Dr.Salih al Talib – Hutbeja e haremit të Mekës së Nderuar 29.Sheual.1439- 13.7.2018

 

Gjithë falenderimet janë për Allahun, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje, mbrojtjen e Tij kërkojmë prej të këqijave të veteve tona dhe të punëve tona.

Atë kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë që Ai e humb, nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se Allahu është një, nuk ka shok, nuk ka rival dhe askënd që mund ti pëngjasojë Atij, asgjë nuk është sikurse Ai, ndërsa Ai është Dëgjues dhe Shikon gjithçka.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, e përcolli mesazhin e Zotit dhe e kreu më së miri amanetin, e këshilloi dhe i mësoi ithtarët e tij dhe luftoi e u përpoq për këtë fe derisa i erdhi vdekja, paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe mbarë shokët e tij.

O ju njerëz! Ju këshilloj ju dhe veten time që të jemi të devotshëm ndaj Zotit të lartësuar, vërtetë që kjo devotshmëi do jetë perde sigurie ditën e tundimit, do jetë vesje lumturie dhe kënaqësie ditën tmerruese, sikurse është dhe përgëzimi i madh:”Vërtet miqtë e Allahut skanë frikë e as dëshpërohen. Ata që besojnë dhe përmbahen. Kanë sihariq në këtë jetë e në të ardhmen, fjalët e Allahut nuk tjetërsohen. Kjo është fitorja e madhe”.

O ju muslimanë! Vërtetë se Muhamedi i biri i Abdullahut është i dërguar i Allahut, ai është kureshit por është më i fismi i tyre, është më i miri prej tyre qoftë për paraqitje ashtu dhe për moral, Zoti e pastroi dhe e përzgjodhi, ndërsa kombi i tij e kishin vërtetuar sinqeritetin dhe besnikërinë e tij që në rini të tij.

Kur i plotësoi dyzet vite, Zoti e dërgoi si mëshirë për gjithësinë, Zoti pa gjendjen e urryeshme në të cilën ndodhenin njerëzit në atë kohë, përpos një pakice prej ithtarëve të librit, vështroi në mbarë zemrat e njerëzve dhe pa se zemra e Muhamedit ishte zemra më e mirë nga mbarë njerëzit ndaj dhe e përzgjodhi për mesazhin e Tij.

Shpallja zbriti nga qielli, duke na treguar Zoti i gjithësisë se një agim tjetër po lind, drita e cila zbriti nga qielli përmbi shpellën hira tashmë përhapej në Mekë duke ndriçuar sokaket dhe mbarë shtëpitë e saj, duke vërshuar në rrugicat e saja dhe duke reflektuar deri dhe në fytyrat e vizitorëve të saj.

Idhujtarët u habitën se si vallë shpallja mund ti zbresë njërit prej vetë tzre, ndaj dhe e përgënjeshtruan dhe mbetën të hutuar, dhe thanë për të se :”është magjistar dhe i çmendur”, thanë se ajo çfarë ai thotë:” janë rrëfenja të të parëve”,  i thanë dhe:” sillna një këndim tjetër ose ndryshoje” ndërsa Kurani vazhdonte të zbriste për të vërtetuar vërtetësinë e mesazhit dhe profetësinë e Muhamedit derisa për të zbriti dhe surja Junus.

Një kaptinë e tëra për të vërtetuar  vërtetësinë e mesazhit dhe sinqeritetin e Muhamedit alejhis selam.

Sureja Junus zbriti në Mekë dhe suret e zbritura në Mekë janë më të ngulitëshme në kokë dhe më tërheqëse.

Kjo për vetë faktin se suret Mekase përqëndrohen në sqarimin e besimit, në ringjalljen dhe shpërblimin, flasin për profetësinë dhe Kuranin, si dhe sqarimin e përfundimit të të dy grupeve.

Kush mediton rreth kësaj sureje, vëren tregimin e Nuhut a.s dhe thërritjes së tij për në besim publikisht, vëren historinë e Musait a.s dhe popullit të tij të cilët i shndërruan shtëpitë e tyre në vende adhurimi, kupton se kjo sure është ndër të parat sure që i zbritën Profetit alejhis selam në Mekë, madje para se të ftonte në këtë fe haptazi.

