Rëndësia e besimit në jetën e muslimanit – Meka 13.09.2019

Hytbe e Qabes 14 Muharrem 1441 h 13-09-2019 

Shejh Abdurrahman Sudejs 

Tema: Rëndësia e besimit në jetën e muslimanit. 

Falenderimi i takon Allahut, të shenjta janë; qenia e tij, atributet e tij dhe bukuria e tij. Ai është krenar në madhështinë, lartësinë dhe lartmadhërinë e tij. Për ty o Allah janë falënderimet më të bukura e të pandërprera. Mbrojtësi ynë, ty të takon falenderimi dhe tek ty mbështetemi. Ty të takojnë falenderimet më të larta, mirënjohjet dhe lavdet më të forta, më të pastra e më të mira. 

Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e i pashoq. Dëshmi që orieton zemrat drejt nënshtrimit e praktikës.  

Dëshmoj se profeti ynë dhe i nderuari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i tij. Ai është më i miri që e ka madhëruar Allahun me fjalë e me vepra. Nderimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij të lartë pastë mirësi të mëdha gjithmonë dhe mbi shokët e tij mbrojtës të islamit, trima e heronj, mbi tabiinët dhe mbi ata që pasojnë rrugën e tyre më saktësi derisa të vazhdojnë të pasojnë njëra-tjetrën dy dritat (hëna dhe dielli). Paqe, shpëtim të begatë e të vazhdueshëm pastë mbi ta të gjithë.  

e më pas.. 

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut dhe dijeni se devotshmëria është drita e zemrave që ti frigohen Allahut. Ajo është zgavra e dritës së zemrës, është rruga drejt lartësimit të dashurisë për Allahun, është dëshmia dhe argumeti që tregojnë drojën ndaj Allahut.  

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El Hashr; 18) 

devotshmëria është zahireja më e mirë që ti mbart 

bamirësia është gjëja më e mirë që fiton një njeri 

devotshmëria përmban mësime që mjekojnë zemrat 

si shiu me gjurmët e të cilit zbulohen lulet. 

O muslimanë! Në kohën e liberalizmit mediatik botëror merramendës me tërë aparatin satelitor, teknologjinë, globalizmin, rrjetet e saj, me gjërat e rralla dhe shpikjet e saj duhet që çdo i mençur, i shkathët, i zgjuar e i ndritur të zgjedhë metodikë të saktë e të qartë me të cilën gjen rrugën e duhur për të shpëtuar nga keqkuptimet, për tu ngjitur në shkallë të larta e të sigurta e për të ecur në hapat e të shpëtuarve drejt Zotit të botërave. E ai mund ta arrijë këtë vetëm me besim të thellë, me akide të saktë e të qëndrueshme duke ndjekur rrugën e të parëve të mirë, Allahu i mëshiroftë. 

Në dy sahihet është shënuar hadithi i Abdullah ibn Mes`udit (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.  

Ai (Ibn Mesudi) Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: Kush dëshiron të ndjekë dikënd le të ndjekë atë që është i vdekur sepse i gjalli nuk e ka të sigurtë shpëtimin prej sprovës. Ata janë shokët e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) me zemrat më të mira, me dije më të thellë dhe me më pak sjellje artificial në këtë umet. Njerëz të cilët i përzgjodhi Allahu për të qenë në shoqërinë e profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem) dhe për të ngritur fenë e Tij. 

Prijësi i besimtarëve, Umer ibn Abdulaziz ka thënë: Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe prijësit pas tij kanë vendosur rregulla. Ecja sipas tyre konsiderohet ndjekje e librit të Allahut, përmbushje e bindjes ndaj Allahut, forcë në fenë e Allahut, askush nuk duhet ti ndryshojë apo ti këmbejë me diçka tjeter ato, apo të orvatet të gjejë diçka ndryshe prej tyre. Kush ndjek ato ai është i udhëzuari. Kush kërkon fitoren me to ai do të jetë fitimtari. Kush i lë ato dhe ndjek rrugë tjetër prej rrugës së besimtarëve, Allahu e lë në atë që ka zgjedhur e më pas e hedh në xhehenem që është përfundimi më i keq.  

Në mënyrë të saktë transmetohet se Imam Malik ka thënë: Fundin e këtij umeti nuk e rregullon gjë tjetër veçse ajo që e ka rregulluar fillimin e tij.  

O muslimanë! Një prej bazave të besimit të të parëve tanë, akides së kulluar e të pastër është kujdesi për teuhidin (Monoteizmin) e kulluar për Allahun e Lartësuar.  

Allahu ka thënë: “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” (Zumer; 3). 

