Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 24-07-1443 H c D
Shejh Abdullah El Xhuhenij
Tema Reflektime mbi mrekullinë e Israsë dhe Miraxhit
Lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Në vijim
Fjala më e vërtetë është Libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë të shpikurat në fe, risitë, çdo shpikje, risi është sajesë, çdo risi është humbje, devijim, dhe çdo devijim e ka përfundimin në zjarr.
O ju njerëz! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë, dhe nxitoni drejt faljes dhe kënaqësisë së Tij, para se të kalojë jeta, koha dhe momenti.
Adhurues të Zotit! Besimtari duhet të meditojë në argumentat dhe shenjat e Zotit të Madhërishëm, që tregojnë përsosmërinë e Tij me qëllim që ta madhërojë Atë në formën më të mirë, dhe ta vlërësoj në mënyrë të drejtë. Fuqinë e Allahut të Madhërishëm nuk arrinë ta konceptojë mendja njerëzore, sikurse nuk matet me kapacitetin dhe aftësitë e njerëzve. E tillë është dhe ndodhia e Israsë dhe Miraxhit. Ajo ka ndodhur me forcë Hyjnore dhe me urtësin e Zotit, jashtë çdo kapaciteti dhe aftësie njerëzore. I Buti i Gjithëdijshmi e zgjodhi këtë gjë, i Cili është i Fuqishm për të bërë çdo gjë. Ajo është një ngjarje reale, që përfshiu dobi dhe legjislacione, urtësi dhe sekrete, të cilat lidhen me imanin dhe akidet e pastër, besimin në Një Zot. Dhe kjo e vërtetë, duhet që të jetë në interes të çdo muslimani dhe të punojë me të në çdo kohë. Israja dhe Miraxhi janë të vërtetuara me Kuran dhe synet. I dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është shpërngulur nga xhamia e shenjtë në Meken e bekuar për në xhaminë e Aksasë në Bejtul Makdis në Sham, për tu ngjitur pastaj për në qiej. Atë e takojnë në çdo nivel të qiellit të afërmit e tij, profetët, ka kaluar shtatë qiejt, dhe ka arritur Sidretul Munteha. Allahu i madhërishëm ka thënë: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (El-Isra’ 1)
Shumë nga sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kanë transmetuar hadithe për Isranë dhe Miraxhin, ku hafizët e hadithit, kanë numëruar njëzetë e pesë shokë të profetit, nga të cilët i kanë marrë transmetuesit e drejtë, ndërsa Imamët e hadithit dhe të tefsirit i kanë përfshirë në librat e tyre. Disa prej tyre i kanë sjellë në gjatësinë e tyre, disa të tjerë prej tyre i kanë shkurtuar në varësi të zinxhirit të transmetimit, dhe nëse transmetimi i disa prej tyre nuk i ka plotësuar kushtet e hadithit të saktë. Për hadithin e Israsë janë bashkuar, dakortësuar të gjithë muslimanët, ndërsa e kanë kundërshtuar pabesimtarët dhe ateistët. “Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.” (Et-Teube 32)
Zoti ju ruajt! Nga këto hadithe është dhe çfarë ka ardhur tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju ka treguar rreth natës në të cilën është shpërngulur, dhe ka ardhur: “Atij, të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kanë sjellë Burakun, e cila është një kafshë jo mushkë dhe mbi gomarin, që vendosën thundrën e saj në skajin më të largtë. Ai ka hypur mbi të deri sa ka mbërritur në Bejtul Makdis. Aty ai ka falur dy rekat namaz. Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, i ka sjellë një gotë në të cilën kishte verë, dhe një gotë tjetër me qumësht, e ai ka zgjedhur qumështin. Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ke zgjedhur natyrshmërinë.” Pastaj është ngritur për në qiell. Për çdo qiell që ka kaluar e kanë mirëpritur banorët e tij. Ai ka parë në qiell profetët e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ata. Ai ka parë në të djathtën e Ademit njerëz të nxirë dhe në të majtën e tij të nxirë. Kur ka shikuar në të djathtën e tij ka qeshur, dhe kur ka shikuar në të majtën e tij ka qarë. Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ky është Ademi, ndërsa këta janë pasardhësit e tij, banorët e Xhenetit janë në të djathtën e tij, ndërsa banorët e Xhehenemit në të majtën e tij. Ai ka parë Bejtul Ma’mur në të cilën hynë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melaike, nga ku nuk kthehem më. Pastaj është ngritur për në Sidretul Munteha, dhe pa atë që e mbulonte atë. Ai është ngritur në një nivel sa ka dëgjuar të kërciturat e lapseve, të cilat shkruajnë urdhërat e Zotit që ai dëshiron nga caktimet e Tij. Në atë natë i janë obliguar pesëdhjetë namaze në ditë dhe natë, shpallje prej Zotit pa ndërmjetësimin e Melekut. Ka vazhduar duke ju lutur Zotit të tij dhe duke i kërkuar lehtësim deri i janë bërë pesë namaze, të cilat barazojnë pesëdhjetë namaze në shpërblim. I janë shpallur ajetet e fundit të sures Bekare, dhe është falur çdo njëri nga umeti i tij që nuk i ka bërë shok Allahut diçka në adhurim. Më pas është futur në Xhenet, në të cilin ka parë dunat e perlave dhe të miskur, erës së mirë, pastaj është kthyer në tokë, dhe ka falur namaz, imam me të dërguarit e Zotit në xhaminë e Aksasë.
Hafidh Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, në tefsirin e tij, ka thënë: “ Është e njohur në librat Sahih se Xhibriili, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka njoftuar atë me ta, si fillim që të ju japi atyre selamin, përshëndetjen e njohjes.
Këtu tregohet se i dërguari i Allahut është takuar me profetët e tjerë, paqja dhe shpëtimi i zotit qoftë mbi ta, para se të hynte në xhaminë e Aksasë. Ndërsa e sakta është se ai është takuar me ta në qiell, pastaj ka zbritur për të dytën herë në Bejtul Makdis sëbashku me ata, dhe është falur imam me ata në Aksa. Pastaj ka hypur në Burakë dhe është kthyer për në Meke.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti i Madhërishëm e mëshiroftë.
Bazuar në këtë mundet që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është njohur me profetët e Zotit në fillim të udhëtimit në Miraxh ngritjes për në qiell. Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, i tregonte, ja prezantonte ata në çdo nivel të qiellit, e kur është kthyer në tokë, Allahu i bashkoi të gjithë rreth tij dhe fali me ta namaz duke qenë imam.
Adhurues të Zotit! Ky udhëtim, ka lidhur diturinë e vërtetë me sigurinë e plotë, për të dërguarin dhe dritën e syve tanë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurse ka lidhur të parët e profetëve me të fundit të tyre, dhe ka lidhur bartësit e mesazheve Hyjnore dhe vulës së tyre, lutje dhe përshëndetjet më të mira janë për të. Ka lidhur besimin dhe Njësimin e Zotit, nga fillimi i ardhjes së Ademit, paqja e Zotit qoftë mbi të, në tokë derisa të bëhet Kijameti. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur në një pjesë të një nate. Megjithëkëtë, qëllimi nuk ishte që të ngrihej argumenti para mohuesve të mesazhit të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse Israja ka ndodhur natën, kur njerëzit ishin të shkujdesur, dhe askush nga banorët e Mekes nuk ishte për ta parë këtë argument. Por qëllimi ishte që Allahu i Madhërishëm deshi që ti tregonte atij, të dërguarit, nga shenjat, argumentat e Tij të mëdha.
Madhërimi është për poseduesin e çdo Pushteti, Sunduesi i Madh dhe i Lartësuari. Kush është ai që posedon fuqi të tillë, që solli fronin e Belkisës nga Jemeni tek i dërguari i Zotit, Sulejmani, paqja e Zotit qoftë mbi të në Kuds, sa çel e mbyll sytë?! Ku është ajo mendje që përcepton fuqinë që ktheu shkopin e Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, në gjarpër që lëvizën, që rrëmben çdo litarë dhe shkop pa lënë asnjë gjurmë?! Apo kush e kupton shpirtin dhe jetën që u jepej zogjve të cilit i ndau në pjesë Ibrahimi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i shpërndarë në çdo mal nga një pjesë prej tyre, që kur u thirri i erdhën me nxitim, duke fluturuar pa asnjë problem?! Madhërimi i takon Allahut, i Plotfuqishmi i Urti!
Kjo natë në të cilën ka ndodhur Israja dhe Miraxhi nuk festohet, sikurse nuk veçohet me ndonjë adhurim që nuk janë legjitimuar, sepse nuk ka ardhurar argument i saktë për përcaktimin e saj, as për në muajin Rexhep dhe as në muaj tjerë. Imam Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë, ka përmendur se nata e Israsë nuk dihet se kur ka ndodhur. Dijetari Imam Abdul Aziz Bin Bazi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kjo natë në të cilën ka ndodhur Israja dhe Miraxhi, nuk është përcakuar, se kur ka ndodhur, në hadithe të sakta, as në muajin Rexhep dhe as në muaj të tjerë. Çdo gjë që ka ardhur në përcaktimin e saj nuk është saktësuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tek dijetarët e hadithit. Dhe se në mospërcaktimin e saj ka urtësi nga Zoti i Madhërishëm, dhe sikur të vërtetohej me argument të saktë, përcaktimi i saj, nuk lejohet veçimi i saj me ndonjë adhurim specifik pa u bazuar në argumenta.”
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe kapuni pas synetit të dërguarit tuaj të zgjedhur, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe pas traditës së halifeve të parë dhe të drejtë. Kapuni fort pas tyre me dhëmballë, qëndroni largë sajesave dhe bidateve në çështje të fesë, sepse çdo sajesë është bidat, risi, çdo risi është devijim, dhe se çdo devijim është në zjarr, Xhehenem.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) Allahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.” (Al ‘Imran 31-32)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët për të gjitha gjynahet, Zotit kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Zotin e lavdërojmë sa më shumë sikur ka urdhëruar, Atë e falenderoj sepse ka premtuar shtim të mirësive për falenderuesit e Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, nënçmim për atë që ka mohuar dhe nuk e ka besuar Zotin.
Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, zotëria i gjithë njerëzimit. O Zot fale, mëshoroje robin dhe të dërguarin Tënd, familjen dhe shokët e tij zotërinjtë e të mirës.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë, dhe bindjuni të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke zbatuar atë që ka urdhëruar, dhe ruajuni nga ajo që ka ndaluar dhe qortuar.
Adhurues të Zotit! Ditët janë që na bartin nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe na shpërngulin nga vendqëndrimi i kësaj bote për në vendqëndrimin e përhershëm, në botën Tjetër. I lumtur është ai që merr, përgatitet në këtë botë për në botën Tjetër. Pas pak ditësh, me lejen e Zotit, do na vijnë muaji Shaban. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, agjëronte në këtë muaj më shumë se në çdo muaj tjetër, me përjashtim të Ramazanit. Kjo sepse ky është muaji në të cilin ngrihen veprat tek Zoti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dëshironte që kur të ngriheshin veprat e tij të jetë me agjërim. Sikurse ai, paqja dhe shptimi i Zotit qoftë mbi të, kujdesej që të agjëronte ditën e Hëne dhe të Enjte, për të njëjtën arsye. Dijetarët ka folur shumë për vlerën e muajit Shaban dhe agjërimin në të. Ibn Rexhep, El Hambeli, Zoti e mëshiroftë, në librin e tij “Lataiful Ma’rif”, ka thënë: “ Në agjërimin në muajin e Shabanit ka shumë urtësi. Dhe ka shtuar, se agjërimi në këtë muaj ka një kuptim tjetër, sepse agjërimi në të është si përgatitje për agjërimin e muajit të Ramazanit, me qëllim që muslimani të mos futet në agjërimin e tij me vështirësi dhe kosto shëndetësore, por se kështu është ushtruar në agjërim dhe është mësuar. Ai, kështu, me agjërimin në Shaban, shijon ëmbëlsinë dhe kënaqësin e agjërimit, dhe hynë në agjërimin e Ramazanit me forcë dhe energji. Sikurse Shabani është prelud i Ramazanit, është urdhëruar në të ajo çfarë është urdhëruar në Ramazan, nga agjërimi dhe leximi i Kuranit, për tu përgatitur kështu për ardhjen e Ramazanit, dhe për tu zbutur shpirtërat në bindjen ndaj Mëshiruesit.”
Muslimanët kur hynte muaji i Shabanit, i përkushtoheshin Kuranin dhe e lëxonin atë, jepnin zekatin e pasurisë së tyre, me qëllim për të forcuar të dobëtin dhe të varfërin në agjërimin e Ramazanit. Muaji i Shabanit quhej muaji i lexuesve. Habib Ibn Thabit kur hynte muaji i Shabanit thoshte; “Ky është muaji i lexuesve.” Kujt i ka ngelur borxh, ditë pa plotësuar nga agjërimi i Ramazanit të kaluar, le të shpejtojë që ti plotësojë para se të hyjë muaji i Ramazanit. Në një hadith sahih, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Më kishin ngelur disa ditë nga agjërimi i muajit të Ramazanit, të cilat nuk kam arritur që ti plotësoj vetëm se në muajin Shaban.” Ndërsa ai që ka patur mundësi ti plotësoj, por ka neglizhuar në plotësimin e tyre, nuk i ka plotësuar, deri sa ka hyrë Ramazani tjetër, ai është gabimtarë, dhe sëbashku me plotësimin e atyre ditëve për shlyerje dhe pagesë, që është të ushqyerit e të varfërit për çdo ditë që ai e ka vonuar. Këtë mendim jkanë shumica e dijetarëve të Fikhut, dhe është vertetuar se ka qenë mendimi i një shumice të shokëve të profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë, merrni, përgatitni, nga jeta juaj në këtë botë për në botën Tjetër, shfrytëzoni nga shëndeti juaj para së të ju preki sëmundja, shfrytëzoni kohën tuaj të lirë para se të angazhoheni me punë, nga pasuria juaj para se të prekeni nga varfëria, nga siguria dhe qetësia juaj para se të ju mbulojë frika, nga jeta juar për vdekjen tuaj, dhe nga krenaria juaj para poshtërimit tuaj. Vërtetë gjërat nuk vazhdojnë me të njëjtin ritëm, ku shumica e gjërave ndryshojnë me të kundërtën e tyre. “ Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve…” (Al ‘Imran 140)
Lutjuni Zotit për ndihmë, sukses dhe për rrugë të drejtë. Afrohuni Atij me bindjen ndaj Tij dhe me bindjen ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Dijeni se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar me një çështje që ka filluar me Veten e Tij, duke u pasuar me Melaiket e Tij të nderuar, dhe Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ndërsa i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush bie salavat një herë për mua, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të, fshinë nga ai dhjetë të këqija, dhe e ngrenë me ta dhjetë gradë.”
O Zoti ynë, dërgo përshëndetjet, mirësitë dhe begatitë Tua mbi zotërinë e të dërguarve, udhëheqësin e të devotshmëve, vulës së të dërguarve, Muhamedit, robit dhe të dërguarit Tënd, udhëheqësi i të mirës, drejtuesi i të mirës, dhe i dërguari i mëshirës.
O Zoti jepi atij pozitë të lavdëruar, me të cilën krenohen të parët dhe të fundit.
O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinë dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro ata që poshtërojnë Islamin dhe muslimanët.
O Zot jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve muslimanëve.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekur.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, ruaj mjekët tanë dhe ndihmësit e tyre, dhe forcoi ata.
O Zot largo nga ne këtë epidemi, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot ndihmo ushtarët tanë në kufinjë, o Zot forco goditjen e tyre, forco këmbët e tyre, dhe ndihmoi ata përballë të gjithë armiqve të tyre dhe armiqve Tu.
O Zot jepi sukses kujdestarit të vendeve të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, dhe udhëzoi ata të dy drejtë të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në çdo të mirë dhe të dobishme.
O Zoti ynë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zoti ynë zbrit tek ne shi.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
O Zot ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.