ShejhFejsal ibn Xhemijl Gazauij – Hytbeja e xhumasë nga Meka e Bekuar 7.Dhul Ka’deh.1439 – 20.7.2018

Lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes sonë dhe nga të këqijat e veprave tona!

Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e devijon dhe atë që e devijon Ai, nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që e meriton adhurimin, përpos Allahut Një i vetëm dhe i pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, atë  e dërgoi Allahu si përgëzues dhe paralajmërues para kiametit!

Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, padyshim që ka bërë të drejtën, e kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, le ta dijë se nuk i bën dëm vetëm se vetes së tij.

O ju të cilët keni besuar, kijeni frikë Allahu me sinqeritet dhe mos vdisni vetëm se duke qenë myslimanë!”, Ali imran 102.

O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje, dhe prej saj krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra! Kijeni frikë Allahun me Emrin e të Cilit përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju!” Nisaë 1.

O ju besimtarë! Përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai ju mundëson juve të bëni vepra të mira dhe jua shlyen juve mëkatet. E kush e respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”, El’ahzabë 70-71.

O ju myslimanë! Suneti i Profetit a.s ka një pozitë të veçantë dhe  një gradë madhështore, duke qenë se është dhe burimi i dytë nga burimet e sheriatit tonë.

Rregullat dhe dispozitat që nxjerrim nga feja jonë, i bazojmë mbi shpalljen hyjnore që përmban Kuranin i ndritur dhe që përmban Suneti i pastër.

Argument se Suneti është shpallje prej Allahut, është dhe fjala e Zotit të Lartësuar: “Ai nuk flet sipas dëshirës së vet, por ajo që thotë është shpallje hyjnore që i vjen ati.” En-Nexhm 3-4.

Po ashtu: “Kujtoni begatitë që ju ka dhënë Ai, si dhe librin dhe diturinë e hollësishme  (Sunetin) që jua ka zbritur për t’ju këshilluar.” El’bekare 231.

Dhe thotë: “Dhe kujtoni ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej shpalljes së Allahut dhe urtësisë!” el Ahzabë 34.

Komentuesit e Kuranit kanë thënë se fjala urtësi në këtë ajet, ka për qëllim Sunetin.

Të nderuar besimtarë! Suneti është shpjegues dhe shtjellues i shumë ajeteve të përgjithshme të Kuranit Famëlartë, dhe për këtë është zotuar Zoti i Lartësuar ku thotë: “Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë. Dhe kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij! Pastaj e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” El’kijame 17-19.

Shpjegimi i Kuranit bëhet me gjuhën e Profetit a.s, ndaj dhe thotë Zoti: “Ty të zbritëm përkujtesën me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë” En’nahl 44.

Ku gjendet në Kuran, se dreka apo ikindia kanë katër rekate, apo çështje të ndryshme të zekatin, apo mënyra e kryerjes së haxhit?

Tregohet se Imran ibn Husajnit i erdhi një burrë dhe i tha: -Flisni vetëm atë që gjendet në librin e Zotit dhe mos përcillni gjëra të askujt tjetër!

Ai i tha: -Me të vërtetë që ti qenke i luajtur. Ku e ke në Kuran se namazi i drekës është katër rekate dhe nuk këndohet me zë? Apo numrin e rekateve të namazeve të tjera, apo zekatin e të ngjashme si këto?! A i gjen këto të qarta në librin e Zotit? Zoti i ka lënë të përgjithshme këto dhe ai që i shpjegon është suneti.

Thamë se suneti është sqarues dhe shtjellues i Kuranit, por nganjëherë ajo është e vetme në ligjërimin e rregullave të ndryshme, apo trajtimin e tyre.

Si obligimi i Sadaka Fitrit, apo ndalimi i veshjes së floririt dhe mëndafshit për burra, apo ndalimi i të martuarit me mbesën dhe hallën, apo tezen e saj njëkohësisht.

Detyrë për të gjithë ne është që të kapemi fort pas Kuranit dhe sunetit, të mos bëjmë dallim mes tyre, në aspektin e argumentimit me të dy, apo pranimin e ligjërimeve  të tyre.

LEXO  Të veçantat e Ramazani dhe përpjekjet në të - Meka 01.04.2022

Kjo është garanci për ne nëse nuk duam të humbasim e të devijojmë, sikurse na e sqaron një gjë të tillë Profeti a.s: “Kam lënë pas për ju dy gjëra, nëse kapeni pas tyre nuk do humbisni kurrë, ata janë: libri i Allahut dhe suneti i të dërguarit të Tij”, Transmetoi Maliku.

Vëllezër të nderuar! Në tekste të ndryshme përcillet se bindja ndaj Profetit a.s është bindje ndaj Zotit, si dhe obligimi i pasimit të tij dhe moskundërshtimi, apo ndryshimi i traditës së tij.

Ndër këto tekste: “Kush i bindet të dërguarit, i është bindur Allahut, sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, ne nuk të kemi dërguar ty të jesh  rojtar i tyre.”, En’nisa 80.

“Çfarëdo që t’ju japë juve i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj!”, El’hashr 7.

“Nuk i takon asnjë besimtari, apo besimtareje, që kur Allahu dhe i dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në çështjen e tyre, kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” El’ahzabë-36.

Profeti a.s ka thënë: “Ju mbajuni sunetit tim dhe traditës së hulefave të drejtë, kapuni me to fort me dhëmballë”, transmetoi Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh.

Dhe thotë Profeti a.s: “Kush e refuzon dhe devijon nga suneti im, ai nuk është prej meje”, Mutefekun Alejhi.

Thotë Profeti a.s: “Fjala më e mirë është fjala e Zotit, e udhëzimi më i mirë, është ai i Muhamedit.”, Transmetimi i Muslimi.

Zbatimi i Islamit nuk mund të bëhet nëse nuk i kthehemi sunetit, dhe s’mund të ketë islam për askënd nëse nuk e pranon Sunetin dhe të punojë me të.

Të nderuar myslimanë! Ndër gjërat që ka paralajmëruar Profeti a.s, është dhe ardhja e njerëzve pas tij, të cilët do i refuzojnë fjalët e tij dhe do i flakin tutje.

Thotë Profeti a.s: “Dijeni se mua më është dhënë Kurani dhe i njëjtë me të, pritet të vijnë njerëz të ngopur e të shtrirë në kolltukët e tyre që thonë: ‘Ja tek e keni Kuranin, ç’të gjeni në të se është e lejuar, lejojeni, e nëse gjeni se diçka është e ndaluar, ndalojeni!”, Ahmedi.

Detyrë për çdo mysliman është që t’i largohet ftuesve të së kotës, ata që fusin dyshime për hadithe të shumta të Profetit a.s, apo dhe më keq duke thënë se urdhrat e Profetit nuk na nevojiten, pretendojnë në sy të njerëzve se ata po nxjerrin në pah të vërtetën, ndërsa në realitet ata zbukurojnë të kotën, kundërshtojnë parimet e fesë, sjellin risi e fusin dyshime për çështje të pajtuara, e ku ka më të humbur se ai që e ka këtë rrugën e tij.

Ka thënë imami Ahmedi: “Kush refuzon fjalët e Profetit, le ta dijë se është në buzë të greminës.”

Ndërsa Hasen Basriu ka thënë: “Nëse vëren se dikush flet për hadithet, apo i refuzon ato, apo zgjedh gjë tjetër veç tyre, të lind e drejta ta akuzosh në fenë e tij dhe mos ki dyshim se ai është një pasues i egos dhe risiprurës.”

Vëllezërit e mi! Akuzimi i sunetit po bëhet në forma të ndryshme, herë nëpërmjet mosqenit të saj argument i mjaftueshëm dhe nganjëherë duke gjykuar për zinxhirët e këtyre haditheve pa dituri, apo duke kritikuar metodën e hadithologëve në gjykimet e tyre, e nganjëherë duke u përpjekur në mbjelljen e dyshimeve në vetë tekstin e hadithit me pretekstin se janë hadith kundërshtuese mes vetes, dhe herë duke e hedhur poshtë me pretekstin se s’është logjike dhe se nuk konceptohet, apo duke kërkuar ta hedhësh poshtë nëpërmjet shpikjeve të kohës modern dhe se ai bie ndesh me këto shpikje dhe metodat janë të shumta.

Në kohën modern, suneti i Profeti a.s po përjeton një luftë të ashpër dhe sulm të egra nga armiqtë e islamit, dhe e gjitha kjo në vazhdën e sulmeve që i bëhen bazave të sigurta të kësaj feje.

Ne duhet të jemi koshientë se mbjellja e dyshimeve në lidhje me sunetin profetik, është diçka e hershme që në fillimet e islamit, dhe se flamurtarët e këtyre sulmeve, sot nuk kanë sjellë ndonjë gjë të re, thjeshtë përcjellin metodat e humbura të të parëve, për të cilët kanë folur dijetarët tanë dhe i kanë kundërshtuar.

LEXO  Vazhdimi në vepra të mira dhe pas Ramazanit

Të nderuar besimtarë! Për atë që mediton rreth pretekstit të atyre që cenojnë sunetin sot, apo të hershmit, vëren qartazi realitetin e humbjes së tyre, me termin bashkëkohor: “rilexim i trashëgimisë” duke future në këtë trashëgimi, shpjegimin e Kuranit, me metodë të ndryshme nga e vërteta, duke u përpjekur kështu të vjellin vrer e të hedhin  dyshime në lidhje me shpalljen, duke synuar rrënimin e islamit tonë të drejtë.

Këtu lind një pyetje me vend që duhet ta bëjë çdo mysliman: -Cili është roli i myslimanit në mbrojtje të sunetit të Profetit? Cili duhet të jetë pozicioni jonë karshi këtyre njerëzve?

Përgjigja për këtë është si vjen më poshtë:

-Përkujdesja ndaj sunetit në aspektin e shkrimit dhe vërtetimit të këtij suneti, në memorizimin dhe mësimin e sunetit.

-Nxitja e njerëzve që të kapen pas sunetit dhe ftuarja, në mënyrë që suneti të zbatohet në jetën e përditshme, individë, familje, shoqëri dhe qeveri.

-Edukimi i Umetit me dashurinë ndaj Profetit, nderimin, pozitën e lartë që ai ka dhe vlerën e pakontestueshme që ai ka.

-Të qenit vigjilent me ata që kërkojnë neglizhimin e sunetit, paralajmërimi dhë mostolerimi i mbjelljes së dyshimeve që ata kërkojnë të bëjnë në lidhje me këta dy burime kryesore.

Zot  na bëj prej atyre që e ndihmojnë fenë tënde, e pasojnë kuranin, kapen fort pas sunetit të Profetit Tënd, prej atyre që e mbrojnë atë dhe ftojnë për në të, si dhe i kërkoj falje Allahut për vete dhe për ju.

Falënderimi qoftë për Allahun i Cili zgjodhi që islami të jetë feja jonë,  na dërgoi profetin besnik, për ne zbriti dritën e qartë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër të adhuruar me të drejtë në njësinë e tij, në hyjninë dhe emrat e cilësitë e Tij.

Sikurse dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut, të cilin e dërgoi me udhëzim dhe fenë e drejtë, duke i udhëzuar këtu në humbjen që ishin, duke i udhëzuar në devijim, duke çelur kështu sytë e verbër, veshët e shurdhër dhe zemrat e mbyllura.

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen si dhe shokët e tij!

Ajo që të qetëson e motivon, është se ky umet kurrë s’ka mbetur pa njerëz që e mbrojnë sunetin, edhe në këtë kohë gjenden njerëz që shkruajnë, redaktojnë, sqarojnë e shpjegojnë sunetin, por dhe replikojnë me kundërshtarët dhe ua çjerrin maskat e tyre.

Nëse sahabët e kanë pasur si detyrë të mbronin Profetin a.s fizikisht dhe familjen e tij, duke sakrifikuar e duke qenë shembull në sakrificë dhe besnikëri, aq sa arrinte puna dhe thoshin: “Le të vdes unë në vendin tënd, le të përballem unë me armikun e le të vritem, mjafton që ti të jetosh shëndoshë e mirë.”

Nëse sahabët kanë qenë në këtë gradë në mbrojtje të Profetit a.s, dijeni se dhe ta që erdhën pas tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre, në xhelozinë që kanë shprehur për sunetin e tij, duke sulmuar çdokënd që përpiqet të rrënojë sunetin e tij, duke u bërë si një shpatë që pret të keqen.

Ata nuk lejojnë që dikush të shpifë për sunetin, nuk lejojnë që dikush të mbjellë dyshime rreth tij, por i dalin në ballë duke e penguar dhe ndaluar dhe e gjitha kjo në kërkim të kënaqësisë së Zotit të gjithësisë dhe në mbrojtje të fesë islame.

Të nderuar besimtarë! Ndër ato fragmente kuranore të cilat i ka shpjeguar suneti i Profetit, janë dhe katër muajt e shenjtë që përmenden në fjalën e Zotit: “Vërtetë numri i muajve tek Allahu, është dymbëdhjetë, sipas librit të Allahut që prej ditës që krijoi qiejt dhe tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë, ndaj mos i bëni vetes dëm duke i shkelur këta muaj” dhe këtë përgjithësim e ka shpjeguar Profeti a.s në hutben e haxhit të lamtumirës ku thotë: “Koha ka shkuar si ditën që Zoti ka krijuar qiejt e tokën, viti i ka dymbëdhjetë muaj, dhe ndër ta katër janë të shenjtë e tre prej tyre të njëpasnjëshëm: Dhul ka’de, Dhul hixhe dhe Muharremi, dhe Rexhebi që është muaji mes Sha’banit dhe Ramazanit.”, Mutefekun Alejhi.

LEXO  Qetëso të brengosurit - Meka 08.11.2019

Dijetarët kanë shpjeguar se shkaku i shenjtërimit të tyre, është se lufta është e ndaluar në këto muaj për shkak të shenjtërimit të tyre.

O ju myslimanë! Ne kemi hyrë në këto muaj të shenjtë, por cilat janë detyrat tona në këto muaj?

Detyra jonë është t’i bindemi urdhrit të Zotit, duke iu larguar padrejtësisë në ato.

Abdullah ibn Abasi, ka thënë në fjalën e Zotit: “Ndaj mos i bëni vetes dëm duke i shkelur”, në të gjithë ato, më pas veçoi prej tyre katër, duke i bërë të shenjta e duke e madhëruar vlerën e tyre, duke e bërë të mirën në to më të madhe dhe më të shpërblyeshme.”

Ka thënë Katade në komentimin e ajetit: “Ndaj mos i bëni vetes dëm duke i shkelur ato”, shkelja në këto muaj është më e ndëshkueshme se në muajt e tjerë, edhe pse padrejtësia është vazhdimisht e urryeshme, por Zoti madhëron dhe shenjtëron kë të dojë.

Padrejtësia të cilën duhet ta ketë kujdes njeriu është tre llojesh, thotë Profeti a.s: “Padrejtësia është tre llojesh, njërën nuk e fal, tjetrin e fal, dhe një tjetër nuk e vonon. Shkelja të cilën nuk e fal Allahu i Lartësuar është idhujtaria, thotë Allahu i Lartësuar: “Me të vërtetë që të bërit shok Zotit është një shkelje e madhe”.

Padrejtësia të cilën e fal Allahu i Madhëruar, është padrejtësia që robi i bën vetes, një padrejtësi mes robit dhe Zotit të tij, e padrejtësia të cilën nuk e vonon Allahu i Lartësuar, është padrejtësia që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit, derisa ta marrin hakun prej njëri-tjetrit.

Le të kemi kujdes o robër të Allahut në këto muaj të shenjtë dhe t’ua dimë vlerën, sepse respektimi i tyre do të thotë respektim i Zotit të Lartësuar.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Ndërsa kush i madhëron shenjat e fesë së  Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij”, El’haxh 32.

Myslimani i madhëron këto muaj e veçanërisht duke iu përmbajtur kufijve të Zotit në to, duke i kryer obligimet dhe duke u kujdesur për të mirat, dhe duke mos kryer të ndaluar, apo vepra që sjellin zemërimin e Tij.

Çoni salivate mbi të dërguarin tuaj, i cili u dërgua me shpallje, e kreu misionin e tij më së miri duke e këshilluar umetin e tij e duke bërë ç’i kërkohej, sakrifikoi veten e tij në rrugë të Allahut dhe në kënaqësi të tij.

Allahu e bekon të dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë! Lutuni për të dhe përshëndeteni me selam!”.

Zot bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, begatoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, sikurse e begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, Ti je i Lavdëruari dhe i Madhëruari!

Zot lartësoje islamin dhe Myslimanët, poshtëroje mohimin dhe mohuesit, ndihmoji robërit e Tu njehsues, shkatërroji armiqtë e Tu dhe të fesë Tënde!

Zot begatoje këtë vend dhe mbarë trevat islame!

Zot ndihmoje çdokënd që e ndihmon fenë, poshtëroje çdokënd që i poshtëron besimtarët e Tu!

Zot sigurona në trevat dhe shtëpitë tona, përmirësoje gjendjen e parisë sonë, e parinë tonë lëre në dorë të atij që të frikësohet Ty  dhe kërkon kënaqësinë Tënde!

Zot çelja përgjegjësit të çështjeve tona gjithçka që ti do dhe je i kënaqur me to, qofshin fjalë apo vepra, dhe gjithçka që është e dobishme për popullatën dhe vatanin!

Zot afroji zemrat e besimtarëve dhe forcoje lidhjen e tyre, udhëzoji për në rrugën e drejtë dhe bëji unik në taborin e tyre dhe bashkoi në të vërtetën!

Zoti ji në krahë të vëllezërve tanë të shtypur, të qëndrueshëm, të palëkundurit në rrugën tënde! Ji  Ndihmues dhe lartësues i tyre! Zot ndihmoji të pafuqishmit në mesin e besimtarëve, largoje padrejtësinë dhe shtypjen ndaj tyre, lehtësoja vuajtjet e tyre, çdo hall të tyrin ktheje në lehtësim, çdo ngushticë ktheje në liri, dhe çdo sprovë ktheje në rehati!

Zot zbrite ndëshkimin tënd të kobshëm mbi mbarë ata që i shtypën dhe i sunduan me të padrejtë o më i Fuqishmi, diccka e tillë për Ty është e lehtë, Zot dridhe tokën nën këmbët e tyre, o Zoti i botëve!

Meka / by

Post Author: admin