Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 09-05-1447H 31-10-2025 D
Shejh Muhamed Selim
Tema Përmirësimi i umetit është rruga drejt fuqizimit
Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili bëri Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, vulën e të dërguarve dhe bëri umetin, popullin e tij pas tij pasardhës në tokë tokën e Tij, duke e zotëruar dhe e kontrolluar atë, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ai ju ka bërë pasardhës të njëri-tjetrit në Tokë…” (El-En’am 165)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka thënë në librin e Tij, në Kuran: “ (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në Tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” (El-Haxhxh 41)
O muslimanë! Ky është një kusht që Zoti e ka vendosur për sundimtarët dhe për masën e gjerë muslimane, që të urdhërojnë në të mirë, të ndalojnë nga e keqja, t’i ftojn njerëzit që të adhurojnë Zotin e tyre, të falin namazin dhe të japin zekatin.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Udhëtoi midis fiseve arabe, një nga një, duke ju thënë atyre:: “ Thuani se ‘S’ka Zot tjetër përveç Allahut’, dhe do të keni sukses, do të sundoni arabët ndërsa jo-arabët do të përulen para jush. Nëse besoni, do të jeni mbretër në Xhennet.” Kur arabët besuan në të dërguarin e tyre, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, Zoti i fuqizoi ata në tokë, sunduan botën dhe u bënë udhëheqës të popujve. O besimtarë! Me Islam dhe sundimin e tij do të jeni mbretërit e tokës në këtë botë dhe do të jeni mbretërit e njerëzve në Xhenet.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin, bartësin e lajmit të mirë dhe paralajmëruesin, i cili e përcolli mesazhin, sundoi me drejtësi dhe dha lajmin e gëzuara për udhëheqjen, trashëgimin e umetit të tij në tokë pas tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të cilët ndihmuan fenë, dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në Ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! Sahabët në Medine ishin të shqetësuar për sulmet e politeistëve dhe komplotet e hipokritëve, deri sa disa prej tyre u ankuan tek i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për frikën që ndienin për veten e tyre. Një burrë tha: O i dërguar i Zotit, a nuk do të vijë një ditë kur ne do të jemi të sigurt? I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk do të qëndroni gjatë dhe do të vij lehtësimi, derisa një burrë midis jush të ulet këmbëkryq në kuvendin e madh, ku nuk do të ketë hekur mbi të.” Që do të thotë se muslimanët do të jenë në një shtet ku mund të ndihen të sigurt nga jobesimtarët dhe aleatët e tyre. Zoti i Plotëfuqishëm zbriti fjalën e Tij: “ Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë trashëgues (të pushtetit) në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.” (En-Nur 55)
O ju besimtarë! Ky ajet fisnik përmban tre premtime për ju nga Zoti, nga Premtuesi më i Vërtëtë: Premtimi i parë; Ai do t’ju bëjë trashëgimtarë, udhëheqës në tokë. Premtimi i dytë; Ai do ta fuqizojë fenë tuaj midis njerëzve, dhe premtimi i tretë; Ju do të jeni të sigurt pas frikës.
O ju muslimanë! Ky ajet është argument i profetësisë së të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, sepse Zoti i Plotfuqishëm i ka përmbushur tre premtimet e Tij për ju dhe Ai do t’i përmbushë ato për ju në pjesën tjetër të kësaj bote. Prandaj, përgëzoni dhe shpresoni për trashëgiminë, fuqizimin tuaj në tokë.
O adhurues të Zotit! Ky është premtim për të gjithë umetin për të sunduar tokën mbarë nën fjalën e Islamit, sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti më tregoi, më shfaqi të gjithë tokën, e unë pashë lindjen dhe perëndimin e saj, dhe se sundimi i umetit tim do të arrijë atë që më është treguar mua prej saj.”