Suret që nisin me Elif lam Ra, në kuranin famëlartë janë vetëm pesë sure dhe gjithsejcila prej tyre bart emrin e një Profeti dhe ata janë: Junus, Hud, Jusuf, Ibrahim, ndërsa e pesta është sureja hixhr, që tregon për vendbanimin e popullit të themudit, popullit të Profetit Salih a.s.

Me Emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Elif.lam.ra. këto janë dëshmitë e librit të urtë. Mos është çudi për njerëzit ti kumtojmë një buri mes tyre që të paralajmërojë njerëzimin dhe ti përgëzojë besimtarët se ata kanë perspektivë të vërtetë pranë Zotit të tyre? Mohuesit thanë: ky është një magjistar i qartë”.

Ky është përgëzimi dhe paralajmërimi, detyra e mbarë Profetëve dhe pasuesve të tyre deri në ditën e fundit është: paraljmërimi i njerëzve dhe përgëzimi i besimtarëve.

Tjirrësi për në Islam nuk mund të mjaftohet vetëm me njërën prej tyre.

Ne të dërguam ty si dëshmitarë, përgëzues dhe paralajmërues. Ftues për në rrugën e Zotit me urdhër të Tij, dhe kandil ndriçues. E ti përgëzoji besimtarët, të cilët do kenë një shpërblim të madh prej Zotit tyre”.

O ju Muslimanë! Shenja e këtij Profeti të nderuar është pikërisht Kurani famëlartë, të cilin ua këndon atyre në mënyrë të dëgjueshme, madje dhe i sfidon me të.

O Njerëz! Ju erdhi këshillë nga Zoti juaj, shërim i zemrave, drejtim e mëshirë për besimtarët. Thuaj: mirësisë dhe mëshirës së Zotit le tu gëzohen! Kjo është më e mirë nga çgrumbullojnë”.

“ky Kuran nuk është krijuar prej dikujt veç Allahut, porse është vërtetim i atij që ka pranë[, shpjegues i librit padyshim nga Zoti i botëve. Thonë se e saji ai? Thuaj: sillni një sure si të tij dhe ftoni kë të mundni, veç Allahut në jeni të vërtetë. Përgënjeshtrojnë diçka që nuk e pëfshijnë me dije, pa u ardhur ende shpjegimi i tij. Kështu përgënjeshtruan dhe ata më parë dhe shih si qe fundi i dhunuesve.prej tyre ka që e besojnë, ka dhe që nuk e besojnë, Zoti yt i njeh më mirë të pabesët”.

Nga Ebu hurejre r.a se Profeti alejhis selam ka thënë:”Çdo Profeti i janë dhënë argumente dhe mrekulli që do i mjaftonin njerëzve për tu bindur, ndërsa ajo që mu dha mua ishte shpallja që ma shpalli Zoti, ndaj shpresoj të jem më i pasuari ndër të gjithë në ditën e gjykimit”. Përcjell Muslimi.

“ kur u lexohen dëshmitë Tona të qarta, ata që nuk e presin takimin Tonë, thonë: sillna një këndim tjetër ose ndryshoje! Thuaj: nuk më takon mua ta ndryshoj,unë ndjek çmë kumtohet dhe kam frikën e dënimit në një ditë të madhe në i kundërshtoj Zotit tim.thuaj: po të kish dashur Allahu, nuk do tjua recitoja dhe Ai nuk do tua kishte bërë të njohur. Qëndrova një jetë të tërë pranë jush më parë, a nuk kuptoni?”

LEXO  Surja Kehf: Mësime dhe porosi

Kjo është një ndër dëshmitë më të forta që dëshmojnë për Profetin alejhis selam, pasi kish jetuar në mesin e tyre plot dyzet vite para se të shpallej Profet, dhe ata e njihnin mirë sinqeritetin dhe besnikërinë e tij, nuk ishte e mundur që ndaj tyre të mos gënjente e të gënjente ndaj Zotit, sikurse e dëshmon këtë dhe Herakliu në tregimin me Ebu Sufjanin.