Profeti Muhamed (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Veprat janë sipas qëllimit dhe secilit person i takon ajo që ka pasë për qëllim. Këtë hadith e transmeton Buhariu.  

 Teuhidi i Allahut përfshin njësimin e tij në uluhijeh (hyjnizim), njësimin e tij në zotërim dhe njësimin në emrat dhe atributet e Tij.  

Allahu thotë: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” (El Araf; 180).  

Me gjithë pozitën e lartë që ka teuhidi, ruajtja, plotësimi i kushteve dhe kërkesave të tij sidomos në fushën e zbatimit, në mejdanet e punës e në aspektin e pozicionimint konsiderohet objektivi më i madh në të gjithë jetën. Kjo vjen për arësye se një prej objektivave më të mëdha të Sheriatit të shkëlqyer është ruajtja e fesë në aspektin egzistencial, siguria dogmatike, ruajtja e akides prej të gjitha llojeve të shkeljeve; idhujtarisë, shpikjeve dhe risive. 

E para detyrë e robërve 

njohja e Rrahmanit me teuhid 

i vetëm në krijim e në vullnet 

gjykues i lartë siç dëshiron 

O Besimtarë! Shtyllat e besimit të të parëve (Allahu i mëshiroftë) janë: Besimi në Allahun, në melaiket e tij, në librat e tij, në të dërguarit e tij, në ditën e gjykimit e në kader qoftë i mirë apo i keq.  

Prej besimit në Allah është besimi në atë që i ka atribuar Ai vetes së tij në librin e tij apo i Dërguari i tij (salallahu alejhi ue selem) pa deformim e pa anullim, pa përshkrim e pa shëmbëllim. 

 “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh Shura; 11). 

 Besimtarët nuk i mohojnë atributet me të cilët Allahu ka cilësuar veten e Tij, nuk i deformojnë fjalët e vendosura në vendin e tyre, nuk anojnë nga e kota në lidhje me emrat, atributet dhe ajetet e Allahut. Ata nuk i përgjasojnë e nuk i shëmbëllejnë atributet e Allahut me atributet e krijesave sepse nuk ka të njëjtë me Allahun, nuk ka të barabartë me të, nuk ka të shembullt me të. “A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!” (Merjem; 65).   

Ai është Allahu i lartëmadhërishëm, 

 Bujar, Fisnik, absolut, i pashembullt 

Imani tek të parët, Allahu i mëshiroftë përkufizohet si fjalë, vepër dhe besim. Fjalë me gjuhë, vepra me gjymtyrë, besim me zemër që shtohet me bindje dhe pakësohet me mosbindje. 

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.” (El Bejjine; 5). 

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Imani është shtatëdhjetë e ca degë. Më e larta e tyre është fjala ‘La Ilahe Ilallah’   Nuk  ka hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, më e ulta e tyre është largimi i një pengese nga rruga dhe turpi është një degë e imanit. Këtë hadith e ka shënuar Muslimi në sahihun e tij. Këtu fjala dhe puna konsiderohen prej imanit.  

Allahu thotë: “Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shtonbesimin dhe ata gëzohen.” (Teube; 124). “Për t’ua shtuar besimin, krahas besimit që patën.” (EL Feth; 4).  

Imani shtohet me vepra e pakësohet prej gjynaheve e gabimeve.  

O muslimanë besimi i të parëve, është besim mesatar mes abuzimit dhe mangësimit, mes egzagjërimit dhe neglizhencës. “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi mesatare” (El Bekare; 143). Ata janë mesatarë në tekstet e atributeve, të kërcënimit, të emërtimin me besim e me fe, mbi shokët e të dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe në të gjitha çështjet ata janë të drejtë.  

Njerëzit e pranojnë gjykimin e tyre 

nëse në ndonjë natë bëhet hataja 

ti që dëshiron të shpëtosh ditën e llogarisë 

prej përvëlimit dhe vendit të zjarrtë 

ndiqe të dërguarin e Allahut në fjalë e në vepra 

mos u largo prej kuranit  

dhe merr dy sahihët që për fe e iman 

të dy qëndrojnë në mes të dy anë 

Çdo gjë që është në Kuran apo në hadithet e sakta të Profetit të zgjedhur (salallahu alejhi ue selem)  prej atributeve të Gjithëmëshirëshmit duhet ti besojmë, të dorëzohemi e ti pranojmë e jo ti refuzojmë, ti keqinterpretojmë, ti përngjasojmë (me atributet e krijesave) apo ti shëmbëllejmë. Ndërsa tekste në lidhje me këtë që nuk janë të qarta duhen pohur si shprehje pa u stërmunduar në gjetjen e kuptimit por t`ia lëmë anën kuptimore folësit të tyre e duke ia lënë në qafë përcjelësit të këtyre teksteve. kështu qëndrojmë në rrugë e njerëzve të thelluar në dije. “Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajetet e kuranit) janë nga Zoti ynë!” (Ali Imran; 6).  Të gjitha janë nga Zoti ynë.  