O besimtarë! Historia jonë Islame e konfirmon këtë trashëgimi për umetin e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Zoti i ka bërë udhëheqës, sundues, ata që ishin para nesh nga umeti i Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, të cilët sunduan vendin mbi tokat dhe i bëri ata njerëz të tij. Pra, ky Levant, Shami, Iraku dhe tokat e muslimanëve janë fryt i premtimit hyjnor për ne, umeti i profetit më të nderuar Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
O muslimanë! Dhe profetësia, pavarësisht se ishte profetësi, përmbushi premtimin e Zotit për trashëgimi. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte profet, i dërguar, sundimtar dhe imam, udhëheqës.
O ju muslimanë! Mos mendoni se sundimi juaj në tokë do të thotë siguri e plotë për ju, ose parandalim nga vrasja. Muslimanët, përpara se Zoti t’i bënte udhëheqës dhe t’i fuqizonte, dhe pasi i fuqizoi duke i bërë sundues në tokë, mbeten në një gjendje konflikti, ndonjëherë fitimtarë dhe ndonjëherë sprovohen me vrasje, robëri dhe plagë. Ata ishin fitimtarë në Bedr dhe u plagosën në Uhud. Po kështu, në historinë tonë Islame ka shumë dëshmi të asaj që themi, por përfundimi i mirë është për besimtarët.
O musimanë! Nga shembujt e premtimit të Zotit për zëvendësimin e frikës me siguri është se i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, u tha shokëve të tij: “Për Zotin, Zoti me siguri do ta përfundojë këtë çështje, përhapi fenë e Tij, derisa kalorësi, udhëtari, të udhëtojë nga Sana’a në Hadrameut duke mos pasur frikë tjetër përveç Zotit dhe ujkut për delet e tij, por ju jeni të paduruar, nxitoheni.” Ky premtim është përmbushur, derisa kalorësi udhëton nga Sana’a për në Hadrameut dhe më tej, i sigurt në tokat e muslimanëve.
O besimtarë! Premtimi i Zotit për ju për udhëheqje, fuqizim dhe për zëvendësim të frikës me siguri kërkon që ju të merrni shkakun e parë të saj, që është bindja ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë…” (En-Nur 54) Udhëzimi drejt këtyre tre premtimeve mund të arrihet vetëm nëpërmjet bindjes suaj ndaj Zotit të Plotfuqishëm.
O ju muslimanë! Sundimi juaj në tokë nganjëherë zgjatet dhe nganjëherë tkurret, e kjo është ligjshmëria e Zotit në të. Por shenjtëria e umetit tonë do të mbetet e përhapur në mesin popujve, të cilët kërkojnë miratimin dhe paqen tuaj për sa kohë që të karakterizoheni nga drejtësia dhe përmirësimi. Ky është sundimi i plotë për ju në tokë. Ju ishit në Andaluzi, ndërsa sundimi juaj me Islamin u zgjerua atje, pastaj u tkurr, por shenjtëria juaj mbeti dhe do të mbetet derisa Zoti të sjellë urdhrin e Tij.
O besimtarë! O adhurues të Zotit! Andaluzia është shembull nga shembujt e sundimit tuaj në tokë, ndonjëherë duke u zgjeruar dhe ndonjëherë duke u tkurrur. Provat e historisë janë të shumta, e tkurrja e sundimit tuaj në dekadat e kaluara është shembull përmes të cilit po përjetoni dhe do e përjetoni përmes zgjerimit të sundimit tuaj në kohën që vjen. Çdo sprovë për ju pasohet nga lehtësimi, dhe çdo frikë që ju bie pasohet nga siguria dhe paqeja, dhe çdo rrethim, izolim i fesë suaj me të gjitha mjetet do të rezultojë në përhapjen e kësaj feje, të cilën Zoti i Plotëfuqishëm ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet.