Të nderuar besimtarë! Në këtë sure, Zoti i lartësuar përmend dhe tregimet e tre prej profetëve të nderuar,Nuhi, Musai dhe Junusi paqja dhe mirësitë e Zotit qofshin mbi ta dhe Profetin tonë.

Duke qenë se kjo sure ka për qëllim vërtetimin e Profetësisë, i shkon për shtat që të përmendenin dhe këta tre Profetë.

Nuhu është i pari Profet që ju dërgua njerëzve në tokë pasi ranë në idhujtari, ndërkohë që më pari ishin të gjithë monotistë.

Mesazhi i Musait a.s është dhe mesazhi më madhështor pas Kuranit famëlartë, ndaj e vërejmë se Zoti i përmend këto dy libra sëbashku në shumë ajete në kuran si:” kur u erdhi e vërteta nga ana Jonë, thanë: Atij nuk i është dhënë si Musait! A nuk mohuan më parë atë që iu dha Musait? Thonë: dy magji që mbështesin njëra tjetrën, thonë ne nuk besojmë asnjërën. Thuaj: sillni një libër nga Allahu të udhëzojë më drejt dhe unë do ta ndjek po qe se thoni të vërtetën”.

Ndërsa Junusi a.s është një Profet i nderuar të cilin e pati dërguar Allahu tek populli Nejnuva, por kur e përgënjeshtruan nuk bëri durim, ndaj dhe Zoti iu drejtua Profetit Muhamed a.s:” Ti prit vendimin e Zotit tënd, mos ji si ai i peshkut”.

Një tjetër arsye e përmendjes së Nuhut dhe Musait a.s,është dhe fakti që Zoti përmend fjalimin e idhujtarëve drejtuar Profetit a.s:”Thonë: përse nuk i zbriti një shenjë nga Zoti i tij? Thuaj: e fshehta i takon Allahut. Prisni! Edhe unë po pres me ju”.  Ndaj e përmend Nuhun a.s pasi Zoti nuk ka përmendur në kuran ndonjë mrekulli që i është dhënë atij.

thuaj: Allahu është i Pushtetshëm të zbresë një shenjë por të shumtët e tyre nuk e dinë”

“ Ne nuk na pengoi gjë të sjellim shenja, por të parët i përgënjeshtruan”.

Një tjetër arsye e përmendjes së tyre janë dhe përfundimet e tyre të ndyshme, dhe përfundimet e popujve të tyre.

Nuhu a.s u përgënjeshtrua nga populli i tij, ndaj dhe Zoti i përmbyti, dhe ata që e ndoqën ata ishin të pakët.

Musai a.s u besua nga hebrenjtë dhe ishin të shumtë në numër, por u përgënjeshtrua nga faraoni dhe grupi i tij, ndaj Zoti i mbyti në det.

Populli i Junusit a.s besoi i gjithi, dhe kjo për vetë faktin se kur ai u largua prej tyre i zemëruar, ata panë dënimin e Zotit që afrohej, ndaj u penduan dhe u kthyen tek Zoti.

sikur të mos qe, veç popullit të Junusit ndonjë vendbanim tjetër që besoi dhe u vlejti besimi. Kur besuan, ua hoqëm dënimin poshtërues në këtë botë dhe i lamë të jetonin gjatë”.

Kjo sure sikur i drejtohet Profetit a.s duke i thënë; ti nuk e ke në dorë udhëzimin e popullit tënd, por prej teje kërkohet ti ftosh dhe ti njoftosh, ndërsa përfundimi i tyre është në dorën Tonë.

Kjo thuhet qartë në këtë sure ku thotë Zoti: “edhe sikur të të bëjmë të shohësh  disa nga çua paralajmëruam ose të të vdesim, te Ne është kthimi i tyre”.

Një tjetër arsye se përse përmendet Nuhu a.s dhe Musa a.s, është fakti se që të dy këta Profetë janë ndër Profetët e zgjedhur të cilët kanë bashkuar mes bindjes dhe pasimit të Zotit por dhe durimit, dhe Zoti e ka urdhëruar Profetin a.s që ti marrë për shembull:” e ti duro ashtu sikurse kanë duruar dhe të përzgjedhurit në mesin e Profetëve”.