Allahu duke kritikuar keinterpretuesit e ajeteve të zbritura që nuk janë fort të qarta thotë: “Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu.” (Ali Imran; 6).  

Këtu komentimin sipas dëshirës e ka konsideruar shenjë të devijimit dhe e ka barasvlesuar me gjynahun e kërkimit të pështjellimit. Pastaj i pengoi prej asaj që shpresonin dhe ua preu oreksin nga ajo që synonin me fjalën e tij: “Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu”.  

Allahu i madhërishëm është mbi qiejt e Tij, i lartësuar mbi arshin e Tij, i lartësuar nga krijesat e Tij dhe ndërkohë Ai është me ta kudo që të jenë.  

Kurani fisnik është fjalë e Tij e zbritur dhe jo e krijuar. prej besimit të të parëve është besimi në tubim, në fluturimin e fletushkave dhe në paraqitjen e regjistrave, vendosjen e peshoreve për krijesat ditën e kijametit, ura, shefati (ndërmjetësimi), xheneti dhe zjarri janë të krijuara nuk mbarojnë e nuk zhduken, besimtarët e shohin Zotin e tyre ditën e kijametit ashtu sikurse shohin hënën kur ajo është e plotë.  

Tekstet e dëshmojnë qartë se  Allahu do shikohet nga besimtarët ditën e tubimit.  

e shohin besimtarët dukshëm Allahun mbi qiellin e Tij  

vështrim i qartë siç shihen dy diejt (hëna dhe dielli). 

O popull musliman edhe në aspektin e bashkësisë e udhëheqjes ata qëndrojnë besnik unitetit të bashkësisë dhe udhëheqësit të tyre. Ata e konsiderojnë detyrë dëgjimin dhe bindjen ndaj prijësave muslimanë e jo si Khauarixhët e devijuar. 

Imam Tahaviu ka thënë: Qëndrimi me bashkësinë e muslimanëve është e vërteta dhe e sakta ndërsa përçaraja është devijim dhe ndërshkim. Gjithashtu ka thënë: Nuk e konsiderojmë të lejuar daljen prej bindjes së prijësave dhe udhëheqësve të çështjeve tona edhe nëse ata bëjnë padrejtësi, nuk lutemi kundër tyre e nuk heqim dorë nga bindja ndaj tyre sepse bindja ndaj tyre është prej bindjes ndaj Allahut të madhërishëm dhe ajo është detyrim fetar përderisa nuk urdhërohemi me diçka që kundërshton fenë. Ne lutemi për ta që të përmirësohen e të shpëtojnë prej së keqes. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Po ta dija se kam një lutje të pranuar do ta bëja atë për udhëheqësin.  

Të parët tanë të mirë nuk klasifikonin një musliman si jobesimtar për gjynahet derisa ti konsideronin ato të lejuara. Ata tërheqin vërejtjen prej rrugës së tekfirit, shpërthimit e shkatërrimit. Ata ndjekin metodikën e rrespektit ndaj dijetarëve edukatorë. Dijetarët e parë, ata të herëshmit, ata që erdhën pas tyre, njerëz të hajrit, ndjekës të gjurmëve, njerëz të fikhut e të dijes për ta duhet të flasësh bukur. kush i përmend ata për keq nuk është në rrugë të drejtë. E si të mos jetë kështu kur sot sprova është e madhe dhe në lidhje me cënimin e nderit të dijetarëve. Sidomos nëpër ato që quhen faqe të komunikimit shoqëror, qëllimi është të rrëxohen simbolet e sigurtë, dijetarët stoikë, injorim i potencialit të elitave. Le të jetë pra muslimani i vetëdijësuar në lidhje me rrezikun e këtij shtegu të poshtër.  

Prej emblemave të shkëlqyera të besimit të të parëve tanë të mirë, Allahu i mëshiroftë është vëllazëria në akide e në metodikë. Allahu thotë: “Vërtetë besimtarët janë vëllezër” (Huxhurat; 10). 

Afrimi i zemrave dhe i ndjenjave, unifikimi i qëllimeve dhe i programeve janë mësime të rëndësishme të islamit dhe cilësi të domosdoshme të muslimanëve të sinqertë.  

Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (El Enbija; 92) 

gjithashtu thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (AL Imran; 103). 

