Shikimi i Zemrës – Meka 21.06.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

18-10-1440 H   21-6-2019 D

Shejh Fejsal  Gazavi       Shikimi i Zemrës

Me të vërtetë lavdërimet janë për Allahun, Atë e lavdërojmë, dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë, Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqijat e veteve tona dhe nga punët tona të këqija, atë që ka drejtuar Allahu, s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Allahut.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, paqja e Allahut qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta për të. Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, me të vërtetë frika ndaj Allahut është dritë dhe udhëzim, shpëtim dhe fitore. “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.” (El-Enfal 29)

 O ju muslimanë! Është e ditur se çdo besimtarë e di  se ka ndryshim në mes njohjes dhe shikimit, shikimi me sy ështëpër  gjërat e dukshme, ndërsa njohja shikon të vërtetat e tyre apo brerndësin e gjërave. Adhurues të Zotit, kjo sepse shikimi është të parit apo të njohurit nëpërmjet  syrit, me të cilin shikon njeriu. Ndërsa njohja është dritë që e vendosën Allahu xh.sh në zemër me të cilën udhëzohet njeriu. Nëpërmjet sajë njeriu njeh Zotin e tij, njohje të saktë. Me të ai bën dallimin në mes të vërtetës dhe të kotës, mëson me të rrugën e vërtetë dhe të drejtë,  vendin drejt të cilit drejtohen të gjithë njerëzit. Ky është dallimi i vërtetë në mes këtyre dy shikimeve nga syri dhe zemra, njohjen nuk e posedon dikush tjetër veç besimtarit, ndërsa të tjerët e kanë humbur atë. Atyre u ngatarrohen çështjet, dhe nuk kanë aftësi që të dallojnë të vërtetat e gjërave, apo të njohin vlerat e tyre, dhe të vlersojnë më të mirën e tyre.

O ju muslimanë! Njohja është një mirësi të cilën duhet që njeriu ta ruaj mirë, dhe ta mbrojë atë nga e keqja. Urdhërat fetar kanë ardhur të qartë që të ruajmë shikimin, dhe ndalemi nga  shikimi i të ndaluarës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata.” (En-Nur 30-31) 

I dëerguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka porositur Aliun, Zoti qoftë i kënaqur me të, me fjalën e tij duke i thënë: “ O Ali, mos e paso shikimin me shikim, sepse i yti është shikimi i parë, ndërsa shikimi tjetër nuk është i yti.” Hadithin e kanë trasmetuar Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Mbrojtja e shikimi dhe ruajtja e tij nga ajo që e ka ndaluar Allahu, siguron njohjen dhe shikimin e zemrës së sinqertë dhe të ndershme.  Një nga të parët tanë, selefët, ka thënë: “ Ai që e ka mbrojtur shikimin e tij nga të ndaluarat, dhe e ka frenuar veten e tij nga epshet, duke bindur veten e tij për vazhdimsinë e mbikqyrjes, dhe pasimin e synetit, duke edukuar veten e tij në ushqimin e të lejuarës, ai nuk e humbën atë që ka vepruar.”

Prandaj dhe thonë: Me të vërtetë njeriu nëse i është dhënë pas shikimit me sy është verbuar me shikimin apo njohjen me zemër. 

Allahu i Madhërishëm ka përmendur historinë e popullit të Lutit dhe atë më çfarë i goditi Allahu ata, dhe më pas ka thënë: “Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.”(El-Hixhr 75) Ata janë që kanë shpëtuar nga shikimi i të ndaluarësh dhe e keqja. Shejhul Islami, Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm e shpërblen robin e Tij për atë që ka vepruar, ai që e ka mbrojtur shikimin e tij nga ajo që i është ndaluar, Allahu ja kompenson me më të mirë, duke i dhënë dritën e shikimit njohjes së të vërtetës së tij, duke i hapur atij portat e veprave të mira dhe mirësit.”

O muslimanë!  Sa janë nga ata që u janë dhënë dy sy dhe shikojnë, por kanë zemër të vërbër dhe nuk shikojnë dhe nuk njohin ?! Nuk i bën dobi shikimi i tij nëse nuk ka në të njohje. 

Sa nga  të verbërit janë privuar nga drita e syve, por ata janë posedues të shikimit me zemër, nuk i dëmton ata humbja e shikimit të syve, sepse Allahu i Madhërishëm ua ka  kompensuar ata duke u dhuruar dritë në zemrën e tyre.

Tregohet se Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, pasi që ka humbur shikimin e tij ka thënë: “ Nëse Allahu i Madhërishëm ka marrë dritën e këtyre të dyve, syve, në gjuhën dhe në zemrën time ka dritë.”

Humbja e shikimit është ndëshkim nga Allahu i Madhërishëm për robin e Tij pa asnjë dyshim, por atij i është dhënë një premtim i mirë, nëse ka bërë durim përballë këtij ndëshkimi apo fatkeqsije.

Tregohen se Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur më të, se ka thënë se e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë: nëse e ndëshkoj robin tim me ato të dy, dhe ai ka bërë durim, ja kompensoj ato të dy me xhenet,” (dmth dy sytë) Hadithin e transmeton Buhariu.

Fatkeqsi nuk është humbja e shikimit, por fatkeqsi është humbja e njohjes, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (El-Haxhxh 46)  

Verbimi i vërtetë është të vërbuarit e zemrës. Humbja e njohjes apo verbërija e zemrës të bën që të  largohesh  nga bindja, përkujtimi dhe adhurimi ndaj Allahut, a ka dënim më të rëndë, sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha 124)

Pa njohje njeriu nuk ka as fuqi dhe as vlere, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne kemi paracaktuar për Xhehenemin shumë xhinde dhe njerëz, sepse ata kanë zemra, por nuk kuptojnë, kanë sy, por nuk shohin dhe kanë veshë, por nuk dëgjojnë.” (El-A’raf 179)

Njeriu i verbër me zemër, jeton në këtë botë duke u përplasur sikurë ai që ecën në një rrugë që nuk ja di drejtimin e sajë dhe as që e di se si të orientohet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A është më i mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?” (El-Mulk 22)

O muslimanë! Për njohjen ka tre shkallë, ai që i ka plotësuar ato e ka plotësuar njohjen; Njohje me Emrat dhe Cilësitë  e Zotit, njohja e të urdhëruarit dhe të ndaluarit, dhe njohja e premtimit dhe përmbushja e tij.

Njohja me Emrat dhe Cilësitë e Zotit, ka të bëjnë me njohjen e Zotit nga  njeriu, njohje të saktë për mes Emrave dhe Cilësive të Tij të larta. Kjo  e bën njeriun të qëndrojë në rrugën e drejtë të Zotit, Allahu i Madhërishëm është Ai që i ka plotësuar fjalët e Tij, me sinqëritet dhe drejtësi, ku ka dashur që cilësit e Tij të jenë të ngjashme dhe të përafërta me cilësitë e krijesave të Tij. Ai i ka përshkruar krijeset e Tij me drejtësi dhe dhembshuri, mirësi dhe vlersim, Ati i takojnë Mirësitë dhe çdo çështje, të Tij janë pushtetet dhe për Atë janë lavdërimet, Madhërimi  dhe Lartësimi, Ai është i Pari nuk ka para Tij asgjë, i Fundit nuk ka gjë pas Tij, i Dukshë që nuk ka mbi të asnjëgjë, i Padukshëm se arrijn Atë shikimi i asnjëgjëje, Emrat e Tij ja të gjithë lavdërime dhe Madhërime, cilësitë e Tij janë cilësi të plota që tregojnë Madhështinë e Tij, veprat e Tij janë urtësi dhe mëshirë, përmirsim dhe drejtësi. Çdo gjë që ka krijuar janë treguese dhe argumentuese të Tij, dhe udhëzim për atë që i shikon me syrin e zemrës apo njohjes. Nëse adhuruesi ka njohur Zotin e tij, i frikësohet dhe Atij i drejtohet me lutje, e adhuron dhe e madhëron Atë, njeriu nuk bëhet mendjemadh, dhe ecën gjithmonë me mendimin se atë nuk e  vëzhgon në  vazhdimsi dikush tjetër sikurëse   Krijuesi i tij i Madhërishëm, apo ti friksohet dikujt tjetër sikurëse i frikësohet Zotit të tij të Madhërishmit. Shumë nga të metat, dobësit dhe humbjet me të cilat njerëzit largohen nga  Allahu i madhërishëm është se ata nuk e kan njohur Zotin e tyre me njohje të vërtetë që përputhet me Madhështinë dhe Fuqinë e Tij, por kanë tentuar për ta njohur dhe kanë humbur duke qenë të mangët në dije.

Sa i përket njohja në urdhërim në të mirë dhe ndalim në të keqe, me të arrihet njohja e vullnetit të Zotit të Madhërishëm, njeh kufirin e tij dhe e respekton atë, poseduesit e tillë sigurojnë  ndjekjen e  rrugës së drejtë, dhe të devotshmërisë. Në mënyrë të tillë njeriu arrin të zbatojë apo plotësoj adhurimet e tij për Zotin, duke mos pasur në zemrën e tij grimcën e dyshimit të kundërshisë të asaj që ka caktuar, urdhëruar, apo ndaluar Allahu i Madhërishëm për të. I tillë është në caktimin dhe kaderin e tij, njeriu dorëzohet apo pranon urdhërin dhe caktimin fetar, dhe urdhërin e Krijuesit dhe të Caktuesit.

Ndërsa njojha e premtimit dhe mbajtja e tij, do të thotë që njeriu të dëshmojë egzistencën e Allahut para çdo njeriu që përballet në të mirë dhe në të keqe, në befasi ose në shpejtësi, në vendin e veprave dhe në vendin e shpërblimeve. Në të vërtetë ai i është përgjigjur kërkesës hyjnore. Ai e përshkruan apo e mendon shtëpinë e botës tjetër me hollësitë të cilat na ka lajmëruar Allahu i Madhërishëm për të, sikurë ai ai e shikon atë, dhe punon bazuar në këtë që ai ka njohuri apo shikim që i është shfaqur në zemrën e tij. Ja shtroj vetes së vet rrugën, duke njohur se çfarë do të këtë në të ardhmen e tij, dhe fillon që të punoj për këtë ditë, duke u përgaditur për takimin me Zotin  e tij të Madhërishëm.

Adhurues të Zotit! Njohja apo diturija e besimit, ndryshon jetën e njeriut, Allahu i Madhërishëm thotë: “A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit)?! Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu!” (Ez-Zumer 22)

Allahu i Madhërishëm thotë gjithashtu: “ A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!” (El- En’am 122)

Vëllezër në besim ! Ai është është furnizuar me njohje besimi ka jetuar një jetë të lumtur, i bindur në Zotin e tij, në ndihmën e Tij, mëshirën e Tij, në suksesin e Tij, në drejtësinë e Tij. Shqetësimi i tij është që të jetë në rrugën e drejtë të Zotit, dhe në drejtimin e vërtetë. Allahu i Madhërueshëm e ka dëshmuar këtë tek disa njerëz të zgjedhur nga krijesat e Tij, nga ata që u është dhënë njohja kanë kaluar jetën e tyre në këtë gjendje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës.” (Sad 45) dmth njohje në fenë e Allahut të Madhërishëm me të cilën mësohet dhe ruhet e vërteta.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju , Ai me të vërtetë është falës mëshirues.

 

LEXO  O Zot, na jep dituri që na bën dobi - Meka 12.07.2019

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet për Zotin që ndriçoj me besim zemrat e të dashurve të Tij, dhe  mbushi me devoshmëri shikimin e të përzgjedhurve të Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai meriton Madhërime dhe Lartësime. Dëshmoj se zotërija dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, thirrës në kënaqsinën e Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, shokët dhe përkrahësit e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta. Në vijim.

O ju muslimanë! Me të vërtetë të zgjedhurit nga krijesat janë ata që u është dhënë njojha shikimi, të cilët e kanë njohur të vërtetën me argumentet e tyre, duke i parë të vërtetat e tij. Ata janë që garantojnë këto argumente në kohën e përhapjes së të dyshimtave, falë bindjes së qëndrueshme që kanë në zemrat e tyre,  duko mos u luhatur nga të dyshimtat që përhapen me përshtjellimin e çështjeve, që ndikojnë tek shumë nga njerëzit. Ai që ka humbur shikimin e zemrës, e ka të vërtetën para por nuk e pason atë, nuk punon sipas sajtë. Vazhdon në ndjekjen e të kotës, duke qenë në të dhe thirrur në të natën dhe ditën. Ata nuk ndjenë keqardhje për këtë. Ai e ka humbur, i janë përzier gjërat, tashmë ai nuk i dallon të dobishmet nga dëmshmet, nuk  dallon të mirën nga e keqja. Ai nuk gjykon nga legjislacioni i Zotit, por atë e gjykojnë ndjenjat dhe epshet e tij. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po kuptoni?” (El-Xhathije 23)

Adhurues të Zotit! Me të vërtetë përkujtimi dhe rëndësija e njohjes apo shikimit me zemër të fesë, është nga çështjet e domosdoshme për të cilat kemi nevojë sidomos në kohën e shtimit të fitneve dhe të vështirsive. Sa nga popujt kanë rrëshqitur duke qenë në pozita vërtetë të mira, duke humbur qëndrueshmërinë. Sa popuj janë mbytur në ngjyrat e të dyshimtave, dhe nuk kanë arritur të shpëtojnë sepse u ka munguar kjo njohje dhe ky shikim. 

Për këtë arsye, çdo njeri që dëshiron të mirën dhe suksesin e vetes së tij, duhet të mundohet të gjejë dhe arrijë shkaqet e njohjes apo shikimit, dhe të largohet nga ato që e bëjnë të humbin këtë njohje, shikim. Shkaku më i madh që mundëson arritjen e njohjes është frika ndaj Zotit të Madhërishëm në fshehtësi dhe hapur, sikurëse vet Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt:” (El-Enfal 29) Më të vërtetë ai që i frikësohet Allahut, furnizohet me suksesin e njohjes së të vërtetës nga e kota, ky është shkaku i shpëtimit dhe suksesit të tij, duke i zgjidhur të gjitha çështjet e kësaj dynjaje,  lumturinë e tij në ditën e kijametit, dhe falja e gjynaheve të tij.

E kundërta e devotshmërisë është të bërit dhe të ngarkuarit me gjynahe, duke e zemëruar dhe kundërshtuar Allahun e Madhërishëm me të ndaluarat e Tij, duke mos u turpëruar prej Madhështisë dhe Lartësisë së Tij. Këto janë nga shkaqet që ndikojnë në humbjen e shikimit apo verbimit të zemrës.

Nga shkaqet më të rëndësishme në fitimin e shikimi apo njohjes është vazhdimsija në përmendjen e Allahut të Madhërishëm. Përmendja e Allahut garanton jetën e zemrës. Nga përmendjet më të ndershme të Allahut është leximi i Kuranit, kuptimi dhe hulumtimi në të. Nga dobitë më të mëdha nga drita e Kuranit është ndriçimi që i bën ai njohjes apo shikimit të zemrës. Nga shkaqjet e humbjes së njohjes është neglizhenca apo moskujdesi në përmendjen e Allahut, me të vërtetë ajo shpie në ngatërrimin e çështjeve sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.” (El-Kehf 28)

Nga shkaqet më të rëndësishme në humbjen e shikimit, verbimit të zemrës, ëshë të vepruari me  atë që ka ndaluar Allahu, dhe duke e kaluar kufirin që ka Caktuar Allahu në fenë e Tij. Mos ndjerja fajtor dhe keqardhje kur kalon kufijtë në të drejtat e Zotit që Ai ka vendosur dhe privuarit prej tyre kur përfundojnë, këto marrin shikimin e zemrës e verbojnë atë. 

Në kryet të të gjitha këtyre shkaqeve  është suksesi dhe frymëzimi i Allahut tek njeriu, dhe udhëzimi i Tij, duke ndriçuar me dritën e Tij në zemrën e njeriut, kjo është nga mirësitë e Allahut, ja jep atij që Ai dëshiron. Ai që e ka pasur këtë të mirë të njohjes duhet lutja tek Zotit për qendrueshmëri , vazhdimsija në këtë është nga shkaqet më të rëndësishme në arritjen e njohjes apo shikimit, dhe udhëzimit në të vërtetë.

Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin e zgjedhur sikurëse ju ka urdhëruar për këtë Allahu i Madhërishëm kur ka thënë:  “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të . O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. gratë, pasardhësit dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , o Zot bekoje Muhamedin a.s  gratë, pasardhësit  dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët. Ndihmoji besimtarët e vërtetë që të njësojnë Ty. Shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë.

O Zot atij që do të keqen për ne, dhe vendit tonë angazhoje atë me vehten e tij, dhe mbyte atë në urrejtjen e tij, bëj planet e tij shkatërrim për të, o dëgjuesi i lutjeve .

O Zot ruaj vendet e shenjta tonat, vendet e shenjta të muslimanëve nga të këqija e vepërkëqinjve, dhe atyre që thurin plane dhe intriga, dhe nga sulmet e armiqve. 

O Zot bëje vendin tonë të paqtë, sigurtë dhe begatë dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendin tonë dhe në shtëpitë tona, 

O Zot përmirso kujdestarët e çështjeve tona. Bëje  kujdestarin e çështjeve tona nga ata që të frikësohen, të binden, dhe të jenë  devotshëm ndaj Teje.



O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjës tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat o i Gjalli i Përjetshmi,  drejtoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

Të lutemi o Zot të jeshë me vellëzërit tanë  të dobët, ata që janë në luftë në rrugën tëndë, me ata që janë në kufinjë. O Zot ndimoju, letësojua dhe qartësojua atyre.

O Zot na furnizo me njohje në fenë tonë, dhe na bëj  nga robërit që të frikësohen Ty. 

Ngrihuni për në namazin tuaj, Zoti ju mëshiroftë.

 

Post Author: endrit