O muslimanë! Një nga këto tre premtime është se Zoti do ta largojë politeizmin dhe hipokrizinë nga ky umet. Nëse në të lind frika ose shfaqen figura hipokrite në mesin e tij, ky është një fenomen i përkohshëm, nuk do të zgjasë shumë, dhe pastaj do të marrë fund. Umeti ynë ka përjetuar tashmë periudha frike dhe raste të tjera hipokrizie, pastaj ato u tretën siç tretet kripa në ujë. Islami sundoi dhe qëndroi, Islami sundoi dhe mbizotëroi.
O ju adhurues të Zotit! Forconi besimin tuaj në Zot dhe përkthejeni atë në vepra të drejta. Këto janë dy kushte që Zoti ka vendosur për përmbushjen e tre premtimeve të Tij për ju. Përmbushni këto dy kushte në mënyrë që Zoti të mund të përmbushë premtimin e Tij për sundim, për fuqizimin e fesë suaj dhe për sigurinë pas frikës që po përjetoni. Mos doni asgjë tjetër përveç Zotit, mos jini hipokritë në adhurimin tuaj, mos jini hipokritë, mos e përzieni drejtësinë me korrupsionin, jini të drejtë dhe mbushni jetën tuaj me vepra të mira. Përmbushini të gjitha këto në jetën tuaj në mënyrë që të arrini premtimet e Zotit për ju që të gjeni lumturi në këtë botë dhe të kënaqeni në botën Tjetër, Ahiret.
O ju besimtarë! Zoti e ka bërë të qartë për sundimtarëve përmes të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se si duhet të sillen me çështjet e nënshtetasve të tyre dhe me jomuslimanët. A u kanë kushtuar vëmendje sundimtarëve këtyre çështjeve? Cili është statusi i nënshtetasve të tyre në lidhje me ta? Si është sjellja e tyre me jomuslimanët? A janë ato ashtu siç ua ka shpjeguar dhe sqaruar atyre i dërguari?
Nga Ebi Zura’tu tregohet se Velid Ibn Abdul Maliku i ka thënë: “A mund të gjykohet Kalifi, prijësi, kur ti e ke lexuar Kur’anin dhe e ke kuptuar atë?” Ai i ka thënë: “O prijësi i besimtarëve, a ti je më i nderuar nga Zoti apo Daudi?” Zoti i Plotfuqishëm ia bashkoi atij profetësinë dhe kalifatin, udhëheqjen, pastaj i premtoi në Librin e Tij, Kuran duke i thënë: “O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë.”(Sad 26) Nëse udhëheqja është nën kërcënimin e Zotit, nëse nuk sundon sipas asaj që Zoti ka shpallur, atëherë çfarë ndodh me ata që janë poshtë tij dhe kanë pushtet mbi njerëzit duke sunduar mbi ta?
O muslimanë! O besimtarë! Dije se Zoti i Plotfuqishëm dhe Madhështorë, nuk nxiton të të sjellë të keqen ose të të ndëshkojë, por Ai i Madhërishmi është i Duruar, i Butë me ju. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. Me të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për ata që (e) adhurojnë (Allahun). Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’ 105-107) Ju jeni të drejtët, të mirët, dhe ju jeni adhuruesit, për të cilët Zoti ka përcaktuar sundimin e njerëzimit me Islamit, në mënyrë që të jeni mëshirë nga Zoti për ta dhe nëpërmjet tyre. E gjithë kjo është shkruar në Zebur dhe në Kuran.
O Zot, na bëj nga robërit e Tu të drejtë! O Zot, na bëj nga e Tu të devotshëm! O Zot, na bëj nga robërit e Tu që i përmbahen fesë! O Zot, të lutemi të jesh me ne në çdo kohë!
Adhurues të Zotit! Vërtetë Zoti nuk i përgjigjet lutjes së një zemre të shkujdesur, të pavëmendshme, neglizhente.
Prandaj, luteni Zotin duke qenë të bindur në përgjigje!
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili solli të dërguarin e Tij me udhëzim dhe fe të vërtetë,për ta bërë atë mbizotëruese mbi të gjitha fetë e tjera.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. Ai është që thotë të vërtetën, ka thënë: “Është Ai, që ju ka bërë trashëgimtarë në Tokë. Kush nuk beson, do të mbajë barrën e mohimit të vet. Mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm urrejtje para Zotit të tyre; mosbesimi u sjell atyre vetëm humbje.”(El-Fatir 39)
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i cili ka dhënë lajmin e gëzuar duke thënë: “Zoti do vazhdojë të mbjellë në këtë fe farë të cilën do ta përdorë në bindjen ndaj Tij deri në Ditën e Kijametit.” Feja Islame është e përjetshme, rrënjët e saj janë të forta dhe degët e saj do të japin fryte qoftë dhe pas njëfarë kohe. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dashurin e dalluar, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, dhe ata që i pasojnë në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Në vijim
Kalifi i parë i drejtë, Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, e mori kalifatin, udhëheqjen si amanet, me të cilin do të mbështeste të dobëtit dhe do t’i frenonte ata që donin të ndërhynin në fe.
Faruku, i drejti, Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, nuk pranoi që një mushkë të pengohej në tokat e muslimanëve për sa kohë është qeni e gjallë dhe furnizohet derisa t’i hapte, përmirësonte rrugën.
Othman Ibn Afani, Zoti qoftë i kënaqur me të, nuk ka gjetur qetësi derisa botoi Kuranin dhe bashkoi muslimanët rreth tij.
Ndërsa Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të, ishte një kalorës i së vërtetës i cili kishte hypur në kalin e drejtësisë.
Mos të pyesim për kalifin Omar Ibn Abdul Aziz, i cili urdhëroi mbledhjen e Sunetit në një regjistër të vetëm dhe i premtoi çdo muslimani një punë që i përshtatej, një shtëpi për të jetuar, një grua për t’u ndjerë rehat me të dhe një kafshë udhëtimi për ta çuar kudo që të dëshironte.
O ju besimtarë! Ky është administrimi, sundimi në tokë dhe këto janë frytet e tij: Një Kuran dhe një sunet profetik që i qeverisin njerëzit me drejtësi dhe barazi, paqe dhe mirësi. Nën hijen e tij, as muslimanit dhe as jobesimtarit nuk i bëhet padrejtësi, as njeriut dhe as kafshës nuk i bëhet dëm, asnjë hipokrizi, tradhti apo apostazi nuk lejohet të lulëzojë. Dinjiteti njerëzor nuk shkelet, nuk ka plaçkitje, as grabitje, as përdhunim. Nderi mbrohet, gjaku ruhet dhe pasuria mbrohet. Sepse, sundimi juaj i tokës do të thotë që ju jeni një komb, i dallueshëm nga kombet e tjera; shqetësimet tuaja janë një, dhe aspiratat tuaja janë një. O Zot, bëji tokat e muslimanëve të sigurta me sigurinë Tënde, të nderuara me fuqinë Tënde, të mbrojtura nga ligji dhe feja Jote, të qeverisur me Librin Tënd dhe sunetin e të dërguarit Tënd. O Zot, bashko radhët e tyre dhe unifikoi ata nën udhëheqjen e një njeriu të drejtë që i udhëzon drejt asaj që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur.
O ju muslimanë! Kthehuni te Libri i Zotit, Kurani, dhe suneti, kapuni fort pas tyre dhe çlirohuni nga adhurimi i shejtanit, dëshirat dhe dyshimet. Të gjitha këto nuk janë të përshtatshme për t’i marrë me vete ndërsa vazhdoni drejt platformës së qeverisjes me këtë fe, aty ku do të ndiheni të sigurt dhe nuk do të keni frikë, do t’i udhëzoni njerëzit të adhurojnë Zotin e tyre dhe nuk shkatërrohen.