Zemrat e tyre të jenë të pastra ndaj besimtarët, kraharorët e tyre të qetë ndaj muslimanëve.  

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (EL Hashr; 10). 

Pra, jo parti, jo medh`heb, jo sektarizëm, jo klane, jo rracizëm por thirrje për bashkim e lënje të përçarjes, dominim të mëshirës dhe tolerancës, lënje të dhunës dhe grindjeve, forcim të diskutimit dhe rregullit, distancim prej konfliktit e përplasjes. Kjo është një buqetë përbledhëse e besimit të të parëve për të mbramët. Prej të parëve tanë të mirë Allahu qoftë i kënaqur me ta, mëshira e Allahut qoftë mbi ta. Besimi i tyre ka qenë i pastër.  Ata ishin më të ditur e më me shumë urtësi. 

o njeri që dëshiron shpëtimin tënd 

dëgjoje fjalën e këshilluesit ndihmëtar 

në të gjitha çështjet e tua kapu pas shpalljes  

e jo pas zografisjeve të kota  

paso librin e Allahut dhe direktivat 

që kanë ardhë prej të dërguarit me Furkan 

Muslimani i vërtetë moton e tij të vazhdueshme: Unë nuk ndjek ligj veçse ligjin e vërtetë e nuk kam medh`heb veçse rrugën e vërtetë. E kur e njeh të vërtetën atëherë qëndroi asaj. Çdo mirësi është në pasimin e të parëve e çdo e keqe vjen prej risive të mëvonëshme. Gjërat më të mira janë ato të hershmet në udhëzim e gjërat më të këqija janë risitë e shpikura.   

E lusim Allahun të na mundësojë të jetojmë me besim të saktë e të na e sjellë vdekjen duke qenë në rrugën e duhur, të na bëjë rrizk akiden e saktë, të na lehtësojë ndjekjen e rrugës së drejtë. Ai është bujar e fisnik.  

 “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (El Enam: 153).  

Allahu na bekoftë me dy shpalljet, na bëftë dobi me zotërinë e dy botëve (Njerëz, xhindë).  

 Pas këtyre fjalëve i lutem Allahut të më falë mua, ju dhe tërë muslimanët dhe muslimanet çdo gjynah e çdo gabim. Kërkojini falje dhe pendohuni tek Ai. Zoti im është Falësi dhe Mëshiruesi. 

Hutebja e Dyte

LEXO  Ripërtëritja e ligjërimit fetar - Meka 31.01.2020

 Falenderimi i takon Allahut, i fuqishmi e i gjithëpushtetshmi, Atij i përkasin emrat më të bukur e atributet më të larta. Atë falënderoj e ai është i pastër nga të metat. Atij nuk i shpëton e nuk i del nga kontrolli asgjë.  

Dëshmoj se nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e i pashoq. Kjo dëshmi që për shpirtin është ushqim.  

Dëshmoj se Profeti ynë Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, nderimet, shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi shokët e tij të sinqertë me heshtjen dhe fjalimet e tyre, mbi tabi`inët dhe mbi ata që pasojnë rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. 

O rob të Allahut kijeni frikë Allahun, madhërojeni lartësinë e Tij dhe silleni ndërmend mbikqyrjen e Tij se kështu përmirësohet gjendja juaj në këtë jetë e në jetën tjetër.  

Vëllezër besimtarë ndërkohë që ne jemi në fillim e vitit të ri shkollor kemi një ftesë që ia drejojmë mësuesëve dhe mësueseve që ti japin rëndësi njohurive të besimit e të ligjit islam. Të ngulisin fort besimin e të parëve tanë të mirë Allahu i mëshiroftë, në shpitrat e brezave që po rriten në fjalë e në doktrinë. Të shfrytëzohet teknologjia dhe media e re, uebsaitet dhe gjuhët e ndryshme për të përhapur këtë akide të pastër e të kulluar. Përkrahja e frymës mesatare të drejtë dhe luftimi i ekstremizmit, i egzagjërimit e i terrorizmit me qëllim që të shijojmë të gjithë rendin, besimin, shpëtimin, paqen dhe sigurinë.  