Nuhu a.s qëndroi plot 950 vite duke ftuar popullin e tij në besim, natën dhe ditën, por kjo vetëm se i largoi dhe më shumë ata, por ai nuk pranoi as të ndryshojë dhe as tu shkojë për shtat.

Musain a.s e dërgoi Zoti për ta ftuar faraonin dhe ndohi ajo që ndohi, pastaj vuajtjet që përjetoi si shkak e beni israilëve.

Kur Profeti ynë a.s cënohej apo ofendohej, thonte:” Allahu e mëshiroftë Musain a.s, ai u sprovua me më shumë se kaq por sërish bëri durim”.

Zoti në këtë sure i drejtohet Profetit Muhamed a.s duke i thënë: Ti bëj durim ashtu sikurse duroi Nuhu dhe Musai, dhe mos u bëj si i zoti i balenës (Junusi).

Kjo sure u drejtohet dhe ithtarëve të Muhamedit a.s duke u thënë: ju bëni durim ashtu sikurse duroi Nuhu a.s dhe Musai a.s, mos u bëni pesimist dhe as mos i lëshoni pozitat tuaja.

Ndër bukuritë dhe veçantitë e këtyre tre Profetëve të përmendur në këtë sureja, është një element i përbashkët, uji.

Populli i Nuhut a.s u përmbyt nga një ujë vërshues, duke bërë që toka të buronte nga të gjitha anët, për tu realizuar ajo që ish caktuar, ndërsa Nuhu dhe ata që besuan, e shpëtoi Allahu nëpërmjet një anije lundruese e ndërtuar prej dërrasash.

Musait a.s Zoti ia ndau detin më dyshë duke ia mundësuar që të kalonte ai dhe populli i tij, ndërsa aty do të mbytej faraoni dhe ushtria e tij.

Junusi a.s lundroi në det, më pas përfundoi në errësirën e barkut të balenës, në plot tre errësira.

Të nderuar besimtarë! Profeti a.s ishte aq i mëshirshëm dhe hante merakun e umetit të tij, sa gati nuk i copëtohej zemra,ndërsa Zoti i drejtohej duke i thënë të mos pikëllohet:” ndoshta do të sakrifikoje veten që si e si të besojnë”

LEXO  Këshilla e mirë: Etiketa e saj dhe efekti i saj në zemra

“Në të rëndon largimi i tyre, hyr në tokë a  ngjitu në qiell dhe sillu po të mundje një dëshmi. Të kishte dashur Allahu i bashkonte në udhë, ndaj mos u bëj i paditur”.

“ po të donte Zoti yt do të besonin të gjithë në tokë. Ti do ti detyrosh njerëzit të besojnë? Nuk mund të besojë një frymë pa lejen e Allahut. Ai u vë njollën e mosbesimit atyre që skuptojnë”.

E ka gabim ai që e çon nëpërmend se mund të udhëzojë njerëzit apo ti bashkojë të gjithë në të vërtetë, një mendim i tillë bien ndesh me krijimin e Zotit dhe caktimin e tij, madje është diçka që sështë në dorën  njeriut.

ata do jenë të ndryshëm dhe kundërshtues ndaj njëri-tjetrit, ndaj ti mos u bëj prej të paditurve”.

Detyrë për ftuesin në rrugë të Zotit është kryerja e obligimeve që na ka obliguar Zoti dhe përcjellja e mesazhit të Zotit, se përcjellja e saktë është detyra jote.

Thuaj ashtu sikurse na ka mësuar Zoti të themi:” thuaj o njerëz! Po të jeni në dyshim rreth fesë sime, unë nuk adhuroj çadhuroni ju veç Allahut, porse adhuroj Allahun i Cili ju bën të vdisni dhe u urdhërova të jem ndër besimtarët. Pra drejtoje fytyrën tënde te feja, si monoteist dhe mos ji ndër idhujtarët! Mos lut veç Allahut çnuk të sjell dobi e dëm, përndryshe do të ishe ndër dhunuesit”.

Në realitet ky është të qënit i bindur dhe i sigurtë në maksimum, ndaj thuaj ashtu sikurse na mëson Zoti i lartësuar:” thuaj o ju njerëz! Ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj. Kush drejtohet, drejtohet për veten e tij, kush largohet iu largua vetes.Unë nuk jam dorëdhanës për ju. Ndiq çfarë të kumtohet dhe duro sa Zoti të vendosë, Ai është më i Miri Gjykatës”.

Këto janë dy bazat madhështore dhe të domosdoshme, Ndiq çfarë të kumtohet dhe duro, pasimi i shpalljes hyjnore dhe durimi gjatë sprovave që dalin rrugës, është pasimi i rrugës së Profetëve dhe ecja në gjurmët e tyre, e kush lën mangut në këto të dyja, ai ka lënë mangut pasimin e udhës profetike.

Franksionet, grupacionet dhe partitë e ndryshme që  janë shfaqur në mesin e muslimanëve, në devijim dhe komentimin e jo të duhur, janë shfaqur si pasojë e largimit nga pasimi i shpalljes.

Shkaku i ekstremizmit të disave apo ngritjes në revolta ka ardhur si pasojë i humbjes së bazës tjetër, durimin.

Udhëzimi vjen prej Allahut, udhëzimi vjen prej Allahut, por prej nesh kërkohet që ti bashkojmë këto dy faktorë: Pasimin dhe durimin.

Ndiq çfarë të kumtohet dhe duro sa Zoti të vendosë, Ai është më i Miri Gjykatës”.

“Duro sepse premtimi i Zotit është i vërtetë, dhe mos të të lëkundin ty ata që nuk janë të ditur”.

“ kur u lexohen dëshmitë Tona të qarta, ata që nuk e presin takimin Tonë, thonë: sillna një këndim tjetër ose ndryshoje! Thuaj: nuk më takon mua ta ndryshoj,unë ndjek çmë kumtohet dhe kam frikën e dënimit në një ditë të madhe në i kundërshtoj Zotit tim”.

Zoti më bekoftë mua dhe ju me mirësitë që gjenden në Kuran dhe në Sunet, na e mundësoftë të përfitojmë prej urtësive të tyre, kjo ishte ajo që kisha për të thënë, Zotit i lutem të më falë mua dhe ju.

Falenderimi i takon Allahut Zotit të botërave, Mëshiruesit Mëshirëplotit, Sunduesit të ditës së gjykimit,

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut një i vetëm dhe i pashoq, Sunduesit të vërtetë dhe të drejtë

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i drejtë dhe besnik, bekimet e Zotit të pandërprera qofshin mbi të si dhe mbi familjen e tij të ndershme, shokët e tij që ndriçojnë si dhe mbi pasuesit e tyre dhe mbarë ata të cilët e ndjekin të mirën deri në ditën e fundit.

Të nderuar besimtarë! Dijeni se nuk ka krijesa më të dashura dhe të nderuara për Zotin e gjithësisë se Profetët dhe të dërguarit, e megjithatë jeta dhe koha e tyre kaloi due ftuar e diskutuar me idhujtarët.

Bashkohenin në kuvende të ndryshme e puqenin në situata të ndryshme.

Profetët dëgjonin prej tyre gjëra që i urrenin, shihnin shirkun dhe gjëra të tjera të ndaluara eshepse i urrenin.

Edhepse ata ishin të dahurit e allahut dhe të përygjedhurit e Tij, këto gjëra nuk i pengonin nga vazhdimi i misionit të thirrjes në fe dhe qartësimit të besimit, këshillimit, mëshirimit, si dhe përpjekjes që të gjithë të besojnë për të shënuar emrin në librin e fatlumëve.

Edhepse të pikëlluarit nga përhapja e së keqes është ndër cilësitë e robërve të mirë, por Zoti ia ndaloi Profetit a.s që të thellohet në këtë pikëllim në mënyrë që të mos humbë shpresën dhe të braktisë misionin.

të mos humbasë shpirti yt nga brenga për to”

“Ndoshta vret veten nga brenga se nuk besojnë në këtë fjalë”

 Edhe sikur të lakmoje, të shumtët e njerëzve nuk janë besimtarë”.

Kufri dhe kundërshtimet e ndryshme, janë sëmundje me të cilat sprovohen dy kategori njerëzish në jetën e kësaj bote: sprovohen ata që janë të përlyer me të, Allahu na ruajt ne dhe to prej të tille sprove, sikurse sprovohen të drejtët me mohuesit dhe të prishurit, dhe kjo për të vërtetuar qëndrueshmërinë e tyre si dhe këshillimin e transparencën e tyre.

Atyre të cilëve ua ka mundësuar Allahu të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme dhe me moral, mund të vdisnin nëse do shihnin të meta të cilat si kanë jetuar më parë, por harrojnë se të përzgjedhurit e Zotit dhe krijesat e Tij më të mira, kanë përjetuar dhe jetuar me të keqe më të madhe.

LEXO  Lutje dhe salavate për të Dërguarin e Allahut - Meka 04.02.2022

Megjithatë ata e kryen detyrën e tyre duke qenë të bindur se fryti i asaj pune është në dorë të Zotit.

Mundet që frutat të piqen dhe të mos pëlqehen, por kjo na motivon për qëndrueshmëri në davet, dhe na tregon se skemi nga ja mbajmë pa durim dhe kërkim shpërblimi tek Zoti.

Nëse njeriu e bën atë që i është ngarkuar, e kupton dhe se Zoti nuk e ngarkon njeriun me më shumë nga çpërballon.

Ngritja e përgjegjësisë prej njeriut nga ana e Zotit bëhet pasi ky të ketë kryer përpjekjet e tij dhe jo më parë.

“Prej teje kërkohet të përcjellësh atë që të është shpallur “ “ e ti përcille atë që të është reveluar prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën  atëherë nuk e ke kryer amanetin e Tij”.

Prej teje kërkohet thirrja dhe përcjellja e mesazhit hyjnor dhe nuk e ke në dorë udhëzimin e tyre.

Duhet medoemos ta mësosh veten me durim e përballim, ta mësosh me shtjellimin e gjërave duke e kërkuar shpërblimin nga Allahu, duke qenë i mëshirshëm me krijesat madje edhe me kokëfortët e kundërshtuesit.

Allahu thotë për të dërguarin e Tij:” e ne të dërguam ty mëshirë për tanësinë”, për gjithë krijesat: njerëzit dhe xhinët, të udhëzuarit dhe të paudhëzuarit.

Feja e përmban në vete përparimin apo bërjen pas.

Të jeshë i mangut nuk do tregon se aty përfundon feja e besimi, por është natyra në të cilën Zoti e krijoi njeriu dhe një ndër fazat e njeriut, për urtësi që i di vetëm Zoti.

 për ti dalluar Zoti të mirët nga të ligët”. Për ti sprovuar krijesat të gjitha.për ti veçuar besimtarët dhe për ti urryer pabesimtarët.

Perfeksionimi i këtyre njohurive që na i mëson surja Junus, është garant i realizimit të bindjes dhe qëndrueshmërisë, si dhe një ndërgjegjësim dhe erregullues i ekuilibrave në ndodhi të ndryshme dhe mënyra se si duhet të sillemi.

Metoda e drejtë mbetet: Ndiq çfarë të kumtohet dhe duro sa Zoti të vendosë, Ai është më i Miri Gjykatës”.

Zoti ynë bëna prej të bindurve ndaj Teje , prej të dashurve të Tu, prej pasuesve të drejtë të Profetit Tënd.

Dërgoni salavate mbi njeriun të cilin e dërgoi Allahu si mëshirë për gjithësinë, udhëzim për mbarë njerëzimin.

O Zot begatoje robin dhe të dërguarin tënd Muhamedin a.s, familjen e tij të ndershme, shokët e tij, bashkshotet e tij dhe mbarë ata që i ndjekin me ndershmëri deri në ditën e fundit, na përfshij dhe ne në begatinë Tënde me mëshirën Tënde o më Mëshiruesi i Mëshiruesve.

