Madhështinë e Zotit, ai nuk e ka mësuar atë vetëm se do të ndëshkohet me të që në këtë dynja dhe se nuk do të shijojë aromën e xhenetin ditën e kijametit.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi,  Ibn Maxhe dhe Ahmedi. 

Euzaiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Një burrë e ka pyetur Ibn Mesudin, Zoti qoftë i kënaqur me të, duke i thënë: “Cila punë është më e mirë?” Ka thënë: “Diturija.” E ka përsëritur pyetjen tre herë dhe për çdo rradhë ai ka thënë diturija, pastaj i ka thënë: “Nuk të vjen  turp, me të vërtetë diturija për Zotin është e dobishme në  punë të pakta apo të shumta qofshin nga ty,  ndërsa mosnjohja (injoranca dhe paditurija) për Zotin nuk të bën dobi në punët e pakëta apo të shumta qofshin.”

Adhurues të Zotit! Sikurëse dihet diturija më e madhe që i bën dobi njeriut në të gjitha situatat është diturija për Zotin dhe për atë që Ai është i kënaqur, dhe se injoranca (padija) më madhe dhe më e dëmshme për njeriun është  injoranca(padija) për Zotin e Madhërishëm dhe për fenë të cilën Ai ka pëlqyer dhe përzgjedhur për robërit e Tij. Ai që e ka ndaluar mendjen e tij në arrijen e asaj që i bën dobi nga dituritë fetare mbi të cilat është ngritur feja e tij dhe adhuron Zotin e tij, ai është nga injorantët, të paditurit, edhe nëse ai është ekselent në shkencat  e kësaj bote. Sepse gjëja më e keqe për njerëzit është të injorojnë atë që u bën dobi dhe nuk i dëmton ata, që i afron tek Allahu i Madhërishëm, ai është besimi dhe bindja ndaj Tij dhe pasimi i të dërguarve të Tij. Për këtë Allahu i Madhërishëm ka lavdëruar diturinë dhe dijetarët, përçmuar injorancën dhe injorantët, duke na lajmëruar se njerëzit e dijes dhe njerëzit e injorancën (padijes) nuk barazohen asnjëherë, kur ka thënë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm njerëzit e mençur i pranojnë këshillat!”(E-Zumer 9) 

Paditurija për Zotin e Madhërishëm, për fenë e Tij, për llogaridhënijen në ditën e kijametit është nga mangësitë më të mëdha që ndikon tek njeriu për të gjetur të vërtetën dhe e shtynë atë drejt të ndaluarave dhe të këqijave. Ai që e ka njohur Zotin njohje të vërtetë, ka besuar në Cilësitë e Tij të plota dhe Fuqinë e Tij,  ka ruajtur besimin e tij nga të bërit shok Allahut në adhurim, me atë besim ai nuk drejtohet  në atë që nuk e ka lejuar Allahu për të. Allahu i Madhëruar ka përmendur grupacione të cilat nuk i binden dhe nuk e kan njohur Atë, Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.”(El-Haxhxh 74) Politeistët nuk besojnë në Fuqinë e Allahut mbi ta, dhe nuk e çmojnë Atë siç duhet dhe siç  Ai e meriton.

O ju muslimanë! Me të vërtetë një  valë e ateizmit ka pushtuar vendet e botës, kanë fitur përkrahës dhe janë forcuar sa që kanë mësyrë vendet e muslimanëve e në veçanti rininë tonë. Ata godasin zemrat e atyre që janë të paditur për Zotin e tyre, që nuk është ngulitur njohja e Zotit në shpirtërat e tyre, që janë të lëkundur në mendjet dhe idetë e tyre, duke qenë lehtë viktimat e para të tyre. Por disa prej tyre kanë arritur në mohimin e Zotit, duke mohuar dhe lënë adhurimet, duke u shkëputur nga jeta e shoqërisë muslimane, praktikojnë “kulturë” të “eksportuar” jo islame, normalisht pa asnjë dyshim mohuese dhe kundërshtuese e kulturës Islame.  

Kjo valë ateizmi, për të mbrojtur dhe përhapur të vërtetën, detyron dhe thërret njerëzit e dijes që të bëjnë detyrën e tyre në përballjen me të, të përpiqen që të mposhtin ata që bartin flamurin e saj duke zbardhur të vërtetat e tyre. Thirësit në ateizëm kujdesen për përhapjen e të kotës së tyre,  tek djem dhe vajza të moshës së vogël në veçanti. Ata frikësohen në përhapjen e tyre tek rinija më shumë se tek çdo moshë tjetër.  Ata nuk ndalojnë në përpjekjet e tyre për përhapjen e ateizmit në të gjitha format dhe mënyrat. Me të vërtetë dëmi i tyre është i madh dhe ndikimi i tyre  është në rritje.

Ajo çfarë ja vlen të përmendet është se qëllimi i ateizmit në themel të tij, tenton që të eleminojë  tek njeriu mendimin në Zot dhe çështjen e besimit apo të fesë, dhe të larguarit nga rruga në të cilën e ka urdhëruar Krijuesi i tij që të ndjeki, besimi. Muslimani e ka për detyrë që të sigurojë dhe të stabilizojë  në veten e tij mendimin dhe kuptimin e besimit në një  Zot të vetëm, sepse në vetvete ajo është njohja e Zotit të Madhërishëm, ajo është baza e fesë, dhe se anashkalimi i çështjes së besimin në një Zot të vetëm, ka çuar në humbje shumë nga muslimanët e thjeshtë.

O ju vëllezër në besim! Në këtë kohë që është  shfaqur kjo valë e ateizmit, duhet që, për disa që nuk e kanë mësuar besimin e saktë dhe që të mos ndikohen nga ato në dobësimin e Madhështisë së Allahut ne vetet e tyre, ti mësojmë ata dhe  të mbrojmë shoqërinë tonë dhe rininë tonë nga ky rrezik i madh, sepse ai është mohim i Zotit të Madhërishëm nga inoranca dhe padija.

Për këtë duhet që tu paraqesim  dhe tu mësojmë hollësitë në  këtë çështje të madhe të  besimit, duke sjellë argumente për Njësinë e Zotit  dhe vërtetimin e  egistencës së Tij. Duke e bërë këtë të qartë dhe të lehtë për njerëzit, duke ua mësuar dhe vërtetuar atyre këtë  besim me qëllim që të jetë e arritshme dhe goditëse për zemrat, duke larguar dyshimet dhe luhatjet në të, dhe duke mos lënë vend për dyshimet dhe thirrjet e njerëzve në humbje.

Roli i njerëzve përmirsues në këtë umet, është që, kur vijnë argumentat dhe ajetet që përkujtojnë Allahun dhe Madhështinë e Tij, të godasin zemrat e njerëzve me  ato ajete. Ndërsa  duke mos i kushtuar  rëndësinë e duhur çështjes së besimin në Një Zot, shpije në shfaqjen e mendimeve ateiste dhe në mohimin e egzistencës së Zotit.  I  Madhërishëm është Allahu.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Zoti kërkoni falje se  me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Disa nga arsyet e lumturisë së zemrës dhe qetësisë së shpirtit

Hutbeja e Dytë

 

Lavdërimet për Zotin i Gjalli i Përhershmi “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës.”( El-Isra 111) 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, nuk ka përfundim Madhërimi i Tij me emrat e Tij të bukur, i përshkruar me Cilësitë e Tij të Larta, Madhështinë e Tij nuk e arrinë iluzioni i njerëzve, llogjika  e tyre, Atij nuk i ngjason diçka. I Madhërishëm dhe i Lartësuar është Ai larg asaj çfarë  i shoqërojnë të padrejtët.

Dëshmoj se zotërija dhe profeti ynë është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, më i miri nga krijesat e Tij, më i njohuri dhe më i dëvotshmi  nga krijesat. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familje dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme deri në ditën e gjykimit. 

Në vijim.

O adhurues të Zotit! Ai që ka njohur Zotin e tij, çfarë gjëje ka lënë pa mësuar?! Ai që nuk ka njohur Zotin e tij, çfarë ka mësuar?! Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “Çfarë gjëje ka mësuar ai që nuk ka njohur Zotin dhe të dërguarit e Tij?! Dhe çfarë të vërtete ka mësuar ai që e ka humbur këtë të vërtetë?! Çfarë diturije dhe çfarë vepre ka arritur ai që e ka humbur diturinë për Zotin dhe të vepruarit sipas kënaqsisë së Tij, rrugën për të arritur tek Ai dhe të punuarit pasi që të arrijë tek Ai?!”

Ato zemra që nuk i lëvizën udhëzimi i njohjes së Zotit të Madhërishëm dhe të Madhëruarit e Tij, me të vërtetë e keqja do ti sundojë dhe do ti thyej ato. Çfarë gjëje dëshiron ajo zemër që nuk ka arritur të njohë Zotit e Madhërishëm?! Nëse njeriu mbytet në jetën e kësaj bote material, dhe largohet nga të përkujtuarit e zemrës së tij me njohjen e Zotit, ai me padyshim do të mbulohet me shqetësime dhe vështirsi, dhe do të largohet nga suksesi por dhe nga të shijuarit e jetës. Çfarë i shijon jetës ai që nuk ka arritur të njohë Zotin e tij, apo nuk i kushton rëndësi rrugës së njohjes së Tij?!

Tek ne është e përcaktuar rëndësija e njohjes së Zotit të Madhërishëm,  në të cilën njeriu gjenë frutet e kësaj njohjeje. Pyetja e rëndësishme që shtrohet për të cilën duhet të  mendohemi dhe duhet që të jemi të angazhuar me këtë pyetje, është se si të arrijmë njohjen e Allahut të Madhërishëm? Përgjigja e prerë dhe e qartë është që të hulumtojmë dhe të studijojmë Kuranin Fjalën e Allahut të Madhërishëm, të jetojmë me Emrat e bukur të Allahut dhe Cilësitë e Tij të Larta, ti mësojmë ata dhe të hulumtojmë, meditojmë  në kuptimet dhe ndikimet e tyre. Të shtojmë sa më shumë adhurimet, në veçanti adhurimin e të medituarit dhe të afruarit tek Allahut i Madhërishëm me të gjitha llojet e tyre.

Adhurues të Zotit! E dimë se njohja e Zotit dhe adhurimet për të, janë synimet tona dhe të njerëzve që kanë për qëllim vizitën e Qabes, vizitorët e shtëpisë së Zotit, haxhinjtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu e ka bërë Shtëpinë e Shenjtë të Qabesë, muajin e shenjtë, kurbanin dhe shenjat e tyre vlera të përhershme për njerëzimin, në mënyrë që ju ta dini se Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.”(El-Maide 97) Allahu i Madhërishëm na ka lajmëruar se ai ka krijuar çdo gjë, ka vendosur shtëpinë e Tij të shenjtë, muajt e shenjtë, kurbanin dhe shenjat e tyre me qëllim që ta mësojnë robërit e Tij se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë, dhe i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, dhe ka thënë: “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Et-Talak 12) 

Këto tregojnë se dituria e njeriut për Zotin e tyre, për Cilësitë e Tij dhe adhurimet Vetëm për Atë  është synimi i kërkuar nga krijesat dhe ky është urdhër. Ai që e ka njohur Zotin dhe e ka vlersuar Atë vlersim të drejtë, e ka Madhëruar Zotin dhe atë që ka madhëruar i Madhërishmi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.”(El-Haxhxh 32) Madhërimi i tyre tregon devotshmërinë dhe vërtetsinë e besimit të tij sepse madhërimi i tyre është pasues i Madhërimit të Allahut të Lartësuar.

Adhurues të Zotit! Nga fjalët që ka përzgjedhur Allahu i Madhërishëm duke vlersuar dhe madhëruar diçka siç  janë muajt e shenjtë, Allahu i madhërishëm ka thënë; “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!”(Et-Teube 36) 

Katër muajt e shenjtë jane, Dhul Kade, Dhul Hixhxhe, Muharremi dhe Rexhepi. Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, në fjalën e Allahut të Madhërishëm  “mos i bëni vetes dëm,” ka thënë: “ Në të gjithë muajt pastaj ka veçuar katër muaj të cilët i ka bërë të shenjta, duke i madhëruar të shenjtat e tyre, i ka bërë gjynahet në këta muaj të mëdha dhe veprat e mira dhe shpërblimet për to më të mëdha.”

Përgëzim për atë që e ka njohur Zotin e tij, madhëron atë çfarë ka madhëruar Allahu, duke vlersuar ndershmërinë e kohës dhe vendit dhe nuk i kalon kufinjtë e tyre dhe nuk vepron punë të ndaluara.

Prandaj përshëndeteni dhe lutuni për atë që ju ka urdhëruar Allahu, Zoti ju mëshiroftë, për mëshirën dhe udhëzimin, mirësinë e njerëzimit i cili na ka treguar dhe njohur ne me Zotin tonë dhe fenë tonë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. familjen e tij, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin a.s familjen e tij, gratë e tij dhe pasardhësit e tij,  siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëroi mohuesit dhe politeistët,  ndihmo robërit e tu që të njësojnë Ty në besim.

O Zot shkatërroi armiqt Tu dhe armiqt e fesë Tëndë.

O Zot atë që do të keqen për ne dhe muslimanët, angazhoje me veten e tij, o Zot bëj shkatrrimin e tij në planifikimin e tij, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot ruaj vendet e shenjta dhe të shenjtat e muslimanëve nga të këqijat e keqbërësve, duart e të pafeve, mashtrimet e ngatrrestarëve, dhe sulmet e armiqve.

O Zot bëje të paqtë, begatë  e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në atdheun tonë  dhe shtëpinë tonë.

O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë i Përhershëm, drejtoje atë drejt të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, që përpiqen në rrugën Tënde, ata që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot të lutemi të jesh ndihmë, mbrojtje, dhe mbështetës për ata.

O Zot na jep dituri në atë që është e dobishme për ne, dhe na bëj dobi nga ajo që na ke mësuar dhe na e shto diturinë, na udhëzo në fjalë dhe vepra të mira.

Lavdërimi është për Zotin e Botrave.

Post Author: endrit