Aspekt që tregon vllazërinë e sinqertë është dhe thirrja për solidaritet islam dhe interesimi mbi çështjet e muslimanëve. Në krye të këtyre çështjeve është ajo e Palestinës dhe e Aksasë. Ajo është çështja e parë e muslimanëve. Ajo ka vendin fetar e historik të saj. Ky vend i begatë, Mbretëria e Arabisë Saudite që në themelim pozicionimet e saj kanë qenë të palëkundura në drejtim të përkrahjes së saj dhe arritjes së paqes dhe rendit në tokën e saj. Ajo është në konshiencën e në ndjenjat e umetit. Ftesa e Mbretërisë, Allahu e ruajtë për një mbledhje sa më të shpejtë të ministrave të jashtëm të shteteve pjestare të organizatës së bashkëpunimit islam nxjerr në pah përkujdesjen e shtetit të vendeve të shenjta për të vënë në jetë këto botëkuptime të larta të vllazërisë dhe amanetit islam në të gjithë anët e botës. Vërteton se çështja e Kudsit është në zemër e në shpirt të Shërbëtorit të Dy Vendeve të Shenjta dhe princit të kurorës, Allahu i ruajtë të dy dhe të gjithë bijtë e muslimanëve. Allahu i ruajtë shtetin e dy vendeve të shenjta, Aksanë dhe të shenjtat e muslimanëve në lindje e në perëndim të tokës nga çdo e keqe dhe e papëlqyeshme. Allahu i mbrojtë nga çdo kurth dhe nga çdo keqbërës, Ai është Dëgjues dhe i përgjigjet lutjes. 

Dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e njerëzve salavat plot shkëndija e lule siç ju urdhëron Zoti juaj Madhështor e Fisnik në Librin e tij plot urtësi e me ligje të apsolute. Allahu ka thënë fjalë fisnike: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56) 

I dërguari i Allahut ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat, Allahu mbi të dërgon dhjetë. 

Allahu im Bekoje dhe shpëtoje 

më të mirin e krijesave zhdukësin e risive, 

mbi familjen, mbi shokët, mbi njerëzit e mirë 

dhe mbi të gjithë ata që ecin në rrugën e tyre e pasojnë.  

 

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Othmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde! Ti je më i miri tolerues e më i miri falës. 

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!  

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve! 

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve! 

zhduke idhujtarinë dhe poshtëroi idhujtarët! 

O Allah këtë vend bëje të sigurtë e të qetë, me pasuri e bollëk dhe tërë vendet muslimane! 

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo e ruaj prijësat dhe qeveritarët tanë.  

Ndihmoje në të vërtetetën prijësin dhe udhëheqësin tone, Shërbëtorin e Dy Xhamive të Shenjta.  

O  Allah jepi sukses në atë që ti do dhe kënaqesh, drejtoje atë në bamirësi e në devotshmëri.  Mundësoji atij të ketë shpurë të vlefshme e cila e këshillon në mirësi dhe e ndihmon në realizimin e saj.  

Jepi sukses Atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka krenaria e islamit dhe përmirësimi i muslimanëve dhe jepi sukses në atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin! 

O Allah jepi sukse forcave tona të rendit, O Allah jepi sukses forcave tona të rendit! 

O  Allah mbroji kufijtë tanë, ndihmoji ushtarët tanë, pranoji dëshmorët e tyre o Madhështori Fisnik! Shëroji të sëmurët e tyre, shëroji të sprovuarit e tyre o Zot i botëve dhe të plagosurit e tyre.  

O Allah ktheji ata të shpëtuar e të fituar në familjet e tyre e tek të afërmit e tyre. Jepi atyre fitore të madhe o i Fortë plot krenari!  

O Allah jepsi sukse qeveritarëve muslimanë të gjykojnë me ligjin tënd, të ndjekin rrugën e profetit Tënd (salallahu alejhi ue selem)! 

O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që të jenë, ndale gjakderdhjen e tyre, ndale gjakderdhjen e tyre, bashkoji ata rreth Librit dhe Traditës së profetit 

Ti je dhuruesi i mirësive pa masë.  

O Allah largoi brengat prej muslimanëve të përvuajtur, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, shëroji të sëmurët tanë dhe të sëmurët e tërë muslimanëve, Me mëshirën tënde o më i Mëshirëshmi i mëshiruesve. 

O Allah na e bëj këtë vit një vit të begatë, një vit të zgjidhjeve dhe realizimit të synimeve, mjekim të problemeve e të sfidave, o Zot i botëve! O i Gjallë e i Përhershëm, o Madhështor e Fisnik!  

Zoti ynë na dhuro të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit!  

Zoti ynë pranoje prej nesh, ti je Dëgjuesi, i Dituri, na mundëso pendim sepse ti e pranon pendimin dhe je Mëshirëplotë!  

Na fal ne, prindërit tanë dhe prindërit e tyre, të gjithë muslimanët e muslimanet  

Ti je Dëgjuesi, i afërt, dhe pranues i lutjeve!  

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat; 180). 

    

 

Post Author: endrit