O adhurues të Zotit! Nëse sundimi i Isait, i biri i Merjemes, mbi ju me Islam për dyzet vjet është i vërtetë dhe pa dyshim, nëse Imam Mehdiu është profeci, përgëzim i të dërguarit tuaj për të sunduar me Islamin disa vjet para Isait, me të vërtetë sprovat dhe fatkeqësitë që ju ndodhin janë vetëm prelud i një agimi të ndritshëm të kësaj feje, jo vetëm për ju, por për të gjithë njerëzit. Ajo që ju ndodh është nga dashuria e Zotit për ju për t’ju ngritur në gradat më të larta tek Ai. Ndërsa ajo që ju ndodh nuk është hakmarrja e Zotit ndaj jush, as nuk është ndëshkim për gjynahet tuaja. Kjo është thënia e dijetarëve të këqij, injorantë dhe hipokritë. I dërguari juaj, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i cili është krijesa më e mirë tek Zoti, dhe shokët e tij, të cilët janë më të mirët e njerëzve në kohën e tij dhe pas tij, u sprovuan rëndë nga Zoti, u torturuan dhe u persekutuan. A ishte e gjithë kjo nga dashuria e Zotit për ta, apo hakmarrje ndaj tyre dhe ndëshkim? Pa tjetër që jo, i Lartësuar është Ai!
O muslimanë! Kur doni të hani ushqim të shijshëm e vendosni në zjarr derisa të gatuhet. Nëse zjarri e prek për një periudhë kohore gatuhet dhe bëhet i shijshëm për t’u ngrënë. Ky është një shembull i thjeshtë i asaj që ju ndodh dhe çfarë zbret mbi ju nga llojet e ndryshme të sprovave. Zjarri i fatkeqësive, sprovave dhe mundimeve është vetëm për njerëzit e Zotit dhe të zgjedhurit e Tij nga radhët e besimtarëve të sinqertë dhe të duruar. Pjekja e lehtësimit tuaj është afër, në mënyrë që të ktheheni si pasardhës të Zotit midis njerëzve, që të gjykoni me fenë e drejtësisë, me Islamin, nën hijen e të cilit i gjithë njerëzimi do të jetë i lumtur. Prandaj, përmirësoni zemrat tuaja dhe vendosini ato pranë Aksasë tuaj, në lutje, adhurim, përkujtim dhe madhërim, lavdërim. Aksa është e juaja, vend udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit është i juaji, Zoti është Ruajtësi dhe Sunduesi juaj.
O Zot, shpëto të shtypurit në tokat e muslimanëve. O Zot, shpërndaj grupet e hipokritëve. O Zot, mos i jep pushtetin mbi muslimanët asnjë të pabesi, hipokriti apo tradhtari. O Zot, përmbush mirësitë e Tua mbi xhaminë tonë Aksa. O Zot, plotëso mbi Kudsin tonë stolitë e tij. O Zot, përmbush udhëtimet tona drejt shtëpisë Tënde të shenjtë, Kuds.
O Zot, na ndero me bindje ndaj Teje, na jep fitoren duke sunduar, gjykuar sipas sheriatit, legjislacionit Tënd. O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, me mirësinë Tënde ngri lart fjalën e së vërtetës dhe fenë. O Zot, mbulo të metat tona, na jep siguri nga frikërat tona. O Zot, forco zemrat tona, na mbro me mbrojtjen Tënde, largo nga ne sprovat, fatkeqësitë dhe mundimet. O Zot, mundëso lirinë e të burgosurve dhe pengjeve, mundëso shlyerjen e borxheve nga borxhlinjtë dhe dërgo shërimin Tënd mbi të sëmurët dhe të pikëlluarit.
O Zot, na fal ne, prindërit tanë dhe ata që kanë të drejta ndaj nesh. O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, të vdekurit, dhe na mundëso që përfundimi ynë të jet me vepra të mira.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë e Ai do ju japë më shumë, kërkoni prej Tij sepse Ai ju jep.
Ti që fton për namaz, fto në namaz!
“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj