Falënderimi për Allahun është gjëja më e mirë me të cilin mund të hapet një ligjërim, Atë e falënderoj me falënderim që na zbret mëshirën, sikurse shiu i ëmbël.
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, i Vetëm dhe i Pashoq, e nderoi këtë ymet duke u dërguar më të mirin e krijesave, kapjen pas synetit të tij e ka bërë shpëtim prej sprovave,
Dëshmoj se i dërguari ynë, i dashuri, shembulli dhe zotëria ynë Muhamedi, është rob dhe i dërguar i Allahut, ai ka virtytet më të larta, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, si dhe këdo që e ndoqi dhe e ndjek udhën e tij, deri në ditën e fundit.
Frikësojuni Allahut, ashtu sikurse e meriton, e tillë devotshmëri është nder, një etikë e tillë synohet, nëpërmjet saj realizohet fitimi: “O ju që keni besuar, frikësojuni Allahut denjësisht dhe mos vdisni vetëm duke qenë myslimanë! ” Ali Imran 102.
Devotshmëria e zemrave është rruga për gradët e larta, është rruga e drejtë dhe e pranuar.
Le t’i frikësohemi Allahut, Ai është Zoti ynë, Atij i takojnë lavdet e pandërprera.
Mungesa e profetëve ishte ndjerë, aty lulëzoi flladi i mesazhit islam me ligjet e saj hyjnore, ajo u pranua nga njerëzit në mënyrë të natyrshme, derisa erdhi një kohë që lindi një çështje dhe jo dosido.
Kjo çështje u ngrit dhe vezulloi, ndërsa në kohët tona zgjoi dhe xhelozinë tek besimtari, pasi që kjo çështje lidhet ngushtë me dashurinë e sinqertë.
Kjo çështje e ka emrin sjellja adekuate, e veçanërisht me Zotin e gjithësisë, edukata me Hirësinë e tij profetin Muhamed, pasardhësin e ndershëm në tokën më të bekuar.
Kjo kohë është koha e arritjeve dhe ringritjeve të ndryshme, kulturore, civilizim, material, por në të njëjtën kohë ka më së shumti nevojë për edukimin shpirtëror, i cili lartësohet me pastrimin e tij, me morale të larta që e ëmbëlsojnë besimin dhe sjellin siguri, duke e nxjerrë njerëzinë nga devijimet e qëllimshme dhe shthurjes.
Të nderuar besimtarë, nuk ka dyshim se grada më e lartë e edukatës është edukata me Zotin, pikërisht ato vezullime që burojnë nga ligjërimi dhe praktika e profetëve, atëherë kuptohet dhe shpërblimi hyjnor që na pret.
Miku i Zotit Ibrahimi a.s, na e përcjell më së miri këtë edukatë në zemra, ndaj dhe Zoti thotë: “E kur unë sëmurem, Ai më shëron” Shuara 80, për të treguar edukatën me Zotin përmend se sëmundja është për njeriun, ndërsa shërimi vjen prej Zotit.
Profeti Ejub a.s i lutet Zotit me një edukatë të lartë dhe thotë: “Më gjeti belaja, e Ti je më mëshiruesi ndër mëshiruesit” Enbija 83, vërejmë se i drejtohet me fjalën më gjeti dhe jo më goditi, dhe nuk i kërkon Zotit në mënyrë të drejtpërdrejtë shërim.
Vërejmë se të keqen nuk ia ka dedikuar Zotit, por shejtanit të mallkuar, ndaj dhe thotë: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje” Sad 41.
Këtë edukatë e vërejmë bukur dhe qartë dhe tek profeti Musa a.s ku thotë: “Zoti im, unë kam nevojë për çfarëdo që të më japësh” Kasas 24.
Imam Taberiu ka thënë: “Këtë lutje profeti Musa, e ka thënë në një kohë tepër të vështirë për të, s’kishte asnjë groshë e megjithatë ai synon mbushjen e barkut.
Një shembull ideal në edukatën me Zotin na e jep dhe profeti Isa a.s, kur i drejtohet Zotit: “Nëse do e kisha thënë, Ti do e dije” Maide 116, nuk ka thënë se unë nuk e thashë dhe ka një dallim të madh mes dy përgjigjeve.
Mos u habit nga e tillë edukatë, por dëgjo çfarë thotë drita dhe hëna që vezullon, profeti që përdor magjinë e lejuar, pikërisht profeti ynë që kurban ju bëfshin prindërit tanë, ku i lutet Zotit e thotë: “E mira e gjitha është në dorën Tënde, ndërsa e keqja nuk të takon Ty” Muslimi.
Në ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit, përcillet dhe biseda e Musait me profetin tonë ku i thotë: “ -Kthehu tek Zoti yt dhe kërkoji t’ia lehtësojë Umetit tënd.
Ndërsa profeti a.s i thotë: -aq shumë i kam kërkuar Zotit, sa më vjen turp të kthehem, por unë pajtohem dhe dorëzohem” Buhariu.
I Lartësuar qoftë Zoti, çfarë edukate e madhe, e fryrë me moral profetik, esenca e të cilit buron nga turpi.
Njerëzit janë si deti i kripur, ndërsa ti det i ëmbël.
Gradët më të larta ti i ke arritur, e lavdet më të mëdha dalin prej gjuhës sime.
Këto janë zemra që janë edukuar me edukatë hyjnore, edukatë të butë, edukatë që të shpien në pozitat dhe postet më madhështore.
Imam ibn Kajimi ka thënë: “Edukatë me Zotin do të thotë zbatim të fesë së Tij, të kulturuarit me kulturën e Tij me zemër dhe trup, dhe kjo edukatë me Zotin nuk mund të realizohet pa tre gjëra: njohja me emrat dhe cilësitë e Zotit, njohja e fesë dhe sheriatit të Tij, çfarë pëlqen dhe çfarë urren, shpirt i përgatitur butësisht për të pranuar, e gatshme për të pranuar të vërtetën shkencërisht dhe në mënyrë praktike”.
Edukatë me Zotin do të thotë të realizosh besimin, të jesh i sinqertë në adhurim ndaj Tij, të garosh për në kënaqësinë e Tij, t’i nënshtrohesh, t’i mbështetesh, të kesh turp prej Tij, të ndalesh në kufijtë që Ai ka vendosur, të meditosh rreth mrekullive hyjnore, krijesave të Tij dhe krijimin perfekt.
Medito rreth mrekullive hyjnore, ata janë mesazhe prej Zotit për ty, ato udhëzojnë në pranimin e cilësive të Zotit, të heshturat dhe ata që flasin të udhëzojnë.
Të nderuar besimtarë, prej edukatës me Zotin është dhe edukimi me të dërguarin e Tij, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar, mos ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju” Huxhuratë 2.
Katade ka thënë: “Ata ngrinin zërin dhe ngërmonin, ndaj dhe Zoti i këshilloi dhe i ndaloi nga një veprim i tillë.”
Dahaku ka thënë: “Allahu i ndaloi që ta thërrasin, ashtu sikurse thërrasin njëri-tjetrin, i urdhëroi që ta nderojnë, e nëse e thërrasin t’i drejtohen me o ti, profet.”
Nëse ngritja e zërit ndaj profetit a.s ti bën veprat e pavlefshme, vallë çfarë ndodh me mendimet dhe konkluzionet që zgjidhen mbi synetin e Profetit a.s?
Allahu i madhëruar thotë: “O besimtarë, mos bëni asgjë para Zotit dhe të dërguarit të Tij” Huxhuratë 1. Ky ajet është praktik deri në ditën e kiametit, nuk anulohet ndaj t’i jepet përparësi diçkaje ndaj synetit të tij, pas vdekjes së tij është e njëjtë si gjatë jetës së tij, sikurse e kanë theksuar dijetarët.
Ibn Kajimi ka thënë: “Edukata ideale me profetin a.s do të thotë, t’i dorëzohesh dhe nënshtrohesh urdhrave të tij, t’i pranosh gjithçka vjen prej tij, të mos i japësh përparësi diçkaje para tij, qoftë urdhër, ndalesë apo çfarëdolloj veprimi, derisa ai të japë leje, të urdhërojë apo ndalojë, të edukuarit me të është obligim, ndërsa pas vdekjes së tij obligohemi të respektojmë synetin dhe normat e tij”.
Është për të ardhur keq që një pjesë e këtyre anëtarëve të islamit nuk e kanë vlerësuar profetin e tyre edhe pse shprehin respekt e dashuri, kjo për vetë faktin se është një dashuri negative që nuk lëshon jehonë dhe as nuk ndikon në zemër.
Ka prej tyre që xhepat i kanë mbushur, por zemrat i kanë bosh, janë bosh prej edukatës hyjnore, dhe mjerë për mirësjelljen e kalbur.
Në këto kohë gjejmë njerëz që marrin dhe transmetojnë prej të devijuarve, duke refuzuar hadithe që me pretekstin e tyre i refuzon logjika ose truri tyre i sëmurë, apo i largohen haditheve me pretekstin se ata të ngurtësojnë mendjen dhe nuk lejojnë të ecësh para.
Vallë a është prej edukatës me Zotin dhe me të dërguarin e Tij që të biem pre e shirkut, apo praktikueshmërisë së risive të ndryshme?
“Ata nuk e njohën Allahun sa duhet njohur Atë” Enam 91.
Familjet,shoqëritë dhe brezat duhet të edukohen me nderimin e profetit a.s me fjalë dhe besim, vepër dhe nënshtrim, me dituri, moral dhe në mënyrë shoqërore, pasi që vetëm kështu mund të ruhet identiteti islam, është mburojë prej mendimeve ekstremiste dhe terroriste që i kanë ndarë më dysh trevat islame, dhe vetëm kështu mund të ngrihet lart ky ymet.
Allahu i Madhëruar thotë: “E s’ka dyshim se ata të cilët e fyejnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në dynja e në ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm” Ahzab 57.
Zoti më bekoftë mua dhe ju me dy shpalljet hyjnore, na bëftë të përfitojmë prej edukatës së profetit, Zotit të Lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe mbarë myslimanët prej çdo gjynahu, kërkojini falje dhe pendohuni, vërtetë Ai është Falës për ata që pendohen!
Falënderimet i takojnë Allahut të butit me robërit e tij, dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, i vetëm dhe i pashoq, për dashamirët ka pregatitur një vend të veçantë, dëshmoj se profeti dhe i dashuri ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Allahut, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen e tij të ndershme, shokët e tij me gradë të larta, dhe këdo që e ndoqi dhe ndjek udhën e tyre deri në ditën e fundit!
Fiksojuni Allahut o ju robër të tij, ndiqni synetin e profetit tuaj, në doni të jeni të lumtur në dynja dhe ahiret!
Vëllezër besimtarë, edukata është mbledhja e virtyteve të larta tek njeriu, këtë çështje e ka sqaruar qartë islami dhe e ka shëmbëllyer në figura të ndryshme, çfarë fatkeqësie më të madhe pret nga një komb që nuk gëzon kulturë dhe respekt mes njëri-tjetrit.
Imam Abdullah ibn Mubarek ka thënë: “Më mirë pak moral se sa shumë dituri”.
Imam Ebu Daudi përcjell nga Ebu Musa el Eshari e ky nga profeti a.s i cili ka thënë: “Prej respektimit të Allahut është dhe nderimi i të moshuarit, bartësit të Kuranit dhe sulltanit të drejtë.”
Pa dyshim që morali i vërtetë është respektimi i të moshuarve e veçanërisht prindërve: “Dhe me dy prindërit silluni mirë” Bekare 83.
Sjellje e mirë bashkëshortore, me të afërmit, fqinjët, shokët, të respektosh të diturit e t’i nderosh, t’ua ruash pozitën, t’ia ruash nderin, të mendosh mirë për ta, të jesh i matur në diskutimet mes tyre.”
Të nderosh prijësit duke iu bindur në të mira, në vështirsh e rehati, me dëshirë dhe urrejtje, t’u qëndrosh pranë, të mos krijosh konflikte dhe as të mos rebelohesh ndaj tyre.
Gjithsecili ka edukatën e tij deri dhe jomuslimanët: “Dhe thuaju robërve të mi, të thonë më të mirën” Isra 53, “me njerëzve flitini butë” Bekare 83.
Ibn Kajimi ka thënë: “Morali i njeriut tregon për lumturinë dhe suksesin e tij, mosrespektim është adresë e moslumturisë, pasi që e mira e kësaj jete dhe jetës tjetër është tek morali, dhe nuk privohet kjo mirësi vetëm se me edukatën e mangët”.
Nëpër rrjete sociale gjen shumë prej këtyre gjërave, si sharja e besimit të njerëzve, cenimi i nderit të tyre, mentalitet, pasuritë dhe sjelljet e tyre, veprime këto që ndihmojnë në shpifje dhe akuza. Allahu i Madhëruar thotë: “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh” Ahzab 58.
Kapuni fort pas moralit dhe sjelljes së të dërguarit tuaj, ndiqni rrugën e tij, shpeshtojeni salavatin mbi profetin pasi që kjo është maja e edukatës.
Me madhështinë e tij ka arritur gradët e larta, horizonti ndrit prej bukurisë së tij.
Mbarë virtytet e tij janë të ndershme, dërgoni salavatë mbi të dhe familjen e tij.
Ashtu sikurse ju ka urdhëruar Zoti në Kuranin Famëlartë: “Allahu dhe melaiket e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin, o ju që keni besuar, madhëroni pra atë dhe përshëndeteni me selam” Ahzab 56.
Paqja dhe bekimet më të ndritura, qofshin mbi profetin më të ndriturin,
Familjen dhe shokët e tij të ndershëm, të përzgjedhurit dhe të mëdhenjtë!
Salavatë që nuk bajatet dëgjuesi prej pëshpëritjes së saj, dhe as gjuha me përsëritjen e saj!
Zot lartësoje e bekoje profetin e përzgjedhur, ji i kënaqur ndaj shokëve tij të ndershëm, Ebu Bekrin shoqëruesin e tij në shpellë, Umerin çlirimtarin e trevave, Uthmanin me virtyte të shumta, Aliun trimin dhe guximtarin, mbi dhjetë të përgëzuarit me xhenet, përfshina dhe ne bashkë me ta!
Zot bëje të mundur ndërmjetësimin e profetit tonë Muhamedit ditën e kiametit, pushtoji zemrat tona me dashurinë për të, pozitën dhe ndihmën ndaj tij bëje faktor në jetën tonë.
Zoti ynë, lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje shirkun dhe idhujtarinë, shkatërroji armiqtë e fesë, bëje këtë vend të qetë e sigurt si dhe mbarë trevat islame!
Zoti ynë, sigurona në trevat tona, udhëzoi prijësit dhe udhëheqësit tanë, ndihmoje me të vërtetën prijësin dhe përgjegjësin tonë, shërbyesin e dy xhamive të shenjta, jepi sukses për gjithçka që Ty të pëlqen, prej fjalëve, veprave dhe mendimeve, jepi sukses atij dhe trashëgimtarit të tij, për atë që është e dobishme për vendin dhe popullatën, rrethoji nga këshilltarë të denjë që i ndihmojnë për në të mira!
Zoti ynë, udhëzoi mbarë prijësit islam, bëji zbatues të ligjit tënd, dhe ndihmues të popujve të tyre!
Zoti ynë, shpëtoi vendet e shenjta nga armiqtë dhe okupatorët, çliroje xhaminë Aksa nga pushtuesit e ndyrë!
Zoti ynë, ji pranë vëllezërve tanë në Palestinë, ndihmoju ndaj armikut Tënd dhe armikut të tyre, ji pranë banorëve të Shamit, largoje padrejtësinë prej tyre, përmirësoje gjendjen e vëllezërve tanë në Irak, në Jemen, në Arakan dhe në çdo vend islam!
Zoti ynë, pranoje prej nesh o Dëgjues i Gjithëditur, pranoje pendimin tonë, falna ne, prindërit tanë, mbarë myslimanët dhe myslimanet, të gjallët dhe të vdekurit!
Zoti ynë, ndihmoju ushtarëve tanë dhe njerëzve që punojnë për sigurinë tonë, ndihmoju atyre që gjenden në kufij, bëje të drejtë shënjestrën e tyre dhe mendimet e tyre, bëji triumfues dhe sundues!
Zoti ynë, fale dobësinë tonë, forcoje atë, përfshina në përgjegjësinë Tënde, shëroi të sëmurët tanë, shëroje të pikëlluarin prej nesh!
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, mbrona prej dënimit të zjarrit” Bekare 201.
Vëllezër të nderuar: “Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi dhe ndihmesë të të afërmve, ndalon nga e keqja, e liga dhe e pështira, ju këshillon në mënyrë që të përkujtoheni” Nahl 90.
Kujtojeni Allahun e Madhëruar t’ju kujtojë dhe Ai ju, falënderojeni për mirësitë t’ua shtojë, përmendja e Allahut është gjëja më e madhe, Allahu di atë që ju veproni!