O Allah lartësoje Islamin dhe muslimanët, poshtërojë arrrogantët dhe të paudhët,

Zoti ynë ndihmoje fenë dhe librin Tënd, sunetin e profetit Tënd si dhe mbarë robërit e tu besimtarë.

O Zot, kush planifikon për Islamin, muslimanët apo trevat e tyre ndonjë paudhësi, angazhoje me veten e tij, ndërsa ligësitë dhe kurthet e tyre kthejua në kurriz të tyre.

Zot ndihmoji të gjithë ata që luftojnë në rrugën Tënde, në Palestinë dhe në çdo vend tjetër.

Zot liroji prej shtetrrethimit, përmirsoje gjendjen e tyre, shkatërroje armikun e tyre.

Zoti ynë! Ne të drejtohemi Ty me emrin tënd më madhëshor, me të cilin nëse të kërkohet me të Ti jep, e nëse lutesh nëpërmjet tij, Ti përgjigjesh,

Zot ji i mëshirshëm me vëllezërit tanë muslimanë kudo ata ndodhen, Zoti qëndroju pranë atyre në Palestinë, në Siri, në Irak, në Jemen, në Burma dhe kudo.Zot ji i butë me ta, largoji sprovat me të cilat janë sprovuar dhe jepu zgjidhje të shpejtë.

Zot përmirsoje gjendjen e tyre, bashkoji në rrugë të drejtë dhe ruaji nga të ligët e tyre.

Zot shkatëroji armiqtë e tyre, çdo të padrejtë dhe agresor dhe kushdo që u ndihmon atyre.

Zot jepi sukses të parit tonë, shërbyesit të dy haremeve në gjithçka që të pëlqen Ty dhe kënaqesh me të, udhëzoje vazhdimisht për në të mirë e devotshmëri.

Zoti ynë dhe zëvëndësit tij dhe kujtdo pushtetari që ka në dorë mbarëvajtjen e çështjeve të vendit tonë.

Zot ruaj dhe forco ushtarët tanë që ndodhen në mbrojtje të kufijve tanë, si dhe mbarë ata që përpiqen për sigurinë tonë, vendin dhe tokat tona të begata.

Zot ruaji, mbroji ,ndihmoji.

Zot shtrije qetësinë dhe sigurinë në vendin tonë dhe mbarë vendet Islame, ruana prej të keqes së këqijve, dhe paudhësisë të paudhëve.

Zot bekoje dhe mbledhjen e dijetarëve që janë mbledhur në Meken e nderuar për realizimin e paqes në Afganistan dhe stabilitetit në të.

Jepu sukses mbarë pjesmarrësve në këtë konferencë, familjeve të tyre, qeverive të tyre dhe popujve që ata përfaqësojnë, në atë që është më e mirë për vendet e tyre dhe relatat e tyre, në njëhsimin e synimit të tyre dhe shuarjen e problemeve dhe përçarjeve.

Sikurse kërkojmë prej Zotit që ta shpërblejë shërbëtorin e dy xhamive për mbështetjen dhe organizimin e një eventi të tillë në këtë tokë të begatë.

Shpërbleji dhe mbarë ata dijetarë e intelektualë të cilët dhanë kontributin e tyre për unifikimin e synimeve të tyre dhe bashkimin në një fjalë të vetme.

Zot na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi me zjarr.

Zot na i fal gjunahet tona, na i mbulo të metat tona, na i lehtëso punët tona, dhe mundësona ta shfrytëzojmë jetën në atë që Ty të pëlqen.

Zot fali myslimanëdh dhe myslimanet, besamitarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit e tyre.

Zot na fal neve, prindërit tanë, prindërit e tyre, pasardhësit e tyre, bashkshortet dhe trashëgimtarët tanë, vërtetë se Ti i dëgjon lutjet.

Zot pranoji prej nesh, vërtetë Ti je Dëgjues dhe Ditës, pranoje pendimin tonë, vërtetë ti je Pranues dhe Mëshironjës.

I lartësuar je Ti Zot prej asaj që të kanë shtuar, paqja Jote qoftë mbi të dërguarit e Tu dhe falenderimi qoftë për Zotin e botërave.

 

Meka / by

Post Author: