Shqetësimi dhe kujdesi i të dërguarit të Allahut për umetin

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      19- 06-1446  H   20-12-2024 D

Shejh Mahir El Muajkili  

Tema  Shqetësimi dhe kujdesi i të dërguarit të Allahut për umetin

Lavdërimet janë për Zotin. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën shpresojmë shpëtimin nga dënimi i zjarrit të Xhehenemit.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij, zotëria i të parëve dhe të fundit, Zoti i  tij e dërgoi me udhëzimin dhe me fenë e vërtetë për të gjithë njerëzit mbarë, dhe ka thënë: “ Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’107) Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe bashkëshortet e tij, mbi shokët e tij të parët e të mirëve,  mbi ata që u mjaftuar me pasimin e tij dhe ringjalli  traditën e tij deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Frikësojuni Allahut sa të mundeni dhe kapuni pas synetit, traditës së të dërguarit tuaj, përmirësoni marrëdhëniet në mes njëri-tjetrit, kujdesuni për bashkimin e fjalës tuaj që të fitoni kënaqësinë e Zotit tuaj. “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.” ( Lukman 33)

Popull musliman! Vërtetë misioni i të dërguarve është që të thërrasin njerëzit për tek Zoti i Plotfuqishëm, të përcjellin mesazhin dhe të qartësojë, shpjegojnë legjislacionin, sheriatin. Ata janë dërguar predikues të së mirës dhe udhërrëfyes për njerëzit, përgëzues të atyre që i binden Zotit  për shpërblime të mëdha dhe dhurata të bollshme, paralajmërues të atyre që nuk i binden Zotit për dënim të rëndë dhe për përfundim të keq. “(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira dhe paralajmërime, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë argument kundër Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” (En-Nisa’ 165) Ndërsa i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vula përmbyllëse e të dërguarve dhe zotëria i gjithë njerëzimit, përcolli mesazhin, përmbushi emanetin, këshilloi umetin dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të sinqertë deri sa i erdhi afati i ndarjes nga kjo botë prej Zotit të tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thirrur umetin, popullin e tij natën dhe ditën, në fshehtësi dhe hapur. Ai nuk linte asnjë mundësi, apo rast pa e shfrytëzuar për të përcjellë thirrjen e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shkonte tek idhujtarët në tregjet e tyre dhe në tubimet e tyre, i ftonte ata për tek Zoti i tyre, duronte përballë mundimeve të tyre, ndaj refuzimeve dhe kundërshtive të tyre. Në Musnedin e Imam Ahmedit, nga hadithet e Xhabirit, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qëndruar për dhjetë vite duke ndjekur njerëzit në shtëpitë e tyre, në Meusim, në Mexhenete në Ukaz dhe në shtëpitë e tyre në Mina, duke ju thënë: “ Kush më ndjek dhe më përkrahën mua,   që të përcjell mesazhet e Zotit tim, e ai do të ketë Xhenetin. Por ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  nuk gjeti askënd që ta ndihmojë dhe ta përkrahë.”

O besimtarë! I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kishte shpresën që bartej në mëshirën dhe dhembshurinë e tij, në mënyrë që njerëzit të kenë një jetë të mirë në këtë botë dhe lumturi të përhershme në botën Tjetër. Kujdesi, shqetësimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për umetin e tij ishte më i fortë se kujdesi i tyre për  vetet e tyre. Sa që ai mërzitej dhe pikëllohet për kundërshtinë, refuzimin e tyre, pikëllim sa për pak nuk e dëmtoi dhe nuk e shkatërroi, por Zoti i tij e ndaloi nga kjo, nga dhembshuria dhe mëshira për të, dhe ka thënë: “A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?” (Esh-Shu’ara’ 3) Që do të thotë: Mos ndoshta, për shkak të dëshirës tënde të skajshme për t’i udhëzuar ata, do ta shkatërrosh veten o Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ndërsa në një ajet tjetër Allahu thotë: “ Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre!” (El-Fatir 8) Por se Allahu i Madhërishëm pikëllimin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka krahasuar me njeriun prej të cilit janë larguar të dashurit e tij, ndërsa ai vazhdon të eci pas gjurmëve të tyre  derisa pothuajse desh humbi, nga ankthi dhe trishtimi prej ndarjes së tyre, e Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?” (El-Kehf 6) Sikurse ja bëri të qartë se suksesi në udhëzim vjen Vetëm prej Atij, Allahut të Madhërishëm, ku Ai ka thënë: “ Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.” (El-Kasas 56) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Edhe nëse ti (o Muhamed) lakmon që ata të jenë në rrugë të drejtë, dije se Allahu nuk e çon në rrugë të drejtë atë, që do ta lërë në humbje. Dhe për ata nuk ka kurrfarë ndihmësi.” (En-Nahl 37) Ndërsa në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, në fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove – ata nuk besojnë.” (El-Bekare 6), ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte i  prirë që të besonin të gjithë njerëzit dhe ta ndiqnin atë në udhëzim, e Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, e lajmëroi se vetëm ata të cilëve u ka paraprirë lumturia nga Zoti në përmendjen e parë besojnë, dhe vetëm ata që u ka paraprirë mjerimi nga Zoti në përmendjen e parë do të humbasin.”

LEXO  Zbukurimi i të keqes dhe rreziku i përmbysjes së koncepteve

Vëllezër të besimit! E ajo çfarë është e çuditshme se shumë njerëz, përkundër kujdesit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për udhëzimin e tyre, iu përgjigjen kësaj me refuzimin e tyre, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.” (Jusuf 103) Por se kujdesi dhe dëshira e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte dhe për njerëzit që çfarë nuk përdornin për të keqe dhe dëmtim të tij, të cilët bënin kujdesin maksimal për lëndimin e tij, por se dhe për vrasjen e tij, por ai kujdesej maksimalisht dhe dëshironte shumë ti udhëzonte dhe t’u bende atyre dobi.  “ Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (El-Enfal 30) Ndërsa tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I kam thënë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; O i dërguari i Allahut, a të ka ndodhur që të kesh kaluar  ndonjë ditë më të rëndë se dita e Uhudit?” Dita e Uhudit është dita e plagosjes në kokë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është thyer mburoja e tij dhe kanë rënë dëshmorë shtatëdhjetë veta nga shokët e tij.  Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ja ka përmendur asaj se çfarë ai ka përjetuar nga populli i tij në ditën e Akabas, kur e kanë sharë dhe e kanë goditur. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit, ka dalë duke qenë i shqetësuar kur mbi kokën e tij qëndronte një re, në të cilën ishte Xhibrili dhe Meleku i maleve, dhe i ka thënë: “ O Muhamed, nëse dëshiron i mbyll, përmbysi ata me dy kodrat?” D.m.th dy malet. Por i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka zgjedhur paralajmërimin e tyre për ndëshkimin që i pret dhe faljen e tyre nga dënimi i tyre, dhe ka thënë: “ Por, shpresoj se Zoti do të nxjerrë nga pasardhësit e tyre dikë që do të adhurojë vetëm Zotin Një të Vetëm, duke mos i bërë shok Atij.” Ndërsa tek Sahihu i Muslimit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tregon për një dërguar nga të dërguarit e Zotit, të cilin e ka rrahur populli i tij dhe e kanë gjakosur, ndërsa ai fshinë gjakun nga fytyra e tij dhe thotë: “ O Zoti im, fale popullin tim sepse ata vërtetë nuk e dinë.”   Përkundër dëmit ndaj të cilit ai është ekspozuar, nuk i intereson ajo që i ka ndodhur, ndaj fshin gjakun nga fytyra, lutet për ata që e dëmtuan dhe madje kërkon një justifikim për atë që bënë, sepse ata nuk e dinë të vërtetën dhe nuk kanë arritur kuptimet e asaj që është e drejtë.

O ju besimtar në Zotin  dhe të dërguarin e Tij! Pjesë e përsosmërisë së dhembshurisë së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për umetin e tij dhe shqetësimi i tij për punët e tyre, janë lutjet e tij të shpeshta për ta dhe të qarat e tij për ta, nga kujdesi për ta dhe nga frika e tij për ndëshkimin e tyre. Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahun, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ngritur duart për tu lutur për umetin e tij dhe ka qarë, e Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O Xhibri’il, shko tek Muhamedi, dhe pse Zoti yt është më i dituri, dhe pyete atë se çfarë e bën të qajë? Xhibri’ili ka ardhur tek ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e ka pyetur. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka lajmëruar, i ka treguar me atë çfarë i ka thënë. Allahu i Madhërishëm  ka thënë: O Xhibri’il, shko tek Muhamedi dhe thuaji: Ne do të kënaqim në lidhje me popullin tënd dhe kurrë nuk do të hidhërojmë!”

Sikurse nga kujdesi më i madh i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte ndjekja e tij ndaj çështjeve të shokëve dhe ndjekësve të tij. Ai ngushëllonte të pikëlluarin, ndihmonte nevojtarin, lehtësonte të hidhëruarin, ishte me njerëzit në gëzimet dhe hidhërimet e tyre, në punët dhe situatat e tyre.

Prej traditës  së tij të mirë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte kujdesi i tij për të marrë parasysh prirjet psikologjike të shokëve të tij. Tek dy librat Sahih, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sikur të mos u frikësoja se do mundoja  besimtarëve, nuk do të lija asnjë batalion, formacion ushtrie për luftë, pa marrë pjesë në rrugën e Zotit, por se unë nuk gjejë kafshë  për t’i bartur, për luftë, dhe ata nuk kanë kafshë për të më ndjekur mua. Shpirtrave të tyre nuk u pëlqen që të qëndrojnë pas meje, të mos marrin pjesë në betejë.” Malik Ibn Huvejrith, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kemi ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ne ishim të rinj të afërt në moshë. Kemi qëndruar tek ai për njëzet net. I dërguari i Allahut, paqja  dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte i mëshirshëm dhe i afërt me ne.  Kur mendoi se na kishte marrë malli për familjet tona, na ka pyetur për ata që ne kishin lënë pas nesh nga familjet tona, e ne i kemi treguar. Ai tha: “ Kthehuni tek familjet tuaja, qëndroni në mes tyre, mësojini dhe urdhërojini.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka krahasuar veten e tij çfarë kishte nga mëshira dhe butësia e tij, dhe kujdesi i tij për arritjen e umetit me një njeri që ndezi një zjarr në të cilin filluan karkalecat dhe mizat të bien në të, dhe ai, burri,  mundohet ti largojë ato prej tij, zjarrit. Ka thënë: “ Ky është shembulli im me jua. Unë jam gati t’ju mbroj dhe të ju largoj nga zjarri. Largohuni nga zjarri, largohuni nga zjarri. Por ju më braktisni, nuk më besoni mua, dhe do të bien në të, zjarri të Xhehenemit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Një mbyllje e mirë e muajit të agjërimit

O besimtarë! Vërtetë, kujdesi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për umetin e tij ka arritur kulmin në sqarimin e ligjit të tij, duke përmbushur, zbatuar urdhrin e  Zotit të tij, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar: “O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt!” (El-Ma’ide 67) Nuk ka asgjë që e afron umetin me Xhenetin dhe e largon arë nga Xhehenemi, përveç se ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka bërë të qartë, duke synuar fitoren e madhe për umetin, në këtë botë dhe në Ahiret, në botën Tjetër. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ …kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet)…” (Al ‘Imran 185) Ndërsa tek Sahihu i Muslimit ka ardhur se Hudhejfetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ligjëruar në mesin tonë, duke qenë në atë ligjërim, nuk ka lënë asnjë gjë pa folur për të deri në ditën e Kijametit. E ka marrë, mësuar atë ai që e ka marrë, mësuar dhe e ka harruar atë ai që e ka harruar.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka lënë informimin e umetit të tij  deri dhe kur po dorëzonte veten dhe shpirti i tij po largohej nga trupi i tij. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kishte hedhur mbi vete një shall të zi,  kur dhimbja i ishte bërë më e madhe, të cilën momente e vendoste mbi fytyrën e tij dhe momente e largonte nga fytyra e tij, dhe thoshte“ Zoti i ka  vrarë  ata popuj që kanë marrë varret e profetëve të tyre si xhami, vend adhurimi, kjo është e ndaluar për umetin, popullin e tij.” Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Këshilla e përgjithshme e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur i është afruar vdekja, ishte namazi, namazi dhe ajo që keni nën pushtetin tuaj. Sa që të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, filloi t’i gumëzhinte gjoksi i tij,  derisa pothuajse humbi me të gjuha e tij.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “  Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe në synet, dhe na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit  i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili i ka dhen sukses atij që Ai ka dëshiruar në moralin më të lartë dhe i ka udhëzuar ata në atë që është fitorja në ditën e takimit, Ditën e Gjykimit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi  shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

O besimtarë! Shqetësimi dhe kujdesi i të dërguarit të Allahut,  paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për ata që e pasojnë atë nga umeti i tij nuk merr fund me përfundimin e kësaj bote, por se dhe kur njerëzit janë të preokupuar me veten e tyre në Ditën e Gjylimit, derisa të dërguarit e Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi ta, do të thonë: “ Vetja ime, vetja ime.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të thotë: “ Umeti im, umeti im, populli im.” Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur të jetë dita e Gjykimit njerëzit do të mblidhen me njëri-tjetrin.” Pastaj ka përmendur të shkuarit e tyre tek të dërguarit e Zotit. Ka thënë: “ Kështu ata do të vijnë tek unë dhe do ju them: Unë jap për të, për ndërmjetësim. Kërkoj lej për tek Zoti im dhe më jepet leje. Frymëzohem me lavdërime me të cilat e lavdëroj Zoti me to, të cilat nuk i kam tani dhe e lavdëroj Zotin me ato lavdërime dhe i bie Atij në sexhde. Ai, Zoti, më thotë; O Muhamed, ngrije kokën tënde, thuaj sepse fjala jote të dëgjohet, kërko që të jepet, ndërmjetëso dhe do të lejohet? Do të them; O Zot, umeti im, umeti im, populli im!” Madhërimi është për Allahun! Sa ndryshim ka në mes të fjalës së të dërguarve, paqja e Zotit qoftë mbi të, që thonë: “ Vetja ime, vetja ime!” dhe fjalës së të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, “ Umeti im, umeti im, populli im!” nga kuptimet e mëdha dhe konotacione fisnike që bëjnë të qartë kujdesin dhe shqetësimin e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  për suksesin e umetit të tij. Sikurse ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do jetë prezentë në ngjarjet e ditës së Gjykimit për të qenë ndërmjetësues për umetin e tij. Momente do të qëndrojë tek peshorja e veprave të njerëzve, momente në anët e urës së Siratit duke kërkuar për umetin e tij paqen dhe shpëtimin. Njerëzit kalojnë ndërsa ai lutet: “ O Zot, shpëtoi, shpëtoi!” Tek Syneni i Tirmidhiut ka ardhur se Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka kërkuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të ndërmjetësojë për të në ditën e Gjykimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë do e bëj, do të ndërmjetësoj.” Ka thënë: “ I kam thënë, o i dërguari i Allahut, e ku të kërkoj, atë ditë?” D.m.th, ku do të gjejë dhe në cilin nga vendet e ditës së Gjykimit të të kërkoj? I dërguari ka thënë: “Fillimisht më kërko mua në fillim të urës, Siratit.” Ka thënë: “ I kam thënë: E nëse nuk do të gjejë në fillim të urës, Siratit?” I dërguari i ka thënë: “ Më kërko tek peshorja e veprave të njerëzve.” I kam thënë: “ E nëse nuk të gjej as tek peshorja e veprave të njerëzve?” I dërguari ka thënë: “ Më kërko në Heud, luginë në Xhenet, sepse unë atë ditë, ditën e Gjykimit, do të jem në njërin nga këto tre vende.” Do të thotë, me pa tjetër se do të më takosh në njëri prej këtyre tre vendeve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndërmjetëson për ata që kanë bërë gjynahe të mëdha nga umeti i tij për t’i nxjerrë ata nga zjarri i Xhehenemit, dhe insiston në lutje drejtuar Zotit të Lartësuar deri sa do ti thuhet: “ Shko  dhe nxirreni prej tij këdo që ka në zemër një grimcë ose një copë të vogël besimi dhe nxirre atë nga zjarri, Xhehenemi.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

LEXO  Dobitë dhe mirësitë e përkujtimit të Zotit të Plotfuqishëm

Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi një të dërguar bujarë, i mëshirshëm dhe i dhimbshëm për besimtarët. Prandaj, na takon ne, o populli musliman, që të kujdesemi t’i bindemi urdhrit të tij, të mjaftohemi me pasimin e gjurmëve të tij, të ndjekim fenë dhe legjislacionin e tij, të ja kthejmë shqetësimin dhe kujdesin e tij ndaj nesh  me pasimin tonë të synetit të tij. Njerëzit më të lumtur me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Ditën Gjykimit janë ata që më së shumti e kanë pasuar atë dhe që janë kapur pas synetit të tij. Ata janë njerëzit e dashur dhe të afërt të tij bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar: “ Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Al ‘Imaran 31)

O ju besimtarë! Allahu ju ka urdhëruar me një çështje fisnike të cilën e ka filluar me Veten e Tij, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56) 

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin,  bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë, Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të qetë dhe të siguri  dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, o i Gjallë o i Përhershëm, me Mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë, përmirëso të gjitha çështjet tona dhe mos na lër në dorë të vetëve tona sa hapim e mbyllim sytë.

O Zot, largo ankthin dhe shqetësimet nga muslimanët, largo fatkeqësitë atyre që janë prekur nga fatkeqësitë, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, dhe shëro të sëmurët tanë dhe  të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, përmirëso situatën e muslimanëve në çdo vend, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, atyre që ne, vendit tonë dhe vendeve muslimane u duan të keqen, angazhoi ata me veten e tyre, kthe komplotet e tyre mbi ata vete dhe bëj rrethin e të keqes mbi ata, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoje atë në të drejtën dhe në devotshmëri. O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij besnik dhe mbështetësit e tyre në atë që është përmirësimi i popullit dhe vendit. O Zot, shpërbleji ata me të mira  për shërbimin ndaj dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre, me Mëshirë, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që do dhe je i kënaqur.

O Zot, ruaj të rinjtë dhe të rejat e muslimanëve dhe bëj ata të dobishëm për umetin dhe atdheun e tyre. O Zot,  bëje të dashur për ta besimin dhe zbukuroje atë në zemrat e tyre, bëje të urryer për ata mosbesimin, imoralitetin dhe mosbindjen, dhe bëj ata nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, na fal gjynahet tona, mbulo të metat tona, lehtëso çështjet tona, na mundëso të arrijmë atë që Ti je i kënaqur me veprat tona.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, bashkëshortet tona dhe pasardhësit tanë, me Mëshirën Tënde,  o më i Madhi Mëshirues. 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1097959998635955

Post Author: endrit